19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7557

Ferid Agani, jep dorëheqje!

0

FeridAgani-pdNëse as për mundësi të prishjes së hetimeve, as për trajtim të barabartë dhe për arsye të tjera, Ferid Agani duhet të japë dorëheqje nga aspekti moral: memorandumet që nënshkroi ministria e tij lejuan që pacientët kosovarë të trajtohen si shtazë dhe jashtëqitje njerëzore nga mjekët kosovarë

Edhe këtë të hënë, Ferid Agani, që drejton partinë islamike, Partia e Drejtësisë (PD) dhe Ministrinë e Shëndetësisë doli krejt i qetë nga banesa e tij në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës dhe me veturën zyrtare shkoi në zyrën e tij- afro 500 metra larg banesës.

Krenar e pa ndonjë brejtje ndërgjegjeje. I njëjti zakon i daljes në punë për Aganin, ani pse 9 punonjës shëndetësor nën juridiksionin e dikasterit qeveritar që e drejton ai janë në burg për ryshfet e korrupsion sistematik me anë të marrëveshjeve që janë krijuar me memorandume të po kësaj ministrie.

I njëjti zakon i daljes në punë për Aganin, ani pse edhe ai është duke u hetuar në po këtë rast të madh korruptiv, ku bëhet fjalë për vlera milionëshe të korrupsionit, përveç se ai nuk po mbahet në burg.

Agani, një i vetë-deklaruar si mysliman i devotshëm ende nuk ka bërë asnjë hap në drejtim veprimeve morale . Dorëheqjen as që e ka përmendur si opsion.

Por, pse Ferid Agani duhet të japë dorëheqje?

Sepse skandalet me ryshfet të mjekëve ishin të ditura më herët. Për më shumë, ishin të dokumentuara me dokumente të Inspektoratit të ministrisë që ai e drejton.

Sepse zhvatja e të sëmurëve dhe përfitimi për secilën palë të përshirë në zhvatje me nga 500 euro u bë në emër të memorandumeve që i nënshkroi ministria që ai e drejton.

Sepse vetë Agani është nën hetime si i dyshuar.

Sepse, në të kaluarën, pjesa më e madhe e vartësve të tij që janë hetuar penalisht janë suspenduar- një dorëheqje e dhunshme, kushdo në Ministrinë e tij që futej nën hetime.

Kujtojmë rastin e Krye-shefit të Agjencionit për Produkte Medicionale (AKPM), Ilir Dushi, i cili tha se që kur nisën raportimet për skandale në agjencinë që ai drejtonte, Agnai i kërkoi dorëheqjen.

“Ferid Agani m’u drejtua: Jep dorëheqje ose ke për t’u arrestuar. Unë nuk dhashë dorëheqje dhe pas dy javësh jam arrestuar”, pati thënë Ilir Dushi.

Sepse qëndrimi i Aganit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë mund t’i prishë hetimet. Nëse duhet, ministrit Agani mund t’i kujtojmë edhe darkat me hetuesit policorë kur u mbyll spitali “Heeart” në Gjakovë, po ashtu një spital i operacioneve të zemrës i mbyllur me një hetim penal nën dyshimin se aty kanë vdekur pacientë.

“Ferid Agani jep dorëheqje”- është kjo në faqe e hapur tash në facebook. A duhet që “të bëhen 1 milion kosovarë” (një shprehje e zakonshme kur krijohen faqet në facebook) që e pëlqejnë këtë faqe që Agani të japë dorëheqjen?

Nëse as për mundësi të prishje të hetimeve, as për trajtim të barabartë dhe për arsye të tjera, Ferid Agani duhet të jap dorëheqje për arsye morale: memorandumet që nënshkroi ministra e tij lejuan që pacientët kosovarë të trajtohen si shtazë dhe jashtëqitje njerëzore nga mjekët kosovarë (SMS’të e shkëmbyera mes mjekëve e dëshmojnë këtë).

Për më shumë, injoranca më nuk është krim i pafalshëm- nëse veç Agani arsyetohet që nuk e ka ditur se çka po bënin mjekët e tij.

Partia e Aganit, PD’ja ka zgjedhur që nga fushata e fundit elektorale që si simbol ta ketë gishtin tregues të drejtuar përpjetë, shenjë që besojnë në një Zot që sheh gjithçka: A po e sheh Zoti Ferid Aganin?

Presidentja mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe ja se si

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës mund të dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse partitë politike nuk arrijnë të merren vesh për konstituimin e Kuvendit, dhe këtë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës.

Ndonëse VLAN dhe disa analistë politikë po deklarojnë se Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhjet, leximi i paanshëm dhe objektiv i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në fakt tregon se Presidentja mund ta nxjerrë vendin nga bllokimi, duke i shpallur zgjedhjet e reja.

Neni 84 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës që përcakton kompetencat e Presidentit të Kosovës, në pikën 2 thotë se Presidenti garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të dala nga Kushtetuta.

Pra, nëse Presidentja konstaton se Kuvendi, si institucion i dalë nga Kushtetuta e Kosovës, nuk po funksionon e për më tepër ky mos-funksionim po e dëmton Kosovën, atëherë Presidentja ka të drejtë të shpallë zgjedhje të reja.

Pika tjetër, Pika 3, përcakton se është Presidenti që shpallë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës e jo ndonjë autoritet tjetër.

Pra, edhe në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës e shpërbën veten, nuk është Kuvendi që i shpallë zgjedhjet, por Presidenti i shpallë ato pasi konstatohet mosfunksionimi i Kuvendit pas shpërbërjes së tij.

Kjo e drejtë konfirmohet edhe me pikën tjetër, Pika 4 e Nenit 84, që sqaron se Presidenti ka kompetencë që të lëshojë dekrete në përputhje me Kushtetutën.

Pra, Presidentja ka në duart e saj instrumente të mjaftueshme ligjore e kushtetuese që të shpallë zgjedhjet e reja në Kosovë, nëse VLAN vazhdon të insistojë që të veprojë sipas marrëveshjes së vet politike, duke insistuar në postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin Kushtetuta ja garanton ekskluzivisht partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje. /zeri/

Hetimet në rastin”Pista”, ngushtohet rrethi

0

ElvisPista14Po bëhen gati katër muaj që kur është vrarë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Elvis Pista por deri më tani asnjë person nuk është arrestuar. Për më tepër asnjë person nuk është as i dyshuar në lidhje me këtë vrasje. Pavarësisht kësaj se nuk ka as të dyshuar, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, thotë se hetimet janë në rrugë të mirë.

Në një bisedë për “Zëri”, kryeprokurorja Bakija e cila edhe muaj më parë ka thënë se hetimet janë në drejt zbardhjes së kryesve të vrasjes, tashmë thotë se pistat e shumta të hetimeve që kanë qenë janë reduktuar në disa sosh.

“Pistat po vijnë duke u ngushtuar. Kemi pasur shumë pista dyshimi dhe pavarësisht kësaj hetimet konsideroj se janë në rrugë të mirë”, edhe pse ende nuk kemi ardhur te personi i dyshuar”, ka thënë Bakija për Zëri. “Hetimet janë duke vazhduar dhe rrethi po ngushtohet”, ka përfunduar Bakija.

Ndonëse kryeprokurorja nuk komenton në lidhje me pistat aktuale të hetimeve dhe me personat që janë intervistuar, gazeta nga burime të veta ka mësuar se deri më tani janë intervistuar më shumë se 20 dëshmitarë.

“Prokurori i rastit ka intervistuar persona të ndryshëm që në apo mënyrë tjetr kanë pasur të bëjnë me përditshmërinë e të ndjerit Pista duke përfshirë këtu familjarët, miqtë, por edhe persona që kanë lidhje me bizneset që kishte Pista”, ka thënë një burim i gazetës i afërt me rastin.

Hetime dhe bastisje

I njëjti burim ka saktësuar se përveç intervistimeve, policia ka kryer edhe bastisje në disa lokacione duke përfshirë edhe shtëpinë e të ndjerit, një shtëpi tjetër si dhe banesën e të ndjerit të cilën e kishte marrë me qira.

“Në vendet ku janë kryer bastisje janë konfiskuar disa prova që mund të çojnë në zbardhjen e këtij rasti”, ka theksuar më tutje ky burim.

Elvis Pista është vrarë në orët e para të 15 qershorit të këtij viti. Ai është vrarë pas një darke që kishte pasur me bashkëshorten dhe me disa miq të tij. I ndjeri me rrethin e tij të afërt, kishte darkuar me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij e cila ishte shtatzënë. Vrasja e Pistës është realizuar në mënyrë profesionale dhe atë nga arma me shurdhues të cilës nuk i është dëgjuar zhurma kur ka shkrepur.

Pista është qëlluar me disa plumba derisa pas përfundimit të darkës, së bashku me bashkëshorten dhe dy miqtë e tij, po dilnin nga “Jaha Petrol”, restoran që gjendet në rrugën transite në dalje të Rahovecit.

Pista u vra më 15 qershor

Pista ish punonjës me pozitë të lartë në Postën dhe Telekomin e Kosovës është vrarë në ora 00:45 minuta të 15 qershorit. Pas ditë më parë më 8 qershor në Kosovë ishin organizuar zgjedhjet e përgjithshme nacionale në të cilat Pista kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndonëse vrasja e tij është kryer vetëm një javë pas zgjedhjeve në të cilat Pista kishte arritur të merrte një numër të konsiderueshëm të votave, vrasja e tij për nuk është cilësuar si vrasje politike.

Pista është vrarë pas shpine nga persona që askush nuk i ka parë. Sipas vendit të ngjarjes besohet se i dyshuari kishte zënë pritë pas një muri që ishte i mbuluar me një bimë dekorative me gjethe të shpeshta dhe nga ajo pozitë e ka qëlluar viktimën me katër plumba. Pas marrjes së plagëve, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për ndihmë, mirëpo mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen, kishte njoftuar Policia ditën e vrasjes.

Pista është varrosur të njëjtën ditë në varrezat e qytetit të Rahovecit. Mijëra persona patën marrë pjesë në përcjelljen e funeralit të tij dhe veprimtaria e tij ishte vlerësuar lartë.

Që në ditën e vrasjes, policia i kishte nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Janë përfunduar të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes por ende nuk dihen motivet e vrasjes së tij e as personat e dyshuar. Jo zyrtarisht, në ditët e para të vrasjes së tij ishte thënë se vrasja është kryer me pagesë dhe se dorasit kanë ikur në drejtim të Shqipërisë por një version i tillë as atëherë, e as tash nuk konfirmuar nga organet e rendit.

VV fillon të promovojë Kurtin si kandidat të Bllokut për kryeministër

0

albin kurti vv vvLëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm i Bllokut VLAN që nuk po i kundërshton zgjedhjet e jashtëzakonshme me aq ngulm sikurse partitë tjera. Bile ata tani kanë filluar ta shpërndajnë një ide, që në zgjedhjet e jashtëzakonshme Blloku VLAN të garojë i bashkuar me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Vetëvendosje vazhdimisht ka thënë se është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme. Rezultati jo i mirë sa e pritnin në zgjedhjet e 8 qershorit, duket se e bënë këtë parti që të mos hezitojë për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën për një pozicionim më të mirë.

Por kësaj radhe, duke parë se vetë nuk po arrin të ja dalin për ta mposhtur PDK-në, Vetëvendosje po e mendon si opsion edhe koalicionin parazgjedhor me LDK-në, AAK-në e Nisma-n.

Ideja e tyre është që Blloku VLAN të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Sadri Ramabaja, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vetëm kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikës.

“Kandidimi i Albin Kurtit kundruall Hashim Thaçit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme qe po i imponon SHIK-u, si kandidat i përbashkët i Bllokut për kryeministër – paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikes”, ka shkruar ai në Facebook./zeri/

Arrestohen katër persona në Prizren

0

arrestimi 2Katër persona janë arrestuar nga Policia në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “Arbana”, pasi që gjatë kontrollimit tek njëri prej tyre është gjetur substancë narkotike.

“Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe gjatë kontrollimit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë” me peshë rreth 2.64 gram”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Zhduket pacientja në Spitalin e Prizrenit

0

spitali i prizrenitËshtë zhdukur një paciente në Spitalin e Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se pacientja, e cila ka qenë për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ka probleme psikike.

“Ankuesja femër e nacionalitetit turk ka raportuar se viktima po ashtu e gjinisë femërore me probleme psikike është larguar nga spitali i Prizrenit dhe nuk dihet se ku mund të gjendet”, njofton Policia e Kosovës.

Njësiti policor është duke hetuar rastin e zhdukjes së pacientes së Spitalit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Kontestohet rikonstruktimi i objektit të Mullirit në Kalanë e Prizrenit

0

kalaja ne prizrenAktorë të ndryshëm nga lëmenjtë profesionalë, institucionalë dhe fetarë kanë shprehur qëndrimin se ndërtimi i një objekti në kuadër të monumentit arkeologjik të Kalasë së Prizrenit po bëhet në mënyrë të gabuar.

Sipas tyre, punimet në këtë strukturë janë realizuar pa siguruar gjurmë të mjaftueshme, pa plan të mirëfilltë dhe pa asnjë diskutim publik me komunitetin.

Arkeologu Vesel Hoxhaj beson se në këtë rast nuk janë siguruar dëshmi të bollshme për ekzistencën e mëparshme të objektit.

“Në Kalanë e Prizrenit po ndërtohet një objekt që më parë nuk ka ekzistuar”, ka thënë prerë Hoxhaj, duke shtuar se një gjë e tillë paraqet edhe shkelje të dispozitave ligjore që rregullojnë fushën e trashëgimisë kulturore, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Mytaher Haskuka, në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar se ky projekt po realizohet me shumë mangësi.

Komuna e Prizrenit përsëri shkel ligjin në Qendrën Historike

0

Prizreni 18788“EC Ma Ndryshe” gjatë javës së kaluar ka hulumtuar rastin e intervenimit në infrastrukturën e rrugës “Marin Barleti”, që shtrihet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit.

“Në bazë të informatave të marra nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit rezulton se punimet në zonën e Qendrës Historike janë nisur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit pa i siguruar pëlqimet paraprake të këtyre dy mekanizmave, që janë parakusht i domosdoshëm ligjor për tu pajisur me leje ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke e shfrytëzuar të drejtën legale për Qasje në Dokumente Publike, “EC Ma Ndryshe” ka kërkuar nga DSHP-ja dhe DUPH-ja informata shtesë lidhur me këtë projekt.
DSHP-ja ka njoftuar se në rrugën “Marin Barleti” është duke u bërë vetëm rehabilitimi i rrugës me kubëzat e njëjta të betonit, me të cilat ka qenë e shtruar rruga si dhe rregullimi i hyrjes për dhjetë familje në gjatësi prej 20 metrash, sipas kërkesës së përfaqësuesve të lagjes. DSHP nuk ka dhënë asnjë përgjigje në pyetjen nëse është pajisur me leje ndërtimi nga DUPH-ja për ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore.

Përgjigje në këtë pyetje nuk ka dhënë as DUPH-ja. Në shkresën informuese për “EC Ma Ndryshe”, DUPH-ja ka theksuar se për punimet e nisura në rrugën “Marin Barleti” është dhënë përgjigja “me dt. 03.10.2014 prej organit kompetent përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike”.

“EC Ma Ndryshe” përkujton organet komunale se neni 8 i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit që trajton ndërhyrjet në infrastrukturë në mënyrë eksplicite definon se: “Çdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit, duke përfshirë: ujësjellësin, kanalizimin, rrjetin telefonik, rrjetin elektrik apo rrjetet tjera të infrastrukturës bëhen pas miratimit të Projektit zbatues nga Drejtoria për Urbanizëm dhe pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit (tani Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore”. Në nenin 16 të të njëjtit ligj në mënyrë të qartë definohet se: “Drejtoria për Urbanizëm, i dorëzon Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe Kryesuesit të Këshillit për Trashëgimi Kulturore një kopje të të gjitha kërkesave për projekte për leje urbanistike, ndërtimi, rrënimi apo ndryshimi të objekteve, për ndërrim të destinimit të tyre, zhvillim të aktiviteteve të përkohshme apo çfarëdo zhvillimi tjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit”.

Në bazë të përgjigjeve të zyrtarëve të QRTK-së dhe KTK-së rezulton se këto procedura nuk janë respektuar në këtë rast. EC Ma Ndryshe ka raportuar edhe më parë për rastet kur Komuna ka shpërfillur ligjet në projektet e implementuara në Qendrën Historike të Prizrenit, siç ka qenë rasti i Urës së Gurit dhe Arastës, nisja e punimeve në “Sheshin e Lidhjes” pa u pajisur me leje përfundimtare nga DUPH-ja, etj.

Duke u bazuar në këto të gjetura “EC Ma Ndryshe” konstaton se intervenimet ilegale në Qendrën Historike të Prizrenit janë shndërruar në dukuri të zakonshme për Komunën e Prizrenit, e cila qartazi nuk çan kokën për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Dëshmi për këtë ofrojnë edhe të gjeturat e Raporteve të Progresit të Komisionit Evropian për vitet 2013 dhe 2014.

Ne i bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë praktikave të shpërfilljes së ligjeve në Qendrën Historike të Prizrenit gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore dhe të angazhohet më seriozisht në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në këtë zonë të mbrojtur.
Po ashtu rekomandojmë Ministrinë e Kulturës që të jetë e vendosur në sigurimin e ligjshmërisë në Qendrën Historike, duke ndërmarrë veprime penguese dhe sanksionuese ndaj të gjithë shkelësve, përfshi këtu edhe komunën e Prizrenit.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale”, thuhet në kumtesë. /PrizrenPress.com/

S’ka mjete për riaktivizimin e Sahat Kullës në Rahovec

0

Rahovec-sahat kullaTiktaket e Sahat Kullës që ndodhet në qytetin e Rahovecit, së paku edhe këtë vit nuk do të lëvizin.

Akrepat e këtij objekti tash e dy vjet tregojnë orën 11:10 minuta. E Komuna e Rahovecit, nuk do ta riaktivizojë Sahat Kullën, për shkak të mungesës së mjeteve financiare në buxhetin e dikasterit të kulturës, shkruan Koha Ditore.

Osman Hasku, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë Komunë, është arsyetuar se riparimi që duhet bërë në Beograd është shumë i kushtueshëm. Por, nuk ka dhënë një shifër të caktuar.

Restaurimi i këtij objekti para tre vjetësh është financuar nga organizata suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij”(CHWB) në vlerë prej 40 mijë eurosh, kurse Komuna e Rahovecit kishte participuar me 10 mijë euro. Punimet në këtë monument të vjetër prej 223 vjetësh kishin zgjatur dy vjet.

Jahjaga do të vazhdojë takimet me liderët

0

Lideret te JahjagaPresidentja Atifete Jahjaga do të vazhdojë takimet me liderët e Bllokut VLAN dhe ata të PDK-së në mënyrë që të lehtësojë diskutimet në përpjekje për gjetjen e zgjidhjes të situatës aktuale.

Kështu u ka thënë mediave këshilltari Arbër Vllahiu, duke shtuar se presidentja pret propozime dhe sygjerime konkrete përmes respektimit të kuadrit kushtetues, që të çojë drejt zgjedhjes së nyjës institucionale”.