20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7551

Aksident trafiku në Malishevë

0

Aksident-DuhelNjë aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës. Ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me ngasës dy meshkuj K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policës.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi i veturës, i cili është dërguar në QKUK-së për trajtim të nevojshëm mjekësor”. /PrizrenPress.com/

Arrestohen tre hajna në Suharekë

0

arrestimi 2Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Ata dyshohen për vjedhje të një peshore të kompanisë “Agrokosova Hollding”. Ata janë kapë në flagrancë në fshatin Shirokë të Suharekës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit janë zënë duke e çmontuar një peshore pronë e kompanisë Bujqësore “Agrokosova Hollding” vlera e të cilës sillet rreth 10.000-15.000€”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Enver Hoxhaj kryeministër i ri i Kosovës?

0

Enver HoxhajjMinistri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj ka ardhur për rolin e kryeministrit të ri të Kosovës raportojnë mediet gjermane.

“Ambasadat të cilat e kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës nuk donë që drejtëpërdrejt të marrin pjesë në formimin e qeverisë, mirëpo ato e dinë se shanset për një funksionim normal të institucioneve, janë minimizuar shumë”, citon mediumet gjermane B92, raporton Zëri.

“Opsioni i Hoxhaj si kryeministër i ri ka ardhur pasi ai është një nga liderët e PDK-së, dhe një person i cili ka marrëdhënie të mira me Berlinin. Në këtë skenarë do të hapej rrugë për një koalicion të PDK-së me LDK-në. Ndërsa Ramush Haradinaj shikohet ndryshe pas marrëveshjes me Vetëvendosjen, veprimi i të cilëve për të rrethuar ambsadoren amerikane Tracy Jacobson dhe ambasadën amerikane nuk është i lehtë për tu falur”.

OctoPoprock flet pas lojës në Shqipëri

0

OctoPopRockTre grupe të reja muzikore, që po bëjnë emër vitete të fundit në Evropë dhe përtej saj: ai gjerman FIVA nga Mynihu, FIJUKA nga Vjena dhe grupi i zviceranit Christian Tschanz, pjesëmarrës në festivalin Europian të këtij viti me këngën «Au paradies», u durtrokitën gjatë në koncertin e tyre në Tiranë këtë fundjavë.

Në sajë të një nisme origjinale të ambasadës gjermane, austriake dhe zvicerane në Tiranë ne kuadër të aktiviteteve të Tetorit gjerman 2014, fansat e muzikës rep, pop dhe rock të kryeqytetit shijuan muzikën dhe performancën e tre grupeve, që sot janë ndër më trendy-t në Europë. Muzika shërbeu përsëri si një magji, që bashkon njerëzit, brezat dhe i bën ata një komunitet përtej kufinjve, gjuhës, kombësisë. Nina Sonneberg, repistja e njohur gjermane, 36 vjeç, e lindur dhe shkolluar në Mynih, rrëmbeu duartrokitjet e publikut, kryesisht të rinj dhe të reja, me natyrshmërinë e interpretimit dhe gjallërinë e saj. Ajo i shkruan vetë tekstet e këngëve dhe ka botuar në Gjermani edhe një libër me poezi.

“Dëshiroj të shkruaj për brezin tim, jam pjesë e tij, temat e këngëve të mia i marr, kur eci rrugëve, kur flas me miq e të njohur. Kryesisht shkruaj për punën, sesi fitohet paraja. Me tekstet e këngeve të mia dua t‘i them brezit tim se çfarë është jeta në të vërtetë: nuk është vetëm të punosh, të pish birrë, të bësh festa, por jeta duhet jetuar në plotërinë e saj, me dëshirën për të bërë diçka për shoqërinë. Dëshiroj të jem si një lloj modeli për vajzat e reja, për t‘ ju thënë, që mund të arrijnë gjithçka, nëse kanë talent dhe dëshirojnë të ecin përpara. Shkruaj këngë rep edhe për këngëtarë të tjerë. Shkruaj lirika dhe tekstet e gjithë këngëve të mia, jam e lumtur që jam me grupin tim muzikor FIVA. Jemi ne jetën muzikore të Mynih-ut, Berlinit dhe Vjenës, dhe njihemi si grupi i Wallenstein Platz, meqë mblidhemi shpesh në një kafene në këtë shesh historik të Vienës”, thotë Nina Sonnenberg për DW.

FIJUKA nga Vjena – eksperimente muzikore me interes

Dy muzikante, Ankathie Koi me origjinë nga Gjermania dhe Judith Filimonova u njohën para disa vitesh në Iniversitetin e Arteve në Vjenë, Koi vinte nga studimet në Mynih për këngëtare e muzikës klasike, Filiomonova studionte për kitarë bass. Të dyja i bashkoi vizioni i njejte i muzikës pop, si një kombinim mes anës së errët dhe humoristike të jetës. Nga ky vizion lindi grupi i tyre FIJUKA, që bëri të mundur realizimin e ideve dhe prirjeve të tyre artistike.

“Eksperimentojmë mënyra të reja për të bërë muzikë. Për ne çdo këngë është si të përshkruash një skenë të re nga jeta jonë, apo e njerëzve rreth nesh”, thotë për DW Ankathie Koi, karriera muzikore të të cilës filloi në Bavari në moshën 7 vjeçare.

Judith Filimonova është e entuziazmuar nga pritja e publikut në Tiranë. “Në Tiranë ka një interes të madh për muzikën eksperimentale. Me muzikën dhe interpretimin e grupit tonë FIJUKA dëshërojmë të themi “kemi diçka për këdo”.

Christian Tschanz – finalisti zviceran i Eurovizion 2014

Ngjyrat e koncertit OctoPopRock në Tiranë i pasuroi më tej interpretimi i Christian Tschanz nga Zvicra, që me muzikën e tij është bërë vitet e fundit shumë i njohur në Zvicër dhe në Europë. Ai këtë vit ishte ndër finalistët ne Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion, me këngën “Au Paradies”. Tre grupet e koncertit OctoPopRock sollën në Tiranë përfytyrimin e skenës muzikore për grupet dhe talentet e reja: e larmishme, eksperimentale dhe përherë në lëvizje.

Regjistrohen në UP duke deklaruar kombësinë e rrejshme

0

RektoriatiDisa kandidatët shqiptarë për studentë në Universitetin e Prishtinës, për t’u regjistruar në Fakultet kanë deklaruar kombësinë e rrejshme.

Gjatë konkursit për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, disa të rinj shqiptarë kanë shfrytëzuar kuotat e komunitetit jo shumicë për tu regjistruar. Ata kanë marrë vërtetime se i përkasin një komunitetit tjetër, duke zënë vendet e minoriteteve.

Zëvendësministri në detyrë i arsimit, Usmen Baldzhi, tha për Radio Kosovën, se ka kërkuar nga rektorati që në konkurs të theksohet se kandidatët që i përkasin komunitetit jo shumicë të marrin vërtetim në zyrat për komunitete dhe kthim në komunat e tyre. Më parë, studentët kanë marrë këto vërtetime nga partitë politike, ku janë bërë edhe keqpërdorime, tha Baldzhi, duke theksuar se tani ka informacione që edhe zyrat për komunitete dhe kthim lëshojnë vërtetime të tilla.

Sipas tij, vetëm me një deklarim janë marrë vërtetime të tilla.

“Tani janë disa informacione por nuk kam të dhëna të sakta, që zyrat për komunitete po ashtu kanë bërë dhënien ose e kanë furnizuar komunitetin shumicë me ndonjë vërtetim në komunat ku jetojnë ata. Por, zyrat e komuniteteve udhëhiqen nga vet komunitetet dhe nga këndi ligjor ata janë që duhet të japin vërtetime dhe ne nga MASHT nuk mund të dijmë për të gjitha komunat e Kosovës se kush është apo nuk është boshnjak, turk, ashkali apo egjiptas”.

Zëvendësministri, tha se më lëshimin e këtyre vërtetimeve komuniteti pakicë ka humbur disa vende në Universitet. Ndërkohë, Adem Beha, këshilltari për media i rektorit Ramadan Zejnullahu, tha për Radio Kosovën, se procesi i regjistrimit nuk ka përfunduar ende dhe se duhet të verifikohen listat se kush është i përfshirë. Ai tha se verifikimi duhet të bëhet fillimisht në nivelin komunal nga zyrat për komunitete dhe kthim.

“Rektori ka qenë i qartë, se pragu prej 30 për qind duhet të përmbushet pa marrë parasysh se a i takon këtij apo atij komuniteti. Ata që nuk e përmbushin 30 për qindëshin e totalit të pikëve nuk mund të kalojnë, pa marrë parasysh se çfarë janë. Ne si rektorat është problem që t’i verifikojmë një e nga një, për shkak se është problem të hetohen”.

Beha tha se rektorati ka kërkuar që ky proces të shkojë përmes institucioneve të cilat kanë kompetencë për të analizuar përmbajtjen nëse kandidatët i përkasin apo jo komuniteteve që deklarohen. Ndërkohë, në konkursin për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës, janë ndarë rreth 400 vende për komunitetet jo-shumicë

Sot hapet Fakulteti i Sigurisë Publike në AKSP

0

Fakulteti i Sigurisë Publike në AKSPSot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet ceremonia e fillimit të vitit të parë akademik 2014/2015, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Sipas një njoftimi nga MBP-ja në ceremoninë e hapjes pritet të marrin pjesë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Akademia ka pranuar 69 studentë në vitin e parë të programit studimor Bachelor, në fushën e sigurisë publike për të gjitha agjencitë e sigurisë publike.

Ky program studimor, është akredituar nga Agjencia e Akreditimit dhe është rezultat i projektit dy vjeçar të binjakëzimit “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike”, i financuar nga Komisioni Evropian.

Krasniqi, kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme

0

Jakup Krasniqi14-12Njëri nga themeluesit e Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e konsideron të panevojshme shkuarjen në zgjedhje të reja.

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e konsideron absurd krizën politike që ka përfshirë Kosovën që nga 8 qershori e këndej.

Për gjithë këtë bllokadë, ai e akuzon partinë e tij të dikurshme, PDK-në, e cila, sipas tij, nuk po funksionon mbi parimet e demokracisë parlamentare.

Krasniqi që është bashkëthemelues i partisë Nisma për Kosovë është kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa thotë se mosha nuk e privilegjon deputeten Flora Brovina.

“Mos qofsha nën lëkurën e saj”, ka thënë Krasniqi në një intervistë dhënë për Zërin, i cili gjithashtu e konsideron joracionale ndërhyrjen nga jashtë për zhbllokimin e krizës.

Ai ka thënë se shkuarja e PDK-së në opozitë nuk përbën precedent, por përkundrazi i jep kuptim demokracisë.

Ndërhyrja ndërkombëtare, e dëmshme

0

IanCliff6-12Ndërhyrja e mundshme e faktorit ndërkombëtar në nxjerrjen e vendit nga kriza politike në të cilën është futur pas zgjedhjeve të fundit, vlerësohet të jetë e dëmshme për zhvillimet e mëtejme të demokracisë në vend, shkruan Tribuna.

Sipas njohëseve të rrethanave politike, liderët partiakë duhet të tregojnë pjekuri dhe të dëshmojnë se janë në gjendje të adresojnë dhe t’i zgjidhin vet krizat politike, ashtu siç rëndom ndodh në demokracitë e shëndosha.

Deklarata e fundit e dalë nga një diplomant i huaj ishte ajo e ambasadorit britanik në Kosovë Ian Cliff, i cili tha se kriza politike që po vazhdon do të prodhoj pasoja negative për imazhin e Kosovës.

Një deklaratë e tillë sipas anëtarit të Grupit për Studime Politike, Dren Doli do të duhej të kuptohej si nevojë e Bashkimit Evropian për të parë Kosovën dhe liderët e saj që janë në gjendje të zgjidhin vet krizat, pa ndihmën e askujt.

60 detyrat e papërmbushura në luftën kundër korrupsionit

0

para 20Janë saktësisht 45 praktika ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit që Qeveria e Kosovës nuk i ka zbatuar dhe 15 të tjera që janë zbatuar vetëm pjesshëm

Kënaqshëm janë zbatuar vetëm dy sosh. Këshilli i Evropës ka rekomanduar Qeverinë të ndërmarrë veprime konkrete për të eliminuar mundësitë e korrupsionit në të gjitha pushtetet – Ekzekutiv, Legjislativ e gjyqësor, shkruan sot Koha Ditore.

Vëmendje i është kushtuar procesit të prokurimit dhe atij të punësimeve. Ndërkaq është kërkuar mbikëqyrje shumë më e madhe në financimin e subjekteve politike, por edhe në deklarimin e pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve të lartë publikë.

Tahiri: Serbia nuk dëshiron të jetë fqinj i mirë

0

Edita TahiriQeveria e Kosovës ia ka paraqitur BE’së raportin për rrjedhojat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjes për periudhën janar- shtator 2014.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka vlerësuar se Serbisë i mungon vullneti politik për fqinjësi të mirë me Kosovën.

Ajo ka deklaruar se shteti serb këtë mungesë vullneti vazhdimisht po e tregon gjatë procesit të zbatimit të marrëveshjes me Bruksel.

Thotë se tendencat për ta vonuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve tregojnë se Serbia ende nuk i ka ndalur synimet për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Mohon se Kosova ka bërë lëshime të reja në fushën e drejtësisë, duke thënë se Gjykata Themelore e Mitrovicës nuk do të shërbejë vetëm për komunat me shumicë serbe. /Epoka e Re