15.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7543

Ja pse nuk ishin prezent Krasniqi e Limaj në ndejën e amerikanëve

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Në koktejin e organizuar mbrëmë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, nuk kanë qenë të ftuar përfaqësuesit e Nisma-së dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë ndejë të mbajtur në njërin prej lokaleve të Prishtinës, ishin të ftuar kryetari i PDK-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa si dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

I dyti i Nisma-së, Jakup Kransiqi në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar arsyet se pse nuk kanë qenë të ftuar përfaqësuesit e partisë së tij.

“Nuk kemi qenë të njoftuar, dhe s’kemi qenë aty se ai ka qenë një takim privat, me partitë parlamentare më të mëdha. Jo, jo nuk kemi pas ftesë zyrtare”, ka thënë Krasniqi nëpërmjet telefonit.

Ndërsa në pyetjen tonë se, a ka qenë ky takim për ndonjë marrëveshje ndërmjet liderëve të tri partive, PDK, LDK dhe AAK, përgjigja e Krasniqit ishte e shkurtër.

“Pyetni ata që kanë qenë, ne nuk kemi qenë”.

Mirëpo, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit ka deklaruar për Indeksonline se, ka biseduar me kryeministrin Thaçi, por jo për politikë.

Huliganët rrezikojnë jetën e nxënësve në Prizren

0

rrahje  rrahjeeeeHuliganët kanë shpeshtuar vizitat e tyre nëpër shkollat e Prizrenit. Ata janë bërë rreziku më i madh i nxënësve. Gjatë një aksioni të policisë, përveç, thikave e shufrave të hekurit nëpër shkolla, janë konfiskuar edhe armë.

Prindërit frikësohen se jeta e fëmijëve të tyre nuk është e sigurt në shkolla. Ata kërkojnë nga organet kompetente që të marrin masa dhe t’i sigurojnë nxënësit në shkolla.

Hasan Krasniqi thotë se gjetja e thikave dhe armëve në shkolla është shqetësuese për jetën e fëmijëve të tyre. Ai tregon se prej se ka dëgjuar se nëpër shkolla janë konfiskuar thika dhe armë, është detyruar që të dërgojë dhe presë fëmijën e tij, deri në përfundim të orarit mësimor.

“ Është bërë zor me dërgu edhe fëmijën në shkollë. S’ka kokërr sigurie. Mjerë na ku po i shkollojmë fëmijët”, shprehet Krasniqi për “PrizrenPress”.

Ai tregon se është shumë i shqetësuar me gjendjen e keqe që është krijuar nëpër shkollat e Prizrenit. Sipas tij, konfiskimi i thikave dhe armëve nëpër shkolla tregon se jeta e nxënësve nuk është e sigurt.

“Kërkoj nga institucionet kompetente që ta marrin seriozisht këtë rrezik të nxënësve”, shprehet Krasniqi.

Ai fton edhe prindërit që të mos rrinë duarkryq.

”Prindërit duhet me kërku më shumë siguri nga institucionet për fëmijët e tyre. Nëse është nevoja duhet edhe me protestu…”.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, thotë se nuk është alarmante gjendja nëpër shkolla. Sipas tij, aksioni i policisë ka pasur për qëllim pikërisht sigurimin e nxënësve në shkollë.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, premton se aksione të kontrollimit të gjendjes nëpër shkolla, do të merren edhe në të ardhmen.

“Aksione të tilla do të ketë edhe në të ardhmen,sepse synojmë t’i ofrojmë siguri të gjithë nxënësve” , premton Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Mësimdhënësit e Rahovecit shprehin pakënaqësi për konkursin

0

Rahovec-shkollaMësimdhënësit e Rahovecit, kanë shprehur përsëri pakënaqësinë e tyre me konkursin e rishpallur nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune.

Sipas tyre, edhe konkursi i ri-shpallur ka shkelje ligjore. Drejtoria e arsimit, thotë se konkursi është rishpallur ashtu siç ka kërkuar inspektorati i arsimit, ndërkohë Sindikata e Arsimit ka të drejtë të mbrojë vetëm mësimdhënësit që janë anëtarë të Sindikatës.

Mësimdhënësit e Komunës së Rahovecit: Esheref Haxhiu, Afrim Oruqi, Vjosa Sylka, Rasim Dula, Shkëndije Popaj, Liridon Gashi, Beslim Makshana dhe Blerina Krasniqi, janë të pakënaqur me ri-shpalljen e konkursit nga Drejtoria e Arsimit, për arsye që siç thonë, ka shkelje ligjore. Mësimdhënësi Eshref Haxhiu, tha për Radio Kosovën, se rishpallja e konkursit është në kundërshtim me disa nene të udhëzimit administrativ.  Sipas tij, kjo është bërë për arsye se duan të punësojnë njerëz familjarë dhe partiak.

“Neni 3, ku thotë se profesorëve për mbi tre vjet përvojë pune nuk duhet tu shpallet konkursi dhe shumë pika të tjera të udhëzimit administrativ. Arsyeja e parë është për të larguar disa njerëz, sipas tyre të papërshtatshëm dhe arsyeja e dytë është për të sjellë njerëzit e vet. Gjasa është që ne për 90 për qind do të diskriminohemi prapë. Vetëm po aplikojmë, që nesër mos të na thonë që s’keni aplikuar,” tha Haxhiu.

Ai bëri të ditur se u kanë dërguar letër 10 institucioneve, prej të cilave kanë kërkuar të konfirmojnë nëse rishpallja është në përputhje me ligjin. Por, deri tani kanë marrë përgjigje vetëm nga inspektorati i punës, që ka konstatuar disa shkelje të ligjit të punës. Ndërkohë, Azem Guri, këshilltar i ministrit në detyrë të arsimit, Ramë Buja, tha se për këtë rast ka marrë një shkresë nga sindikata e arsimit, por vetëm për dy mësimdhënës.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën, se kanë pranuar ankesën e mësimdhënësve, por në këtë rast Sindikata është e obliguar me ligj të mbrojë vetëm mësimdhënësit që janë anëtarë të Sindikatës.

“I kemi konsultuar shënimet tona, kemi intervenuar në MASHT vetëm për dy mësimdhënës që janë anëtarë të SBASH-ut. Jo që nuk duam për ata tjerët, por nuk kemi të drejtë,” shprehet Jasharaj.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Rahovecit, Behar Rama, tha për Radion, se konkursi është rishpallur ashtu siç është kërkuar nga inspektorati i arsimit.

“Inspektorati i arsimit ka sjellë vendimin që të rishpallet konkursi, për atë ku ka pasur disa gabime procedurale dhe ne i kemi dëgjuar rekomandimet dhe kemi rishpallur konkursin.”

Megjithatë, mësimdhënësit kanë paralajmëruar institucionet përkatëse, se nëse nuk e zgjedhin problemin e tyre, ata do të dorëzojnë dokumentacionin e të gjitha shkeljeve në EULEX, ambasadat e huaja, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Trajtimi i ngjarjes së futbollit Serbi-Shqipëri, në kontekstin e sigurisë

0

Haxhi FeratiShkruan: Haxhi Ferati

E gjithë ajo qe ndodhi ne ndeshjen fudbollistike ne Beograd, para se te jete objekt trajtimi i institucioneve kombëtare e ndërkombëtare sportive, duhet te jete objekt trajtimi serioz i gjithe institucioneve kombëtare e ndërkombëtare te sigurisë. Reflektimi i gjithe asaj qe ndodhi, nuk guxon te kalohet pa nje trajtim serioz ne kontekstin e sigurisë. Gjithe kete duhet kuptuar si nje alarm serioz, per te pare dhe kuptuar se ku gjenden dhe kah po shkojne politikat e sigurise, duke filluar nga niveli kombëtar, regjional, nderkombetar dhe ai global. Mendoj se ky reflektim, adresen e vete te vertet duhet ta kete ne rrafshin politik te te gjitha ketyre niveleve, sepse politikat e sigurise burrojne dhe jane ne funkcion te politikave nacionale, rajonale, nderkombetare dhe globale. Pra, pergjegjesine per gjithe ate qe ndodhi ate mbremje nuk duhet shiquar dhe kuptuar si produkt i sjelljes se lojtareve ne fushe, as tek sjellja e publikut, apo tek valvitja e flamurit mbi stadium, sepse gjithe ato jane produkt i politikave qe fatkeqsisht po udhehiqen ne gjithe nivelet e permendura. Kembanat po bijne per nivelin nderkombetar dhe global mbi OKB-ne, perkatesisht per Keshillin e Sigurimit si organ i saj pergjegjes per sigurine nderkombetare, Eshte Keshilli i Sigurimit ky organ, i cili duke mos e kuptuar realitetin e krijuar lidhur me Kosoven, me sjelljet e veta veqse po i ushqen aspiratat nacionaliste te serbeve.Mbaje bindjen se domosdo Keshilli i sigurimit duhet shume serirozisht te trajtoj kete alarm, te rishiqoj sjellejt dhe pergjegjesite e veta qe i ka per ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nderkombetar. Ne te kunderten, nga garantuesi i sigurise mund te rreshqas ne kercenues te sigurise ne nivelin nderkombetar e global.

Kembana te medha po bijne edhe per Bashkimin Evropian, perkatesisht per Komisionin Evropian per Poltike te jashtme dhe siguri si pergjegjese per politika te jashtme dhe te sigurise evropiane, sepse gjithe ajo qe po ndodh eshte zona e saj e pergjegjesise. Me sjelljet jo parimore, me politika favorizuese dhe perkdhelese ndaj Serbise, ajo, jo se e ka ndihmuar Serbine, por si edhe u pa nga kjo ndeshje, perkundrazi e ka ushqyer me nacionalizem, qe mund te paraqes rrezik serioz per vete serbine, rajonin dhe gjithe evropen. Kulmi i kesaj mbeshtetjeje u pa kur organi kompetenti BE-se i ngritur per te krijuar ambient te sigurt brenda zones se vete te pergjegjesise, tregoi tendence per te shfajesuar Serbine nga pergjegjesia e saj per gjithe ate tragjedi qe e shkaktoi ate mbremje, ku institucionet e saja te sigurise, jo se nuk e pryen detyren e tyre por, u paraqiten si kercenuese e drejteperdrejte e sigurise. Vertete, po mendoj se per BE-ne gjithe kjo duhet te jete njesi alarme shume serioz, sepse meketo politika te sigurise, mund ta veje ne pikepyetje perspektiven evropiane, themelet e se ciles duhet te ndertohen mbi bazat esigurise.

Megjithate, mbi te gjitha, po mendoje se kembanat po bijne per nivelet kombetare, pike se pari per vete Serbine e cila me politikat e veta nacionale me gjase po e qone kombin e vete kah katastrofa e vertet, kembanat po bijne edhe per gjitha vendet tjera te rajonit qe patjeter se perfshihen brenda kesaj gjeohapesire.

Kembanat e fundit alarmuese po bijne per Shqiperine, Kosoven dhe gjithe shqiptaret, te cilat duhet te kuptojne qarte pozicionin dhe momentin e tyre historik, per te bashkerenduar politikat shteterore ne gjithe gjeohapesiren shqiptare. Ishte ky alarmi fundit dhe shume serioz, per nevojen e madhe per te bashkerenduar Politikat e Sigurise Kombetare, si themel dhe garant per ndertimin dhe mbrojtjen e identitetit tone kombetar, duke i hapur rruget keshtu realizimit te aspiratave tona kombetare, qe me ne fund edhe ne te jetojme te lire e te bashkuar ne nje shtet natyral, sikurse popujt tjere te Ballkanit.
Mbaje bindjen e fuqishme se, nese nuk reflektojme me politika te qendrueshme e stabile, te pa lekundshme ne synimet dhe aspiratat tona, jo se qdo here kemi me qene te paperfillur dhe neperkembur nga te tjeret, gjithehere te kercenuar, por, mbi te gjitha do t’i mbajme gjalle aspiratat e Serbise se ajo eshte Zot i ketyre trojeve dhe mund t’i ktheje kur te doje.

Me politikat tona te bashkerenduara te forta e te qendrueshme mbi te gjitha ato te mbrojtjes dhe sigurise, duhet t’ua bejme te qarte vendeve te rajonit se jemi partner te barabarte dhe se jemi te zot ta ndertojme dhe mbrojme fatin tone. Keshtu do te ndihmojme edhe vete popullin serb qe te lirohet nga keto iluzione dhe do t’i kontribuojme paqes dhe stabilitetit ne rajon.
(Autori është studiues i fushes së Gjeopolitikes dhe Politikave te Sigurise)

Parlamenti Studentor i UPZ-së kërkon anulimin e konkursit të nivelin Mastër në FSHK

0

Nehat Gashi RDK ne PrizrenParlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kërkon anulimin e konkursit të nivelit Mastër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Kryetari i PS-së, Nehat Gashi thotë se shumë studentë kanë ankesa rreth këtij konkursi.

“Pas ankesave të shumta të pranuara nga ana e Studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që kanë përfunduar studimet themelore në UPZ, dhe pasi që kemi vërejtur që janë bërë shkelje të rënda të Konkursit publik dhe Statutit të UPZ-së. Kërkojmë nga Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren të bënë anulimin e provimit pranues të organizuar më 17.10.2014, me kandidatët për studentë në nivelin Mastër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike”, thotë Gashi.

Kërkesa e plotë e Parlamentit të Studentëve

Përmes konkursit publik të shpallur me 7.10.2014, studentët ishin njoftuar me kushtet për pranim në Nivelin Mastër, si në vijim:
“KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT
Në studimet pasdiplomike – Master do të pranohen kandidatët të cilët i kanë përfunduar studimet Bachelor apo ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në fakultetet përkatëse të Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” apo të Universiteteve tjera, e që kanë kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve.
Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues të përgatitur nga Komisioni i Studimeve i njësisë akademike.”

Ndërsa më datën 15.10.2014, pas mbylljes së konkursit, në orët e vona të mbrëmjes, pas një “vendimi” të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, kandidatët ishin njoftuar përmes uebfaqes se do të mbahet provim pranues me të gjithë kandidatët, teksti si në vijim:
“NJOFTIM
I njoftojmë të gjithë studentët e paraqitur për studimet master në FSHK, se të gjithë kandidatet e interesuar do ti nënshtrohen provimit pranues, pa marre parasysh notën mesatare, pasi që ka numër të madh të të paraqiturve me nota mesatare shumë të përafërta.
Data dhe koha e mbajtjes së provimit mbetet sipas konkursit të shpallur.
DEKANATI”
Më ketë rast, me gjithë shkeljet e bëra, koha ka qenë shumë e shkurtër e njoftimit dhe kanë munguar kriteret e çarta të mbajtjes së provimit pranues, gjithashtu mënyra e vlerësimit nuk është e qartë dhe arsyeshmëria nuk është objektive, që lënë hapësirë për manipulim me listën e të pranuarve.
Përmes këtij vendimi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ka bërë shkeljen të rëndë të institucionit të Konkursit për pranimin e studentëve në nivelin Mastër dhe ka bërë shkelje të rëndë të Statutit të Universitetit.

Dekani gjithashtu ka tejkaluar kompetencat dhe autorizimeve të tij ngase Kriteret për pranim të Studentëve caktohen nga ana e Senatit të Universitetit, shih nenin nenin 47 pika 1.3. dhe nenin 48 pikën 1.11, pikën 1.18.

Kësisoj, vendimi për organizimin e provimit pranues me kandidatët e nivelit Mastër dhe organizimi i provimit pranues është në kundërshtim të plotë me Konkursin publik dhe me Statutin e Universitetit, dhe si i tillë është i kundërligjshëm.

UPZ 45Andaj, kërkojmë nga ana e Senatit të UPZ—së që të anuloj mbajtjen e provimit pranues dhe të kërkojë nga ana e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që të procedojë me listën e studentëve të pranues në nivelin Mastër në këtë fakultet në bazë të Konkursit publik dhe Statutit të Universitetit, Ligjit për Arsim të Lartë dhe udhëzime administrative përkatëse të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë.
Një vendim i tillë i Senatit do të ishte preventivë për mos lejimin e dështimit të studimeve në nivelin Master në FSHK ngase shumë kandidatë pritet që të ankimohen në instanca më të larta dhe në organet e drejtësisë, që mund të shkaktojë anulimin e Konkursit komplet pas një kohe dhe kësisoj do të ju humb një vit studentëve për shkak të shkeljeve të bëra.

Gjithashtu Kërkojmë nga Rektori dhe Senati që t’i shqiptojë masë disiplinore, rishqyrtimin e pozicionit të tij, Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për shkeljen e Konkursit dhe të vendimit të Senatit të bërë dhe për tejkalimin e kompetencave dhe autorizimeve dhe për formën e veprimit jashtë çdo rregulli, kriteri dhe procedure zyrtare ligjore.
Me respekt,
Nehat Gashi,
Kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

UPZ-ja neglizhon përgjigjen e MASHT-it në konkursin për rektor

0

UPZ-objektiUniversitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” nuk i ka mjaftuar as përgjigjja e dytë e Ministrisë së Arsimit, e cila ka rekomanduar që të respektohet Statuti i Universitetit dhe Ligji mbi arsimin e lartë në garën për rektor, shkruan Koha Ditore.

Këtë përgjigje, Universiteti e ka marrë më shumë se një javë, mirëpo ende nuk i ka ftuar kandidatët në intervistë.

Në këtë garë janë tetë kandidatë: Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani, Ramë Vataj, Nagip Skenderi, si dhe Kadri Kryeziu.

Ndër ta, ngërçi aludon te kandidati Kadri Kryeziu, i cili ka titullin “profesor-asistent” dhe jo “profesor i asocuar” apo “profesor i rregullt” siç parashihet me Statutin e UPz-së. Ai është edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Për këta, para një muaji ishte shtruar kërkesa nga një pjesë e Këshillit që të hiqet kjo dispozitë dhe të mos zgjidhet rektori vetëm nga radhët e profesorëve të rregullt e të asocuar. Kjo kërkesë i është dërguar MASHT-it më 16 shtator. Ndërkaq, përgjigja e Ministrisë në të dyja herët ka qenë që të respektohet Statuti i Universitetit, si dhe Ligji mbi arsimin e lartë.

Drojën për dështim të konkursit e kanë shprehur Parlamenti i Studentëve në këtë universitet.

Hapet ekspozita e Flaka Halitit

0

Ekspozita e Flaka HalititFituesja e edicioni të dhjetë të çmimit “Muslim Mulliqi”, artistja Flaka Haliti, hapi të premten ekspozitën e saj të parë personale në Kosovë, të titulluar “Herën e fundit kur t’kam Google ty, je dukë ndryshe”, me kurator austriakun Marcus Miessen.

Ekspozita përmbante nota autobiografike, që kanë luajtur rol në zhvillimin e artistes në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ndryshe, shtatë veprat e prezantuara bëjnë pjesë në atë që quhet post-internet art, apo arti që reflekton ndryshimet shoqërore të shkaktuara nga përdorimi i gjerë i internetit, raporton KosovaLive.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjatë hapjes së ekspozitës tha se përkundër faktit që vepra e Halitit merr zanafillë në Kosovë, gjatë procesit të përpunimit, ajo zbërthehet në tema gloale.

“Galeria Kombëtare ka kënaqësinë që pas gjitha sukseseve të Flaka Halitit dy viteve të fundit në skenën ndërkombëtare, që të ekspozojë në Galerinë Kombëtare, ku do të prezantojmë shtatë projekte të saj. Flaka Haliti nuk ishte vetëm fituese e edicionit të dhjetë të çmimit ‘Muslim Mulliqi’, por këto dy vite Flaka Haliti mori disa shpërblime, përfshirë këtu çmimin e Sallonit të Tetorit në Beograd dhe ai i Henkel në Austri”, tha Shkololli.

Ekspozita e Flaka Halitit1Ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri më 17 nëntor është multimediale dhe përfshin fotografi, skulptura, instalacione e video. Ekspozita përmban shtatë projekte të Halitit, kryesisht të viteve të fundit, përpos njërit që i takon vitit 2007.

“Duhet ta falënderoj kuratorin Marcus Meisser me të cilin kam punuar gjatë këtyre shumë muajve. Meqenëse një pjesë e ekspozitës udhëton prej Muzeut të Artit në Vjenë, Mumok, më duhet t’i falënderoj ata për krejt përkrahjen që e kanë dhënë për krejt transportin dhe anën financiare, duke përfshirë këtu edhe Hankel Art Award, i cili ka qenë çmim që i bashkëngjitet krejt kësaj ngjarje në 2013/2014”, ka thënë Haliti.

Ndryshe, artistja e lindur në Prishtinë kryesisht merret me vepra me tematikë shoqërore. Sukseset e saj dy vitet e fundit përfshijnë ekspozitën e saj “Unë shoh një fytyrë. A sheh ti një fytyrë” në muzeun Mumok të Vienës dhe çmimin Henkel Art Award në vitin 2013, si dhe çmimi Muslim Mulliqi 2014 nga Galeria e Arteve të Kosovës.

Murphy vazhdon sot vizitat në Kosovë

0

Jahjaga-Chris MurphySenatori amerikan Christopher S. Murphy, në ditën e tij të dytë të vizitës së tij në Kosovës, do të takojë sot zyrtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile.

Ky takim do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit, ndërsa më vonë ai do të mbajë ligjëratë me studentë të Universitet Amerikan në Kosovë.

Murphy është pritur dje nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me ç’rast është informuar për të gjithë situatën në Kosovë.

Ndërsa në mbrëmjen e kaluar, ai ka qenë nikoqir i Ambasadës së Amerikës në Kosovës, e cila i kishte organizuar një ndejë në një lokal nate në Prishtinë.

Jahjaga të kërkojë vazhdimin e seancës

0

kuvendi zbrazenKjo është kërkesa e partive të Bllokut dhe e analistëve politikë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të kërkojë nga kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, që të vazhdohet seanca dhe të lejohet debati për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës politike brenda Kuvendit, shkruan Zëri.

Kjo është kërkesa e partive të Bllokut dhe e analistëve politikë, sipas të cilëve, edhe pas thirrjes së seancës, në rast se debati brenda Kuvendit nuk prodhon ndonjë rezultat, atëherë e para e vendit mund të thërrasë në takime të përbashkëta liderët e subjekteve politike.

Në këtë formë, siç thonë ata, do të plotësoheshin kërkesat e të dyja blloqeve politike, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut VLAN në anën tjetër. Pasi që PDK-ja vazhdimisht po kërkon marrëveshje, takime ndërmjet liderëve, ndërsa blloku VLAN po kërkon debat në Kuvend.

Krasniqi: S’bëhemi bisht i PDK-së

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se subjekti më i ri politik në vend nuk do ta lë bllokun për t’iu bashkuar PDK-së për t’i formuar institucionet e reja.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se Nisma për Kosovën nuk ka dalë nga PDK-ja për t’u bërë bisht i saj në keqqeverisje. Sipas tij, përfaqësuesit e këtij subjekti politik me kohë kanë tërhequr vërejtjen për gjëra të tilla. “Nisma është parti e re. Nuk ka dalë nga PDK-ja për t’u bërë bisht i saj në keqqeverisje, për të cilën gjë ne e kemi tërhequr vërejtjen me kohë”, ka thënë Krasniqi.

Për krizën politike në vend, ai i ka fajësuar njerëzit e partisë në pushtet, duke i quajtur ata uzurpues të institucioneve shtetërore. Krasniqi ka thënë se me akraba, me miq e mikesha nuk qeveriset shteti. “Me akraba, me miq e mikesha nuk qeveriset shteti. Po më vjen shumë inati se, sikur po del ajo thënia e famshme e armiqve tanë: ‘se shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet’”, është shprehur ai.

Krasniqi ka thënë se edhe për anulimin apo reduktimin e vizitave të diplomatëve amerikanë në Kosovë duhet të shqetësohen pushtetarët aktualë. Ndërkaq, duke folur për tejkalimin e ngërçit politik, Krasniqi ka thënë se zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është shumë e lehtë. “Zgjidhja është shumë e lehtë. Në demokracitë parlamentare qeverisin ata që e kanë shumicën parlamentare. Në demokracinë parlamentare nuk ka ndonjë rast që pakica i uzurpon institucionet e shtetit. Unë së paku nuk e di as edhe një rast të vetëm që ka ndodhur në vendet e demokracive perëndimore”, është shprehur Krasniqi.

Sa iu përket zgjedhjeve të reja, të cilat i ka përmendur së fundi edhe presidentja Jahjaga në takimet me liderët politikë, Krasniqi ka thënë se nuk ka kushte kushtetuese për to pasi, sipas tij, askush nuk mund t’ua marrë mandatin deputetëve.

“Për zgjedhje të reja tani për tani nuk ka zgjidhje kushtetuese, pasi askush nuk mund t’ua marrë mandatin deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e rregullta. Në zgjedhje shkohet, kur dy herë nuk mund të zgjidhet Qeveria dhe kur deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit dhe kur as pas votimit të