UPZ-ja neglizhon përgjigjen e MASHT-it në konkursin për rektor

UPZ-objektiUniversitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” nuk i ka mjaftuar as përgjigjja e dytë e Ministrisë së Arsimit, e cila ka rekomanduar që të respektohet Statuti i Universitetit dhe Ligji mbi arsimin e lartë në garën për rektor, shkruan Koha Ditore.

Këtë përgjigje, Universiteti e ka marrë më shumë se një javë, mirëpo ende nuk i ka ftuar kandidatët në intervistë.

Në këtë garë janë tetë kandidatë: Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani, Ramë Vataj, Nagip Skenderi, si dhe Kadri Kryeziu.

Ndër ta, ngërçi aludon te kandidati Kadri Kryeziu, i cili ka titullin “profesor-asistent” dhe jo “profesor i asocuar” apo “profesor i rregullt” siç parashihet me Statutin e UPz-së. Ai është edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Për këta, para një muaji ishte shtruar kërkesa nga një pjesë e Këshillit që të hiqet kjo dispozitë dhe të mos zgjidhet rektori vetëm nga radhët e profesorëve të rregullt e të asocuar. Kjo kërkesë i është dërguar MASHT-it më 16 shtator. Ndërkaq, përgjigja e Ministrisë në të dyja herët ka qenë që të respektohet Statuti i Universitetit, si dhe Ligji mbi arsimin e lartë.

Drojën për dështim të konkursit e kanë shprehur Parlamenti i Studentëve në këtë universitet.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit