18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7550

Shtyhet premiera e “Gjashtë persona…”

0

gjashte persona kerkojne autorinËshtë mbledhur edhe Këshilli Drejtues i TKK-së për të shqyrtuar refuzimin e buxhetit prej 76 mijë e 972 eurove nga ana e MKRS-së. Valdet Avdiu, drejtor i përgjithshëm i TKK-së, sipas një komunikate të KD-së, ka qëndruar në buxhetin e kërkuar duke iu referuar formatit të shfaqjes. Sipas njoftimit të KD-së, shfaqja nuk do të prezantohet më 20 tetor, për ta shtyrë për datë tjetër, pa e caktuar se në cilën datë

Premiera e shfaqjes “Gjashtë persona ndjekin autorin“, në regji të Orhan Kerkezit nuk do ta ketë premierën më 20 tetor, ashtu sikur edhe ishte paralajmëruar. Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe, sipas tyre, shfaqja më 20 tetor, ka gjasa të prezantohet para anëtarëve të Këshillit Drejtues, por jo edhe për audiencën e gjerë. Ndërkaq, po sipas kësaj komunikate, kjo shfaqje shtyhet për një datë të pacaktuar, pikërisht si rezultat i mos miratimit të buxhetit nga ana e MKRS-së, e cila i është kërkuar nga ana e TKK-së.
Mirëpo, në mbledhjen e së mërkurës, drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Valdet Avdiu, ka nxjerr në tryezën e këshillit argumentet e tij në raport me shfaqjen, përkatësisht me anën ekonomike të saj. “Ai e ka mbrojtur buxhetin e shfaqjes”, thuhet në këtë komunikatë, duke shtuar se Avdiu i është referuar formatit të kësaj shfaqje dhe kësaj galerie të tërë krijuesish të këtij projekti teatror. “Janë angazhuar numër i madh krijuesish, të cilët, kanë kontrata që nuk bien ndesh me rregulloren e teatrit”, thuhet të jetë shprehur Avdiu.

Me këtë rast, po nga kjo mbledhje, Këshilli Drejtues ka kërkuar nga TKK që shfaqja të procedohet tutje, si dhe aspektet financiare që varirojnë sipas kontratave të nënshkruara.
Bëhet e ditur se shfaqja në kuptimin artistik dhe teknik është gati për të dalë më 20 tetor, por për shkaqe buxhetore,të cilat reflektojnë në mungesë të kostumeve si dhe skenografisë premiera e kësaj shfaqje shtyhet për një datë tjetër, duke kërkuar që kostoja e buxhetit të rishikohet nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte./KultPlus.com

Limaj i thotë ambasadorit të Katarit se VLAN-i do ta nxjerrë vendin nga ngërçi

0

Limaj me ambasadorin e kataritKreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk ka lënë pa i thënë edhe ambasadorit të Katarit në Shqipëri, njëherësh ambasador jo-rezident në Kosovë, Yousuf Hassen Al Saai, se Blloku pret që shumë shpejt të dalë nga ngërçi politik.

Në një takim që kanë pasur në Prishtinë, Limaj ka thënë se VLAN e ka zgjidhjen, dhe se sigurisht me reflektimin e liderëve politikë, duke respektuar kushtetutën dhe shumicën parlamentare, do të arrihet deri në krijimin e institucioneve.

E ambasadori Al Saai tha se shteti i Katarit ka dhënë një kontribut të mirë për Kosovën dhe është shumë i gatshëm që të thelloj sa më shumë marrëdhëniet mes shtetit të Katarit dhe Kosovës.

Gjithashtu, tha se Katari është duke kontribuar mjaft edhe për njohjen e shtetit të Kosovës, nga shtetet e Ligës Islamike.

Kryetari Limaj dhe ambasadori Al Saai, diskutuan edhe për mundësinë e investimeve të shtetit të Katarit në Kosovë, sepse të dyja vendet kanë mundësi të mira të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

Thaçi: Qëndrimi i PDK-së për ngërçin, i qartë dhe i prerë

0

Hashim Thaci dhe Atifete jahjagaKreu i PDK-së, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur në qëndrimin e partisë së tij, pas takimit që ka pasur pasdite me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

“Kishim takimin e radhës me Presidenten dhe diskutuam për mundësitë e krijimit të institucioneve të reja, institucione këto që duhet dalin nga zgjedhjet e 8 qershorit dhe duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë kryeministri në detyrë Hashim Thaçi.

Ai ka thënë më tej sa qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë dhe i prerë: respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës, pra PDK si fituese, të respektohet Kushtetuta dhe ligjet.

“Mesazhi im për liderët tjerë është që të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të ndërtuar institucione funksionale dhe stabile”, ka thënë ai.

Thaçi nuk ka qenë në gjendje të parashikojë se deri kur mund të zgjasin këso lloj takimesh me Presidenten, por është shprehur i bindur se zyra e saj është adresa e duhur ku duhet mbledhur liderët, raporton gazetari i Kohës Ditore.

“Varet nga vullneti i Presidentes, ne do ta respektojmë agjendën e saj. Ne besojmë se Presidentja është adresa e qëndrueshme për arritjen e një marrëveshje mes spektrit politik, si institucion i unitetit qytetar dhe politik”, ka thënë Thaçi.

Mustafa: Nuk po kërkoj punë, kam tri të tilla

0

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa, ka reaguar ndaj një interviste të analistit Armand Shkullaku, i cili tha se më i rëndësishëm është formimi i Qeverisë se sa një vend punë për Kryetarin e LDK’së.

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se nuk po kërkon punë pasi është profesor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin

Tani në portalin e Gazetës Express lexova një intervistë të z. Armand Shkullaku: “Më i rëndësishëm formimi i Qeverisë se një vend pune për Isa Mustafën”. Shprehu keqardhje për absurditetin e tillë të të menduarit, të një njeriu që një kohë të gjatë punoi në Prishtinë dhe do të duhej ti njeh rrethanat tona. Duhet ta përkujtoj zotin Shkullaku dhe unë jam profesor i rregullt i Universitetit të Prishtinës, se jam anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe jam deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj ai mund të merret me punë tjera në Shqipëri, sepse nuk është korrekte që nga atje të mendoj të me gjej punë në Kosovë.

Zyrtarët komunalë të Prizrenit përballen me kolegun e tyre në gjykatë

0

Prizren-GjykataNë Gjykatën Themelore të Prizrenit, të martën u mbajt seanca e dytë fillestare ndaj katër të akuzuarve- zyrtarë komunalë e asamblistë në këtë qytet.

Haziz Hodaj, Nijazi Kryeziu, Ibrahim Krasniqi e Visar Islamaj akuzohen se jashtëligjshëm kanë hequr nga lista për anëtar të komisioneve komunale të dëmtuarin Ridvan Hoxha.

Për këtë rast Prokuroria e Qarkut në Prizren, më datë 10 tetor 2012 ka marrë vendim me të cilin e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë nga i dëmtuari Ridvan Hoxha, ish-këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.

Ndërsa ky i fundit e ka shfrytëzuar të drejtën e tij private që me anë të padisë subsidiare të ngrejë akuzë kundër katër të pandehurve të lartëcekur.

Në seancën e dytë fillestare kërkesë për hedhje të aktakuzës kishte bërë vetëm i akuzuari Haziz Hodaj, i cili ishte kryetar i grupit të këshilltarëve komunalë të LDK-së, njëkohësisht bashkëpartiak me paditësin Hoxha.

Ndërsa të pandehurit tjerë akuzat e paditësit Hoxha i kundërshtuan gojarisht.

Nijazi Kryeziu që në atë kohë ishte kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit, aktualisht drejtor i Urbanizmit, tha se në këtë rast argumenti më i fuqishëm është vetë hedhja e kësaj aktakuze nga prokuroria.

“Përndryshe me këtë çështje unë nuk jam marrë, sepse kam besu se ju do ta kryeni punën… pa marrë parasysh qysh procedoni”, tha Kryeziu.

Ndërsa i akuzuari tjetër Haziz Hodaj, e quajti banale akuzën e bërë nga bashkëpartiaku i tij Ridvan Hoxha.

“Nuk e kuptoj komoditetin e gjykatave të merren me një çashtje ku unë absolutisht nuk jam i inkriminum, sepse tek e fundit unë si nënkryetar i degës së LDK-së, kam kërku që kryesia ta aprovojë këtë listë të propozuar nga grupi parlamentar”, tha Hodaj.

Edhe dy të akuzuarit tjerë Ibrahim Krasniqi e Visar Islamaj, zyrtarë ligjorë në Komunën e Prizrenit, e kundërshtuan aktakuzën me arsyetimin se kjo nuk ka të bëjë fare me Zyrën Ligjore të Komunës.

Pas kundërshtimit të akuzës, gjykata i dha 7 ditë kohë paditësit që të përgjigjet në kundërshtimet e të pandehurve.

Ridvan Hoxha që është i njohur edhe si inicues i rastit kundër kryetarit Muja, tha se në këtë rast prokuroria ka dështuar.

“Njëherë më kanë dhënë përgjigje kinse unë kam akuzue dy zyrtarë të lartë të LDK-së, z.Isa Mustafa dhe z.Eqrem Kryeziu. Është ky rast i njohur nga prokurori Genc Nixha, pastaj pasi kam reagu publikisht edhe te Prokuroria e EULEX-it edhe njëherë e kanë kthye në rishqyrtim te i njëjti prokuror, pastaj e kanë anulue”, tha Hoxha.

Sipas aktakuzës, Haziz Hodaj, akuzohet se në pozitën e kryetarit të grupit të këshilltarëve komunalë të LDK-së, ka ndryshuar pa vendim dhe në kundërshtim me ligjin, listën e këshilltarëve të zgjedhur si anëtarë të komiteteve dhe komisioneve komunale, ku nga lista heq të dëmtuarin Ridvan Hoxha dhe në vendin e tij e fut dikë tjetër.

Ndërsa Nijazi Kryeziu, e prezanton si të vërtetë listën e këshilltarëve të LDK-së, ndonëse e kishte ditur se lista është e falsifikuar, ngase ka qenë e nënshkruar nga personi i paautorizuar dhe nuk përmbante shenjat e LDK-së në Prizren.

Në aktakuzë thuhet se për falsifikimin e këtij dokumenti më datën 22 mars 2012kryesuesi ishte njoftuar zyrtarisht edhe nga kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu.

Të akuzuarit Ibrahim Krasniqi dhe Visar Islamaj, akuzohen se në cilësi të zyrtarëve ligjorë komunalë, e prezantojnë si të vërtetë listën në fjalë, edhe pse e kanë ditur se kjo listë ishte e falsifikuar.

Seanca e radhës do të caktohet pas përgjigjes së kundërshtimeve të të pandehurve nga paditësi subsidiar./Kallxo.com/

Shkullaku: Më i rëndësishëm formimi i Qeverisë se një vend pune për Isa Mustafën

0

ArmandShkullaku-kolumnistBlloku nuk duhet të mendojë vetëm për një vend pune për Isa Mustafën, por duhet të gjejë një zgjidhje për Kosovën. Katër partitë opozitare duhet të heqin dorë nga pozita e Kryetarit të Kuvendit dhe të formojnë Qeverinë. Mirëpo, gjasat janë më të mëdha të shkohet në zgjedhje të reja se sa të arrihet një marrëveshje e re. Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga pozita e Kryeministrit e LDK nuk është e gatshme të marrë përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës. Analisti, Armand Shkullaku, flet për Express.
Express: Sipas jush, cila është zgjidhja e bllokadës politike në Kosovë, ku PDK dhe as Blloku nuk po heqin dorë nga pozita e Kryeparlamentarit?

A. Shkullaku: Po të kisha zgjidhja do të kandidohesha vetë për Kryeministër të Kosovës. Por, situata është tepër e komplikuar. Për mendimin tim do të thosha që normalisht që ai që duhet të tërhiqet është ai që është më i forti. Më i forti duhet të tregojë një shenjë tolerante. Mendoj se pozita e të fortit, në këtë rast, është ajo e bllokut opozitar, të cilët i kanë numrat dhe mund të bllokojnë edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Por, më vonë mund të formojnë Qeverinë dhe të kenë Kryeministrin, gjë që është normale për disa forca politike që kanë shumicën në Kuvend. Në këtë rast, Blloku duhet të bëjë një tërheqje. Deri tani kemi parë që Blloku opozitar në Kosovë ka qenë në pozita refuzuese dhe përjashtuese ndaj PDK’së dhe Hashim Thaçit. Duke dashur ta largojnë Thaçin nga pushteti, Blloku nuk ka pranuar në asnjë negociatë, duke deklaruar se pozita e Kryeministrit, por edhe ajo e Kryeparlamentarit duhet t’i takojë Bllokut. Logjikisht, Blloku edhe mund të ketë të drejtë të mendojë një situatë kështu, por në anën tjetër kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim nuk ia jep të drejtën e Kryeparlamentarit Bllokut opozitar. Në këtë moment, mendoj, Blloku duhet të mendoj më shumë për t’ia bërë një zgjidhje Kosovën se sa t’ia gjej një vend pune Isa Mustafës. Më duket situatë paradoksale që Blloku nuk tërhiqet nga një pozitë e parëndësishme, ndërkohë që kanë në dorë kontrollin e Parlamentit dhe të udhëheqin Qeverinë e ardhshme. Mendoj, se Blloku nuk e bën këtë tërheqje për faktin e thjeshtë se Blloku e ka një marrëveshje të brishtë brenda vetës. Një marrëveshje, e cila mund të prishet nga çasti në çast. Në qoftë se Ramush Haradinaj ka vendosur një kusht që nuk tërhiqet nga pozita e Kryeministrit pavarësisht se ka marrë tetë apo nëntë për qind të votave, mendoj, se LDK si partia më e madhe nuk mund të dalë nga kjo marrëveshje vetëm me një grusht ministrash. Posti i Kryetarit të Kuvendit do të ishte një post si të thuash më shumë prestigji se sa një pozitë e rëndësishme për Isa Mustafën. Nëse Isa Mustafa do të tërhiqej, LDK do të ishte e pakënaqur me këtë marrëveshje. LDK hyri në zgjedhje për t’i fituar ato, Isa Mustafa ishte kandidat për Kryeministër dhe në këtë situatë nëse LDK nuk do të kishte asnjë benefit prej kësaj marrëveshje, atëherë humb arsye e ekzistencë së Bllokut. Edhe për Vetëvendosjen do të ishte problem, në këtë rast, sepse një tërheqje e Bllokut do të vinte në pikëpyetje edhe situatën për Vetëvendosjen në Qeveri. Bllokut i takon ta bëjë hapin pas dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Për aq kohë sa Blloku nuk e bën këtë hap, ne nuk kemi çka t’i bëjmë Hashim Thaçit. Vetëm t’i kërkojmë të largohet nga Kosova.

Express: Janë duke u përmendur emra të ndryshëm për pozitën e Kryeministrit në një Qeveri teknike. A është duke u krijuar situata që Shef i Qeverisë të mos votohet as Hashim Thaçi, as Ramush Haradinaj e as Isa Mustafa?

A. Shkullaku: Varet se si do të rrjedhin ngjarjet më pas. Nga jo që di unë kam përshtypjen se PDK do të ishte e gatshme të ketë një Qeveri me bazë të gjerë, ku Kryeministër do të mos ishte Hashim Thaçi dhe as ndonjë figurë e rëndësishme e PDK’së, por të ishte dikush me reputacion, person i aftë profesionalisht… Edhe në këtë rast është e vështirë për aq kohë sa Blloku ka një pikë tepër të fortë dhe një pikë që brenda Bllokut është e panegociueshme që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër. Nëse z. Haradinaj do të kishte qenë fleksibël në këtë rast, që Blloku ta kishte Qeverinë dhe që pozita e Kryeministrit të diskutohej, pra, mendoj se shumë gjëra do të ishin zgjidhur. Në këtë rrafsh, mendoj se është zgjidhja tepër e vështirë dhe unë i shoh zgjedhjet e reja si opsion se sa tërheqjen e Bllokut nga kushtet që ka vënë.

Express: Rrjedhimisht, sipas jush, Blloku më të favorshme e ka situatën të tërhiqet nga pozita e Kryeparlamentarit se sa të shkohet në zgjedhje të reja e ku pastaj nuk dihet se kush do të dalë fitues e kush humbës?

A. Shkullaku: Patjetër, më duket absurde që një grupim politik që ka shumicën, që mund të emërojë Qeverinë e re, të kapet pas postit të Kryetarit të Kuvendit me çdo kusht duke krijuar situatën në të cilën ndodhet Kosova. Blloku duke tejkaluar kredon e vet e vë PDK’në në pozitën e viktimës dhe nuk mund t’i marrë gjithçka dikujt. Në një moment duhet të tregohesh edhe tolerant, në qoftë se dikush ka shumicën në Kuvend, nuk mund të pretendojë që të ketë me çdo kusht edhe Kryetarin e Kuvendit.

Express: Disa zyrtarë të LDK’së kanë kërkuar ridizajnimin e marrëveshjes së Bllokut në mënyrë që Isa Mustafa tëbëhet Kryeministër. Këtë ide e kanë hedhur poshtë nga zyrtarët e AAK’së. Shihni ndonjë mundësi që të ketë ndryshim të marrëveshjes për ndërtimin e institucioneve?

A. Shkullaku: E thashë edhe më parë, në këto ditë që kemi parë dhe kemi ndjekur zhvillimet në Kosovë, mendoj se pozita e Ramush Haradinajt si Kryeministër është e panegociueshme nga AAK’ja. Në këtë moment, gjithçka tjetër derivon prej kësaj. Do të ishte normale që partia më e madhe brenda Bllokut të kishte pozitat më të larta drejtuese, por sa duket LDK është e dobët, jo vetëm në beteja tradicionale, por është e dobët edhe në negociata. LDK më tepër po angazhohet të sistemojë disa individë brenda saj, se sa të ketë vullnet dhe përgjegjësi për ta marrë në përsipër qeverisjen e vendit. Ne e dimë se Haradinaj është treguar më tepër energjik, shumë më tepër përgjegjësimarrës në raport me të tjerët për të qeverisur vendin. Atij i mungojnë votat që është një problem shumë i madh. Sepse LDK i ka votat por nuk ka energji e duhur për t’u imponuar në negociata. Pra, këto probleme që janë brenda Bllokut mendojë janë kryesoret që vështirësojnë zgjidhjen e mëtejshme të problemit. Domethënë është absurde të akuzohet Hashim këto probleme që janë brenda Bllokut mendojë janë kryesoret që vështirësojnë zgjidhjen e mëtejshme të problemit. Domethënë është absurde të akuzohet Hashim Thaçi kur dihet se Thaçi s’ka asgjë në dorë.

Express: A e kanë kurajën Mustafa e Haradinaj të ridizaojnë marrëveshjen dhe të heqin dorë nga pozita e Kryeparlamentarit?

A. Shkullaku: Sa i takon z. Haradinaj, ai nuk besoj se tërhiqet nga pozita e Kryeministrit. Një tërheqje e z. Haradinaj do të thotë edhe një dobësim për AAK’në, të cilën ne e pamë në zgjedhjet e fundit, ku Haradinaj ishte pjesëmarrës në to. Kishte më pak vota se në zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë, për z. Mustafa kam një dilemë, mendoj se për shkak të fryme më tolerante edhe mund të tërhiqej nga kjo pozitë, por çështja komplikohet edhe më tej kur mendon

Hasani: Gjykata e ndikuar politikisht, perceptim i një pjese të politikës

0

Enver HasaniKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke i komentuar paralajmërimin e koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe “Vetëvendosje” (VLAN), se do ta dërgojnë në Kushtetuese interpretimin e pikës 127 të aktvendimit të kësaj Gjykate, ka thënë se nëse dikush e sjellë këtë kërkesë, atëherë sipas tij, do të vlerësohet lejueshmëria dhe merita e kërkesës.

Hasani në një prononcim për RTV 21, ka theksuar se “nuk mund të jap mendim tani, sepse kjo është një çështje hipotetike, duke shtuar se nëse “dikush në këtë fazë sjellë këtë kërkesë në Kushtetuese (interpretimin e pikës 127), atëherë janë dy faza: e para, lejueshmëria dhe e dyta, a ka merita ajo kërkesë”.

“Por ne do të veprojmë në baza standarde”, ka shtuar ai.

Hasani është përgjigjur edhe deklaratave, se Gjykata Kushtetuese është e ndikuar politikisht, duke theksuar se “ ky është një percepcion i një pjese të politikës.

“Ne nuk mund t’i komentojmë ato. Gjykata Kushtetuese nuk i ka parasysh pasojat politike të aktvendimeve të saj. Ne jemi të bindur për atë që e kemi arsyetuar. Është demokraci dhe njerëzit mund t’i shprehin mendimet, por duhet ta kenë parasysh ta ruajnë dinjitetin dhe të mos kërcënojnë, fyejnë ofendojnë, sepse Gjykata nuk e ka ofenduar askënd”, tha Hasani.

Ndërsa, i pyetur se a mundet që presidentja Jahjaga të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, Hasani tha se nuk mund të japë mendim për këtë.

“ Atë pyetje mund t’ia drejtoni Jahjagës, por nëse kemi ndonjë rast do të vendosim. Është çështje Kushtetuese dhe ne nuk mund të flasim për çështje që janë potencialisht problematike për të ardhmen”, ka deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

E mërkura anarkike e Prizrenit

0

LDK-zyra ne PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren , ka reaguar sot për anarkin e krijuar në ditën e tregut në këtë qytet.

“Fatkeqësia është se në këtë ditë i tërë qyteti i ngjanë një anarkie totale ku secili për qefin e vet bllokon rrugë për të shitë gjësende nga më të ndryshme dhe më interesante”,vlerëson LDK në Prizren, përmes një komunikate për media.

“Kjo bllokadë është më e theksuar në hyrje të qytetit nga ana e Suharekës . Konkretisht në fshati Lubizhdë, aty ku kemi edhe “tregun” e automjeteve dhe plaçkave të tjera të vjetra”.

“Për shkak mos veprimit nga Ispektorati komunal si vartës të të denuarit Ramadan Muja, kemi edhe bllokada të rrugëve dhe krijimin e kolonave të gjata deri dhjetra kilometra. Këto pamje palaço për Prizrenin vazhdojnë tutje në lagjen “Bazhdarhane”, përballë qendrës sportive ku na vjen “tregu” tjetër ilegal dhe i cili krijon tollovin dhe bllokadën e radhës, aty tregëtia vazhdon të zhvillohet në trotuare pa kushte elementare higjeniko sanitare”.

“Hiq më të mira nuk janë pamjet as në lagjën Ortakoll, Terzimahallë, Jenimahallë, lagjën Bajram Curri e të ngjajshme…!”.

“Marr për bazë gjendjen e anarkisë në Komunën e Prizrenit e cila qeveriset nga një person i dënuar nga drejtësia ne edhe nuk presim që gjendja në një komunë me qeverisje të tillë të jetë më e mirë “.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, këtë gjendje dhe gjendjet tjera kaotike në mungesë të veprimit institucional në Komunën e Prizrenit i marrim me shumë shqetësim. Për këtë shkak, në këtë gjendje anarkiste që jemi, në emër të qytetarëve tanëkërkojmë ndërhyrjen e institucioneve qëndrore”.

Për këtë arsyeje, për interesin primar të qytetarëve tanë kërkojmë ndërhyrjen urgjente nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, kur bëhet fjalë për kushtet e tregtimit të ushqimeve me bazë bimore dhe shtazore dhe angazhimin e Policisë së Kosovës për garantimin e lirisë së lëvizjes në hyrje daljet dhe në vet qytetin e Prizrenit”.

“Përkundër paralizimit të veprimeve institucionale , qytarët e Prizrenit meritojnë të jetojnë me dinjitet”/PrizrenPress.com/

Kryeziu kërkon nga PriFest të mos jepen çmime për artistët serbë

0

Luan Kryeziu“Përderisa Serbia pengon çdo fushë të zhvillimeve sportive e kulturore të Kosovës, ata madje as nuk duhet të pranohen nga selektuesit e filmave në festivalet tona e le ma të fitojnë çdo vit” ka shkruar regjisori në Facebook.

Regjisori kosovar Luan Kryeziu, realizues i filmit “Heroi”, pas përfundimit kontrovers të ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të bërë një deklaratë në lidhje me shpërblimin e serbëve në festivalin më të madh të filmit në Prishtinë, PriFilmFest.

Shefqet Krasniqi nga burgu në arrest shtëpiak

0

shefqet krasniqi me policGjykata Themelore e ka liruar sot Imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqin nga paraburgimi, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë.

Gjykata Themelore i kishte caktuar më herët masën e paraburgimit Shefqet Krasniqit nën dyshimet për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi 30 ditësh i Shefqet Krasniqit qe kthyer dje në rivendosje nga ana e Kolegjit të Gjykatës së Apelit, për herë të dytë brenda një muaji pasi që herën e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi ankesën e avokatëve mbrojtës.

Imami Shefqet Krasniqi, bashkë me disa imamë të tjerë ishin arrestuar më 17 shtator.