PDK i harroi ftesat

Thaci14-02I fitoi zgjedhjet por nuk e shfrytëzoi asnjëherë të drejtën për t’i ftuar në takim liderët e partive politike për ta diskutuar mundësinë e krijimit të institucioneve të reja.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes zyrtarëve të saj, vazhdimisht është deklaruar e gatshme për t`u ulur në tavolinë me liderët e partive të tjera politike për të arritur një marrëveshje për dalje nga kriza. Por, frika e refuzimit nga partitë tjera e ka zmbrapsur partinë e Hashim Thaçit. PDK asnjëherë nuk e ka marrë mundin që zyrtarisht t’u dërgojë ftesa partive tjera për takim.

Për mungesën e këtyre ftesave, nuk ka pranuar të flasë askush në PDK. Edhe pse ishte pjesë e delegacionit të PDK-së, në takim me presidenten, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se nuk është i kyçur direkt në proces. “Nuk jam pjesë direkte e procesit”, ka qenë përgjigjja e Kuçit.

Pa përgjigje ka qenë edhe sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati. Sidoqoftë, përfaqësues të Bllokut nuk janë të interesuar të dëgjojnë asnjë propozim që mund të vijë nga partia e Hashim Thaçit. /Tribuna

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit