33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7532

Diplomatët e Kosovës po “lobojnë” për PDK-në dhe kundër Bllokut

0

Thaci enver hoxhajDiplomatët e Kosovës, përfshirë edhe disa ambasadorë në disa prej kryeqendrave kryesore të Evropës siç janë Brukseli, Berlini, Berna, Vjena por edhe në Washington, në vend se të përfaqësojnë shtetin e tyre dhe agjendat zyrtare shtetërore, nga Ministri i Jashtëm Hoxhaj dhe Kryeministri në detyrë Thaçi kanë marrë direktiva konkrete dhe janë angazhuar tash 2 muaj intensivisht për të lobuar për PDK-në dhe kundër Bllokut.

Ajo që burime diplomatike në Bruksel dhe Berlin i kanë thënë Gazetës Blic është se diplomatët po kërkojnë edhe takime të veçanta me diplomatë dhe udhëheqës referatesh për Ballkin ku në mënyrë eklatante po ua keqinterpretojnë situatën e krijuar në Kosovë duke tentuar që t’i bindin zyrtarët ndërkombëtarë se kinse “humbësit e zgjedhjeve duan të bëhen fitues”.
Jo pak diplomatë të huaj ndjehen të habitur kur dëgjojnë se PDK-ja nuk ka dalur fitues e zgjedhjeve e vetme por në koalicion me tri parti tjera, përfshirë edhe “një parti me agjendë fetare islamike” dhe se diplomatët kosovarë kur i“informojnë“ nuk ua thonë këtë.

Poashtu në bisedat e tyre diplomatët nga Kosova (emrat e të cilëve Gazeta Blic i ka dhe në ditët në vijim do t’i botojë) përmendin faktin se koalicioni paszgjedhor i ka të “siguruara” votat në Kuvend. Në vend të kësaj vëtëm u thonë se “Hmbësit e zgjedhjeve po mundohen në mënyrë anti- kushtetuese të vijnë në pushtet”.
Në anën tjetër një burim i lartë diplomatik në Bruksel e ka quajtur bukur “naive” këtë sprovë të Prishtinës për të “lobuar” për rrethanat e brendshme politike.

“Ne i kemi në Kosovë edhe në nivel nacional edhe në atë multilateral përfaqësuesit tanë. Dhe është naive kur kjo gjë ose harrohet ose të mendohet që s’jemi të informuar për rrethanat në Prishtinë. E tëra është për keqardhje”, ka thënë ky burim diplomatik për Gazetën Blic.

Përndryshe nuk ka nevojë këtu të thuhet se si në të gjtiha shtetet demokratike edhe diplomacia e Kosovës do të duhej t’i shërbejë shtetit e jo ndonjë partie politike. Por sikur edhe disa institucione në Kosovë, ku do të duhej të jenë të pavarura, nga partia në pushtet -PDK-ja , edhe diplomacia e Kosovës që është vënë tërësisht në shërbim të partisë. /Gazeta Blic

Beqiri nuk u frikësohet zgjedhjeve

0

IsmetBeqiriZgjedhjet e jashtëzakonshme po shihen si alternativa e vetme për të dalë vendi nga kriza politike. Barrikadimi i LVAN-it dhe PDK-së rreth pozitës së kryeparlamentarit, po e dërgon pashmangshëm vendin në zgjedhje të reja.

Ky opsion tashmë nuk po përjashtohet as nga partitë politike.

Të dy blloqet LVAN dhe PDK shprehin besimin se do të triumfojnë në rast se do të mbahen zgjedhjet e reja.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për ORAionfo se PDK-në përfundimisht do ta dërgojnë në opozitë në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Në këto zgjedhje partitë e Bllokut, LDK-AAK-NISMA pritet të hyjnë me një listë të vetme zgjedhore

Megjithatë sipas tij, Kosova ka shumicë Parlamentare dhe nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje.

“Por nëse nuk ka alternativë tjetër, jemi të bindur që do ti fitonim zgjedhjet dhe PDK sikurse që për ne tani veç janë në opozitë, dhe pas zgjedhjeve eventuale PDK do të ishte në opozitë”, ka thënë Beqiri. /orainfo/

Kurti nuk pranon të diskutojë me Thaçin

0

albin kurti vv vvLëvizja Vetëvendosje që është pjesë e koalicionit paszgjedhor me partitë, LDK, AAK dhe Nisma nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentes, Atifete Jahjaga, për t’u takuar së bashku me të gjithë liderët politikë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se udhëheqësit e Vetëvendosje!-s, nuk do të ulen në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne nuk e shohim PDK-në si zgjidhje të problemit apo bisedën me të, por e shohim si vet problemin. Është qeverisja e PDK-së, që e ka katandisur Kosovën në këtë gjendje edhe ky ka qenë qëllimi pse blloku është bërë bashkë dhe pastaj edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka nënshkruar marrëveshjen e 10 shtatorit me ta. Pra, ne jemi shumica parlamentare, kemi 63 vota në Kuvend dhe duhet të na jepet e drejta për formimin e institucioneve në Kuvendin e Kosovës, e jo në takime të liderëve”, ka thënë Vraniqi

Gjatë kësaj jave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar domosdoshmërinë e një takimi të përbashkët të liderëve politikë, në zyrën e presidentes. “Nisur nga të gjitha këto kërkesa, besoj se është e domosdoshme që liderët e partive politike parlamentare të pajtohen që të mblidhen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes”, është thënë në një komunikatë për media nga presidenca, në rastin kur presidentja i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ku kanë kërkuar që presidentja të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë lidhur me pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ndër të tjera, në komunikatë është thënë se qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetutës dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj lehtësimin e procesit përmes të cilit liderët e partive politike parlamentare do të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

Haxhi Zylfi Merxha: Macja e zezë ka hyrë ndërmjet liderëve të Kosovës

0

Haxhi MerxhaLiderët e lartë të Kosovës për pesë minuta mund ta zgjidhin bllokadën politike. Por, atyre iu ka hyrë macja e zezë ndërmjet dhe nuk po mund të merren vesh. Në gjithë këtë situatë, pakicat po e luajnë rolin e dyfytyrëshave – herë andej e herë këndej – dhe nuk po sillen në bazë të Kushtetutës . Presidentja bëri mirë që refuzoi kërkesën e minoriteteve pasi Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qartë dhe të kuptueshme. Kryetari i Bashkësisë Rome të Kosovës, Haxhi Zylfi Merxha, flet për Express.
Express: Si e shihni bllokadën politike kur Kosova po i mbush pesë muaj pa Parlament dhe me Qeveri në largim?

Z. Merxha: Këto zgjidhja i kanë para vetës politikanët e lartë të Kosovës, partitë e mëdha, le të kujtohen çka janë duke bërë dhe pse deri më sot pesë muaj nuk janë marrë vesh për me liru Kosovën nga kjo bllokadë e izolim. Shumë gjëra në Kosovë kanë mbetur të pakryera shkak të kësaj bllokade.

Express: Cila është zgjidhja prej kësaj bllokade politike pasi po duket se pozita e Kryeparlamentarit po shihet si çelës i të gjitha zgjidhjeve politike?

Z. Merxha: Nuk e di unë. Pse e qysh, politikanët e Kosovës, të cilët kanë nga pesë-gjashtë këshilltarë me vete, dhe ata le të kujtohen dhe të gjejnë zgjidhje. Neve minoriteteve askush s’po na pyet.

Express: Cili është rekomandimi i juaj për të dalë nga kjo situatë?
Z. Merxha: Unë më nuk jam deputet dhe nuk po dua të hyjë llugave.

Express: Si e shihni rolin e pakicave në krejt këtë situatë?
Z. Merxha: Roli i pakicave është rol i dyfytyrëshave. Njëherë këndej, njëherë andej, njëherë këndej e njëherë andej. Edhe ata vetë nuk po dijnë çka të bëjnë. Ata duhet të veprojnë qysh thotë ligji e Kushtetuta e Kosovës. Ata kërkuar interpretim të një diçkaje që secili e din si shkruan. Kushtetuta e Kosovës është e qartë sikurse dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dhe, Presidentja mirë bëri që e refuzoi kërkesën e tyre. Dyfytyrësia e pakicave duhet të ndalet. Këtu po flas vetëm për refuzimin e kërkesës së minoriteteve jo të Bllokut.

Express: Ju i njihni Thaçin, Mustafën , Haradinajn e Kurtin. A janë këta politikanë të gatshëm të bëjnë sakrifica për të mirën e Shtetit të Kosovës?

Z. Merxha: Këta liderë të lartë nëse dëshirojnë për pesë minuta e gjejnë zgjidhjen dhe e kryejnë punën. Por, atyre iu ka hyrë një macja e zezë ndërmjet dhe s’po mundem me u marrë vesh. Nëse donë të merren vesh, atëherë, për pesë minuta kryhet kjo punë.

Express: Cili është opsioni është më i afërt: një marrëveshje mes partive apo zgjedhje të reja?
Z. Merxha: Me dalë në zgjedhje të reja harxhohet Kosova, kushtojnë shumë dhe për këtë shtet kur ka skamje, varfëri është mirë të mos ketë zgjedhje të reja.

Express: Sa po respektohen të drejtat e romëve në Kosovë?
Z. Merxha: Sa po respektohen këto të drejta do ta shohim nga institucionet e reja kur të formohen ato.

Burim Ramadani merret me fatin e Arsim Bajramit

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka shpalosur një historik të shkurtër të marrëdhënieve të Arsim Bajramit, kandidat për kryetar të kuvendit nga radhët e PDK’së me shefin e tij, Hashim Thacin.
Ndërkohë, Ramadani nuk është marrë me bllokadën e Bllokut.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Loja e Thaçit me Arsim Bajramin – e pati shkarkuar më 2010 për “fuqizim të shtetit dhe qeverisjes së mirë”
(foto-dokumente)
Të dashur miq,
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, më 31 mars 2010 (atëherë Kryeministër), pati shkarkuar Arsim Bajramin nga detyra e ministrit të Administratës Publike, si dhe disa ministra tjerë.
Më 31 mars 2010, Thaçi pati thënë se këtë po e bën për të “fuqizuar shtetin e Kosovës, për të avancuar qeverisjen e mirë, për të thelluar reformat demokratike…”.

Në mesin e atyre që u shkarkua në mënyrë që të hapet rruga për “të avancuar qeverisjen e mirë” ishte edhe Arsim Bajrami, sot kandidat i PDK-së për Kryetar të Kuvendit që mori 44 vota në Kuvend.
Tash, çështja domosdoshmërisht shtrohet kështu:

Për të thelluar reformat demokratike në vitin 2010 paska qenë dashur që, ndër të tjerë, të shkarkohet Arsim Bajrami – a është reformë kandidimi i tij nga PDK-ja për Kryetar Kuvendi?
Apo, thjesht kjo është një lojë e Thaçit në të cilën fatkeqësisht Profesor Arsim Bajrami është i “detyruar” të luaj?

Kam respekt të veçantë për Profesorin tim Arsim Bajrami, prandaj kjo lojë e partisë së tij me të po më duket jokorrekte.

Për Thaçin dhe PDK-në qëllimi i lojës nuk është tek Kryetari i Kuvendit, por tek Qeveria e ardhshme.
Nuk mërziten ata për fatin politik të Profesorit Bajrami.”

Në Prizren, arrestohen tre të dyshuar për posedim të substancave narkotike

0

arrestimi 2Polica e Kosovës raporton se dje në Prizren pas ka bastisur një shtëpi dhe kafiteri të një të dyshuari ka gjetur një sasi e substancave narkotike, me ç’rast janë arrestuar tre persona.

“Njësiti i hetimeve të trafikimit me narkotikë pas pranimit të një informate, me urdhër të prokurorit dhe me autorizimin Gjyqtarit të procedurës paraprake, në bashkëpunim me Njësitet e tjera policore kanë bastisur shtëpinë dhe kafiterinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar me ç ’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.49 gr substancë të dyshuar narkotike, enë të ndryshme, peshore elektronike pesë(5) telefona mobil si dhe dy automjeti një Audi dhe një Nisan Patroll”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar ndërsa i dyshuari-pronari i lokalit nuk është takuar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Një “Ftesë në studio” i dytë i Kadaresë

0

IsmailKadare6-30“Jam i sigurt që ky libër do t’i bëjë bashkë lexuesin e dikurshëm dhe të sotëm të Kadaresë. Është si një “Ftesë në studio” por në tjetër kohë, tjetër vend. Këtu, studio është Kafeneja Rostand, ku Kadare ka shkruar disa nga romanet dhe esetë e tij. Nga ky libër do të përmendja për lexuesin vetëm një fragment, portretin me titull “Kukulla”. Për herë të parë një rrëfim i sinqertë, befasues, krejt i origjinal i Kadaresë për nënën e tij”.
Botuesi Bujar Hudhri i “Onufrit” thotë se në prag të Panairit të Librit që zhvillohet në nëntor në Tiranë, do të prezantojë dhe një libër të rëndësishëm të Kadaresë me titull “Mëngjeset në Kafe Rostand. Motive nga Parisi”.

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen “Mapo”, botuesi i njohur thotë: “Jam i sigurt që ky libër do t’i bëjë bashkë lexuesin e dikurshëm dhe të sotëm të Kadaresë. Është si një “Ftesë në studio” por në tjetër kohë, tjetër vend. Këtu, studio është Kafeneja Rostand, ku Kadare ka shkruar disa nga romanet dhe esetë e tij. Nga ky libër do të përmendja për lexuesin vetëm një fragment, portretin me titull “Kukulla”. Për herë të parë një rrëfim i sinqertë, befasues, krejt i origjinal i Kadaresë për nënën e tij”.
Në katalog të panairit vërehet edhe një ardhje e Martin Camajt.

“Për botimin e Camajt, në fakt, zoti Bardhyl Demiraj, profesor ordinar në Universitetin Ludwig-Maximilian të Munihut, më kishte dërguar një lutje. I thashë se fjalën lutje e lexoj nder. Nder për mua, që pasi kisha realizuar krejt veprën e Kadaresë në njëzet vëllime, tani të botoja një mjeshtër tjetër të letërsisë shqipe. Brenda një kohe prej gjashtë muajsh, u botua krejt vepra në 10 vëllime, me cilësi të lartë, me financimin e Onufrit. Në bilancin gati çerekshekullor të Onufrit, ky është një botim shumë i çmuar” pohon Hudhri. / KultPlus.com

Hetohen gjashtë policët e suspenduar në Prizren

0

Policia e KosovesGjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Prizren janë suspenduar nga detyra për 48 orë, pasi të njëjtit kishin qenë në ndërrim në kohën kur një i dehur ishte futur në stacion të policisë me automatik dhe kishte shtënë me të në mënyrë të pakontrolluar.

Vendimin për suspendim të policisë e ka marrë drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

Policët fillimisht janë suspenduar për 48 orë, por varësisht prej hetimeve të njëjtëve mund t’u zgjatet kjo masë në afat të pacaktuar. Me rastin tani do të merret Inspektorati Policor i cili do të japë rekomandimet e tij dhe nëse ka elemente të veprës penale mund të ngritet edhe kallëzim penal ndaj tyre.

“Rasti ende nuk ka arritur në IPK, por sigurisht se do të vijë dhe varësisht prej hetimeve do të merren edhe masat konform ligjit”, ka thënë një zyrtar në IPK.

Por nuk janë vetëm këta zyrtarë policor subjekt i hetimeve. /Tribuna/

Ndikimi i mërgatës në arkitekturën kosovare

0

Home or AbroadNë përpjekje që të ngjallet bashkëpunimi në mes të artistëve, arkitektëve dhe urbanistëve nga mërgata dhe atyre vendore, është organizuar simpoziumi dyditor “Home or Abroad”.

Simpoziumi që kishte për qëllim ndikimin e mërgatës në arkitekturën kosovare është mbajtur në sallën e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, organizuar nga ONUP Platform.

“Ferizi+Ferizi Architects”, është zyrë arkitektonike që ka bërë bashkë dy vëllezër arkitektë, Denisin që ka studiuar në Prishtinë dhe Ernestin që ka studiuar në Mynster në Gjermanisë.

“Ligjëratën tonë e kemi ndarë në tri pjesë, e para është Abroad, e dyta Home or Abroad dhe e treta Home and Abroad”, ka thënë Denis Ferizi, i cili ka treguar për disa nga projektet e realizuara, siç janë: Brigada e Zjarrfikësve, projekte për shkolla, objekte administrative, firma ndërtimore, shtëpi private. Krahas projekteve në Kosovë, ata janë duke realizuar projekte edhe nëpër Evropë.

Arkitekti, Ernest Ferizi, thotë se arkitekturën duhet ta duash me shpirt, sikur që duhet ta duash artin.

“Disa thonë se arkitektura është art. Disa thonë se nuk është art, por është teknikë. Megjithatë, muzikën, arkitekturën dhe artin në përgjithësi duhet t’i duam”, thotë Ferizi, i cili kur ka shkuar në Gjermani në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, i është dashur të punojë punë fizike dhe të studiojë. Punën si arkitekt e kishte nisur në një zyre arkitektonike që i ka pasur rreth 10 punëtorë.

Ernest Ferizi thotë se kur studentët e kryejnë fakultetin është mirë që menjëherë të fillojnë të punojnë dhe të jetë këmbëngulës në qëllimet e tij.

Arkitektura është art, asgjë tjetër, thotë Visar Geci, arkitekt që ka studiuar në Graz të Austrisë.

“Arkitektura në njëfarë mënyre është pasqyrë e një populli, e një rrethi shoqëror, e kulturës dhe mënyrës si funksionon një shoqëri”, shprehet Geci, i cili thotë se në arkitekturë gjëja kryesore është puna e përbashkët, ngase vetëm nuk mund të bësh asgjë.

“Arkitekti duhet të punojë me psikologë, me sociologë, me skulptorë, me filozofë. E ne jemi ata që i mbledhim idetë dhe konceptet e të gjithëve dhe i shprehim në formë të arkitekturës”, ka thënë arkitekti Geci, i cili bashkë me disa kolegë të tij kanë botuar librin “Prishtina is everywere”.

Visar Geci ka treguar se në vitin 2007 ka qenë në një simpozium të arkitekturës në Fakultetin Teknik të Grazit, ku i ka treguar disa fotografi të Prishtinës.

“Në CD kanë qenë skandale të arkitekturës në Prishtinë, nuk ka ligj, nuk ka rregull, qysh njerëzit në njëfarë mënyre e kuptojnë demokracinë edhe thonë se demokracia është të bësh çfarë të do qejfi”, ka thënë arkitekti nga “INNarch”.

I vetmi konkurrues, në të cilin kanë konkurruar si formë, është ai për Shtëpinë e Operës dhe Teatrit, në të cilin janë renditur të dytit, ndërsa zyra “INNarch” punë në enterierin e “Doncafe”-së, që është në Prishtinë, Pejë dhe Beograd.

Arti bënë pyetje, ndërsa arkitektura përgjigjet, thotë artisti Sislej Xhafa, i cili nuk ishte i pranishëm dhe audiencës i është drejtuar përmes “Skype”-it. Ai thotë se në art dhe në arkitekturë është shumë e rëndësishme rezistenca.

“Arkitekti i dobët pranon çdo sfidë, çdo kusht, ndërsa arkitekti i mirë reziston në çfarëdo kushtëzimi”, ka thënë Xhafa, sipas të cilit arkitektët kanë nevojë për aleatë, po jo edhe artistët.

“Arkitekti gjithmonë kushtëzon, edhe në aspektin estetik edhe në aspektin e funksional. Në art nuk ka funksionalitet. Ne duhet t’i përmbahemi disa rregullave që janë ligj i natyrës, për ndryshe shndërrohet vetëm në një projekt utopik”, shprehet artisti, teksa ka shtuar se në rast utopia më shumë është dashuri sepse nuk ka kohë dhe nuk ka hapësirë.

Sislej Xhafa thotë se në art ka njëfarë luksi të mendimit që e vetmja formë e kompromisit, e cila i shtyn artistët të mendojnë, janë koha dhe hapësira. Xhafa shprehet se ne kemi konflikt të identitetit se çfarë jemi ne, shqiptarë apo kosovarë, teksa shton se jetojmë në një farë fashizmi mashkullor. Ai thotë se në arkitekturë janë tre-katër femra aktive, ndërsa 20 deri në 30 meshkuj.

“Femrat duhet të punojnë dy herë më shumë për të arritur një qëllim të caktuar sesa meshkujt. Kjo sepse ne jemi të rrethuar me njerëz patetik mashkullor. Ne duhet t’i thyejmë këto tabu”.

Në këtë simpozium kanë ligjëruar edhe arkitektët, Fatlum Radoniqi, Besian Mehmeti dhe Lulzim Kabashi. Lorik Pustina nga Ministria e Diasporës, ka thënë se kjo Ministri është angazhuar në projekte të shumta, të cilat kanë të bëjnë me kthimin e bashkatdhetarëve në lëmi që janë të nevojshme në Kosovë, në mënyrë që qoftë studentët, qoftë profesionistët e fushave të ndryshme përvojat t’i sjellin në Kosovë./Zëri/

Serbët e Kosovës s’po i duan vizitat e zyrtarëve shtetërorë në Beograd

0

Hoxhaj-Dacic ne BeogradVizitat e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në Beograd, nga serbët e Kosovës po shihen si diçka që tregon se edhe një shtet shqiptar po formohet në Ballkan.

Ata e akuzojnë Beogradin për tradhti. Ditë më parë në Beograd ishin dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ftesë për të qëndruar në një takim atje, ka edhe Presidentja Atifete Jahjaga.

Për udhëheqësin e serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jaksiq, kjo vizitë do të thotë edhe një tradhti e radhës që autoritetet serbe në Beograd, po bëjnë ndaj Kosovës.

“Pas nënshkrimit të Traktatit të Brukselit, që do të thotë shkëputje e Kosovës nga Beogradi, tashmë është duke u lëvizur në drejtimin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”, ka thënë Jaksiq, përcjell televizioni publik.

Ai beson se vizita e Presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi shërben vetëm sa për t’i larë njollat këtij pushteti i cili po aplikon një politikë përmes të cilës po heq dorë nga territoret e Serbisë.