29.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7559

Jahjaga e di datën

0

Atifete jahjagaPresidentja Jahjaga e di datën se deri kur do të presë që partitë të merren vesh. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje, ajo e di edhe datën se kur do t`i shpallë zgjedhjet e edhe kur do të mbahen ato.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që shumë shpejt t’ua bëjë me dije liderëve të partive politike se mund të përballen edhe me një afat të kufizuar kohor për gjetjen e zgjidhjes rreth formimit të institucioneve të reja.

Në të kundërtën, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese, besohet se do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndonëse në Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nuk parashihet që vendi të shkojë në zgjedhje për mungesë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, presidentja e ka një mundësi tjetër që të marrë vendimin e saj, duke u bazuar në Kushtetutë. /Tribuna/

60 persona të intervistuar për vrasjen e Elvis Pistës

0

ElvisPista14Numri i personave të intervistuar si dëshmitarë për vrasjen e Elvis Pista, ish-kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shkuar mbi 60.

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë thënë se, të gjithë këta persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

“Numri i të intervistuarve po rritet, por ende nuk kemi arritur ta ndërtojmë një profil të vrasësit”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda Prokurorisë.

Pista u vra me 15 qershor duke dalë nga një restorant në Rahovec ku kishin qenë duke festuar në një aheng familjar.

Policia e Kosovës menjëherë kishte nisur hetimet për rastin dhe kishte ofruar 10 mijë euro për personin që do të jepte informacione për vrasësin.

Lërini serbët të vijnë në Elbasan!

0

MeroBaze-gazetarShkruan: Mero Baze

Autoritetet zyrtare në Serbi kanë ndaluar zyrtarisht mundësinë e tifozëve shqiptarë për të ndjekur kombëtaren shqiptare të futbollit në Beograd, nën arsyetimin e parandalimit të dhunës në sport. Shihet qartë se arsyetimi nuk mbështetet mbi statistika dhune nga tifozët shqiptarë, por politikisht nga ndarja historike mes shqiptarëve dhe serbëve. Më shumë akoma, i druhen një vërshimi të tifozëve të Kosovës në Beograd, të cilët me këtë rast mund të ishin një demonstrim i nacionalizmit shqiptar.

Për të balancuar gjestin e refuzimit të tifozëve, Serbia po ashtu ka vendosur që dhe pala shqiptare të mos pranojë asnjë tifoz serb në ndeshjen e kthimit në Elbasan.

Kjo kërkesë duhet kundërshtuar. Fakti që pala serbe është paragjykuese në këtë rast dhe ka marrë një vendim ekstrem, nuk mund të balancohet duke na vendosur dhe ne në kushte të njëjta. Në Shqipëri askush nuk ka ndonjë ndjesi dhune ndaj tifozëve serbë, dhe ata mund të vijnë lirshëm në Elbasan. Kompleksin e antishqiptarizmit që shoqëria serbe e kultivon si vlerë superioriteti në kulturën e saj urbane, nuk ka pse e konsideron automatikisht si rrezik për dhunë edhe në Shqipëri. Në Shqipëri realisht nuk ka vëmendje ndaj nacionalizmit agresiv serb. Ka një lloj përbuzje dhe indiference ndaj tij dhe kaq.

Disa muaj më parë, kur Tirana u bë qendër e gjithë kryepeshkopëve ortodoksë të botës, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, bëri një gjest të shëmtuar. Kishte marrë me vete ca huliganë serbë, dhe me një flamur të Serbisë dolën para Kishës Ortodokse në Tiranë, duke bërtiur “Rroftë Serbia!”. Çudia e tyre ishte se nuk i shau askush, nuk i qëlloi askush, biles nuk desh t’i dëgjonte askush. Folën vetë, dëgjuan vetë, u vetëfotografuan dhe rregjistruan, e vetëpublikuan dhe ikën. Ata që e morën vesh, thjesht patën një shije të hidhur përçmimi.

Me tifozët natyrisht që nuk kemi asgjë dhe janë krejt të sigurtë kur të vijnë. Shqipëria nuk ka asnjë kompleks se Serbia do ta dominojë politikisht dhe etnikisht në Tiranë. Problemi i vetëm i shqiptarëve me serbët ka qenë Kosova, por ajo tani është një problem i tejkaluar, se ka shtetin e vet dhe di ta bëjë vet fatin e saj, dhe në raport me Serbinë. Ne nuk kemi pse vihemi automatikisht në pozitat nacionaliste të serbëve, vetëm pse ata duan të thonë se jemi njësoj të pandryshueshëm, si në Boegrad, edhe në Tiranë. E vërteta është se këtu nuk ka rrezik për dhunë mbi tifozët serbë, dhe nuk vuan askush nga mania për të bërë politikë me ndeshje futbolli. Edhe kur Shqipëria ishte një vend nacional-komunist në vitin 1987, ka luajtur në Beograd, bile dhe ka fituar, por nuk ka bërë gjeste nacionaliste kundër serbëve. As tani nuk ka ndërmend të bëjë. Serbia është ende e pashëruar nga plaga e humbjes së Kosovës, dhe po tenton të na barazojë dhe ne si një komb i sëmurë.

Shqipëria nuk duhet ta pranojë këtë shenjë barazimi. Ata vuajnë vërtet nga sindroma antishqiptare dhe si të tillë nuk përmbajnë dot emocionet e tyre ndaj tifozëve dhe simboleve shqiptare, por në Shqipëri nuk është e njëjta gjë. Ata mund të vijnë, të luajnë të qetë, të shikojnë ndeshjen të qetë dhe të ikin të qetë. Askush nuk ka pse na përdor si të ngjashëm me ta, për të balancuar inferioritetin e tyre. Nuk ka rëndësi nëse fitojmë a humbasim në Beograd apo Elbasan si ekip kombëtar. Si komb duhet të dëshmojmë se e kemi fituar luftën me kompleksin e inferioritetit që ata ushqejnë ndaj nesh. Duhet t’i mundim duke i ftuar të vijnë dhe të ikin si njerëz normalë. Le tua lëmë atyre anormalitetin.

Greqia shpërblen filmin kosovar “Amel”

0

Film-AmelFilmi kosovar “Amel”, me regji të More Raçës është vlerësuar lartë në Festivalin ‘Alt Cine Action” që u mbajt në Greqi, e ku ‘Amel’ mori Çmimin ‘Alinda Dimitriou Award’.

Sipas anëtarëve të jurisë, “Amel në 23 minutat e tij sjell një qasje të qartë dhe të freskët të një realiteti kosovar, me një aktrim të përkryer të aktores kryesore, Makfire Miftari”.

Filmi “Amel” trajton rrugëtimin dhe fatin e një aktoreje kosovare drejt përpjekjeve të saj për tu realizuar si artiste.

Në këtë rrugëtim, brenda një vendi të izoluar nga bota si është Kosova , Amelisë i buzëqeshë fati të merr rol nga një produksion i huaj pasi shkon në audicion, por më pas i shfaqen pengesat si nga rrethi, familja ashtu edhe nga Zvicra, e cila ia shkurton të drejtën e vizës , kështu që aktorja mbetet pa mundësinë e realizimit të filmit, që ishte ëndërr e saj prej vitesh.

Çmimi ‘Alinda Dimitriou Aëard’ është çmimi i nëntë që i ndahet filmit kosovar ‘Amel’. Kohë më parë Filmi ”Amel” i regjisores kosovare, More Raça ka fituar çmimin kryesor në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër, “Corto Imola Festival”.

Festivali ‘AltcineAction!, është njëra ndër ngjarjet kryesore kulturore që mbahet çdo vit në Greqi. Në kuadër të këtij Festivali shfaqen filmat e metrazhit të shkurtër nga vendet e ndryshme të Ballkanit.

Filmi ‘Amel’ është realizuar në vitin 2013. Rolet kryesore në film i luajnë: Makfire Miftari, Hazir Haziri, Veton Osmani etj./infoglobi/

Dushi: Pse po merreni me LDK-në?

0

Florian DushiPas raportimit të Gazetës Blic se LDK rrezikon që të mos marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk e mban Kuvendin zgjedhor, ka reaguar ashpër anëtari i kësaj partie në KQZ, Florian Dushi. Ai ka thënë se në Kosovë ka parti qe për një dekadë nuk kanë mbajtur fare Kuvende zgjedhore.

Sipas tij, e vetmja është LDK-ja që deri më tani i ka mbajtur rregullisht kuvendet zgjedhore.

Lexojeni të plotë reagimin e Dushit.

“Ne Kosove ka parti politike qe nuk kane mbajtur zgjedhje per gati nje dekade, ka te atilla qe ne prag te zgjedhjeve e improvizojne nje kuvend zgjedhor te nivelit qendror dhe ka vetem nje, Lidhja Demokratike e Kosoves – LDK qe zgjedhjet i mbane rregullisht…e sot, dikush qe i paska rene ne dore njera nga rregullat e KQZ e paska marr mundin me i tregu LDK-se se ne rast se do te vonohet akoma ne shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve te brendshme, atehere KQZ nuk do ta certikoj per pjesmarrje ne zgjedhje te jazhtezakonshme nese ato eventualisht do te mbaheshin si te tilla!?
Mos e merrni mundin me i interpretu keto rregulla, sepse dy faktet kryesore po i anashkaloni qellimisht, faktin qe jeni duke folur per “zgjedhje te jashtezakonshme” dhe faktin se nuk behet fjale per mosmbajtje te zgjedhjeve te brendshme ne LDK (siç jeni mesuar me partite politike kalemxhinje te te cilave jeni) por vetem per shtyerje eventuale te tyre per nje afat te shkurter, deri ne zgjidhjen e “ngerçit” dhe krijimin e institucioneve. FD” (sic), ka shkruar Dushi në Facebook.

Fatmir Sheholli kërkon revolucion për ta rrëzuar Thaçin

0

Fatmir SheholliFatmir Sheholli, emër kontrovers i politikës dhe medias në Kosovë dhe Serbi, kërkon revolucion. Ai thotë se nëse Hashim Thaçi nuk i lëshon udhë Bllokut për ta bërë qeverinë, qytetarët duhet të dalin në rrugë për ta rrëzuar atë.

Fatmir Sheholli i cili në vitet 90’, gjatë instalimit të masave të dhunshme serbe në Kosovë, kishte punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), thotë se PDK duket t’i hapë rrugë LAN-it për ta formuar qeverinë.

Bile ai thotë, se nëse PDK vazhdon të insistojë me qëndrimet e saj, atëherë qytetarët duhet të dalin në rrugë dhe ta rrëzojnë këtë qeveri me revolucion.

Sheholli i cili paraqitet edhe si gazetar i agjencisë së lajmeve shtetërore serbe Tanjug, në një prononcim për mediat serbe, ka thënë se “Kosova është duke u përballur me sfidën më të madhe deri më tani. Dhe kjo sfidë është largimi i regjimit të Hashim Thaçit, edhe me revolucion në rrugë”.

Ai thotë se nëse Kosova nuk e formon shpejtë qeverinë, do të shkojë drejtë falimentimit.

“Kur nuk keni rrugë tjetër për të treguar fuqinë që keni, atëherë demokracia i lejon qytetarit një rrugë, e ajo është revolucioni”, ka thënë Sheholli, i cili dikur ishte edhe këshilltar politik e zëdhënës në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit kur Ministër ishte Slavisha Petkoviq. /lajmi.net/

Beqaj: PDK në Qeveri, ose zgjedhje të reja

0

BesimBeqaj-minister i financesMinistri në largim i Financave Besim Beqaj, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka bërë të qartë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të formoj Institucionet.

Nëse sipas tij, nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë Kosova do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Besoj se PDK-ja ka dhënë qartë opsionin e vetë ose duhet të bëhet një zgjedhje konform kushtetutës, respektivisht një marrëveshje, ose opsioni tjetër është zgjedhja. Ne s’mundemi ta mbajmë shtetin kështu pafundësisht. Ata duhet të reflektojnë nëse i kanë numrat le t’i formojnë institucionet, nëse e kanë të drejtën ligjore, po ashtu le t’i formojnë institucionet, e nëse nuk e kanë le të ulen në tryezë e të flasim për opsionet e tyre e tona e të gjithëve” ka thënë ai.

E në rast se ndodh se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të hyj në koalicion me partinë e Behgjet Pacollit.

“Nuk e di a do ta marrim AKR-në në koalicion, për këtë vendos këshilli drejtues i partisë, sepse kryesia merr vendimet për këto. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet edhe në këtë format edhe nëse ata të gjithë bëhen bashkë” ka thënë Beqaj.

LDK-ja rrezikon të mos marrë pjesë nëse do të ketë zgjedhje të reja

0

FatmirSejdiu-IsaMustafaLidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa rrezikon që të mbes jashtë garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas Rregullave zgjedhore, secila parti që të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhje duhet që të paktën çdo 48 muaj të ketë mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga data 7 nëntor 2010, kur edhe është zgjedhur Isa Mustafa kryetar i partisë nuk ka mbajtur më asnjë Kuvend zgjedhor. Praktikisht vetëm edhe 20 ditë i bie që LDK të plotësoj afatin ligjor, që pastaj të mos mund të certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë pjesëe e garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Blic.

Në Pikën e 15 të Rregullave për regjistrimin e partive politike thuhet shumë qartë se: “Partia e regjistruar politike mban kuvendin brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të partisë, dhe pastaj së paku çdo dyzetetetë muaj”.

Pra, sipas kësaj rregulle zgjedhor, i bie që LDK është dashur që Kuvendin e saj zgjedhor ta mbajë në nëntor të këtij viti, për t’i plotësuar afatet ligjore për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhje, në rast të zgjedhjeve eventuale.

LDK kishte planifikuar që zgjedhjet t’i mbajë gjatë vjeshtës, në mënyrë që brenda afateve ligjore të përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor, mirëpo për shkak të ngërçit politik kjo parti ka marrë vendim që t’i shtyjë zgjedhjet e brendshme.

Nëse do të kemi zgjedhje të reja shumë shpejt, atëherë LDK-së nuk do t’i mbetet tjetër gjë pos që të improvizoj një Kuvend Zgjedhor formal, ashtu sic e kishte praktikuar PDK-ja para zgjedhjeve të vitit 2010.

PDK më 2010 ishte detyruar që të mbajë një ekspes Kuvend, vetëm e vetëm që t’i plotësoj kushtet formale, në mënyrë që kjo parti të marrë pjesë në zgjedhje.

Analistët politik kishin vlerësuar se një nga arsyet pse Isa Mustafa pranoi marrëveshjen me AAK-në e Nismën, duke hequr dorë edhe nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që ta “rimarrë” veten dhe kësisoj të shpëtoj nga largimi si udhëheqës i partisë.

Isa Mustafa u zgjodh në krye të LDK-së më 7 nëntor të vitit 2010. Atë kohë Mustafa ishte kryetar i Prishtinës dhe këshilltar i presidentit Fatmir Sejdiu. Ardhjes së tij në krye të LDK-së, i ndihmoi shumë edhe fitorja bindëse që e kishte pasur në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ku fitoi bindshëm, madje pa balotazh, falë gjuhës së ashpër që e pati ndaj PDK-së e SHIK-ut.
Gazeta Blic

Prizren

0

Skender Berisha
Ti vend i im përmbi vend
që të njoh sa kam mend
sa më jep vrull edhe rend
remb më rremb e gemb
derisa të jem i tillë si jam
do të dua me çka kam
veç inat mos më mbaj
për atë lule lule bajam
kur jam këtu e kur nuk jam
në mend të kam në mend
edhe në zemër të mbaj
me ç’kam edhe me ç’nuk kam
kurrë nuk të ndejta larg
sa vjet e sa bëj në këtë vend
ti më je më i miri me mend
ti m’i di të metat varg

Skender Berisha

Besnik Tahiri: Nuk ka zgjedhje

0

BesnikTahiri-aakAnëtari dhe ish -kandadti për kryetar të Prishtinës, i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se tani për tani vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje.
Sipas Tahirit, kjo për shkak se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u shpërndarë Kuvendi i Kosovës.

Ai madje thotë se as presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nuk ka bazë kushtetuese për ta çuar vendin në zgjedhje.

Lexojeni të plotë postimin e Tahirit në Facebook
Në rrethanat në të cilat jemi, vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje pa u shpërndarëq kuvendi i Kosovës, legjitimiteti i të cilit buron ekskluzivisht nga zgjedhjet e 8Qershorit 2014.

Për më shumë , ë këto rrethana as për Presidenten nuk ekziston baza Kushtetuese për të quar vendin në zgjedhje të reja. Kjo për faktin se Neni 82 i Kushtetutës ka precizuar saktë se kur dhe ë çfarë rrethana ka mundur të shpërndahet Kuvendi dhe atë si në vijim:
1) Nëse brenda afatit 60 ditor nga data e caktimit nuk zgjidhet qeveria
2) Nëse për shpërndarje të Kuvendit votojnë 2/3 e deputetëve.
3) Nëse brenda peridhës 60 ditore nga fillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit i njëjti nuk zgjidhet.
Poashtu edhe pika 126 e Aktgjykimit parandalon zgjedhjet në rast se dështon zgjedhja e pamundshme që t’i mirret mandati deputetit i cili buron direkt nga sovrani.
Duke konstatuar këto argumente, është e qartë se zgjidhja është në Kuvend, nga deputetët gjithmonë duke e jetësuar parimin e shumicës