14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Në Panairin e Librit në Tiranë 110 shtëpi botuese, 15 nga Kosova

Panairi librit-Shkup Mbi 100 shtëpi botuese do të tubohen në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë. Në mesin e tyre do të jetë edhe shtandi nga Kosova, që do të prezantohet me libra të rreth 15 shtëpive botuese.

Ky panair do të zërë vend në Pallatin e Kongreseve për pesë ditë me radhë, duke filluar nga 12 deri më 16 nëntor. Një prej aktiviteteve që do të shënojnë këtë edicion është edhe 200-vjetori i lindjes së poetit të madh shqiptar Jeronim de Rada. Me këtë rast, përveç çmimeve që ndan çdo vit, Panairi do të ndajë edhe çmimin me emrin e poetit të ndjerë.

Për të dhënë detajet për Panairin, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të hënën u mbajt konferenca për shtyp, ku të pranishëm ishin kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, Petrit Ymeri, drejtori i shtëpisë botuese “Buzuku”, Abdullah Zeneli, dhe botuesi Gëzim Tafa.
Sipas Ymerit, ky panair do të bëjë bashkë të gjithë njerëzit që merren me letërsinë, duke përfshirë autorë, botues, lexues, përkthyes e përfaqësues të shtypit.

“Me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë”, ka thënë Ymeri, tek ka treguar se Panairi i sivjetmë do të përcillet me një mori aktivitetesh.
Përveç promovimeve, do të mbahen edhe tryeza shkencore për nder të De Radës. Po ashtu do të ndahet çmimi për autorin e vitit, përkthyesin e vitit, librin më të mirë për fëmijë dhe çmimi i veçantë i jurisë “Jeronim de Rada”, me rastin e 200-vjetorit të lindjes.

Ndërsa Abdullah Zeneli ka thënë se Kosova këtë vit do të paraqitet me një shtand më të madh se vitin e kaluar. Përveç shtëpive botuese që janë në kuadër të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, në këtë panair nga Kosova do të jenë prezentë edhe shtëpi botuese private.

Ai këtë bashkëpunim e sheh si shumë të rëndësishëm.
“Shkëlqimin e Panarit të Tiranës e bëjnë jo vetëm botuesit, shkrimtarët, por edhe vizitueshmëria, që është për t’u lavdëruar. Të qenët shtet 100 vjet siç është Shqipëria, i është krijuar mundësia që të ketë një hapësirë siç është Pallati i Kongreseve. Kjo jep mundësi që libri ta ketë promovimin e dinjitetshëm”, ka thënë Zeneli.
E Gëzim Tafa, mbajtjen e konferencë në Kosovë e ka cilësuar si një tregues që dëshmon raportin e mirë që kanë dy shoqatat. Por, sipas tij, duhet të bëhet më shumë për librin.

“Më duhet të them se ashtu sikur në të kaluarën, problemet me librin në të dy kufijtë mbesin të njëjta, pavarësisht marrëdhënieve të mira të dy shoqatave. Prandaj le të shërbejë ky aktivitet si apel se çka ka në dorë politika për të bërë në shërbim të librit”,ka thënë Tafa.
Panairi që mbahet në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizohet që nga viti 1998, me qëllim të promovimit të librit dhe vlerave të tjera kulturore.

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Rikthehet Superliga: Ballkani kërkon fitoren për t’iu afruar titullit, Drita e Llapi presin ‘gabimin’ e suharekasve

Sot do të rikthehet Superliga, ku do të zhvillohet java e 34-të. Lideri Ballkani do të ketë punë në shtëpi me skuadrën që tashmë është...

Lajmet e Fundit