15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8794

Krasniqi: Zgjedhje me reformë

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se është herët të flitet për pozicionin që do ta ketë në zgjedhjet parlamentare. Ai ka kërkuar që këto zgjedhje të mbahen me reformë zgjedhore, e cila, sipas tij, në rast se ka vullnet politik, mund të përfundojë në muajin shkurt.

Ai ka thënë se, për shkak të mospërfundimit të reformës, është vështirë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor.

“Nuk prish punë që zgjedhjet të mbahen edhe në shtator”, ka thënë ai për Epokën e re.

Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se liderët janë fajtor për zvarritjen e reformës zgjedhore.

Veteranët e UÇK-së në Prizren, sot organizojnë debat për ligjin e tyre

0

OVLOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, do të diskutojë sot për aprovimin e ligjit të tyre.

Të gjithë veteranët gjatë debatit mund t’i paraqesin shqetësimet e tyre dhe të marrin informacionet e nevojshme rreth ligjit për veteranët e luftës.

Isa Berisha ka thënë se Dega e Organizatës së Veteranëve në Prizren nuk është e kënaqur me zhvillimet rreth aprovimit të ligjit për veteranët dhe gjithë procesin e quajnë të vonuar.

Ai shprehet optimistë se gjatë këtij viti do të përcaktohen me ligj benificionet që do t’i përfitojnë veteranët e luftës, ndryshe paralajmëron ngritje të shqetësimeve të tyre edhe në formë protestash.

Ai i fton të gjithë veteranët e luftës të Komunës së Prizrenit që sot   në orën 13 të mblidhen në selinë e Organizatës së Veteranëve në Prizren./TVO/

Shumica e delegatëve kundër Eqës

0

EqremKryeziu-ldkShumica e delegatëve të nëndegëve të LDK-së po kërkojnë dorëheqjen e Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të degës në Prizren. Ata janë të pakënaqur me Kryeziun, sidomos pas humbjes së tretë përballë Ramadan Mujës.

Shumica e delegatëve të LDK-së kanë pakënaqësi me udhëheqjen e degës së partisë nga Kryeziu, i cili pësoi debakël nga Ramadan Muja në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pavarësisht se u mbështet nga lideri i Bashkimit Demokratik(BD), Zafir Berisha.

Sipas burimit të Zërit nga dega e LDK-së në Prizren deri më tani 57 delegatë nga 101 sa I ka LDK në Prizren kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeziut. Po ashtu nga 45 nëndegë , 34 kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeziut.

Shënohet 8 vjetori i vdekjes së Rugovës

0

IbrahimRugovaNë Kosovë sot shënohet tetë-vjetori i vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Udhëheqës institucionesh dhe drejtues të partive politike do ta shënojnë këtë ditë me homazhe dhe një akademi përkujtimore.

Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Ramadani: Asllanaj kundërshtoi Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e “Ballkan-it”

0

Burim Ramadani AAKDeputeti nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani përmes një reagimi, ka thënë se kërkesa e ish-punëtorëve për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin e Fabrikës “Ballkan” është kundërshtuar nga Kryetari i Therandës, Sali Asllanaj.

Sipas tij, Asllanaj ka insistuar tërë kohën në takim që të organizohet vetëm një debat parlamentar, por jo edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, duke tentuar të argumentojë se kjo do të prishte raportet strategjike dhe nuk do të përkrahej nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

“Sipas propozimit të tre deputetëve të AAK-së nga Theranda, duke u bazuar edhe në kërkesat e ish-punëtorëve, Komisioni Hetimor Parlamentar të ketë për objekt hetimin E PLOTË të procesit të privatizimit të Fabrikës “Ballkan”, përkatësisht vendimet e AKP-së, Qeverisë së Kosovës, si dhe Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Zhvillimor Komunal të Komunës së Therandës të miratuar në vitin 2008.

Ky propozim nuk u përkrah nga Kryetari Sali Asllanaj, sidomos në pikën e fundit të hetimit të asaj që ka ndodhur rreth Planit Zhvillimor Urban në Komunën e Therandës në vitin 2008’, ka sqaruar Ramadani.

“Ajo që ka mbetur si përfundim nga ky takim, është shqyrtimi i mundësisë që LDK-ja të ndërrojë qëndrimin dhe të bashkohet në nismën e mundshme të deputetëve të Therandës për Komisionin Hetimor Parlamentar për Fabrikën “Ballkan””/PrizrenPress.com/

 

Thaçi kujton Ibrahim Rugovën

0

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili, nesër, më 21 janar, ka përvjetorin e 8 të vdekjes, kur humbi betejën me kancerin në mushkëri.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kryeministri ka deklaruar se Rugova ishte një personalitet i spikatur.

“Nesër bëhen tetë vjet prej kur u nda nga jeta ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.”

“Ai ishte një personalitet i spikatur që i dha shumë letërsisë, shkencës dhe politikës shtet-formuese të popullit tonë.”

“Institucionet e Republikës së Kosovës e vlerësojnë dhe e respektojnë angazhimin e ish-Presidentit Rugova për pavarësinë e vendit”, ka shkruar Kryeministri Hashim Thaçi.

Osmani: PDK-ja nuk bëri asgjë për veteranët e UÇK-së, AAK-ja nuk e zgjidh problemin

0

VjosaOsmani-LDKDebatit në mes dy partive politike, të dala nga krahu i luftës, PDK-së dhe AAK-së, se kush do ta zgjidh me ligj problemin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, i është bashkangjitur edhe LDK-ja.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha për Telegrafin se Partia Demokratike e Kosovës tash shtatë vite, duke qenë në pushtet, e ka dëshmuar se nuk është e interesuar ta zgjidhë problemin e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, “qeveria e Kosovës, duke mos e kaluar Ligjin për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, ua ka mohuar atyre të drejtat që u takojnë”.

“Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është një parti që në nivel vendi nuk gëzon mbështetje për të udhëhequr me ekzekutivin kosovar, kështu që nuk duhet të pretendojë pozitën e të parit të qeverisë, sepse qytetarët e Kosovës për vite me radhë i kanë dhënë përgjigje negative aspiratave të tilla”, ka thënë Osmani për Telegrafin.

Ndryshe, në një konferencë shtypi të mbajtur dje, nënkryetari i AAK-së, Ahmet isufi ka deklaruar se me ardhjen e Ramush Haradinajt në krye të qeverisë së Kosovës do të realizohen kërkesat e veteranëve të UÇK-së.

Ndaj deklaratës së Isufit ka reaguar kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve të luftës, njëherësh ministër i FSK-së, Agim Çeku, i cili përmes rrjetit social Facebook ka premtuar se problemin e veteranëve do ta zgjidh qeveria u udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Lunaçek kërkon pavarësi për gjyqësorin

0

Lunacek-KuciPavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit si dhe mbrojtja e dëshmitarëve, janë fushatë që duhet punuar më shumë.

Kështu ka këshilluar Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, që megjithë procesin e arritur në fushën e drejtësisë, sipas saj, duhet të reflektohet në të gjitha proceset.

Ndërsa, ministri Kuçi ka thënë se ndihma e misionit të BE-se është e nevojshme në formë të asistencës këshillëdhënëse për ngritjen e kapaciteteve në disa fusha specifike.

“Proceset e integrimeve evropianeduhet të intensifikohen dhe se Kosova është e gatshme t’i përmbush të gjitha obligimet”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.

Kurse, Eurodeputetja Lunaçek tha se kanë vërejtur progresin e shënuar në fushën e drejtësisë, gjë, që, sipas saj, duhet të reflektohet në të gjitha proceset.

“Megjithatë, ka disa fusha ku ende ka punë për të bërë në fushën e drejtësisë, përkatësisht në pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe mbrojtjen e dëshmitareve”, ka thënë ajo.

Ajo theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe nevojën që EULEX-i dhe misionet e tjera të veprojnë në partneritet me institucionet e Kosovës.

LDK-ja nesër vendos për (mos)pjesëmarrjen në Kuvend

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Malishevë, nesër do të vendos se a do të marrë apo jo pjesë në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit. Kryetari ,Januz Kastrati ka thënë se ky subjekt politik ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë të mërkurën në seancën e KK-së.

“Ne të martën e kemi paraparë një mbledhje të kryesisë së degës dhe kuvendarëve të LDK-së në KK dhe aty do të vendoset se a do të marrim pjesë apo jo në Kuvend”, ka thënë ai për media.

“Deri tani subjekti që e ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit , IQM nuk ka arritur të gjejë formulën e duhur për zgjedhjen e kryesuesit dhe me papërgjegjshmëri ka treguar se është e gatshme ta cojë komunën drejt zgjedhjeve të reja”./PrizrenPress.com/

Shqiptarët në Bruksel protestuan kundër Serbisë

0

Bruksel-DacicMilosovicRreth 200 përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bruksel protestuan të hënën përpara ndërtesës së Shërbimit të Jashtëm Evropian kundër anëtarësimit të Serbisë, përpara mbajtjes së konferencës ndërqeveritare të 21 janarit për nisjen e negociatave të Serbisë me BE-në.

Duke e konsideruar Serbinë përgjegjëse për luftërat në Ballkan, pjesëmarrësit u shprehën të zhgënjyer ndaj Bashkimit Evropian që nxiton të anëtarësojë Beogradin pa respektuar kushtin paraprak të njohjes së Kosovës dhe pa kërkuar as falje për gjenocidin e kryer gjatë viteve 1998-1999, kur ende nuk janë gjetur trupat e 1800 të zhdukurve, transmeton TCH.

I realizuar me lejen e policisë belge, manifestimi ndërthurej mes fjalimesh, himnit dhe këngëve patriotike. Përfaqësuesit e këtij komuniteti theksuan se shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë janë një komb dhe pro-evropian.

Përmes parullave në shqip e frëngjisht u kritikua qasja e BE-së, e cila ndryshe nga parimet mbi të cilat u themelua, mban pranë ekzekutuesit duke diskriminuar viktimat, pasi nuk lejon nisjen e procedurave për kandidaturën e Kosovës dhe pengon në Ballkan vetëm kosovarët që të lëvizin lirshëm në BE.