18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Kurti nuk pranon të diskutojë me Thaçin

albin kurti vv vvLëvizja Vetëvendosje që është pjesë e koalicionit paszgjedhor me partitë, LDK, AAK dhe Nisma nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentes, Atifete Jahjaga, për t’u takuar së bashku me të gjithë liderët politikë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se udhëheqësit e Vetëvendosje!-s, nuk do të ulen në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne nuk e shohim PDK-në si zgjidhje të problemit apo bisedën me të, por e shohim si vet problemin. Është qeverisja e PDK-së, që e ka katandisur Kosovën në këtë gjendje edhe ky ka qenë qëllimi pse blloku është bërë bashkë dhe pastaj edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka nënshkruar marrëveshjen e 10 shtatorit me ta. Pra, ne jemi shumica parlamentare, kemi 63 vota në Kuvend dhe duhet të na jepet e drejta për formimin e institucioneve në Kuvendin e Kosovës, e jo në takime të liderëve”, ka thënë Vraniqi

Gjatë kësaj jave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar domosdoshmërinë e një takimi të përbashkët të liderëve politikë, në zyrën e presidentes. “Nisur nga të gjitha këto kërkesa, besoj se është e domosdoshme që liderët e partive politike parlamentare të pajtohen që të mblidhen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes”, është thënë në një komunikatë për media nga presidenca, në rastin kur presidentja i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ku kanë kërkuar që presidentja të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë lidhur me pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ndër të tjera, në komunikatë është thënë se qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetutës dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj lehtësimin e procesit përmes të cilit liderët e partive politike parlamentare do të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

Më Shumë

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Lajmet e Fundit