Pse Jahjaga nuk po i drejtohet Kushtetueses?

Atifete jahjagaPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga nuk do t’i drejtohet më Gjykatës Kushtetuese. Këtë tashmë e ka bërë të qartë e para e vendit përmes këshilltarit të saj për medie, Arbër Vllahiu.

E para e vendit, si duket nuk e ka marrë parasysh kërkesën që ia bën disa liderë të partive, gjatë konsultimeve , që të kërkoj sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të tejkalohet kriza politike në të cilën është futur vendi.

“Gjatë konsultimeve ka pasur propozime nga disa liderë, që Jahjaga t’i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese me sqarime shtesë, mirëpo ajo nuk do ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë një burim i afërt me Presidencën e Kosovës.

Edhe pse nga Presidenca kanë deklaruar se nuk ka nevojë më që t’i drejtohen gjykatës me arsyetimin se duhet të respektohet Kushtetuta e vendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, deputetë të LDK-së kanë shprehur dyshime nëse një arsyetim i tillë është i qëndrueshëm.

“Ky arsyetim është i paqëndrueshëm. Mund të ketë ndoshta arsye tjetër pse Jahjaga s’po i drejtohet edhe njëherë Gjykatës. Ndoshta ajo mund të ketë frikë nga ndonjë parti apo nga ndonjë lider”, ka thënë një deputet i LDK-së në kushte anonimiteti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Kuvendit e ka thelluar krizën politike në vend. Ndonëse në aktgjykim theksohet se nuk bën të shkohet në zgjedhje të reja, në anën tjetër nuk e ka kufizuar kohën se deri kur duhet të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit, duke ia lënë mundësinë Flora Brovinës që ta ketë të drejtën ekskluzive që ajo të shtyj seancën sa herë të dojë ajo. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit