Sot hapet Fakulteti i Sigurisë Publike në AKSP

Fakulteti i Sigurisë Publike në AKSPSot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet ceremonia e fillimit të vitit të parë akademik 2014/2015, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Sipas një njoftimi nga MBP-ja në ceremoninë e hapjes pritet të marrin pjesë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Akademia ka pranuar 69 studentë në vitin e parë të programit studimor Bachelor, në fushën e sigurisë publike për të gjitha agjencitë e sigurisë publike.

Ky program studimor, është akredituar nga Agjencia e Akreditimit dhe është rezultat i projektit dy vjeçar të binjakëzimit “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike”, i financuar nga Komisioni Evropian.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit