33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7531

Zafir Berisha “selam” Bllokut: Mos u bëni smotana!

0

ZafirBerisha11-14Deputeti Zafir Berisha, i ka bërë thirrje Bllokut që t’i bojkotojnë takimet me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Ai ka përmes një postimi në Facebook thotë se Blloku do të duhej të jetë i vendosur që të mos u përgjigjet takimeve të presidentes, meqë sipas tij kjo e fundit e ka refuzuar kërkesën e tyre.

“Meqë Atifetja nuk e ka marrë parasysh kërkesës e Bllokut ashtu edhe siç është prit, ,,Blloku,, duhet të tregoj që nuk janë ,,smotana,,të tregojnë fuqinë politike duke mos u përgjigjur ftesave për takime formale ku po i jepet kënaqësi znj Atifete pas takimeve të lëshoj deklarata e të shesë mend si gjoja faktorë unifikues”, ka shkruar Berisha.

“Në të njejten kohë, Blloku duhet të paralajmrëroj me vendosmëri se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për të cilat janë duke punuar ,,KLANI PRONTO,, sepse në zgjedhje shkohet për me pas shumicë parlamentare që formoinë instutucione, e këtë Kosova e ka edhe tani, e pse si pëlqen krimit të organizuar që ka kapë shtetin është çështje tjetër. Ndryshe LAN / VV nëse vazhdoinë me qenë ,,anemikë,, në veprimet e veta do të bëhet bashkëfajtorë për gjendjen kaotike në Kosovë, ka shkruar në fund Berisha.

Një peticion për “Kosovën Republikë Parlamentare” po bën xhiron- por kush është prapa tij?

0

Kuvendi i Kosoves 7Një peticion online ka filluar të qarkullojë pa ditur kush janë hartuesit e tij dhe çfarë duan ata. Përmbajtja e tij mund të kalohet shpejtë dhe është e qartë që ai i adresohet Jahjagës dhe vie o nga simpatizues apo edhe pjestarë të Bllokut LVAN,transmeton Gazeta Blic.

Por pyetja që shtrohet është kjo: është koha e peticioneve? Apo tashmë janë harxhuar të gjitha mjetet…

Mbetet të shihet ditët në vijim.
Ja përmbajta e peticionit që po shpërndahet gjithandej dhe për të cilin do të ishte më së miri të dalin me emra se kush janë hartuesit e tij.
Perkraheni duke derguar email ne [email protected] dhe shperndajeni tutje ju lutem:
Peticion për rivendsojen e Republikës Parlamentare në Kosovë
Janë bërë afër pesë muaj nga zgjedhjet demokratike për parlamentin e Kosovës, dhe insitucionet nuk janë formuar për shkak të bllokadës nga ana e PDK e cila në pamundësi për të krijuar shumicën parlamentare ka bllokuar formimin e institucioneve. Gjykata kushtetuese ka rënë nën ndikimin dhe presionin e disa udhëheqësve te Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka nxjerrur një vendim që i jep ekskluzivisht të drejtën vetëm PDK-së që të marrë udhehqjen e Parlamentit edhepse për këtë vendim duhen 51% ë votave në parlament të cilat e ka të pamundur t’i mbledhe PDK meqë partitë tjera parlamentare kanë refuzuar që të përfshihen ne koalicion. Të gjitha partitë tjera shqiptare dhe disa nga përfaqësuesit e minoriteteve kanë krijuar grupin parlamentar dhe kanë ofruar zgjidhje duke krijuar shumicën e domosdoshme për të proceduar formimin e institucioneve.
Me nënshkrimin e këtij peticioni kërkojmë nga Presidentja lejimin e formimit të institucioneve nga partitë që mund të sigurojne shumicën parlamentare dhe të zhbllokojnë jetën poltike në Kosovë. Kërkojmë nga presidentja që të kryej detyrën e garantuesit të zbatueshmërisë se Kushtetutës duke kërkuar që me shkrim të paraqiten nënshkrimet e deputetëve për shumicën parlamentare dhe në bazë te faktit konkret e të dokumentuar me nënshkrmin e parlamentarëve, kushdo që ka shumicën parlamentare të autorizohet për thirrjen e seancëns parlametare për vazhdimin e punës së parlamentit. Nga partitë që kanë shumicën parlamentare kërkojmë procedimin me seanëce të jashtëzakonshme për të formuar insitucionet e Kosovës në parlamentin e vendit në periudhën sa më të shkrutur për të përfunduar periudhën e vakumit institucional nga e cili vakum pakthyeshem po dëmtohent interesi i qytetarëve dhe i shtetit.
Me nënshkrimin tim konfirmoj përkrarhjen për këtë peticion të lirë ë të pavarur qytetar për rivendosjen e Republikës Parlamentare në Kosovë.
Per perkrahje dergo email ne: [email protected]
Emri Mbiemri nr i letërnjoftimit

Shqipëria Etnike

0

NueOroshi

Po ku je Shqipëri Etnike
Jemi n’kthesën historike
Ideologjia sllave ësht në ikje
Ne do ta bëjm Shqipërin Etnike
Populli Shqiptar ka shum halle
Ksaji si thon Shqiperi e Madhe
Po i thon Shqiperi Etnike
Preji Prevezës e në Iliri
Preji Qamëris e në Dardani
Preji Iliridës e në Malsi
Ju thrret Shqipja dy krenare
O ku je Shqipëri Shqiptare
Ku jeni djemt e Kastriotit
Ju bekoft ju toka e Zotit
Të rrethuar me Barbarë
Shumë ka vuajtur populli shqiptar
E ndërgjegj’ja Kastriotike
Do ta bën Shqipërin Etnike
Kush Shqiptar vetit i thot
O sod o kurr ti dalim zot.

Autor:Nue Oroshi

Ramadan Mujës dhe drejtorëve të tij, po iu vonohet dënimi

0

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj nuk është i kënaqur me efikasitetin që organet e drejtësisë po tregohen ndaj kryetarit të Prizenit, Ramadan Mujës dhe drejtorëve të tij.

Ai thotë se drejtësia po vonohet në dënimin e të korruptuarve të Komunës së Prizrenit.

“Drejtësia po vonohet. Po vonohet edhe ndaj Ramadan Mujës, dhe kastës së korruptuar të politikaneve udhëheqës në Prizren”, vlerëson Rexhaj.

Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm pse kjo kastë politike në Prizren, po i shkelë çdo ditë ligjet.

“Por, problemi qendror është se drejtësia është selektive dhe përherë e vonuar ndaj zhvatësve të parave të qytetarëve të Prizrenit”, tha ai për PrizrenPress.

Dy drejtorë të Ramadan Mujës, sot  do të dali në gjyq. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe ish-drejtori i Ekonomisë e Financave në Prizren, Mehmet Bytyc, nesër do të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.

Çoçaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse Bytyc për ngacmim seksual me një vajzë të mitur.

Qeveria e kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, për tre mandate është përshkruar me shkelje të ligjeve dhe përballje me organet e drejtësisë. Pjesa më e madhe e drejtorëve të Ekzekutivit, janë ulur në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren. Shkeljeve ligjore nuk i ka shpëtuar as vet kryetari Ramadan Muja, i cili u dënua me kusht 2 vjet burg. Rasti i Mujës dhe ish drejtorëve të tij, shumë shpejt pritet që të gjykohet edhe në Gjykatën e Apelit.

Asamblisti i VV-së në Prizren, Arbër Rexhaj kërkon nga organet e drejtësisë që të mos heshtin para zhvatësve të taksapaguesve të qytetarëve të Prizrenit.

“Drejtësia nuk duhet të heshtë përballë kësaj bandë të ndërtimit dhe uzurpimit të pronave publike dhe zhvatjes, që po i bëhet qytetarit prizrenas”, shprehet Rexhaj./PrizrenPress.com/

Banorët e Restelicës të frikësuar nga ortekët e borës

0

RestelicaBanorët e Restelicës së Dragashit me ardhjen e dimrit kanë filluar që të frikësohen nga ortekët.
Pas tragjedisë së familjes Reka në shkurt vitin 2012, ku vetëm njëra pjesëtare e kësaj familje mbijetoi, shumica e banorëve të këtij fshati kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë larguar nga fshati.

Tash, në atë pjesë të Restelicës, ku ndodhi fatkeqësia e familjes Reka, kanë mbetur vetëm dy shtëpi me banorë.
Refkija Xhelo është ai që me familjen e tij dhe me një fqinj kanë mbetur në këtë pjesë, pasi që pozita gjeografike ku jetojnë ata krijon rrezikshmëri nga rënia e ortekëve gjatë dimrit.

Ai për RTK ka thënë se nëse do të kishte mundësi edhe ai do të largohej nga ky vend.

“Tashmë kemi mbetur vetëm dy shtëpi dhe kërkojmë ndihmë ngase ky dimër mund të jetë i rrezikshëm”, ka thënë ai, raporton RTK.

Studiuesja ruse: Shqipëria e Madhe realitet brenda 5 viteve

0

flamuri ne stadium te serbisShqipëria e Madhe, pjesë e së cilës do të jetë edhe Kosova, nuk është diçka vetëm në ajër. Në pesë vitet e ardhshme ky projekt do të bëhet realitet.

Epoka e shqiptarëve në Ballkan ka filluar, ndërsa për popullin serb 25 vitet e ardhshme do të jenë të errëta, thotë në një intervistë për mediat serbe, Anja Filemonit, anëtare e Akademisë së Shkencave Ruse, transmeton lajmi.net.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe ka marrë një impuls të ri. Duket se Perëndimi e ka përmbyllur fazën e parë, dhe ajo ka përfunduar në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tani fillon faza tjetër, e cila shkon në nivele tjera, e që ka të bëjë me komunat me shumicë shqiptare në Serbi, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.

Ajo thotë se Serbia duhet të shqetësohet për këtë realitet, pasi sistemi arsimor i Shqipërisë dhe Kosovës po unifikohet, e ai po përfshinë edhe komunat jugore të Serbisë.

Por përveç kësaj thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar edhe projekte të përbashkëta ekonomike, siç është autostrada.

“Kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë. Është vetëm çështje kohe para se territorit të Shqipërisë t’i bashkohet edhe e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”.

Në 25 vitet e ardhshme sipas saj Serbinë e pret një perspektivë e zymtë, jo vetëm shkaku i politikave të Perëndimit, por edhe për fajin e politikave të brendshme që po i aplikon shteti serb, veçanërisht me miratimin e ligjit për pakicat kombëtare, që sipas saj do të jetë vdekjeprurës.

Haxhi Avdyli, komenton gjykimin e dy drejtorëve të Qeverisë “Muja III”

0

haxhi avdyli ldkKandidati për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka komentuar seancën gjyqësore, që do të mbahet nesër ndaj dy drejtorëve të Qeverisë së Ramadan Mujës.

“Nesër nis gjykimi për keqpërdorimet e parasë publike të shfrytëzimit të të miturave e lloj-lloj matrapazllëqe”, shkruan Avdyli në rrjetin e tij social Facebook.

“Nesër do gjykohen nga gjykatësit. Por, ky nuk është fundi i tyre .Por, gjykimi më i madh do vije nga kutia e votimit”.

“Gjykimi i popullit do t’iu dhemb me se shumti, sepse qytetarët e Prizrenit do të dënojnë me laps e letër, por dënimi do të jetë qëndrimi në opozitë për një kohë të gjatë”, shkruan Avdyli.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe ish-drejtori i Ekonomisë e Financave në Prizren, Mehmet Bytyc, nesër do të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren. Çoçaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse Bytyc për ngacmim seksual me një vajzë të mitur./PrizrenPress.com/

Diplomatët e Kosovës po “lobojnë” për PDK-në dhe kundër Bllokut

0

Thaci enver hoxhajDiplomatët e Kosovës, përfshirë edhe disa ambasadorë në disa prej kryeqendrave kryesore të Evropës siç janë Brukseli, Berlini, Berna, Vjena por edhe në Washington, në vend se të përfaqësojnë shtetin e tyre dhe agjendat zyrtare shtetërore, nga Ministri i Jashtëm Hoxhaj dhe Kryeministri në detyrë Thaçi kanë marrë direktiva konkrete dhe janë angazhuar tash 2 muaj intensivisht për të lobuar për PDK-në dhe kundër Bllokut.

Ajo që burime diplomatike në Bruksel dhe Berlin i kanë thënë Gazetës Blic është se diplomatët po kërkojnë edhe takime të veçanta me diplomatë dhe udhëheqës referatesh për Ballkin ku në mënyrë eklatante po ua keqinterpretojnë situatën e krijuar në Kosovë duke tentuar që t’i bindin zyrtarët ndërkombëtarë se kinse “humbësit e zgjedhjeve duan të bëhen fitues”.
Jo pak diplomatë të huaj ndjehen të habitur kur dëgjojnë se PDK-ja nuk ka dalur fitues e zgjedhjeve e vetme por në koalicion me tri parti tjera, përfshirë edhe “një parti me agjendë fetare islamike” dhe se diplomatët kosovarë kur i“informojnë“ nuk ua thonë këtë.

Poashtu në bisedat e tyre diplomatët nga Kosova (emrat e të cilëve Gazeta Blic i ka dhe në ditët në vijim do t’i botojë) përmendin faktin se koalicioni paszgjedhor i ka të “siguruara” votat në Kuvend. Në vend të kësaj vëtëm u thonë se “Hmbësit e zgjedhjeve po mundohen në mënyrë anti- kushtetuese të vijnë në pushtet”.
Në anën tjetër një burim i lartë diplomatik në Bruksel e ka quajtur bukur “naive” këtë sprovë të Prishtinës për të “lobuar” për rrethanat e brendshme politike.

“Ne i kemi në Kosovë edhe në nivel nacional edhe në atë multilateral përfaqësuesit tanë. Dhe është naive kur kjo gjë ose harrohet ose të mendohet që s’jemi të informuar për rrethanat në Prishtinë. E tëra është për keqardhje”, ka thënë ky burim diplomatik për Gazetën Blic.

Përndryshe nuk ka nevojë këtu të thuhet se si në të gjtiha shtetet demokratike edhe diplomacia e Kosovës do të duhej t’i shërbejë shtetit e jo ndonjë partie politike. Por sikur edhe disa institucione në Kosovë, ku do të duhej të jenë të pavarura, nga partia në pushtet -PDK-ja , edhe diplomacia e Kosovës që është vënë tërësisht në shërbim të partisë. /Gazeta Blic

Beqiri nuk u frikësohet zgjedhjeve

0

IsmetBeqiriZgjedhjet e jashtëzakonshme po shihen si alternativa e vetme për të dalë vendi nga kriza politike. Barrikadimi i LVAN-it dhe PDK-së rreth pozitës së kryeparlamentarit, po e dërgon pashmangshëm vendin në zgjedhje të reja.

Ky opsion tashmë nuk po përjashtohet as nga partitë politike.

Të dy blloqet LVAN dhe PDK shprehin besimin se do të triumfojnë në rast se do të mbahen zgjedhjet e reja.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për ORAionfo se PDK-në përfundimisht do ta dërgojnë në opozitë në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Në këto zgjedhje partitë e Bllokut, LDK-AAK-NISMA pritet të hyjnë me një listë të vetme zgjedhore

Megjithatë sipas tij, Kosova ka shumicë Parlamentare dhe nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje.

“Por nëse nuk ka alternativë tjetër, jemi të bindur që do ti fitonim zgjedhjet dhe PDK sikurse që për ne tani veç janë në opozitë, dhe pas zgjedhjeve eventuale PDK do të ishte në opozitë”, ka thënë Beqiri. /orainfo/

Kurti nuk pranon të diskutojë me Thaçin

0

albin kurti vv vvLëvizja Vetëvendosje që është pjesë e koalicionit paszgjedhor me partitë, LDK, AAK dhe Nisma nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentes, Atifete Jahjaga, për t’u takuar së bashku me të gjithë liderët politikë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se udhëheqësit e Vetëvendosje!-s, nuk do të ulen në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne nuk e shohim PDK-në si zgjidhje të problemit apo bisedën me të, por e shohim si vet problemin. Është qeverisja e PDK-së, që e ka katandisur Kosovën në këtë gjendje edhe ky ka qenë qëllimi pse blloku është bërë bashkë dhe pastaj edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka nënshkruar marrëveshjen e 10 shtatorit me ta. Pra, ne jemi shumica parlamentare, kemi 63 vota në Kuvend dhe duhet të na jepet e drejta për formimin e institucioneve në Kuvendin e Kosovës, e jo në takime të liderëve”, ka thënë Vraniqi

Gjatë kësaj jave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar domosdoshmërinë e një takimi të përbashkët të liderëve politikë, në zyrën e presidentes. “Nisur nga të gjitha këto kërkesa, besoj se është e domosdoshme që liderët e partive politike parlamentare të pajtohen që të mblidhen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes”, është thënë në një komunikatë për media nga presidenca, në rastin kur presidentja i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ku kanë kërkuar që presidentja të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë lidhur me pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ndër të tjera, në komunikatë është thënë se qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetutës dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj lehtësimin e procesit përmes të cilit liderët e partive politike parlamentare do të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.