20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7553

Parlamenti i Studentëve kundërshton anulimin e konkursit për zgjedhjen e rektorit të UPZ-së

0

UPZ 45Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është duke i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit tonë.

“Ne konsiderojmë se nuk ka arsye që çështja e zgjedhjes së rektorit të neglizhohet edhe më tutje andaj, i kërkojmë Këshillit Drejtues të Universitetit që sa më parë të precedojë më tutje me procedurat e zgjedhjes së Rektorit”, thuhet në komunikatën e Parlamentit të Studentëve.

“Rektori i ri i Universitetit duhet të jetë një kuadër që ka përgatitjen adekuate akademike, përvojën e duhur menaxheriale ne arsimin e lartë dhe gatishmërinë për të kontribuuar që të zhvilloj Universitetin tonë. Zgjedhja e rektorit duhet të bëhet komfor Ligjit për Arsimin e Lartë, Statutit të Universitetit te Upz-së, konkursin e Këshillit Drejtues dhe mbi bazën e meritës së kandidatëve”.

“Ne gjithashtu konsiderojmë se nuk ka arsye që të anulohet konkursi, dhe mendojmë se një gjë e tillë do ta dëmtojë seriozisht Universitetin tonë duke marrë parasysh që ka kandidatë të pranueshëm që i plotësojnë kushtet me konkurs”.

“Zvarritjet në konstituivin e menaxhmentit të ri po i kushtojnë Universitetit tonë, andaj kërkojmë nga Këshilli Drejtues që ta merr seriozisht kërkesën e Parlamentit Studentor dhe njëkohësisht u bëjmë me dije se jemi duke i shqyrtuar mundësitë e reagimeve në forma të tjera me qëllim që të kontribuojmë në këtë proces në të mirë të Universitetit”/PrizrenPress.com/

Grupi 6+: Jemi kundër zgjedhjeve

0

Yagcilar-grupi 6plusGrupi parlamentar 6+ ka mbajtur sot një takim konsultativ, për ta diskutuar gjendjen aktuale institucionale në Kosovë.

Pas takimit, Mahir Yagcilar ka deklaruar se kanë ardhur në përfundim se zgjedhjet nuk janë opsion. Ai ka theksuar se do ta përkrahin cdo iniciativë që përbën zgjidhje për t’ju ikur zgjedhjeve.

“Zgjedhjet nuk janë opsion. Ne jemi deklaruar edhe në fillim, do ta përkrahim cilëndo palë që ofron zgjidhje për të dalë nga kriza”, ka thënë Yagcilar, pas takimit, shkruan Express.

I pyetur nëse do të merrnin pjesë në një seancë që eventualisht do ta thërriste Blloku, Yagcilar ka thënë se do të veprojnë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj: Thaçi do të largohet i turpëruar

0

Kurti-Haradinaj14-29Ka përfunduar takimi I liderëve të Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV.

Pas takimit, Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e këtij Blloku, për shkak se sipas tij vendi po udhëhiqet nga pakica.

“Vendi po qeveriset nga 36 deputetë. Ndërsa shumica parlamentare prej 64 deputetësh nuik po lejohet të veprojë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij Hashim Thaci po vepron sikurse diktatorët të cilët mendojnë se janë të përjetshëm.

“Thaci po mendon si diktatorët e vjetër të cilët kanë menduar se janë të përjetshëm, por që kur janë larguar, janë larguar me turp”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve, duke thënë se nuik do të ketë zgjedhje për shkak se shumica parlamentare ekziston.

Kësisoji ai ka thënë se presidentja nuk mund të vendosë t’I dërgojë në zgjedhje 64 deputetë, të cilët nuk duan të rizgjedhen edhe një herë.

“Presidentja, mund të vendosë vetëm për vete, por jo për t’I dërguar në zgjedhje 64 deputetë të cilët nuk e duan një gjë të tillë.

Ka filluar takimi i liderëve të Bllokut (Foto)

(E plotësuar) Liderët e Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, sapo kanë filluar takimin.

Takimi po zhvillohet në vazhdën e konsultave për veprimet të cilat do t’i ndërmarrë ky koalicion gjatë ditëve në vijim, shkruan Gazeta Express.

Në takim po marrin pjesë liderët e koalicionit bashkë me ekipet e tyre.Ramush Haradinaj14-14

 

 

Blloku mblidhet në orën 11:00

Vazhdojnë takimet e Koalicionit LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje.

Express mëson se takimi i radhës do të mbahet sot në orën 11:00, në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK’së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ngërçi politik, SHBA anulon vizitat diplomatike të planifikuara në Kosovë

0

Tracy Ann Jacobso33Në shenjë pakënaqësie me zhvillimet politike aktuale në Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë anuluar vizitën e një zyrtari të nivelit të lartë në Prishtinë, ndërkaq agjenda e vizitës së një zyrtari tjetër është përgjysmuar.

Këtë e ka konfirmuar në profilin e saj në Twiter, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, raporton lajmi.net.

“Një vizitë e nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë është anuluar këtë javë, një tjetër është shkurtuar, për shkak të ngërçit politik aktual. E dëshpëruar!”, shkruan ambasadorja Jacobson në Twiter.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë njoftuar se për cilat vizita bëhet fjalë, edhe pse njëra prej tyre ishte paralajmëruar për muajin tetor – ajo e ambasadores Tina Kaidanow, që tani është Koordinatore kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit.

Kijevë/Malishevë: Ia dorëzon vullnetarisht armën Policisë

0

Pistoleta me karikator dhe fishekNjë person në fshatin Kijevë të Malishevës, pas ndalimit nga Policia e Kosovës, vullnetarisht ka dorëzuar një armë të llojit “TT”.

“Njësiti policor pas një informatë lidhur me një kanosje ka ndaluar te dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke qarkulluar me veturën e tij. I dyshuari ka pranuar se me vete posedon armë dhe i njëjti vullnetarisht ka dorëzuar armën “TT” se bashku me një karikator dhe pesë fishek të cal 7.62 mm”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Komuna e Rahovecit kërcënon me ndëshkim këshilltarët borxhlinj

0

Komuna e Rahovecit-vehapiAutoritetet komunale të Rahovecit kërkojnë kryerjen e obligimeve ndaj shtetit. Ata janë të vendosur t`i ndëshkojnë këshilltarët komunalë, të cilët nuk i kanë shlyer obligimet e tatimit në pronë.

Këtë e ka paralajmëruar drejtori i Buxhetit…, Lulzim Sylejmani, në një seancë të KK-së. Sylejmani ua ka bërë të qartë këshilltarëve të KK-së dhe drejtorëve komunalë të Ekzekutivit se nëse deri në mbledhjen e radhës të KK-së nuk i shlyejnë borxhet për tatimin në pronë, Komuna është e detyruar ta bëjë publikimin e emrave të këshilltarëve borxhlinj, shkruan Koha Ditore.

Nga ana tjetër, disa këshilltarë dhe shoqëria civile janë shprehur krejt ndryshe lidhur me këtë kërcënim të drejtorit të arkës komunale.

Për këshilltarin e LDK-së në KK, Selim Duraku, ky është një lloj kërcënimi i Sylejmanit, sidomos për ata nga Krusha e Madhe, nga është edhe vetë ai. Sipas tij, pas Rahovecit ky fshat është zona e dytë kadastrale që mbush arkën komunale nga të hyrat vetjake, me gjithë faktin se këtë vit nuk është bërë asnjë investim kapital në infrastrukturën e Krushës.

Këshilltari opozitar nga AAK-ja, Përparim Krasniqi, pasi thotë të ketë kryer obligimin e tatimit në pronë, ka shtuar se do të ishte mirë që për shkak të transparencës të bëhen publike borxhlinjtë e drejtorëve komunalë dhe të vazhdojë edhe me të tjerët.

Arrestohen gjashtë persona në rajonin e Prizrenit

0

arrestimi 2Policia e Kosovës brenda 24 orësh ka arrestuar pesë persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Sipas policisë, të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur obligimeve që kanë pasur ndaj organave të drejtësisë. Arrestimet janë bërë në Rahovec dhe Malishevë.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës

Fsh. Marali, Malisheve-13.10.2014-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti se bashku me një te dyshuar tjetër kane tentuar te hynë me dhune ne shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar. I dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fsh.Lladroc, Malishevë-13.10.2014-11:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore–Gjakovë dega Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Fsh.Lladroc, Malishevë-13.10.2014-12:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Gjakovë dega Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga Gjykata është liruar.

Fsh. Bellacerkë, Rahovec – 13.10.2014-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Gjakovë dega Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga Gjykata është liruar.

Fsh.Bellacerkë, Rahovec – 13.10.2014-14:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore–Gjakovë dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga Gjykata është liruar.

Fsh.Bellacerkë, Rahovec – 13.10.2014-14:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Gjakovë dega Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit ne burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

Prizren: Banorët e lagjes ‘Tusus’ ankohen për mungesë investimesh

0

Prizreni5-24Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit thonë se janë lënë në harresë nga ana e qeverisë lokale.

Mungesa e ujit dhe rrjetit të kanalizimit, furnizimi i dobët me energji elektrike, mungesa e objekteve shkollore për ciklin e ulët, mungesa e transportit urban janë disa prej shqetësimeve që i paraqesin banorët haptas, e për të cilat kërkojnë zgjidhjen nga ana e komunës së Prizrenit. Zyrtarët komunalë thonë se janë bërë investime dhe premtojnë se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, transmeton televizioni publik.

Salajdin Selmanaj është njëri nga banorët e shumtë të lagjes “Tusus” të qytetit, i cili po përballet me probleme të shumta jetike. Ai thotë se jeta i është rënduar tej mase në mungesë të kushteve elementare të jetesës. Selmanaj thotë se investimet po bëhen aty vetëm në kohë fushatash sa për të thënë dhe më pas kjo lagje e mbipopulluar po lihet në harresë. Ai pohon se infrastruktura rrugore aspak e mirë dhe mungesa e ndriçimit publik janë bërë shqetësuese për banorët e lagjes.

“Prej këtyre kërkesave asnjë nuk është realizuar. Ishalla ndonjëra realizohet. Në lagjen tonë banorët me ditë të tëra mbesin në terr, si pasojë e defekteve të energjisë elektrike. Po punohet por ka defekte sa të duash. Një objekt i gjendjes civile është rregullua por që disa vite nuk po funksionon”, thotë ai.

Edhe banori tjetër i kësaj lagjeje Mehmet Shala flet për të njëjtat shqetësime, porse kërkon nga organet kompetente që t’i kenë parasysh kërkesat e tyre të cilët thotë se janë të kahershme.

“Kur duhet të realizohen kërkesat tona. Projekti për rrugën është bërë, është ndërpre puna që disa muaj, por pse kanë ngec punët, ku është problemi”, pyet ky qytetar.

Por, zyrtarët komunalë të Prizrenit nuk pajtohen me këtë fakt. Ata thonë se në këtë lagje ka pas investime të bollshme. Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani tha se komuna ka realizuar projekte në të kaluarën, duke premtuar investime të reja me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj lagje.

“Komuna e Prizrenit në shtatë vite qeverisjes ka bërë shumë. Sidomos duhet përmendur ujin e pijes. Lagjet i kanë specifikat e veta sikurse edhe fshatrat, mirëpo në Tusus janë bërë investime nga ana e komunës. Çdo gjë që është rregulluar është rregulluar si duhet. Nëse flasim për rrugën Xhevat Berisha ajo është e kompletuar, e cila mundëson lidhjen e lagjeve tjera të qytetit”, thotë Hasani.

E shoqëria civile në Prizren, “Ec ma ndryshe” tashmë ka filluar ciklin e debateve me qytetarë të lagjeve të ndryshme përfshirë edhe ata të “Tususi-t” përmes së cilave identifikon problemet dhe më pas u adresohen dikastereve të ndryshëm të komunës me qëllim të përkthimit të kërkesave të tyre në plane konkrete.

Konkurs për logon e 200-vjetorit të lindjes së De Radës

0

Jeronim de RadaLogoja e 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada do t’i nënshtrohet një konkursi mbarëkombëtar.

Ministria e Kulturës së Shqipërsisë ka deklaruar çeljen e këtij konkursi sipas urdhrit përkatës për “Shpallje konkursi me karakter kombëtar për realizimin e logos të 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada”.

Logoja do të shoqërojë dokumentet zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të varësisë, që do të përfshihen në veprimtaritë për Vitin De Radian.

Çmimi i monumenteve të pasluftës

0

Skenderbeu-bustiSiç ka ndodh në vendet tjetra të ish-Jugosllavisë, edhe Kosova gjatë këtyre 15 viteve të pasluftës, ka ndërtuar një numër të jo të vogël të monumenteve e komplekseve memoriale.

Dhe ndonëse ekziston një regjistër i komplekseve memoriale të ndërtuara pas luftës, nuk del të ekzistojë një regjistër i plotë i të gjitha monumenteve të ngritura pas luftës së vitit 1999. Në mungesë të këtij regjistri, nuk dihet as se sa është shpenzuar në monumente. Arsyet që përmenden janë të ndryshme.

Idriz Blakaj, kryeshefi i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, thotë se edhe pse Agjencia është themeluar tash e një vit, ende ka probleme, e këto probleme i sheh në raport me Ministrinë e Mjedisit.

“Projektet të cilat tashmë janë nën autorizimet e AMKMK-së, nuk janë bartur nga MMPH-ja, edhe pse në gusht të vitit të kaluar Ministria e Financave i ka bartur te ne ato projekte bashkë me projektin për vitin 2014”, pohon Blakaj.

Projektet bashkë me buxhetin, sipas tij, menjëherë janë kthyer në MMPH, me intervenim të, siç thotë ai, Ministrisë apo “dikujt më lart”, për arsye korruptive, përveç projektit të kompleksit memorialit në Prekaz, i cili ka mbetur nën autorizimet e kësaj agjencie.

Ai thotë se AMKM-ja brenda kësaj kohe është marrë vetëm me menaxhimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, dhe me projektet që ndërlidhen me të. Këtë gjë ai e shpjegon më faktin që ky projekt është më i ndjeshëm dhe nuk ka mundur që të përfshihen në aferat korruptive sepse e kanë ditur që kjo gjë nuk do të kalonte pa u bërë e madhe.

“Ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për buxhetin e vitit 2015, buxhet i cili do duhej që t’i caktohet Agjencisë dhe jo MMPH-së, por e keqja qëndron në faktin që Ministria e Mjedisit nuk ka bërë kërkesë për buxhet për këto projekte, por as nuk e ka lajmëruar Ministrinë përkatëse që tashmë këto projekte janë në përgjegjësi të AMKM-së”.

Edhe pse Ministria e Financave na ka bërë të ditur se nuk do të ketë buxhet për projekte të reja, por në qoftë se nuk do të ndahet buxheti atëherë Agjencia do të ketë probleme në raport më familjarët e dëshmorëve të cilët kanë kërkesa, qoftë për ngritja të memorialëve, qoftë për mirëmbajtjen e tyre.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, megjithë insistimin e gazetës, nuk i ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me këtë temë.

Në anën tjetër, Vjollca Aliu, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, thotë se MKRS nuk posedon një inventar të tillë pasi që nga projektimi e deri te ekzekutimi i punimeve për këto monumente kërkesat nuk janë shqyrtuar në ministri dhe siç tha ajo e njëjta gjë vlen edhe për pjesën buxhetore.

“Në rekomandimet e fundit kur edhe kemi shqyrtuar propozimet për përfshirje në Listë të Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme, ne kemi rekomanduar që institucionet tona vartëse, varësisht nga komunat që kanë në përgjegjësi të fillojnë me evidentimin e tyre (edhe pse për një pjesë të madhe kemi informacione për vendndodhjen) e më pas nga një grup pune të shqyrtohen, paraprakisht të mblidhet materiali dhe të vendoset për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren”, thotë Aliu për gazetën, duke shtuar se kjo kërkon domosdoshmërisht involvim edhe të institucioneve tjera kompetente.

Xhejlane Hoxha, drejtoresha ekzekutive e Këshillit Kosovar për Trashëgimi Kulturore, për gazetën “Zëri” tha se është një lëshim i patolerueshëm mungesa e një regjistri të monumenteve e memorialëve të ndërtuara pas luftës, pasi që kjo gjë paraqet një detyrim ligjor. “Institucionet shtetërore që kanë kompetenca në këtë drejtim kanë pasur disa programe dhe disa inventare por sipas të gjitha gjasave ato nuk kanë qenë të harmonizuara mirë”, pohon Hoxha.

“Këshilli Kosovar për Trashëgimi Kulturore ka për detyrë që të deklarojë potencialin e trashëgimisë kulturore në vend, por kjo gjë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi propozime nga ana e institucioneve kompetente për mbrojtjen e aseteve memoriale e trashëgimore”, tha Hoxha për gazetën.

Sipas saj, sugjerimet e Këshillit të bëra në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk janë përfillur, sugjerime që kanë të bëjnë edhe për përpilimin e një regjistri të tillë. “Komplekset memoriale duhet të identifikohen, të regjistrohen, të menaxhohen sepse ato paraqesin një pjesë integrale të trashëgimisë sonë kulturore sepse paraqesin një histori që pa dyshim që është pjesë e jetës sonë”, thotë Hoxha derisa shton se nëse Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk ka një regjistër për memorialet e ndërtuara pas luftës dhe ka një shifër për paratë e shpenzuara për to, atëherë cili është kuptimi i ekzistimit të saj./Zëri/