17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7552

Komuna e Rahovecit kërcënon me ndëshkim këshilltarët borxhlinj

0

Komuna e Rahovecit-vehapiAutoritetet komunale të Rahovecit kërkojnë kryerjen e obligimeve ndaj shtetit. Ata janë të vendosur t`i ndëshkojnë këshilltarët komunalë, të cilët nuk i kanë shlyer obligimet e tatimit në pronë.

Këtë e ka paralajmëruar drejtori i Buxhetit…, Lulzim Sylejmani, në një seancë të KK-së. Sylejmani ua ka bërë të qartë këshilltarëve të KK-së dhe drejtorëve komunalë të Ekzekutivit se nëse deri në mbledhjen e radhës të KK-së nuk i shlyejnë borxhet për tatimin në pronë, Komuna është e detyruar ta bëjë publikimin e emrave të këshilltarëve borxhlinj, shkruan Koha Ditore.

Nga ana tjetër, disa këshilltarë dhe shoqëria civile janë shprehur krejt ndryshe lidhur me këtë kërcënim të drejtorit të arkës komunale.

Për këshilltarin e LDK-së në KK, Selim Duraku, ky është një lloj kërcënimi i Sylejmanit, sidomos për ata nga Krusha e Madhe, nga është edhe vetë ai. Sipas tij, pas Rahovecit ky fshat është zona e dytë kadastrale që mbush arkën komunale nga të hyrat vetjake, me gjithë faktin se këtë vit nuk është bërë asnjë investim kapital në infrastrukturën e Krushës.

Këshilltari opozitar nga AAK-ja, Përparim Krasniqi, pasi thotë të ketë kryer obligimin e tatimit në pronë, ka shtuar se do të ishte mirë që për shkak të transparencës të bëhen publike borxhlinjtë e drejtorëve komunalë dhe të vazhdojë edhe me të tjerët.

Arrestohen gjashtë persona në rajonin e Prizrenit

0

arrestimi 2Policia e Kosovës brenda 24 orësh ka arrestuar pesë persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Sipas policisë, të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur obligimeve që kanë pasur ndaj organave të drejtësisë. Arrestimet janë bërë në Rahovec dhe Malishevë.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës

Fsh. Marali, Malisheve-13.10.2014-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti se bashku me një te dyshuar tjetër kane tentuar te hynë me dhune ne shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar. I dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fsh.Lladroc, Malishevë-13.10.2014-11:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore–Gjakovë dega Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Fsh.Lladroc, Malishevë-13.10.2014-12:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Gjakovë dega Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga Gjykata është liruar.

Fsh. Bellacerkë, Rahovec – 13.10.2014-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Gjakovë dega Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga Gjykata është liruar.

Fsh.Bellacerkë, Rahovec – 13.10.2014-14:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore–Gjakovë dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga Gjykata është liruar.

Fsh.Bellacerkë, Rahovec – 13.10.2014-14:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Gjakovë dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit ne burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

Prizren: Banorët e lagjes ‘Tusus’ ankohen për mungesë investimesh

0

Prizreni5-24Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit thonë se janë lënë në harresë nga ana e qeverisë lokale.

Mungesa e ujit dhe rrjetit të kanalizimit, furnizimi i dobët me energji elektrike, mungesa e objekteve shkollore për ciklin e ulët, mungesa e transportit urban janë disa prej shqetësimeve që i paraqesin banorët haptas, e për të cilat kërkojnë zgjidhjen nga ana e komunës së Prizrenit. Zyrtarët komunalë thonë se janë bërë investime dhe premtojnë se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, transmeton televizioni publik.

Salajdin Selmanaj është njëri nga banorët e shumtë të lagjes “Tusus” të qytetit, i cili po përballet me probleme të shumta jetike. Ai thotë se jeta i është rënduar tej mase në mungesë të kushteve elementare të jetesës. Selmanaj thotë se investimet po bëhen aty vetëm në kohë fushatash sa për të thënë dhe më pas kjo lagje e mbipopulluar po lihet në harresë. Ai pohon se infrastruktura rrugore aspak e mirë dhe mungesa e ndriçimit publik janë bërë shqetësuese për banorët e lagjes.

“Prej këtyre kërkesave asnjë nuk është realizuar. Ishalla ndonjëra realizohet. Në lagjen tonë banorët me ditë të tëra mbesin në terr, si pasojë e defekteve të energjisë elektrike. Po punohet por ka defekte sa të duash. Një objekt i gjendjes civile është rregullua por që disa vite nuk po funksionon”, thotë ai.

Edhe banori tjetër i kësaj lagjeje Mehmet Shala flet për të njëjtat shqetësime, porse kërkon nga organet kompetente që t’i kenë parasysh kërkesat e tyre të cilët thotë se janë të kahershme.

“Kur duhet të realizohen kërkesat tona. Projekti për rrugën është bërë, është ndërpre puna që disa muaj, por pse kanë ngec punët, ku është problemi”, pyet ky qytetar.

Por, zyrtarët komunalë të Prizrenit nuk pajtohen me këtë fakt. Ata thonë se në këtë lagje ka pas investime të bollshme. Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani tha se komuna ka realizuar projekte në të kaluarën, duke premtuar investime të reja me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj lagje.

“Komuna e Prizrenit në shtatë vite qeverisjes ka bërë shumë. Sidomos duhet përmendur ujin e pijes. Lagjet i kanë specifikat e veta sikurse edhe fshatrat, mirëpo në Tusus janë bërë investime nga ana e komunës. Çdo gjë që është rregulluar është rregulluar si duhet. Nëse flasim për rrugën Xhevat Berisha ajo është e kompletuar, e cila mundëson lidhjen e lagjeve tjera të qytetit”, thotë Hasani.

E shoqëria civile në Prizren, “Ec ma ndryshe” tashmë ka filluar ciklin e debateve me qytetarë të lagjeve të ndryshme përfshirë edhe ata të “Tususi-t” përmes së cilave identifikon problemet dhe më pas u adresohen dikastereve të ndryshëm të komunës me qëllim të përkthimit të kërkesave të tyre në plane konkrete.

Konkurs për logon e 200-vjetorit të lindjes së De Radës

0

Jeronim de RadaLogoja e 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada do t’i nënshtrohet një konkursi mbarëkombëtar.

Ministria e Kulturës së Shqipërsisë ka deklaruar çeljen e këtij konkursi sipas urdhrit përkatës për “Shpallje konkursi me karakter kombëtar për realizimin e logos të 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada”.

Logoja do të shoqërojë dokumentet zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të varësisë, që do të përfshihen në veprimtaritë për Vitin De Radian.

Çmimi i monumenteve të pasluftës

0

Skenderbeu-bustiSiç ka ndodh në vendet tjetra të ish-Jugosllavisë, edhe Kosova gjatë këtyre 15 viteve të pasluftës, ka ndërtuar një numër të jo të vogël të monumenteve e komplekseve memoriale.

Dhe ndonëse ekziston një regjistër i komplekseve memoriale të ndërtuara pas luftës, nuk del të ekzistojë një regjistër i plotë i të gjitha monumenteve të ngritura pas luftës së vitit 1999. Në mungesë të këtij regjistri, nuk dihet as se sa është shpenzuar në monumente. Arsyet që përmenden janë të ndryshme.

Idriz Blakaj, kryeshefi i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, thotë se edhe pse Agjencia është themeluar tash e një vit, ende ka probleme, e këto probleme i sheh në raport me Ministrinë e Mjedisit.

“Projektet të cilat tashmë janë nën autorizimet e AMKMK-së, nuk janë bartur nga MMPH-ja, edhe pse në gusht të vitit të kaluar Ministria e Financave i ka bartur te ne ato projekte bashkë me projektin për vitin 2014”, pohon Blakaj.

Projektet bashkë me buxhetin, sipas tij, menjëherë janë kthyer në MMPH, me intervenim të, siç thotë ai, Ministrisë apo “dikujt më lart”, për arsye korruptive, përveç projektit të kompleksit memorialit në Prekaz, i cili ka mbetur nën autorizimet e kësaj agjencie.

Ai thotë se AMKM-ja brenda kësaj kohe është marrë vetëm me menaxhimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, dhe me projektet që ndërlidhen me të. Këtë gjë ai e shpjegon më faktin që ky projekt është më i ndjeshëm dhe nuk ka mundur që të përfshihen në aferat korruptive sepse e kanë ditur që kjo gjë nuk do të kalonte pa u bërë e madhe.

“Ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për buxhetin e vitit 2015, buxhet i cili do duhej që t’i caktohet Agjencisë dhe jo MMPH-së, por e keqja qëndron në faktin që Ministria e Mjedisit nuk ka bërë kërkesë për buxhet për këto projekte, por as nuk e ka lajmëruar Ministrinë përkatëse që tashmë këto projekte janë në përgjegjësi të AMKM-së”.

Edhe pse Ministria e Financave na ka bërë të ditur se nuk do të ketë buxhet për projekte të reja, por në qoftë se nuk do të ndahet buxheti atëherë Agjencia do të ketë probleme në raport më familjarët e dëshmorëve të cilët kanë kërkesa, qoftë për ngritja të memorialëve, qoftë për mirëmbajtjen e tyre.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, megjithë insistimin e gazetës, nuk i ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me këtë temë.

Në anën tjetër, Vjollca Aliu, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, thotë se MKRS nuk posedon një inventar të tillë pasi që nga projektimi e deri te ekzekutimi i punimeve për këto monumente kërkesat nuk janë shqyrtuar në ministri dhe siç tha ajo e njëjta gjë vlen edhe për pjesën buxhetore.

“Në rekomandimet e fundit kur edhe kemi shqyrtuar propozimet për përfshirje në Listë të Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme, ne kemi rekomanduar që institucionet tona vartëse, varësisht nga komunat që kanë në përgjegjësi të fillojnë me evidentimin e tyre (edhe pse për një pjesë të madhe kemi informacione për vendndodhjen) e më pas nga një grup pune të shqyrtohen, paraprakisht të mblidhet materiali dhe të vendoset për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren”, thotë Aliu për gazetën, duke shtuar se kjo kërkon domosdoshmërisht involvim edhe të institucioneve tjera kompetente.

Xhejlane Hoxha, drejtoresha ekzekutive e Këshillit Kosovar për Trashëgimi Kulturore, për gazetën “Zëri” tha se është një lëshim i patolerueshëm mungesa e një regjistri të monumenteve e memorialëve të ndërtuara pas luftës, pasi që kjo gjë paraqet një detyrim ligjor. “Institucionet shtetërore që kanë kompetenca në këtë drejtim kanë pasur disa programe dhe disa inventare por sipas të gjitha gjasave ato nuk kanë qenë të harmonizuara mirë”, pohon Hoxha.

“Këshilli Kosovar për Trashëgimi Kulturore ka për detyrë që të deklarojë potencialin e trashëgimisë kulturore në vend, por kjo gjë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi propozime nga ana e institucioneve kompetente për mbrojtjen e aseteve memoriale e trashëgimore”, tha Hoxha për gazetën.

Sipas saj, sugjerimet e Këshillit të bëra në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk janë përfillur, sugjerime që kanë të bëjnë edhe për përpilimin e një regjistri të tillë. “Komplekset memoriale duhet të identifikohen, të regjistrohen, të menaxhohen sepse ato paraqesin një pjesë integrale të trashëgimisë sonë kulturore sepse paraqesin një histori që pa dyshim që është pjesë e jetës sonë”, thotë Hoxha derisa shton se nëse Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk ka një regjistër për memorialet e ndërtuara pas luftës dhe ka një shifër për paratë e shpenzuara për to, atëherë cili është kuptimi i ekzistimit të saj./Zëri/

Dritëro Agolli festoi 83 vjetorin

0

DriteroAgolli me cigareShkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli, ka festuar dje 83 vjetorin e lindjes së tij. Ai u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.

Agolli i dha emrin e tij të madh letërsisë shqipe me romanet e fuqishme dhe poemat e tij që u bënë frymëzim për shumë breza.
Ai ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve te ndryshme. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe.
Shkrimtar i madh i një “gjuhe të thjeshtë, por të pasur”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

Disa prej titujve të veprave të tijë më të njohura janë, “Në rrugë dola”, 1958, “Hapat e mia në asfalt”, 1961, “Zhurma e erërave të dikurshme”, 1964, “Nënë Shqipëri”, poemë, 1974, “Fjala gdhend gurin”, 1977, “Komisari Memo”, roman, 1969, “Njeriu me top”, roman, 1975, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, roman 1973, “Udhëtoj i menduar”, 1985.

Ministria refuzon të ndajë 77 mijë euro për “Gjashtë persona kërkojnë autorin”

0

gjashte persona kerkojne autorinMinistria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka refuzuar që të shpenzohen 77 mijë euro për shfaqjen “Gjashtë persona kërkojnë autorin”. Institucioni më i lartë kulturor në vend ka kthyer prapa kërkesën e Teatrit Kombëtar të Kosovë ku kërkohen fiks 76 mijë e 972 euro për shfaqjen që planifikohet të jepet premierë në ditën e 20 të këtij muaji.

Sipas Veton Firzit, sekretar i përgjithshëm i MKRS-së, arsyeja e refuzimit është shuma e lartë “Për këtë e kemi kthyer në rikalkulim”, ka thënë ai për shumën financiare që është kërkuar për realizimin e shfaqjes nën regji të Orhan Kerkezit. “Kanë gabuar në llogaritje. Ndarja e shumave për aktorë, kostumografë e të tjerë duhet të bëhet në bazë të rregullores”, ka shtuar Firzi.

Sipas tij, menxhmenti i TKK-së ende nuk e ka bërë propozimin e dytë.

Krejt tjetër version për këtë çështje ka drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Valdet Avdiu. Sipas tij institucioni më i lartë teatror në vend ende është duke pritur përgjigje nga MKRS-ja. Për të, çmimin e kësaj shfaqjeje nuk e rrisin pagesat e larta, por numri i personave që janë përfshirë në projekt. Krejt këto llogaritje bëhen një javë para premierës.

“Ata mund ta kthejnë kërkesën në rishikim, por duhet të kthehet tek regjisori e udhëheqësi artistik, sepse ata m’i kanë sjellë personat që janë pjesë e shfaqjes”, ka thënë kreu i institucionit që ka për buxhet vjetor 330 mijë euro.
E sa i përket shumës së pagesave për aktorë, ai ka thënë se çmimet i ka trashëguar.

TKK-ja ka kërkuar që regjisori të paguhet 5.500 euro e asistenti i tij Rexhep Tershnjaku, 1.800. Për dy aktorë janë kërkuar vlera mbi 3 mijë euro, kurse për dy të tjerë nga 3 mijë. Gjashtë aktorë të tjerë, TKK-ja ka planifikuar t’i paguajë prej 2.000 deri në 2.500 euro, kurse për 13 të tjerë është planifikuar të shpenzohen nga 1.200 deri në 1.800 euro për secilin.

Për dizajnimin e pllakës janë kërkuar 500 euro, për promocion 1.200, për kostumografi, 2.000, për skenografi bashkë me rekuizita 5.473, kurse për shpenzimet e paparashikuara janë kërkuar 600 euro/Koha Ditore/

Në zgjedhje e mundim Bllokun

0

Enver HoxhajjNënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ende shpreson se partia e tij së bashku me LDK-në dhe AAK-në mund të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, pasi që, siç thotë ai, këto subjekte politike i kanë shërbyer vendit në proceset më të rëndësishme.

Mirëpo, sipas tij, nëse liderët e këtyre partive nuk arrijnë marrëveshje dhe vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë PDK-ja e vetme do t’i mundë të gjitha partitë e Bllokut.

“Pa dyshim që Partia Demokratike do të jetë sërish fituese e zgjedhjeve, meqë është e vetmja parti e cila ka një vizion të qartë, një program të matshëm dhe një lidership që nuk krahasohet me atë të subjekteve tjera politike, kështu që unë jam më se i sigurt që nëse do të ketë zgjedhje sërish PDK-ja do të jetë forca e parë politike në vend”, shprehet Hoxhaj gjatë një interviste për “Zërin”.

Jahjaga pret edhe këtë javë

0

Atifete jahjagaFillimi i javës së ardhshme mund të jetë afati i fundit deri kur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do t’i presë idetë dhe opsionet kushtetuese të liderëve të partive parlamentare për formimin e institucioneve të reja.

Në të kundërtën, Jahjaga mund të veprojë shumë shpejt dhe të nisë hapat konkretë për shpalljen e zgjedhjeve.

Tash për tash, as PDK dhe as blloku paszgjedhor i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk japin ndonjë shenjë të vetme se mund të takohen për të gjetur zgjidhje rreth kryetarit të Kuvendit, që shihet si nyja e parë, por jo e vetme drejt tejkalimit të krizës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë me dije sërish liderëve të partive politike se kriza e krijuar nuk po e dëmton Kosovën vetëm përbrenda, por edhe në aspektin e jashtëm – ndërkombëtar../tribuna/

Partitë pa ide

0

partit politike 2Mbajtja e një konference në sallën e Kuvendit të Kosovës ku kanë diskutuar e ka lënë pa ide kreative të veprimit koalicionin paszgjedhor VLAN. Ata, sikurse edhe rivalja PDK tash kanë mbetur pa ndonjë “haber” se si të procedojnë.

Të dyja palët po e presin presidenten. Blloku po i druan zgjedhjeve që mund të dalin si rezultat i ndërmjetësimit të të parës së vendit, derisa PDK-ja nuk ka kurrfarë pritje. Për ta secili rezultat pos shkuarjes në opozitë, rezulton të jetë i mirë.

Pavarësisht pozicioneve, deklaratat optimiste nga të dyja taborët nuk kanë munguar. Adem Grabovci nga PDK përsërit se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, derisa zyrtarët e bllokut përsërisin se e kanë strategjinë e qartë se si ta zgjedhin kryeparlamentarin.

Njëri nga ekspertët e LDK-se, i cili po punon në skenarët për krijimin e institucioneve, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën se ata janë vazhdimisht në konsultime dhe po e diskutojmë mënyrën se si ta tejkalojmë ketë pengesë, që sipas tij, është procedurale…/tribuna/