18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7554

Konkurs për logon e 200-vjetorit të lindjes së De Radës

0

Jeronim de RadaLogoja e 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada do t’i nënshtrohet një konkursi mbarëkombëtar.

Ministria e Kulturës së Shqipërsisë ka deklaruar çeljen e këtij konkursi sipas urdhrit përkatës për “Shpallje konkursi me karakter kombëtar për realizimin e logos të 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada”.

Logoja do të shoqërojë dokumentet zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të varësisë, që do të përfshihen në veprimtaritë për Vitin De Radian.

Çmimi i monumenteve të pasluftës

0

Skenderbeu-bustiSiç ka ndodh në vendet tjetra të ish-Jugosllavisë, edhe Kosova gjatë këtyre 15 viteve të pasluftës, ka ndërtuar një numër të jo të vogël të monumenteve e komplekseve memoriale.

Dhe ndonëse ekziston një regjistër i komplekseve memoriale të ndërtuara pas luftës, nuk del të ekzistojë një regjistër i plotë i të gjitha monumenteve të ngritura pas luftës së vitit 1999. Në mungesë të këtij regjistri, nuk dihet as se sa është shpenzuar në monumente. Arsyet që përmenden janë të ndryshme.

Idriz Blakaj, kryeshefi i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, thotë se edhe pse Agjencia është themeluar tash e një vit, ende ka probleme, e këto probleme i sheh në raport me Ministrinë e Mjedisit.

“Projektet të cilat tashmë janë nën autorizimet e AMKMK-së, nuk janë bartur nga MMPH-ja, edhe pse në gusht të vitit të kaluar Ministria e Financave i ka bartur te ne ato projekte bashkë me projektin për vitin 2014”, pohon Blakaj.

Projektet bashkë me buxhetin, sipas tij, menjëherë janë kthyer në MMPH, me intervenim të, siç thotë ai, Ministrisë apo “dikujt më lart”, për arsye korruptive, përveç projektit të kompleksit memorialit në Prekaz, i cili ka mbetur nën autorizimet e kësaj agjencie.

Ai thotë se AMKM-ja brenda kësaj kohe është marrë vetëm me menaxhimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, dhe me projektet që ndërlidhen me të. Këtë gjë ai e shpjegon më faktin që ky projekt është më i ndjeshëm dhe nuk ka mundur që të përfshihen në aferat korruptive sepse e kanë ditur që kjo gjë nuk do të kalonte pa u bërë e madhe.

“Ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për buxhetin e vitit 2015, buxhet i cili do duhej që t’i caktohet Agjencisë dhe jo MMPH-së, por e keqja qëndron në faktin që Ministria e Mjedisit nuk ka bërë kërkesë për buxhet për këto projekte, por as nuk e ka lajmëruar Ministrinë përkatëse që tashmë këto projekte janë në përgjegjësi të AMKM-së”.

Edhe pse Ministria e Financave na ka bërë të ditur se nuk do të ketë buxhet për projekte të reja, por në qoftë se nuk do të ndahet buxheti atëherë Agjencia do të ketë probleme në raport më familjarët e dëshmorëve të cilët kanë kërkesa, qoftë për ngritja të memorialëve, qoftë për mirëmbajtjen e tyre.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, megjithë insistimin e gazetës, nuk i ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me këtë temë.

Në anën tjetër, Vjollca Aliu, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, thotë se MKRS nuk posedon një inventar të tillë pasi që nga projektimi e deri te ekzekutimi i punimeve për këto monumente kërkesat nuk janë shqyrtuar në ministri dhe siç tha ajo e njëjta gjë vlen edhe për pjesën buxhetore.

“Në rekomandimet e fundit kur edhe kemi shqyrtuar propozimet për përfshirje në Listë të Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme, ne kemi rekomanduar që institucionet tona vartëse, varësisht nga komunat që kanë në përgjegjësi të fillojnë me evidentimin e tyre (edhe pse për një pjesë të madhe kemi informacione për vendndodhjen) e më pas nga një grup pune të shqyrtohen, paraprakisht të mblidhet materiali dhe të vendoset për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren”, thotë Aliu për gazetën, duke shtuar se kjo kërkon domosdoshmërisht involvim edhe të institucioneve tjera kompetente.

Xhejlane Hoxha, drejtoresha ekzekutive e Këshillit Kosovar për Trashëgimi Kulturore, për gazetën “Zëri” tha se është një lëshim i patolerueshëm mungesa e një regjistri të monumenteve e memorialëve të ndërtuara pas luftës, pasi që kjo gjë paraqet një detyrim ligjor. “Institucionet shtetërore që kanë kompetenca në këtë drejtim kanë pasur disa programe dhe disa inventare por sipas të gjitha gjasave ato nuk kanë qenë të harmonizuara mirë”, pohon Hoxha.

“Këshilli Kosovar për Trashëgimi Kulturore ka për detyrë që të deklarojë potencialin e trashëgimisë kulturore në vend, por kjo gjë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi propozime nga ana e institucioneve kompetente për mbrojtjen e aseteve memoriale e trashëgimore”, tha Hoxha për gazetën.

Sipas saj, sugjerimet e Këshillit të bëra në Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk janë përfillur, sugjerime që kanë të bëjnë edhe për përpilimin e një regjistri të tillë. “Komplekset memoriale duhet të identifikohen, të regjistrohen, të menaxhohen sepse ato paraqesin një pjesë integrale të trashëgimisë sonë kulturore sepse paraqesin një histori që pa dyshim që është pjesë e jetës sonë”, thotë Hoxha derisa shton se nëse Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk ka një regjistër për memorialet e ndërtuara pas luftës dhe ka një shifër për paratë e shpenzuara për to, atëherë cili është kuptimi i ekzistimit të saj./Zëri/

Dritëro Agolli festoi 83 vjetorin

0

DriteroAgolli me cigareShkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli, ka festuar dje 83 vjetorin e lindjes së tij. Ai u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.

Agolli i dha emrin e tij të madh letërsisë shqipe me romanet e fuqishme dhe poemat e tij që u bënë frymëzim për shumë breza.
Ai ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve te ndryshme. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe.
Shkrimtar i madh i një “gjuhe të thjeshtë, por të pasur”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

Disa prej titujve të veprave të tijë më të njohura janë, “Në rrugë dola”, 1958, “Hapat e mia në asfalt”, 1961, “Zhurma e erërave të dikurshme”, 1964, “Nënë Shqipëri”, poemë, 1974, “Fjala gdhend gurin”, 1977, “Komisari Memo”, roman, 1969, “Njeriu me top”, roman, 1975, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, roman 1973, “Udhëtoj i menduar”, 1985.

Ministria refuzon të ndajë 77 mijë euro për “Gjashtë persona kërkojnë autorin”

0

gjashte persona kerkojne autorinMinistria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka refuzuar që të shpenzohen 77 mijë euro për shfaqjen “Gjashtë persona kërkojnë autorin”. Institucioni më i lartë kulturor në vend ka kthyer prapa kërkesën e Teatrit Kombëtar të Kosovë ku kërkohen fiks 76 mijë e 972 euro për shfaqjen që planifikohet të jepet premierë në ditën e 20 të këtij muaji.

Sipas Veton Firzit, sekretar i përgjithshëm i MKRS-së, arsyeja e refuzimit është shuma e lartë “Për këtë e kemi kthyer në rikalkulim”, ka thënë ai për shumën financiare që është kërkuar për realizimin e shfaqjes nën regji të Orhan Kerkezit. “Kanë gabuar në llogaritje. Ndarja e shumave për aktorë, kostumografë e të tjerë duhet të bëhet në bazë të rregullores”, ka shtuar Firzi.

Sipas tij, menxhmenti i TKK-së ende nuk e ka bërë propozimin e dytë.

Krejt tjetër version për këtë çështje ka drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Valdet Avdiu. Sipas tij institucioni më i lartë teatror në vend ende është duke pritur përgjigje nga MKRS-ja. Për të, çmimin e kësaj shfaqjeje nuk e rrisin pagesat e larta, por numri i personave që janë përfshirë në projekt. Krejt këto llogaritje bëhen një javë para premierës.

“Ata mund ta kthejnë kërkesën në rishikim, por duhet të kthehet tek regjisori e udhëheqësi artistik, sepse ata m’i kanë sjellë personat që janë pjesë e shfaqjes”, ka thënë kreu i institucionit që ka për buxhet vjetor 330 mijë euro.
E sa i përket shumës së pagesave për aktorë, ai ka thënë se çmimet i ka trashëguar.

TKK-ja ka kërkuar që regjisori të paguhet 5.500 euro e asistenti i tij Rexhep Tershnjaku, 1.800. Për dy aktorë janë kërkuar vlera mbi 3 mijë euro, kurse për dy të tjerë nga 3 mijë. Gjashtë aktorë të tjerë, TKK-ja ka planifikuar t’i paguajë prej 2.000 deri në 2.500 euro, kurse për 13 të tjerë është planifikuar të shpenzohen nga 1.200 deri në 1.800 euro për secilin.

Për dizajnimin e pllakës janë kërkuar 500 euro, për promocion 1.200, për kostumografi, 2.000, për skenografi bashkë me rekuizita 5.473, kurse për shpenzimet e paparashikuara janë kërkuar 600 euro/Koha Ditore/

Në zgjedhje e mundim Bllokun

0

Enver HoxhajjNënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ende shpreson se partia e tij së bashku me LDK-në dhe AAK-në mund të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, pasi që, siç thotë ai, këto subjekte politike i kanë shërbyer vendit në proceset më të rëndësishme.

Mirëpo, sipas tij, nëse liderët e këtyre partive nuk arrijnë marrëveshje dhe vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë PDK-ja e vetme do t’i mundë të gjitha partitë e Bllokut.

“Pa dyshim që Partia Demokratike do të jetë sërish fituese e zgjedhjeve, meqë është e vetmja parti e cila ka një vizion të qartë, një program të matshëm dhe një lidership që nuk krahasohet me atë të subjekteve tjera politike, kështu që unë jam më se i sigurt që nëse do të ketë zgjedhje sërish PDK-ja do të jetë forca e parë politike në vend”, shprehet Hoxhaj gjatë një interviste për “Zërin”.

Jahjaga pret edhe këtë javë

0

Atifete jahjagaFillimi i javës së ardhshme mund të jetë afati i fundit deri kur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do t’i presë idetë dhe opsionet kushtetuese të liderëve të partive parlamentare për formimin e institucioneve të reja.

Në të kundërtën, Jahjaga mund të veprojë shumë shpejt dhe të nisë hapat konkretë për shpalljen e zgjedhjeve.

Tash për tash, as PDK dhe as blloku paszgjedhor i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk japin ndonjë shenjë të vetme se mund të takohen për të gjetur zgjidhje rreth kryetarit të Kuvendit, që shihet si nyja e parë, por jo e vetme drejt tejkalimit të krizës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë me dije sërish liderëve të partive politike se kriza e krijuar nuk po e dëmton Kosovën vetëm përbrenda, por edhe në aspektin e jashtëm – ndërkombëtar../tribuna/

Partitë pa ide

0

partit politike 2Mbajtja e një konference në sallën e Kuvendit të Kosovës ku kanë diskutuar e ka lënë pa ide kreative të veprimit koalicionin paszgjedhor VLAN. Ata, sikurse edhe rivalja PDK tash kanë mbetur pa ndonjë “haber” se si të procedojnë.

Të dyja palët po e presin presidenten. Blloku po i druan zgjedhjeve që mund të dalin si rezultat i ndërmjetësimit të të parës së vendit, derisa PDK-ja nuk ka kurrfarë pritje. Për ta secili rezultat pos shkuarjes në opozitë, rezulton të jetë i mirë.

Pavarësisht pozicioneve, deklaratat optimiste nga të dyja taborët nuk kanë munguar. Adem Grabovci nga PDK përsërit se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, derisa zyrtarët e bllokut përsërisin se e kanë strategjinë e qartë se si ta zgjedhin kryeparlamentarin.

Njëri nga ekspertët e LDK-se, i cili po punon në skenarët për krijimin e institucioneve, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën se ata janë vazhdimisht në konsultime dhe po e diskutojmë mënyrën se si ta tejkalojmë ketë pengesë, që sipas tij, është procedurale…/tribuna/

QKUK-ja e paguan stafin e Spitalit IMH pa punuar fare

0

QKUK5-24Dhjetëra punëtorë të spitalit turk International Hospital Medicin (IMH) marrin rroga nga QKUK-ja pa punuar fare në këtë institucion.

E disa punëtorë të tjerë të QKUK-së nuk i kanë pranuar t’ua kryejnë disa shërbime pacientëve në këtë institucion, ndërsa të njëjtat shërbime i kanë kryer në IMH.

Krejt kjo falë një marrëveshjeje në mes këtyre dy institucioneve për shkëmbim kuadrosh. Ndërsa pjesa e marrëveshjes për bashkëpunim profesional në raste shumë të rralla është realizuar; punëtorët e IMH-së pagat nga QKUK-ja i kanë marrë me rregull../kd/

Faktorët që çojnë Kosovën drejt zgjedhjeve

0

zgjedhjet5Mungesa e një zgjidhjeje për dalje nga kriza e formimit të institucioneve, mund ta çojë Kosovën përfundimisht kah alternativa e fundit, që nënkupton thirrjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ua ka bërë me dije liderëve të partive politike parlamentare se kriza institucionale dhe politike po e cenon edhe partneritetin ndërkombëtar.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se “presidentja ka shfaqur shqetësimin e thellë, që për shkak të paaftësisë për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, po lëkundet partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti me partnerët strategjikë”.

Këto lëkundje posaçërisht kanë të bëjnë me fushën e sigurisë, ku Kosova ka treguar shembull në ruajtjen jo vetëm të sigurisë së saj kombëtare, por edhe si një partner i fuqishëm në luftën globale kundër terrorizmit.

“Anashkalimi i Kosovës nga agjenda e partnerëve ndërkombëtarë, për shkak të bllokadës për të ndërtuar institucionet, është shqetësues dhe e vë Kosovën në një gjendje të rëndë që pengon fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj”, thuhet në qëndrimin e Presidentes të prezantuar nga zëdhënësi i saj.

Andaj, Vllahiu ka thënë se presidentja Jahjaga pret në ditët në vijim, “që liderët e partive politike parlamentare të reflektojnë mbi gjendjen e krijuar dhe të vijnë me propozime shumë konkrete për daljen nga situata e krijuar”.

Po në këtë vijë, ka reaguar të hënën edhe ambasadori britanik në Prishtinë,Ian Cliff. Gjatë një konference në Prishtinë, të mbajtur nga Grupi për Studime Juridike e Politike ku është folur për Raportin e fundit progresit, ambasadori Cliff ka kërkuar që Kosova të lëviz sa më shpejt drejt formimit të Kuvendit dhe Qeverisë.

“Po vërehet se ka rritje të frustrimit me politikanët në Kosovë që nuk janë në gjendje të zgjidhin një problem mjaft të vogël që ka të bëjë me formimin dhe funksionalizimin e institucioneve. Frustrime me ta ka edhe në Bruksel, në Londër dhe gjithandej”, ka thënë ambasadori britanik.

Duke e parë mungesën e një zgjidhjeje politike për krizën institucionale, presidentja Atifete Jahjaga u ka bërë me dije liderëve të partive politike se mungesa e zgjidhjes mund të çojë edhe në zgjedhje të reja.

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se roli i presidentes është që të garantojë funksionimin e institucioneve. Kështu që nëse ngërçi i krijuar nuk mund të tejkalohet, ai parasheh se presidentes Jahjaga, nuk po i mbetet opsion tjetër përveç zgjedhjeve të reja.

“Në qoftë se partitë politike me të vërtetë nuk e gjejnë një lloj kompromisi për të tejkaluar këtë ngërç, atëherë presidentes nuk i mbeten edhe shumë zgjidhje tjera, do të thotë, nëse zgjedhjet e parakohshme janë ajo zgjidhje që do të dërgojë në themelimin e institucioneve të Kosovës, atëherë ajo (presidentja) duhet ta shikojë edhe këtë si një opsion real”, ka thënë Ibrahimi.

Dështimi i partive politike që t’i formojnë institucionet e reja, për analistin Ilir Ibrahimi paraqet një lloj fatkeqësie, pasi që zgjedhjet e 8 qershorit ishin vlerësuar të standardeve evropiane. Mirëpo, rezultati që prodhuan këto zgjedhje dhe pozicionimi i partive politike në dy blloqe, sipas tij, më pas pamundësuan edhe formimin e institucioneve.

“Nëse të dy blloqet politike, si PDK-ja me partitë e koalicionit në njërën anë, ashtu edhe partitë e bllokut LDK – AAK – Nisma dhe Vetëvendosje, në anën tjetër, nuk arrijnë të bëjnë një kompromis me njëri-tjetrin, atëherë zgjedhjet mbeten opsioni i vetëm për të dalë nga kjo krizë. Të shohim edhe njëherë vullnetin e qytetarëve dhe të përcaktohet se kush do të dalë fitues dhe se si do të themelohen institucionet”, ka theksuar Ilir Ibrahimi.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mbetet pika neuralgjike, për të cilën partitë politike nuk po arrijnë një zgjidhje. PDK-ja si fituese e zgjedhjeve, në dy raste të seancave konstituive të ndërprera ka dëshmuar se nuk e ka shumicën për të marrë nën drejtim këtë post.

Përderisa blloku paszgjedhor LDK – AAK – Nisma dhe Vetëvendosje, ndonëse ka pretendime për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit si pjesë të zbatimit të marrëveshjes së tyre të brendshme për koalicion, nuk ka hapësirë kushtetuese që të bëjë kandidaturën e vet në Kuvend.

Konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re, andaj edhe kriza politike mbetet e pazgjidhur përderisa nuk tejkalohet kjo pikë./rel/

Ministria e Diasporës nuk i publikon statistikat e procesit të regjistrimit të diasporës

0

Ibrahim Makolli2Ministria e Diasporës nuk ka publikuar të dhëna ose shifra lidhur me mërgimtarët që janë regjistruar deri më tani, nëpërmes procesit të regjistrimit të mërgatës, që ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar.

Zyrtarë të kësaj Ministrie kanë thënë se e tëra çfarë mund të thonë është se procesi është duke shkuar me dinamikën e pritur.

Ndërkohë që për kredibilitetin e këtij procesi janë ngritur dyshime, nga persona që janë marrë me analizim të tij. Është vlerësuar si proces që ka filluar mbrapsht dhe se do të prodhojë të dhëna jo të sakta për numrin e mërgimtarëve.

Autori i kapitullit për Diasporën dhe mërgatën në raportit e UNDP-së, të publikuar rreth dy javë më parë, Shpend Kursani, ka thënë se procesi i regjistrimit është i koklavitur. Gjithashtu ai ka deklaruar se nuk mund të bëhet një regjistrim i mirëfilltë, pa u bërë një investim më serioz sesa është bërë deri më tani, nga Ministria e Diasporës.