22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7566

Dushi: Pse po merreni me LDK-në?

0

Florian DushiPas raportimit të Gazetës Blic se LDK rrezikon që të mos marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk e mban Kuvendin zgjedhor, ka reaguar ashpër anëtari i kësaj partie në KQZ, Florian Dushi. Ai ka thënë se në Kosovë ka parti qe për një dekadë nuk kanë mbajtur fare Kuvende zgjedhore.

Sipas tij, e vetmja është LDK-ja që deri më tani i ka mbajtur rregullisht kuvendet zgjedhore.

Lexojeni të plotë reagimin e Dushit.

“Ne Kosove ka parti politike qe nuk kane mbajtur zgjedhje per gati nje dekade, ka te atilla qe ne prag te zgjedhjeve e improvizojne nje kuvend zgjedhor te nivelit qendror dhe ka vetem nje, Lidhja Demokratike e Kosoves – LDK qe zgjedhjet i mbane rregullisht…e sot, dikush qe i paska rene ne dore njera nga rregullat e KQZ e paska marr mundin me i tregu LDK-se se ne rast se do te vonohet akoma ne shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve te brendshme, atehere KQZ nuk do ta certikoj per pjesmarrje ne zgjedhje te jazhtezakonshme nese ato eventualisht do te mbaheshin si te tilla!?
Mos e merrni mundin me i interpretu keto rregulla, sepse dy faktet kryesore po i anashkaloni qellimisht, faktin qe jeni duke folur per “zgjedhje te jashtezakonshme” dhe faktin se nuk behet fjale per mosmbajtje te zgjedhjeve te brendshme ne LDK (siç jeni mesuar me partite politike kalemxhinje te te cilave jeni) por vetem per shtyerje eventuale te tyre per nje afat te shkurter, deri ne zgjidhjen e “ngerçit” dhe krijimin e institucioneve. FD” (sic), ka shkruar Dushi në Facebook.

Fatmir Sheholli kërkon revolucion për ta rrëzuar Thaçin

0

Fatmir SheholliFatmir Sheholli, emër kontrovers i politikës dhe medias në Kosovë dhe Serbi, kërkon revolucion. Ai thotë se nëse Hashim Thaçi nuk i lëshon udhë Bllokut për ta bërë qeverinë, qytetarët duhet të dalin në rrugë për ta rrëzuar atë.

Fatmir Sheholli i cili në vitet 90’, gjatë instalimit të masave të dhunshme serbe në Kosovë, kishte punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), thotë se PDK duket t’i hapë rrugë LAN-it për ta formuar qeverinë.

Bile ai thotë, se nëse PDK vazhdon të insistojë me qëndrimet e saj, atëherë qytetarët duhet të dalin në rrugë dhe ta rrëzojnë këtë qeveri me revolucion.

Sheholli i cili paraqitet edhe si gazetar i agjencisë së lajmeve shtetërore serbe Tanjug, në një prononcim për mediat serbe, ka thënë se “Kosova është duke u përballur me sfidën më të madhe deri më tani. Dhe kjo sfidë është largimi i regjimit të Hashim Thaçit, edhe me revolucion në rrugë”.

Ai thotë se nëse Kosova nuk e formon shpejtë qeverinë, do të shkojë drejtë falimentimit.

“Kur nuk keni rrugë tjetër për të treguar fuqinë që keni, atëherë demokracia i lejon qytetarit një rrugë, e ajo është revolucioni”, ka thënë Sheholli, i cili dikur ishte edhe këshilltar politik e zëdhënës në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit kur Ministër ishte Slavisha Petkoviq. /lajmi.net/

Beqaj: PDK në Qeveri, ose zgjedhje të reja

0

BesimBeqaj-minister i financesMinistri në largim i Financave Besim Beqaj, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka bërë të qartë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të formoj Institucionet.

Nëse sipas tij, nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë Kosova do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Besoj se PDK-ja ka dhënë qartë opsionin e vetë ose duhet të bëhet një zgjedhje konform kushtetutës, respektivisht një marrëveshje, ose opsioni tjetër është zgjedhja. Ne s’mundemi ta mbajmë shtetin kështu pafundësisht. Ata duhet të reflektojnë nëse i kanë numrat le t’i formojnë institucionet, nëse e kanë të drejtën ligjore, po ashtu le t’i formojnë institucionet, e nëse nuk e kanë le të ulen në tryezë e të flasim për opsionet e tyre e tona e të gjithëve” ka thënë ai.

E në rast se ndodh se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të hyj në koalicion me partinë e Behgjet Pacollit.

“Nuk e di a do ta marrim AKR-në në koalicion, për këtë vendos këshilli drejtues i partisë, sepse kryesia merr vendimet për këto. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet edhe në këtë format edhe nëse ata të gjithë bëhen bashkë” ka thënë Beqaj.

LDK-ja rrezikon të mos marrë pjesë nëse do të ketë zgjedhje të reja

0

FatmirSejdiu-IsaMustafaLidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa rrezikon që të mbes jashtë garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas Rregullave zgjedhore, secila parti që të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhje duhet që të paktën çdo 48 muaj të ketë mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga data 7 nëntor 2010, kur edhe është zgjedhur Isa Mustafa kryetar i partisë nuk ka mbajtur më asnjë Kuvend zgjedhor. Praktikisht vetëm edhe 20 ditë i bie që LDK të plotësoj afatin ligjor, që pastaj të mos mund të certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë pjesëe e garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Blic.

Në Pikën e 15 të Rregullave për regjistrimin e partive politike thuhet shumë qartë se: “Partia e regjistruar politike mban kuvendin brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të partisë, dhe pastaj së paku çdo dyzetetetë muaj”.

Pra, sipas kësaj rregulle zgjedhor, i bie që LDK është dashur që Kuvendin e saj zgjedhor ta mbajë në nëntor të këtij viti, për t’i plotësuar afatet ligjore për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhje, në rast të zgjedhjeve eventuale.

LDK kishte planifikuar që zgjedhjet t’i mbajë gjatë vjeshtës, në mënyrë që brenda afateve ligjore të përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor, mirëpo për shkak të ngërçit politik kjo parti ka marrë vendim që t’i shtyjë zgjedhjet e brendshme.

Nëse do të kemi zgjedhje të reja shumë shpejt, atëherë LDK-së nuk do t’i mbetet tjetër gjë pos që të improvizoj një Kuvend Zgjedhor formal, ashtu sic e kishte praktikuar PDK-ja para zgjedhjeve të vitit 2010.

PDK më 2010 ishte detyruar që të mbajë një ekspes Kuvend, vetëm e vetëm që t’i plotësoj kushtet formale, në mënyrë që kjo parti të marrë pjesë në zgjedhje.

Analistët politik kishin vlerësuar se një nga arsyet pse Isa Mustafa pranoi marrëveshjen me AAK-në e Nismën, duke hequr dorë edhe nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që ta “rimarrë” veten dhe kësisoj të shpëtoj nga largimi si udhëheqës i partisë.

Isa Mustafa u zgjodh në krye të LDK-së më 7 nëntor të vitit 2010. Atë kohë Mustafa ishte kryetar i Prishtinës dhe këshilltar i presidentit Fatmir Sejdiu. Ardhjes së tij në krye të LDK-së, i ndihmoi shumë edhe fitorja bindëse që e kishte pasur në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ku fitoi bindshëm, madje pa balotazh, falë gjuhës së ashpër që e pati ndaj PDK-së e SHIK-ut.
Gazeta Blic

Prizren

0

Skender Berisha
Ti vend i im përmbi vend
që të njoh sa kam mend
sa më jep vrull edhe rend
remb më rremb e gemb
derisa të jem i tillë si jam
do të dua me çka kam
veç inat mos më mbaj
për atë lule lule bajam
kur jam këtu e kur nuk jam
në mend të kam në mend
edhe në zemër të mbaj
me ç’kam edhe me ç’nuk kam
kurrë nuk të ndejta larg
sa vjet e sa bëj në këtë vend
ti më je më i miri me mend
ti m’i di të metat varg

Skender Berisha

Besnik Tahiri: Nuk ka zgjedhje

0

BesnikTahiri-aakAnëtari dhe ish -kandadti për kryetar të Prishtinës, i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se tani për tani vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje.
Sipas Tahirit, kjo për shkak se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u shpërndarë Kuvendi i Kosovës.

Ai madje thotë se as presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nuk ka bazë kushtetuese për ta çuar vendin në zgjedhje.

Lexojeni të plotë postimin e Tahirit në Facebook
Në rrethanat në të cilat jemi, vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje pa u shpërndarëq kuvendi i Kosovës, legjitimiteti i të cilit buron ekskluzivisht nga zgjedhjet e 8Qershorit 2014.

Për më shumë , ë këto rrethana as për Presidenten nuk ekziston baza Kushtetuese për të quar vendin në zgjedhje të reja. Kjo për faktin se Neni 82 i Kushtetutës ka precizuar saktë se kur dhe ë çfarë rrethana ka mundur të shpërndahet Kuvendi dhe atë si në vijim:
1) Nëse brenda afatit 60 ditor nga data e caktimit nuk zgjidhet qeveria
2) Nëse për shpërndarje të Kuvendit votojnë 2/3 e deputetëve.
3) Nëse brenda peridhës 60 ditore nga fillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit i njëjti nuk zgjidhet.
Poashtu edhe pika 126 e Aktgjykimit parandalon zgjedhjet në rast se dështon zgjedhja e pamundshme që t’i mirret mandati deputetit i cili buron direkt nga sovrani.
Duke konstatuar këto argumente, është e qartë se zgjidhja është në Kuvend, nga deputetët gjithmonë duke e jetësuar parimin e shumicës

Nesër suspendohen mjekët e arrestuar

0

arrestimi i mjekeveShërbimi Klinik Spitalor i Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Personelit që të ndërmarrë masa ligjore për punonjësit shëndetësor që punojnë në këtë shërbim e që u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Një shkresë që posedon “Zëri” e që drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj i ka dërguar udhëheqësit të personelit, Skender Shabanit e që i ka bashkëngjitur edhe kryetarit të Bordit të SHSKUK-së Isuf Dedushajt, drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë Gani Bajraktarit është kërkuar që ndaj mjekëve të arrestuar të merren masa ligjore.

“Sipas informatave zyrtare për masë të arrestit ndaj disa punëtorëve shëndetësor, staf i SHSKUK-së, ju lutemi të ndërmerrni të gjitha veprimet e duhura ligjore për të gjithë stafin publik si staf nën varësinë e SHSKUK-së”, i shkruan drejtori Gjocaj, udhëheqësit të personelit, raporton Zëri.

Gjithashtu, Gjocaj kërkon që të njoftohen menaxherët e të arrestuarve për masën që është ndërmarrë ndaj tyre.

“Pra për QKUK-ë do të ndërmeri masën e duhur juve si zyrë e personelit dhe për institucionet tjera i njoftoni për të ndërmarrë të njëjtën masë siç parashikohet nga baza ligjore në fuqi”, thuhet në shkresën e Gjocajt, të siguruar nga gazeta “Zëri”.

Tutje Gjocaj i shkruan Shabanit që derisa e mailin po e dërgon gjatë ditës së diel kur është vikend, veprimet ligjore kërkon nga ai që të ndërmerren gjatë orarit zyrtar të Punës.

Tutje përmes një e maili zyrtar, zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu, thotë që meqë masa e paraburgimit është caktuar ditëve të vikendit, të hënën do të ndërmerren masat ligjore, konform ligjeve në fuqi.

“SHSKUK, do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për organet e drejtësisë. SHSKUK, fton të gjithë pacientët që kanë ankesa lidhur me trajtimin e tyre ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe ankesat do të shqyrtohen me seriozitet”, apelon Fazliu.

Një kërcënim i madh për shëndetin e Kosovës

0

Ali Hertica5Shkruan: Mr.Ali Hertica

Krimi Farmaceutike përfshin prodhimin, tregtinë dhe shpërndarjen e rreme, ilaçe të vjedhura apo të paligjshme dhe pajisjet mjekësore në Kosovë. Ajo përfshin falsifikime dhe falsifikimin e produkteve mjekësore në paketimin e tyre dhe dokumentacionit të lidhur, si dhe vjedhje, mashtrim, devijim të paligjshëm, kontrabandës, trafikimit, tregtinë e paligjshme të produkteve mjekësore dhe të pastrimit të parave lidhur me të. Në Kosovë ju mundson të bëjnë krim qytetarëve vet qeveria e Kosovës respektivisht ministri i shendetësisë, siç iu mundësoj që të dërgonin mbi 201 të sëmurë në spitalet private të Zemrës. Kur ka pasur mundësinë që të investoj me këtë buxhet në klinikën e kardiologjisë invazive e të asaj kardiokirurgjike e mos ti dërgoj fare të sëmurët në këto klinika private që përfunduan me fatalitet .

Ne po shohim një rritje të konsiderueshme në prodhimin, tregtimin dhe shpërndarjen e falsifikuar, të vjedhura ilaçe dhe pajisje mjekësore të I derguara në këto spitale qe sjellin vdekjen e pacientave . Pacientët në të gjithë botën i vënë shëndetin e tyre, jetën, në rrezik duke konsumu drogë tërreme apo droga të vërtetë që janë të falsifikuara, të ruajtura keq ose që kanë afat të skaduar.E kjo te ne ndodhë në institucion që menaxhohet nga profesionistët që thirren në profesion. Barna të paligjshme mund të përmbajë dozën e gabuar .

Kundër barnave të falsifikuara dhe kriminelve mjkësor duhet patur shumë kujdes shteti dhe qeveria për të siguruar cilësinë e produkteve në qarkullim dhe të mbrojtjes së shëndetit publik në një shkallë globale në Kosovë.

Rritje e shkalles së barnave të falsifikuara dhe të paligjshme të mjekëve kriminel apo vrases të pacientave është e përbërë nga rritja e tregtisë në internet, ku ata mund të blihet lehtë, me çmim të ulët dhe pa një recetë. Është e pamundur të përcaktoj sasinë shkallën e problemit, por në disa zona të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine mallrat e falsifikuara mjekësore mund të formojnë deri në 30% të tregut.ndersa ne Kosovë ka arrit deri 100%.

Rrjetjet të organizuara kriminale në mjekësi në Kosovë janë të tërhequr nga fitimet e mëdha që bëhen me anë të krimit farmaceutike dhe operimet në spitele private,ku të gjitha thuajse iu shpaguhen me vdekje pacientave. Këta kriminel mantilbardhë janë turpi I kombit ku veprojnë në kufi të kombëtarës shqiptere në aktivitetin që përfshijnë importin, eksportin, prodhimin dhe shpërndarjen e falsifikuar dhe të ilaçeve të paligjshme të koordinuar dhe të veprimit ndër-sektor në nivel ndërkombëtar për këtë arsye është me rëndësi jetike për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht kriminelët prapa këtyre krimeve që kanë vepruar kështu duke i denuar ligjërisht apo perjëtsisht se bashku me ministrinë e mshefur nën hijen e ministrisë së shëndetësisë.

Pse Jahjaga nuk po i drejtohet Kushtetueses?

0

Atifete jahjagaPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga nuk do t’i drejtohet më Gjykatës Kushtetuese. Këtë tashmë e ka bërë të qartë e para e vendit përmes këshilltarit të saj për medie, Arbër Vllahiu.

E para e vendit, si duket nuk e ka marrë parasysh kërkesën që ia bën disa liderë të partive, gjatë konsultimeve , që të kërkoj sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të tejkalohet kriza politike në të cilën është futur vendi.

“Gjatë konsultimeve ka pasur propozime nga disa liderë, që Jahjaga t’i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese me sqarime shtesë, mirëpo ajo nuk do ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë një burim i afërt me Presidencën e Kosovës.

Edhe pse nga Presidenca kanë deklaruar se nuk ka nevojë më që t’i drejtohen gjykatës me arsyetimin se duhet të respektohet Kushtetuta e vendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, deputetë të LDK-së kanë shprehur dyshime nëse një arsyetim i tillë është i qëndrueshëm.

“Ky arsyetim është i paqëndrueshëm. Mund të ketë ndoshta arsye tjetër pse Jahjaga s’po i drejtohet edhe njëherë Gjykatës. Ndoshta ajo mund të ketë frikë nga ndonjë parti apo nga ndonjë lider”, ka thënë një deputet i LDK-së në kushte anonimiteti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Kuvendit e ka thelluar krizën politike në vend. Ndonëse në aktgjykim theksohet se nuk bën të shkohet në zgjedhje të reja, në anën tjetër nuk e ka kufizuar kohën se deri kur duhet të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit, duke ia lënë mundësinë Flora Brovinës që ta ketë të drejtën ekskluzive që ajo të shtyj seancën sa herë të dojë ajo. /Gazeta Blic/

“Një Trilogji për Kosovën 1998-1999”

0

Trilogji për Kosovën 1998-1999Ish-oficeri ushtarak nga Norvegjia, Josef Martinsen do ta prezantojë: “Një Trilogji për Kosovën 1998-1999” (Dy libra dhe një film dokumentar).

Libri: Puset e Vdekjes në Kosovë; libri: Çfarë Ndodhi në Kosovë 1998-1999; Dokumentari – Procesi Pas Një Lufte, do të prezantohen të hënën, më 20 tetor 2014, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Bibliotekën Kombëtare, Prishtinë.

Ligjërata është e hapur për të gjithë qytetarët; hyrja është falas, veçanërisht të rinjtë janë të mirëseardhur. Si munden që katastrofat e së kaluarës të jenë nxitës pozitiv për të ardhmen?

Ligjërata do të mbahet në anglisht me përkthim shqip. Dokumentari do të jetë në gjuhën shqipe. (Ligjërata do të mbahet nga autori Josef Martinsen).