30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7530

Dita Botërorë e Trashëgimisë Audiovizuale

0

AudiovizualeSot shënohet Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale dhe tema për këtë vit është : “Arkivat në rrezik: duhet bërë më shumë”.

Dokumentet audiovizuele, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimia jonë e përbashkët dhe përfshinë xhirimet e para të shekullit 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë për të mbrojtur identitetin kulturor të njerëzve; por thesaret e panumërta t dokumentarëve janë zhdukur që nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimit audiovizuale në botë janë të rrezikuara shkruhet në uebsajtin zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite.

Një delegacion nga Malisheva po qëndron në Turqi

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesMe ftesë të Komunës së Orhangazit nga Turqia, një delegacion i Komunës së Malishevës, i prirë nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, nga e diela, po qëndron në Turqi, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me Komunën e Orhangazit, komuna këto të binjakëzuara vite më parë. Delegacioni nga Malisheva, do të qëndroj në Turqi, pesë ditë.

“Në kuadër të binjakëzimit të komunës sonë me komunën e Malishevës, kemi kënaqësinë të ftojmë për vizitë në komunën tonë Kryetarin e Komunës së Malishevës me stafin e tij për të zhvilluar bashkëpunimin, shkëmbyer përvojat dhe për të vazhduar projektet e përbashkëta në fushën e arsimit, edukimit, kulturës, sportit, ekonomisë dhe ndërtimtarisë” thuhet në ftesën e dërguar nga komuna e Orhangazit.

Delegacioni nga Malisheva, është i përbërë nga qeveritarët e Komunës së Malishevës, të prirë nga i pari i komunës, Ragip Begaj dhe përfaqësues të Asamblesë Komunale, të prirë nga kryesuesi Enver Hoti./PrizrenPress.com/

Gozhdimi i Fahri Musliut. Pse?!

0

Agim MuhaxheriShkruan: Agim Muhaxheri

E gozhdojnë gazetarin Fahri Musliun, korrespondentin 40 vjeçar të mediave shqipe nga Beogradi, autorin e disa librave. Pa asnjë argument, por vetëm sipas thashethënave, e nxjerrin në shtyllat e turpit si baba biologjik i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq. Zjarrit i fryen revista dyjavore e serbe “Tabloid” (prill 2013). Kërkohet burgosja e Fahriut, por edhe “burgosja” e librit të tij “Ditari i një shqiptari në Beograd”. Autori Milovan Brkiq i bie flakaresh edhe kryeministrit të vet Vuçiqit, të cilit i vë epitetin e pederit. Në lojë të kësaj propaganda të pistë hyn portali DNEVNO. hr. i Zagrebit (22 shtator 2014). Një pjesë e gazetarisë sonë bie në grackë. Kurreshtarët, ata që janë të prirur për incidente, gazetarin Musliu e bëjnë “shoshë” në “Facebook”. Kujt t’i ankohet Fahriu për linçimin që i bënë ? T’i padis shpifësit në Serbi, Kroaci, apo në Gjykatën e Strasburgut ?

Njerëzit ngjajnë njëri me tjetrin. Ngjanë shqiptari me serbin, me spanjollin, britanikun, gjermanin, zviceranin, francezin, italianin… Dikush i ngjet Adolf Hitlerit. Ka shumë dytësa të Hitlerit, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, për të cilët kanë shkruar gazetat.

Diktatori libias Muammar al-Gaddafi i ka pasur dytësit e tij.

Dytësit e tij i ka pasur edhe Enveri (Hoxha), shkruan Ismail Kadare në romanin e tij “Spiritus”.

Kësaj radhe nuk është fjala për dytësin e Hitlerit, por për gazetarin tonë Fahri Musliun, të cilin e gozhduan së pari serbët, pastaj kroatët. Shpifën për të se është babai biologjik i Aleksandër Vuçiqit, kryeministrit të Serbisë. Më vonë një pjesë e gazetarisë sonë ia dha hakun. E “bombarduan” edhe në “Facebook”.

Nuk u bë asnjë ekspertizë, as ajo e mjekësisë ligjore, të jetë vërtetuar ajo që i vishet Fahriut.

E tëra ishte një pallavër. Trillim i psikopatëve, i atyre që kanë probleme jo vetëm nervore.

Mbeti enigma. Përse shpifësit serbë dhe kroatë u morën me të ?

Përse e bënë hatanë ?

Ku të ankohet Fahriu, në Serbi, Kosovë, apo në Gjykatën e Strasburgut ?

Në kësi rastesh padia mbetet “ad acta”. Politika i përzien gishtërinjt. Gazetarit i qesin gurin e madh në qafë, si të Sizifit.

Shpifësit nuk përgjigjen, s’i kap paragrafi, pavarësisht se ku gjenden ata.

Lajmi për njollosjen më tepër e ka prekur familjen e tij. Ka reaguar e bija e Fahriut, Valbona.

Për krimet ndaj gazetarëve flet publicisti gjerman Hans Habe në librin e tij “Zotërinj porotë”.

Fahriun e kisha porositur të më gjej librin “Zotërinj porotë”, në kroatishte. E kishte kërkuar ai në Beograd, s’e kishte gjetur. Përmes miqve të tij e ka sigurua në Zagreb, të cilin në Prishtinë ma ka sjellur më 19 qershor 2014. Këtë ditë në Prishtinë derisa bisedonim me Fahriun (ishte i pranishëm analisti politik Nexhmedin Spahiu) ia përmend procesin e Alfred Dreyfus (Drajfus). E Drajfusi është sinonim i njeriut të pafajshëm. Fahriu tërhoqi vërejtjen: “Edhe unë jam si Drajfusi”. Rrëfeu ai për shpifjen që i kanë bërë si “baba bilogjik i Vuçiqit”.

Para tre vitesh plas sherri. Revista dyjavore e skandaleve e Beogardit “Tabloid” merret me Fahriun. Shkruan për të se shetit lirshëm në Beograd, pushton gratë, ka dashnore, miq, bën barsoleta në llogari të serbëve. Lavdërohet se është babai i një politikani të ri serb. Miqtë e tij janë Natasha Kandiq, Sonja Biserko… Kërkohet të burgoset, të “burgoset” edhe libri i tij “Ditari i një shqiptari në Beograd” (2006). “Tabloidi” nxjerrë një fragment të këtij “Ditari”.

Për ta sforcuar tekstin e tyre Fahriun e quajnë “srbomrzac” (urrejtës i serbëve). Kërkon nga prokurori për krime të luftës arrestimin e tij dhe dëbimin për në Kosovë.

Karremin kanë mundur ta hanë katundarët e Shumadisë, por jo elita e intelektualëve serbë.

Intelektualët serbë nuk reagojnë, ngase e dinë se çka i pret nga mafia serbe.

Në po këtë revistë, në prill të këtij viti, Milovan Brki? shkruan komentin “Fahrijin sin” (I biri i Fahriut). Ky autor pasi i vajton serbët, Kosovën, e gozhdon Fahriun si baba biologjik i Aleksandër Vuçiqit. Nuk e përmend asnjë fakt. Ai bëhet nervoz, i bie edhe Vuçiqit.

Sipas Brkiçit, biografia e Vuçiqit dhe e rrethit të tij është e errët duke e barazuar me “Prve pederske lože u Srbiji” (Lozhat e para të pederëve (bythaxhive) në Serbi).

Në skenë dolën edhe ata të portalit DNEVNO.hr. të Zagrebit.

Kroatët për inat të serbëve i hynë lojës. Pikësynim i tyre është ta komprometojnë Aleksandër Vuçiqin.

Fahri Musliu është autor i disa librave, ndër ta “Gjykimet e pengjeve” (2002), “Ditari i një shqiptari në Beograd” ( 2006), “Shthurrja e nyjes së Kosovës” (2005), “Masakra e Suharekës” (2010), të shkruara në shqip, serbisht e anglisht.

Jo rastësisht engjëjt e zinj nuk u morën me këtë gazetar.

Skandali ndaj tij është i paparë në rajon.

Gazeta Express dhe portalet e tjera në Kosovë u morën me Fahriun pas ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri. E bënë “shoshë” edhe në “Facebook”. Ata me “hu në krah” shkruajtën për të çfarë u erdhi në mendje. Thënë thjesht, e linçuan.

Gazetaria jonë ra nga provimi, ngase i imitoi serbët dhe kroatët…

Nëse dikë e njollosin, i vënë etiketën se është babai i filanit, babai biologjik, ballkanasit nuk i gjenë gjë. Nuk i kap shpata e drejtësisë.

Si ta kap shpata e drejtësisë serbin e Serbisë, apo kroatin e Kroacisë, pse i ka vënë damkën shtetasit të Kosovës !

As Serbia, as Kroacia nuk e nxjerrë të vetin në gjyq për shpifjen e përmendur. Të paktën kjo nuk do të duhej të ndodhte me Kroacinë, ngase Kroacia është anëtare e BE-së.

Marrëzitë serbe janë tragjikomike. Nëse marrëzitë e kësaj natyre ndodhin në ndonjë vend të Evropës, shpifësit e paguajnë shtrenjtë llogarinë, përfundojnë në burg.

Ballkanasit shpifin pa kokërr turpi, s’i gjenë gjë.

Fahriut ia bënë kulaçin në fillim serbët, pastaj kroatët. Kroatët hynë në lojë “për inat të serbëve”. I publikojnë fotografinë e tij dhe të Aleksandër Vuçiqit, i bëjnë bashkë. I servojnë lexuesit ngjashmërinë e tyre, si babë e birë. Dhe mbaron filmi.

Karremin e kësaj propagande të pistë e ha Gazeta Express, pastaj lajmin e saj e bëjnë copy-paste portalet e tjera.

Kush është Fahri Musliu ?

Fahriu është me origjinë nga Opoja e Dragashit. Një kohë të gjatë ka qëndruar në Beograd, ndërsa tash rron në Prizren.

Me të kemi punuar në të njejtën gazetë, gazetën “Rilindja”, unë si gazetar i redaksisë, ndërsa ai korrespondent në Beograd. Ka punuar në këtë gazetë që nga viti 1985 e deri në mbyllje të saj.

Në një bashkëbisedim me të, ai shpalos biografinë e tij. I përmend vitet dhe muajt. Tregon se më 1967-ën ka punuar si mësues në fashatin Brodosanë të Dragashit. Në Nëntor të 1969-tën ka shkuar ushtar. Nga ushtria kthehet më 28 prill 1971, ndërsa pas një muaji kthehet sërish të punoj si mësues në shkollën e përmendur. Më 1 nëntor 1972 vajti në Beograd, i ndjek studimet në Fakultetin e shkencave politike – Dega e gazetarisë. Punoi në disa ndërmarrje në Beograd. Nga viti 1975 rifillon bashkëpunimin e jashtëm me gazetën “Rilindja” nga Beogradi. Shkruan kryesisht tema nga kultura dhe jeta e shqiptarëve në Beograd. Prej 1982 punoi në Radio Jugollavia (redaksinë e gjuhës shqipe). Më 1 prill 1985 pranohet korrespondent i rregullt i “Rilindjes” nga Beogradi.

Më tej, Fahriu shton: Nga maji i 1993-ës deri në qershor të 2005 -ës ka qenë korrespondent i “Zërit të Amerikës”. Ndëtkaq, nga qershori i 2005-ës e deri në fund të 2013-ës ka qenë korrespondent i rregullt i RTK-së, kurse ndërkohë prej 2008-ës deri në 2012-ën ka raportuar edhe për BBC-në.

RTK sot e asaj dite i ka borxh Fahriut nja 18 mijë euro !

Aleksandër Vuçiqi ka lindur më 5 mars 1970, në kohën kur Fahri Musliu gjendej në shërbimin ushtarak.

Shpifjen ndaj meje se qenkam babai i Vuçiqit, thotë Fahriu, e ka bërë revista Tabloid e Beogradit, në prill të 2013-ës, e cila boton artikullin të titulluar “Fahrijin sin” (I biri i Fahriut). “Është një revistë gjoja kundër mafias e drejtuar nga një psikopat kundër të cilit janë ushtruar mbi 1200 padi por të gjitha janë hudhur poshtë se ai ka mbulesë një dokument mjekësor”, më thotë Fahriu.

Më tej bashkëbiseduesi vazhdon: Nga ky tekst dhe teksti i një libri që e ka botuar një kundërshtar i Vuçiqit është sajuar teksti shpifës dhe pa argumente në portalin DNEVNO.hr të Zagrebit për të cilin më thanë se gjithashtu është portal ekstremist dhe fare s’ka të bëj me gazetari. Qëllimi ishte të komprometohet Vuçiq. I pyetur se kush ia ka bërë kulaçin në Kosovë, Fahriu shprehet: “Dyshoj se në këtë punë të pistë kamë gisht ata të RTK-së. Jam i bindur se këtë e kanë inicuar dhe dirigjuar drejtuesiet e RTK, Mentori, Ngadhnjimi dhe Mustafë Mustafa emër i njohur për kosovarët, me qëllim të më hakmirren dhe të më komprometojnë për kritikat publike që ua kam bërë”, thotë ai.

(Autori është analist për çështje juridike)

Haziri: Partia fituese duhet ta gjejë zgjidhjen

0

LutfiHaziri5-30Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka vlerësuar se partia fituese, në këtë rast PDK-ja, duhet ta gjejë zgjidhjen. “Iniciativa i takon asaj, e jo neve”, ka thënë Haziri.

“Është në dorën dhe përgjegjësinë e partisë së parë, apo edhe të presidentes, apo e një autoriteti tjetër, që të merret me zhvillimet që qojnë në përmbylljen e procesit politik që ndërlidhet kryesisht me konstituimin e Kuvendit”, thotë ndër të tjera Haziri për Kosova Sot.

Komuna nuk siguron buxhet për Këshillin e Qendrës Historike të Prizrenit

0

ura e gurit ne prizrenKëshilli për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit vazhdon të mbetet pa mjete financiare, të cilat duhet t’i ndahen nga institucionet përgjegjëse. Ndonëse legjislacioni e përcakton se Komuna e Prizrenit duhet t’i ofrojë buxhet të caktuar këtij Këshilli, pasi që këto mjete i pranon nga niveli qendror, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, shkruan Koha Ditore.

Si pasojë e kësaj situate, Këshilli ka mbetur me zyrë jofunksionale, nuk ka administrator, ndërkohë që as anëtarët nuk kompensohen për pjesëmarrje në takimet e këtij trupi.

“Komuna e Prizrenit, që prej themelimit të Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike nuk ka ofruar kurrfarë buxheti për funksionimin e Këshillit. Madje as që ka komunikuar me Këshillin për këtë çështje”, ka thënë kryesuesi i Këshillit, Vesel Hoxhaj.

Presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet

0

Atifete Jahjaga 2Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do të mund të marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nëse liderët nuk do ta arrijnë një marrëveshje në mes vete për situatën e krijuar në vend.

Veprimet e ardhshme që mund të marrë e para e shtetit për tejkalimin e krizës institucionale në vend, sipas zëdhënësit të presidentes, Arbër Vllahiu, do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Në rast se dy taborët nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë kjo sipas Vllahiut lë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Tribuna.

“E ritheksojmë edhe njëherë faktin se, nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë Vllahiu…

Murati: Presidentja e ka të vështirë të ofrojë zgjidhje

0

Valon MuratiSekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se reflektimi i subjekteve politike ndaj ngërçit është urgjent.

Ai ka thënë se ngërçi i krijuar ka zgjidhje vetëm politike.

“Unë kam qenë ithtar që ky ngërç të zgjidhet nëpërmjet një procesi politik, proces i cili do të duhej të dërgonte vendin në zgjedhje, në mënyrë që t’i legjitimonte edhe nëpërmjet votës së sovranit realitetet e reja politike të krijuara pas koalicioneve paszgjedhore (LAN apo VLAN)”, ka thënë Murati, shkruan Epoka e re.

Ai ka shtuar se sfidat me të cilat do të përballet Kosova në të ardhmen e bëjnë të nevojshme që vendi të ketë një kryeministër të fortë dhe një qeveri stabile e të qëndrueshme.

Ai është shprehur kundër një qeverie teknike apo një qeverie gjithëpërfshirëse.

Blloku te “Baba”

0

Blloku 50Blloku i partive opozitare (LDK, AAK, NISMA) këto ditë pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë rreth pikës 127 të aktgjykimit sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Mirëpo një iniciativë e tillë nuk do të përkrahet edhe nga Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit, me arsyetimin se Gjykatën Kushtetuese, siç thonë ata, e shohin si institucion të kapur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile në vend, thonë se nëse Kushtetuesja nuk e interpreton pikën 127, atëherë sipas tyre, vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. /zeri/

Dyshime të forta për korrupsion në EULEX

0

EULEX-kosoveDrejtësisë së EULEX-it nuk i beson as prokurorja më e njohur e tij. Maria Bamieh ka siguruar prova se dy prej zyrtarëve me të lartë të EULEX-it kanë marrë ryshfet për të mbyllur të paktën tri raste të mëdha kriminale.

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit, kanë rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit, duke komunikuar dhe takuar sekserë të ndryshëm.

Ata besohet se janë përfshirë në afera për mbylljen e rastit penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.

Përfshirja e tyre në veprime të rënda joligjore konfirmohet në përgjime telefonike të hetimeve dhe në biseda të zyrtarëve të EULEX-it. /koha/

Zafir Berisha “selam” Bllokut: Mos u bëni smotana!

0

ZafirBerisha11-14Deputeti Zafir Berisha, i ka bërë thirrje Bllokut që t’i bojkotojnë takimet me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Ai ka përmes një postimi në Facebook thotë se Blloku do të duhej të jetë i vendosur që të mos u përgjigjet takimeve të presidentes, meqë sipas tij kjo e fundit e ka refuzuar kërkesën e tyre.

“Meqë Atifetja nuk e ka marrë parasysh kërkesës e Bllokut ashtu edhe siç është prit, ,,Blloku,, duhet të tregoj që nuk janë ,,smotana,,të tregojnë fuqinë politike duke mos u përgjigjur ftesave për takime formale ku po i jepet kënaqësi znj Atifete pas takimeve të lëshoj deklarata e të shesë mend si gjoja faktorë unifikues”, ka shkruar Berisha.

“Në të njejten kohë, Blloku duhet të paralajmrëroj me vendosmëri se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për të cilat janë duke punuar ,,KLANI PRONTO,, sepse në zgjedhje shkohet për me pas shumicë parlamentare që formoinë instutucione, e këtë Kosova e ka edhe tani, e pse si pëlqen krimit të organizuar që ka kapë shtetin është çështje tjetër. Ndryshe LAN / VV nëse vazhdoinë me qenë ,,anemikë,, në veprimet e veta do të bëhet bashkëfajtorë për gjendjen kaotike në Kosovë, ka shkruar në fund Berisha.