19.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7544

Edita kërkon qeveri stabiliteti

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri, e cila njëherësh është edhe deputete e PDK-së në Kuvend, thotë se Kosovës i nevojitet një qeveri e stabilitetit, ku do të përfshihen të gjitha partitë kryesore. Sipas saj, PDK-ja është fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, mirëpo, siç thotë ajo, pas zgjedhjeve është krijuar një bllok opozitar, i cili pretendon të vijë në pushtet. Si pasojë e kësaj situate politike, Tahiri thotë se nuk e kemi komoditetin për ta vazhduar më tej këtë polarizim.

Kryenegociatorja kosovare në bisedime me Serbinë, në intervistën për “Zërin” ka folur edhe për ndeshjen e 14 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke thënë se e kjo e fundit ka ngelur në mendësinë e vjetër hegjemoniste dhe se qëndron shumë larg konceptit të integrimeve evropiane. Ajo ka shtuar se Serbia nuk po punon për ardhmërinë e saj evropiane, nuk po e njeh Kosovën si shtet dhe nuk po kërkon falje për gjenocidin ndaj popullatës shqiptare.

Qeveria në “hije”

0

Mustafa-Haradinaj ne kuvendKa disa muaj që partitë e Bllokut janë pajtuar për bashkëqeverisje. Madje është përfolur edhe për ndarje të dikastereve qeveritare, mirëpo gjithë kjo iniciativë është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pasi kjo e fundit i fundosi planet e Bllokut, duke i dhënë të drejtën ekskluzive PDK-së që t’i krijojë institucionet, edhe pse asaj i mungojnë numrat në Kuvend.

Asnjë subjekt politik nuk deshi të hyjë në koalicion me partinë e kryeministrit në largim Hashim Thaçi, ndonëse ky i fundit po tenton që me çdo kusht të mbetet në pushtet.

Ndërsa, Blloku pavarësisht se i ka numrat për t’i krijuar institucionet, me këtë bllokadë institucionale, mund ta udhëheqë vetëm “Qeverinë në hije”, ashtu siç e kishte udhëhequr një qeveri të tillë Thaçi para se të vijë në pushtet në fund të vitit 2007./zeri/

S’ka licenca për mësimdhënësit e dalë nga programe të palicencuara të kolegjeve private

0

Nxenesit6-16Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) do t’i licencojë vetëm ata mësimdhënës që para vitit 2011 i kanë kryer studimet në programe të bartësve privatë të arsimit të lartë, në programe që kanë qenë të licencuara për mësimdhënie nga ministria, shkruan sot Koha Ditore.

Të tjerët që studimet i kanë përfunduar në programe që nuk kanë qenë të licencuara si programe të mësimdhënies, por të fushave të tjera, nuk do të kenë mundësinë të punojnë në sistemin e arsimit publik të Kosovës.

MAShT-i gjatë nëntorit të këtij viti pritet ta nxjerrë një udhëzim administrativ, me anë të të cilit pritet të licencohen mësimdhënësit që kanë përfunduar studimet në programe që kanë qenë të licencuara, përcjell koha.net.

Ofrimi i programeve për mësimdhënie në bartësit privatë të arsimit të lartë është i ndaluar me Ligjin për arsimin e lartë të miratuar në vitin 2011. Me këtë ligj është e përcaktuar që vetëm bartësit publikë të arsimit të lartë mund të kualifikojnë mësimdhënës.

Presidentja ta tregojë datën!

0

Atifete jahjagaPresidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, po i kërkohet që të tregojë datën kur liderët e partive politike të ofrojnë një zgjidhje rreth formimit të institucioneve të reja. Në të kundërtën, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese, besohet se do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se presidentja duhet t’i njoftojë liderët politikë se deri kur kanë kohë që të ofrojnë një formulë për dalje nga kriza. Sipas tyre, presidentja nuk duhet të presë deri në pafundësi, shkruan Tribuna.

Analisti Artan Muhaxhiri, vlerëson se mostregimi i afatit po ndikon që edhe presidentja t’i ndihmojë partitë politike që ta vazhdojnë ngërçin.

Sipas tij, edhe PDK edhe VLAN para presidentes po gjejnë arsyetime për vazhdimin e bllokadës.

“Mungesa e plotë e vullnetit nga Blloku dhe PDK për të gjetur ndonjë zgjidhje, ndikon që edhe vetë presidentja të duket e pafuqishme, sepse dihet deri ku mund të shkojnë kompetencat e saj dhe ndikimi i saj mbi liderët politikë”, ka thënë Muhaxhiri.

AKI-ja, fare e përfshirë në gjetjen e Erionit

0

Pranvera-Erioni1Po të varej kthimi i 8-vjeçarit Erion Zeka në Kosovë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ai do të ishte ende në Siri, shkruan Koha Ditore.

Kjo agjenci inteligjente nuk e ka ditur fare që tashmë prokurori special, Reshat Millaku, ishte në kontakt me një shqiptar në Siri i cili ishte i gatshëm të kthehej në Kosovë së bashku me gruan e tij dhe Erionin. Ai kërkonte garanci që kur të kthehej të mos i viheshin prangat dhe të paraburgosej.

Këtë garanci e ka marrë nga shteti.

Me ta pranuar një shkresë të Millakut se i dyshuari për terrorizëm së bashku me gruan dhe Erionin i ishte dorëzuar Shërbimit sekret turk MIT që e kishin vendosur në një hotel në Turqi dhe kishin njoftuar autoritetet kosovare se tashmë Erioni ishte mirë dhe i sigurt.

Pakkush do të mund të besonte se një xhihadist nga Drenica – identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë, do ta sillte Erionin nga Siria në Turqi.

Atë e kishte rrëmbyer nga një kamp me kosovarë, derisa i ati i tij ndodhej në front të luftës si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.

Xhihadisti e kishte kapur djalin për të ikur në Turqi ku ka qëndruar një javë në pritje të rregullimit të dokumenteve. Vetëm pas mbërritjes në tokën turke, larg fronteve të luftës dhe masakrave, AKI-ja e Bashkim Smakajt, së cilës iu dhanë meritat për kthimin e tij, kishte marrë vesh.

“Koha Ditore” ka siguruar të dhëna dokumentare të negociatave për kthimin e të riut.

Kriza kolapson politikën e jashtme

0

Flamuri i Kosovës në KanëPolitika e jashtme ka degraduar në pesë muajt e fundit dhe tërë kjo si pasojë e situatës politike në vend.

Njohjet janë ndalur sikur se edhe anëtarësimi i vendit në organizata rajonale e ndërkombëtare. Për më shumë, pesë ambasada kanë pasur problem që të paguajnë qiranë në shtetet ku janë të vendosura në mungesë të mjeteve.

Një situatë e tillë vlerësohet nga njohësit e rrethanave politike në vend si e dëmshme për vendin, dhe politikën e saj të jashtme. Sipas vlerësimeve të tyre politika e jashtme është në prag të kolapsit. Për profesorin e të drejtës ndërkombëtare Afrim Hotin, Kosova përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka një strategji konkrete se si të veprojë, dhe se merret vetëm me veprime ad-hoc./Tribuna/

Kushtetuesja pritet të mos deklarohet më për kryeparlamentarin

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese nuk pritet ta trajtojë edhe një herë çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Blloku LDK-LVV-AAK-Nisma nuk është palë e autorizuar për ta bërë materie të Kushtetueses këtë çështje, ndërkaq në Presidencë nuk kanë dhënë sinjale se do të veprojnë konform kërkesës së Bllokut për t’iu drejtuar Gjykatës lidhur me të njëjtën temë, shkruan sot Koha Ditore.

Ramush Haradinaj, një nga përfaqësuesit e Bllokut që ka shumicën në Kuvend, ka thënë të ketë nevojë për qartësim të aktgjykimit të Kushtetueses. Të drejtën për ta propozuar kryeparlamentarin, aktgjykimi ia njeh vetëm subjektit që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje – PDK-së. Por, zgjedhja ka dështuar të bëhet, shkaku që PDK-ja nuk ka ndonjë aleat për të siguruar votat e mjaftueshme që ta kalojë kandidatin e saj.

Haradinaj vazhdon të shprehë besimin se pika 127 e aktgjykimit lejon Bllokun të bëjë vetë propozimin. I ka mëshuar prej muajsh kësaj ideje, por kreu i LDK-së, Isa Mustafa, refuzon t’i hyjë edhe një procesi zgjedhjeje që do t’i kontestohej Kushtetutshmëria.

Pika 127 vetëm kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit, por në harmoni me Kushtetutën. Haradinaj do interpretim më të gjerë.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka theksuar se Presidentja, sipas praktikës gjyqësore të zhvilluar nga Kushtetuesja, do të mund të referonte një çështje, edhe me gjithë faktit që një autorizim i tillë nuk është numëruar në formë eksplicite në Kushtetutë dhe në Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese

Specializantët i kryejnë detyrat e specialistëve

0

Mjekesi-udhezimiDrejtori i SHSKUK-së përsërit Qarkoren që ua ndalon specializantëve referimin e pacientëve për ekzaminime, shkruan sot Koha Ditore.
Referimi i pacientëve për ekzaminime nga specializantë të fushave të caktuara është e ndaluar.

Sipas zëdhënësit të ShSKUK-së, Shpend Fazliu, drejtori i ShSKUK-së, Curr Gjocaj, ka thënë se do ta ripërsërisin sërish Qarkoren, ku do të kërkojnë nga të gjitha klinikat të ndërpritet ky fenomen dhe referimi i rasteve të bëhet ekskluzivisht nga specialistët e fushave përkatëse

Identiteti dhe paradoksi i botës shqiptare

0

Eqrem KryeziuShkruan:Eqrem Kryeziu

Kur jam pyetur prej autoriteteve të Perëndimit për identitetin e shqiptarëve kam thënë se ky identitet është farkuar në përpjekje, përplasje dhe luftëra të përgjakshme, shekullore, për të mbetur gjallë si popull, me gjuhën e vet, me zakonet e veta dhe me kulturën e vet. Identitet si i secilit popull tjetër europian.

Është e vërtetë se shumica e shqiptarëve janë të besimit mysliman, por kjo nuk mund të bie ndesh me vetëdijën tonë historike, të krijuar gjatë atij rrugëtimi të gjatë e të përgjakshëm. Ajo vetëdije domosdo e shtron nevojën për shtet, si strukturë ku mund të vazhdosh i qetë rrugën e zhvillimit tënd të ligjshëm.
Popujt arabë nuk e ndiejnë nevojën për shtet, të paktën jo deri tani. Ata kanë pushtete, jo shtete – në kuptimin europian të fjalës.

Kushdo nga ne që është dresuar politikisht në shkretëtirat arabe (për dresimin nëpër manastire të flasin të tjerët), sado që atje ka vajtur për shkollim fetar, por ka vajtur krejt i paformuar, çilimi, sigurisht që konceptin shtet nuk e njeh. Nuk ka asgjë të keqe: madje edhe në demokracitë perëndimore gjenden njerëz që nuk dijnë të votojnë. Përplasja fillon kur këta njerëz kthehen në vendin e vet dhe përpiqen me dhunë të ndryshojnë mendjen e njerëzve, duke kërkuar të heqin dorë nga shteti, se paska projekte të tjera, globale. Të luftosh me vetëdijën qindravjeçare të popullit tënd jo vetëm që është e kotë, por edhe e panevojshme dhe e pandershme. Paj, Librat e Shenjta legjitimojnë ekzistencën e popujve të ndryshëm. Kaq e paqartë është kjo?

Pak a shumë këto ishin tezat e mia në ato bashkëbisedime. Mirëpo, në qoftë se unë besoja në to, bashkëbiseduesi im mund t’i merrte si teori, asgjë tjetër. Shtoja këtu edhe deformimet që kishte lënë diktatura në Shqipëri e robëria në Kosovë, tezat e mia kishin pak gjasa të merreshin si diçka serioze.
Si ta demonstroja se kisha të drejtë?

24 tetor 2014
Asgjë nuk pati filluar si duhet. Kush u pajtua nga europianët që shteti shqiptar të poshtërohej sa të hiqte dorë nga tifozët e vet, nga simbolet e veta, madje edhe nga ngjyrat e rrobave?
Si u pajtuan autoritetet shqiptare me këto kushte?
Më në fund, pse këto kushte? Për të mos e acaruar situatën? Dhe ç’u bë me këtë projekt?
Jo, asnjë fjalë për situatë, jo të qetë, por as më pak të acaruar. Doli se ato masa janë marrë për të mos e trazuar stimung-un e orgjisë diabolike të asaj turme atje. Doli se ato masa janë marrë për të treguar se Beogradi, jo se nuk e njeh Kosovën si shtet, jo se nuk e njeh Shqipërinë si shtet, por nuk njeh as ekzistencën biologjike të shqiptarëve. Sikur mos të ishte kështu, presidenti do të urdhëronte spikerin zyrtar të informojë se presidenti braktis atë ambient ky fyhen mysafirët në atë mënyrë. Të paktën, unë do të veproja kësisoj. Ivanovi? e Kolarov vepruan kësisoj.

Kohëve të fundit, për shkak të Heraklitit, fragmenti XV, përpiqesha të kuptoj, duke shfletuar tërë literaturën që kisha në dispozicion, kremtimet për nder të Dionisit, perëndisë greke. Ato ishin të përgjakshme dhe nën shenjën e fallusit. Nuk ma kapte mendja ç’domethënie mund të kishte ky mit për njeriun. Ku është baza në jetën shoqërore që justifikon krijimin e këtij miti?
Kur e pashë atmosferën e asaj loje, u binda se nuk është përrallë ai mit, por është shprehje e atij potenciali destruktiv në natyrën njerëzore.

Raporti
Njëmbëdhjetë djem të rinj, të urtë, të qetë, madje të veshur në të bardha, si flijimet njerëzore në tempujt e lashtë.

Rreth tyre një popullatë sa Athina e Lashtësisë a Sparta, duke thirrë me atavizëm: vrani, preni, preni, vrani, vrani, preni.

Terror i shpërpjestimeve epike. Por kjo nuk është fundi i ferrit: fundi i ferrit është jo frika nga vdekja, sa poshtërimi e turpi. Kafka tha: “Më e rëndë se vdekja, më erdhi turpi. U thera si qen”.
Po, ishte konfrontim mitik.
Si të kompensohej ky shpërpjestim nga njëmbëdhjëtë kecër në të bardha? Asnjë përrallë nuk do ta merrte guximin të fantazonte ndonjë mrekulli.

Jo, këta njëmbëdhjëtë djem ndien peshën që nuk e kishin imagjinuar as në makthet më të errëta. Nuk ka pasur as formulime gjuhësore artistike, si parapërgatitje. Përjetime të pashprehshme. Njerëzit vdesin e vriten e pushkatohen në luftë, por ato janë vdekje që janë kalkuluar prej viktimave. Mënjanë shpresën. Njëmbëdhjëtëshja shqiptare ishte aty për show, për lojë. Dikush ka marrë edhe ndonjë anëtarë familje me vete.

Vrani, preni, preni, vrani.
Shenja
Dhe, si prej qiellit, shfaqet simboli i Flamurit Kombëtar, jo a i shtetëror, por heraldika e Skënderbeut.
Madje – pikërisht prej qielli.Ka një meskinitet kur thuhet jo harta e Shqipërisë etnike, jo figurat historike. Jo, ishte vetëm imazhi. Flamurit kombëtar ai që bëri efektin e paimagjinueshëm.
Kam një dashuri të madhe për poemën “Kënka e sprasme e Balës”. Por e kam konsideruar si krahasim jo të fortë kur Dara i Riu flamurin e bën më të fuqishëm se këngën e përjetshme.
“Këtu diçka nuk shkon, – i thoshja vetes.” Por atë natë e pata krejt të qartë se poeti kishte të drejtë. Vetëm imazhi i Flamurit bëri që asnjë formë tjetër, për shkak të rrethanave, nuk do mund ta bënte kurrë. Si të komunikonte muzika a poezia brenda korit atavist: vrani, preni, preni, vrani?
Dhe ai imazh, vetëm me të parë, tha edhe foli edhe ngushëlloi me fuqi qiellore:
“Jo, ju nuk jeni vetëm…ju nuk jeni vetëm…nuk jeni vetëm.”
Kaq mjaftoi që të suprimohej ai shpërpjestim mitik. Që të arrihej e paarritshmja. Vrapoi Xhaka me shokë.
Dhe kështu me radhë.
“Bir, o me të, o mbi të!” I thoshte nëna spartanit duke ia dhënë mburojën për luftë. Mirëpo, babai i Xhakës tha diçka më të fuqishme. Sepse ai pa edhe përtej djalit të vet.
Jehona e menjëhershme, edhe përgjigjja
Pastaj u dynd ajo ndërgjegjja qindravjeçare historike e shqiptarëve, që nga Tuzi e në Preshevë, që nga Shkodra e në Vlorë.
Doli demonstrimi tek i cili shpresoja kur bisedoja për identitetin e shqiptarëve.
Doli kotësia e përpjekëve të projekteve nga kabinetet e fshehta që me një grusht dollarë të mbillej identitet tjetër.
Doli dëshmia më e fuqishme për miqtë e vullnetit të mirë se raportet me shqiptarët nuk zhgënjejnë. Sot e njëmijë vjet.
Në Prishtinë fëmijët vërshuan rrugët edhe këndonin të përlotur: “O, ku ka si ti, moj Shqipëria ime.”
Paradoksi

Si e trajtuan figurat publike këtë zhvillim tej mundësive racionale?
Analistët bëjnë shaka, politikanët bartin pas vetes prapanicat për t’i akomoduar sa më lartë.
Kjo nuk më dëshpëron. Sepse vitaliteti dhe potenciali i një populli hetohet në paradokset që ai ngërthen. Do të dëshiroja që paradokset të gjendeshin tek ndonjë shtresë tjetër, jo tek njerëzit që janë zotuar se veshi i tyre përgjon mesazhet që dërgon populli i tyre.
Por, do të kalojë edhe kjo.
Mjafton që rrugët e qyteteve tona të vëshohen nga fëmijët që këndojnë të përlotur:
“O, ku ka si ti, moj Shqipëria ime!”

Heroizmi shqiptar – turpi serb dhe mbështetja e UEFA-s (Platini) dhe BE-së (Kocijanqiq)

0

Bashkim KajdomcajjjjShkruan: Bashkim Kajdomçaj

Tash pas gjithë këtij ‘maskarallëku’ serb që ndodhi në Beograd me futbollin, dolën në pah shumë gjëra para gjithë opinionit sportdashës dhe kulturor jo vetëm në Evropë.

Para ndeshjes nga mediat serbe u krijua një atmosferë tendosëse, duke i fryrë zjarrit skajshëmrisht. Thua se futbollistët shqiptarë e serbë do të dilnin si gladiatorët në fushëbetejë në kohën romake. Serbia duke e ditur gjendjen e futbollit serb si dhe nivelin aktual të futbollistëve shqiptarë, nuk deshi të qëndronte indiferente, aq më tepër pas fitores së Shqipërisë ndaj Portugalisë në Lisbonë si dhe barazimit me Danimarkën, dy vende me traditë dhe nivel të lartë të zhvillimit të futbollit. Serbia pas humbjeve në sfera tjera, donte  të mos koritej në sferën e futbollit nga shqiptarët. Prandaj, duke dashur të shpëtoj nga koria e futbollit, u korit në fushën politike sepse e instrumentalizoj futbollin për qëllime politike.

Së pari, Serbia arriti që të ndaloj ardhjen e shqiptarëve në Beograd, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova. Ndërkaq, për shqiptarët në Luginë të Preshevës krijoj psikozë që të mos ja mësynin Beogradit. UEFA në këtë drejtim e përfilli kërkesën serbe, pas pompimit të madh në opinion.

Së dyti, me shkuarjen e ekipit të shqiptarëve në Beograd, ata i pritën në mënyrë bombastike, duke i shoqëruar me polici, e madje edhe duke ua kontrolluar çantën secilit deri edhe në brek, sikur ti kishin mbushur ato me eksploziv apo drogë. Pastaj shoqërimi i ekipit shqiptarë me njësi speciale me maska, u bë për të krijuar përshtypjen e rrezikut të sigurisë personale si dhe ‘gatishmërinë’ e shtetit serb për siguri maksimale. Kurse në anën tjetër, për të krijuar psikozë, frikë dhe pasiguri të futbollistët shqiptarë, të cilët duhej jo vetëm të mendonin por edhe të bënin përpjekje jo se si të fitonin apo shënonin gol ndaj Serbisë, por si ta shpëtonin kokën nga ky ‘ferr’.

Kështu ndonëse Serbia vet e përgatiti skenarin, pastaj nuk mundi ta kontrolloj deri në fund. Sepse nuk i kish mësuar tifozët serbë që të bërtisnin “vrisni shqiptarët”. Jo për atë që njerëz edhe në qeverinë serbe nuk mendojnë kështu, por për faktin se nuk mund ti arsyetojnë këto thirrje raciste para botës.

Kur filloi loja dhe u pa se Serbia jo vetëm që nuk do të mund të fitonte, por do të humbte më shumë se Portugalia, u vu në veprim plani tjetër. Me teledirigjim u vu në qarkullim një hartë e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe e përcjell nga portretet e dy figurave kombëtare shqiptare: Ismail Qemalit në në njërën anë dhe në anën tjetër e Isa Boletinit. D.m.th. Kosova dhe Shqipëria. Sepse edhe në përfaqësuesen e Shqipërisë ndodheshin tetë lojtarë të Kosovës. Dhe skenari u zhvillua siç e pa e gjithë bota. Sikur të kishte qenë duke udhëhequr Serbia, flamuri sigurisht që nuk do të valonte në stadium. Për gjithë këtë Serbia mundohet t’ja hedh fajin Shqipërisë dhe shqiptarëve me supozimin se këtë e kanë bërë shqiptarët, prandaj edhe duhet fajësuar ata.

Përderisa UEFA mori vendim që të mos shkojnë tifozët shqiptarë në Beograd, ishte e qartë se organizim të tifozëve shqiptarë nuk mund të kishte, as nga Kosova e as nga Shqipëria, sepse për çfarëdo që të ndodhte, përgjegjësinë do ta kishte Shqipëria. Nëse hipotetikisht do të besonim se këtë e ka bërë ndonjë ‘patriot shqiptar’, atëherë nën këtë të ashtuquajtur shtetrrethim, si është e mundur që shteti serbë me gjithë atë makineri policore, të mos e zbuloj dhe arrestoj “patriotin shqiptar”?

Kjo është e qartë, se ky skenar ka vetëm një adresë: Serbia, përkatësisht shteti serbë. Në këtë numër të madh të pjesëtarëve të policisë serbe, si mundën të lejojnë policët serbë që të futen huliganët në fushë? Aq më tepër që në këtë aventurë serbe marrin pjesë edhe kujdestarët në stadium dhe vet policë serbë, duke sjell ndaj lojtarëve shqiptarë jo vetëm korridoreve e në zhveshtore por edhe në fushë publikisht. Shovinizmin dhe urrejtjen shteti serbë nuk mundi ta fsheh as këtë radhë.

Tash në lojë është sërish politika. Regjisorët dhe skenaristët dolën në skenë. Për ta mbrojtur vetën dhe për të sulmuar njëkohësisht. Apo më qartë: për ta mbrojtur vetën duke sulmuar. Kryeministri serbë, Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, ministra tjerë serbë, nuk e kanë as një grimë objektiviteti, siç e patën mediat shqiptare, qoftë në Kosovë, Shqipëri etj, për raportimin dhe qëndrimin e sjelljeve korrekte të disa futbollistëve serbë si: Ivanoviq, Kolarov etj.

 Pasojat nga tolerimi

 Tash meqenëse realiteti u pa, duhet edhe ndëshkimi ndaj keqbërësit. E kjo siç po shihet është Serbia. Por këtu ka rrezik që UEFA të ndikohet nga politika ndërkombëtare që gjykimi mos të jetë i drejtë por të kihet një tolerancë e sërishme ndaj Serbisë, për shkak të proceseve (bisedimeve) nëpër të cilat po kalon Serbia bashkë me shqiptarët e veçmas me Kosovën. Si rrjedhojë: në vend se Serbia të ndëshkohet duke u regjistruar ndeshja me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Shqipërisë, ajo mund të bëjë kompromis duke e dënuar Serbinë me para, duke e vazhduar ndeshjen në Beograd qoftë aty ku ka mbetur apo edhe nga fillimi, por pa asnjë shikues. Kurse varianti tjetër për tu luajtur ndeshja në ndonjë vend tjetër në Evropë: Zvicër, Francë, Itali, Gjermani…Serbia dhe UEFA e dinë se kudo që do të luhej, qindra mijëra shqiptarë anë e kënd Evropës do të shkonin në atë shtet, pa marrë parasysh se a mund të hyjnë në stadium. Me një fjalë Serbia dhe UEFA kanë një patate të nxehtë në dorë. Që të dënohet simbolikisht Serbia sa për sy e faqe, duke mos u regjistruar rezultati 3:0 për Shqipërinë, kjo do të ja humbte kuptimin vet sportit, duke u komprometuar në një masë jo të vogël vet UEFA-n.

UEFA dihet se nuk bëri kompromise me Anglinë në problemin e Heiselit në Bruksel më 1985, jo vetëm ndaj Liverpoolit por ndaj të gjitha ekipeve angleze. Futbolli anglez, pasojat i pagoi shtrenjtë. Për shumë vite ekipet angleze nuk u lejuan të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, dhe e dyta, i humbi trendi futbollit anglez në arenën ndërkombëtare. Kujtojmë faktin se deri atëherë ekipet angleze dominonin në skenën e kupave të Evropës e sidomos në Kupën e kampionëve. Dhe jo vetëm kaq! Kjo ndikoi që edhe ekipi anglez në garat ndërkombëtare të mos mund të konsolidohej madje deri në ditët e sotme.

Së këndejmi, UEFA duke e ditur se ky nuk është rast i parë që ndodh me tifozët serb nga se para ca vitesh (2011), tifozët e Partizanit të Beogradit e rrahën për vdekje një tifoz francez (Brice Taton) të ekipit Tulus të Francës, pikërsht në këtë stadium (JNA) ku pas 10 ditësh vdiç.

Në anën tjetër, po këta tifoz serbë, në Itali më 2010 për shkak të huliganizmit ndikuan që të ndërpritet ndeshja Itali – Serbi.Këtu u dogj flamuri shqiptar nga banditi serb Ivan Bogdanov, që u dënua më pas nga drejtësia  italiane dhe u ekstradua në vendin e origjinës-krimit-Serbi.

Pakë më vonë (2012) serbët pas humbjes nga Anglia, U-21, pas përfundimit të ndeshjes rrahën tërë seleksionin anglez !

Banditi Bogdanov i ndihmuar nga  policia serbe dhe ‘kujdestarët’ u sulën bashkë me ‘tifozët’ që thyen rrethojat mbi  ekipin kombëtarë.

Një fluturake të ketë qenë më e rrezikshme se 30 mijë banditë-huliganë (në mesin e tyre edhe presidenti serb Nikoliq) që thirrnin për vrasje shqiptarësh dhe në fund me gjithëcka që patën sulmuan kombëtaren.Ky është racizëm që UEFA e FIFA e ka mison ta luftojë. Jo z.Platini.Mos si shumë po toleroni Serbinë që është recidiviste në këto gara ?! Ju jeni i thirrur të mbroni dhe zhvilloni futbollin , jo kriminelët !

‘Serbia reagoi me profesionalizëm’, tha zëdhnësja e Baroneshës, edhe pse ajo s’qe punë për te !

Ajo, foli me zërin e Platinit edhe pse më pas u mundua të justifikohej, kinse ka dënuar dhunën.

Radha është te UEFA të përcaktohet se a don që përfundimisht ta shuaj misionin e sportit të- futbollit duke e bërë instrument të politikës, apo don ta ruaj dinjitetin e vet, të futbollit si dhe sportit në tërësi.