23.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7558

S’ka mjete për riaktivizimin e Sahat Kullës në Rahovec

0

Rahovec-sahat kullaTiktaket e Sahat Kullës që ndodhet në qytetin e Rahovecit, së paku edhe këtë vit nuk do të lëvizin.

Akrepat e këtij objekti tash e dy vjet tregojnë orën 11:10 minuta. E Komuna e Rahovecit, nuk do ta riaktivizojë Sahat Kullën, për shkak të mungesës së mjeteve financiare në buxhetin e dikasterit të kulturës, shkruan Koha Ditore.

Osman Hasku, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë Komunë, është arsyetuar se riparimi që duhet bërë në Beograd është shumë i kushtueshëm. Por, nuk ka dhënë një shifër të caktuar.

Restaurimi i këtij objekti para tre vjetësh është financuar nga organizata suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij”(CHWB) në vlerë prej 40 mijë eurosh, kurse Komuna e Rahovecit kishte participuar me 10 mijë euro. Punimet në këtë monument të vjetër prej 223 vjetësh kishin zgjatur dy vjet.

Jahjaga do të vazhdojë takimet me liderët

0

Lideret te JahjagaPresidentja Atifete Jahjaga do të vazhdojë takimet me liderët e Bllokut VLAN dhe ata të PDK-së në mënyrë që të lehtësojë diskutimet në përpjekje për gjetjen e zgjidhjes të situatës aktuale.

Kështu u ka thënë mediave këshilltari Arbër Vllahiu, duke shtuar se presidentja pret propozime dhe sygjerime konkrete përmes respektimit të kuadrit kushtetues, që të çojë drejt zgjedhjes së nyjës institucionale”.

Zgjedhjet “dridhin” deputetët

0

Kuvendi i Kosoves14Mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk po pritet mirë nga shumë deputetë brenda subjekteve politike, pasi që kanë frikë se s’do të mundë të jenë pjesë e legjislaturës së re.

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës duket të jenë të “tronditur” nga sinjalet e fundit të presidentes Jahjaga për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, nëse liderët politikë vazhdojnë të barrikadohen në qëndrimet e tyre për krijimin e institucioneve të reja.

Ata thonë se përveç që nuk është në interes të shtetit që të shkohet në zgjedhje të reja, ekziston rreziku që qytetarët mos të dalin në masë të kënaqshme në zgjedhje. /Zëri/

Ndërkombëtarët të zhgënjyer me lidershipin politik të Kosovë

0

Flamujt e BEDiplomatët ndërkombëtar në Kosovë kanë nisur të frustrohen me lidershipin politik të Kosovës që nuk po gjen rrugëdalje nga bllokimi politik i shkaktuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Disa diplomatë perëndimorë, që kanë folur për “Kohën Ditore” në takime të ndara, me kusht të anonimitetit të plotë, janë shprehur të zhgënjyer me paaftësinë, apo me mungesën e vullnetit të partive politike që të gjejnë zgjidhjen për bllokimin, por kanë insistuar se mbeten të vendosur që të mos ndërhyjnë në proces.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se vazhdimi i situatës së tanishme – të cilën disa e quajnë krizë politike, disa institucionale, e disa thjesht bllokim – do të shkaktojë pasoja të shumta për Kosovën, si politike ashtu edhe ekonomike.

“Ne nuk do të ndërhyjmë, por nëse situata vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe një kohë, që është e papranueshme për ne, do të ndryshojmë qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë një diplomat nga një shtet evropian, duke mos dashur të japë një afat kohor kur mund të ndodh ndryshimi i qëndrimit.

I pyetur se çka nënkupton me ndryshim të qëndrimit, ai ka qartësuar se nuk bëhet fjalë për ndryshim në raport me statusin e Kosovës, por është rreth përkrahjes që Kosova mund të marrë në të ardhmen.

“Nëse liderët tregohen të papërgjegjshëm, sigurisht se do të shtrohen pyetje, pse t’i përkrahim njerëzit e tillë”, ka thënë ky diplomat..

Rritet frustrimi ndërkombëtar me Kosovën

0

QeveriaKosoves-objektiPjesë të bashkësisë ndërkombëtare kanë nisur të frustrohen me lidershipin politik të Kosovës që nuk po gjen rrugëdalje nga bllokimi politik i shkaktuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Disa diplomatë perëndimorë, që kanë folur për “Kohën Ditore” në takime të ndara, me kusht të anonimitetit të plotë, janë shprehur të zhgënjyer me paaftësinë, apo me mungesën e vullnetit të partive politike që të gjejnë zgjidhjen për bllokimin, por kanë insistuar se mbeten të vendosur që të mos ndërhyjnë në proces.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se vazhdimi i situatës së tanishme – të cilën disa e quajnë krizë politike, disa institucionale, e disa thjesht bllokim – do të shkaktojë pasoja të shumta për Kosovën, si politike ashtu edhe ekonomike.

PDK i harroi ftesat

0

Thaci14-02I fitoi zgjedhjet por nuk e shfrytëzoi asnjëherë të drejtën për t’i ftuar në takim liderët e partive politike për ta diskutuar mundësinë e krijimit të institucioneve të reja.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes zyrtarëve të saj, vazhdimisht është deklaruar e gatshme për t`u ulur në tavolinë me liderët e partive të tjera politike për të arritur një marrëveshje për dalje nga kriza. Por, frika e refuzimit nga partitë tjera e ka zmbrapsur partinë e Hashim Thaçit. PDK asnjëherë nuk e ka marrë mundin që zyrtarisht t’u dërgojë ftesa partive tjera për takim.

Për mungesën e këtyre ftesave, nuk ka pranuar të flasë askush në PDK. Edhe pse ishte pjesë e delegacionit të PDK-së, në takim me presidenten, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se nuk është i kyçur direkt në proces. “Nuk jam pjesë direkte e procesit”, ka qenë përgjigjja e Kuçit.

Pa përgjigje ka qenë edhe sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati. Sidoqoftë, përfaqësues të Bllokut nuk janë të interesuar të dëgjojnë asnjë propozim që mund të vijë nga partia e Hashim Thaçit. /Tribuna

Brovina: Pa marrëveshje, harrojeni seancën

0

FloraBrovina14-08Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka deklaruar se është e gatshme ta thërrasë vazhdimin e seancës brenda 24 orëve.

Por e ka bërë me dije se nuk do ta bëjë një gjë të tillë derisa të ketë një marrëveshje në mes të liderëve partiak.

Ndërkaq, deputetja e koalicionit LDK-AAK-Nisma, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar nga Brovina që këtë javë ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive. /Epoka e Re/

“Kleçka” nuk është urgjent

0

Fatmir-Limaj5-22Rasti “Kleçka” ka mundësi që të mos përfundojë shpejt pasi që konsiderohet se nuk hyn në mesin e lëndëve urgjente.
Edhe pse kryetari i Gjykatës së Apelit ka vendosur që të përjashtojë trupin gjykues që merret me “Kleçkën”, një kolegj i ri nuk pritet të bëhet shpejt.

Kjo nënkuptohet se paku nga përgjigjja e kryetarit Sali Mekaj për gazetën Tribuna.

Nëpërmes zëdhënësit Arbër Jashari, Mekaj ka deklaruar se lënda do t’i ndahet një kolegji në bazë të radhës.

“Meqenëse asnjë nga të akuzuarit nuk gjendet në paraburgim, domethënë që lënda nuk është urgjent. Ajo do t’i ndahet një kolegji në bazë të radhës së arritjes të përcaktuar sipas planit vjetor të punës së kësaj gjykate. Kolegji do të jetë i përzier”, ka thënë Jashari për Tribunën.

Më 29 shtator, kryetari Sali Mekaj pati marrë vendim me të cilin e përjashton treshen e gjyqtarëve Manoel Suares, Timo Vuojalahti dhe Fillim Skoron.

Ky kolegj sipas kryetarit Sali Mekaj, ka qenë i paanshëm në dy seancat e rastit “Kleçka” të cilat janë kthyer për shqyrtim nga Gjykata e Apelit.

Avokati i të akuzuarit Fatmir Limaj tha të dielën se Mekaj në vendimin e tij ka konstatuar se kolegji i gjyqtarëve ka qenë i njëanshëm por nuk ka sqaruar asgjë në lidhje me kërkesën tjetër të avokatëve. /Tribuna/

Kushtetuesja e ka kryer punën

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesPavarësisht se është përmendur shumë si opsion që e para e vendit Atifete Jahjaga, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje se si të kalohet kjo bllokadë institucionale, një ide e tillë po kundërshtohet nga njohësit e çështjeve politike.
Sipas tyre, as presidentja dhe as koalicioni i krijuar pas zgjedhjeve nuk kanë kurrfarë arsye t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për faktin se kjo Gjykatë e ka dhënë opinionin e saj dhe tani kërkohet vullnet politik nga ana deputetëve për tejkalimin e ngërçit.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se atmosfera që është krijuar në raport me Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të saj për çështjen e kryeparlamentarit ka bërë që të krijohet një lloj presioni ndaj Gjykatës dhe sipas tij, do të ishte paska e vështirë edhe për Gjykatën Kushtetuese të punojë në një atmosferë të tillë. /Tribuna/

Jahjaga e di datën

0

Atifete jahjagaPresidentja Jahjaga e di datën se deri kur do të presë që partitë të merren vesh. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje, ajo e di edhe datën se kur do t`i shpallë zgjedhjet e edhe kur do të mbahen ato.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që shumë shpejt t’ua bëjë me dije liderëve të partive politike se mund të përballen edhe me një afat të kufizuar kohor për gjetjen e zgjidhjes rreth formimit të institucioneve të reja.

Në të kundërtën, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese, besohet se do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndonëse në Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nuk parashihet që vendi të shkojë në zgjedhje për mungesë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, presidentja e ka një mundësi tjetër që të marrë vendimin e saj, duke u bazuar në Kushtetutë. /Tribuna/