33.5 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 7734

Mbytet me traktor një person në Dragash

0

traktori1Një person ka humbë jetën aksidentalisht në fshatin Buqe të Dragashit. Aksidenti tragjikë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar.

“Viktima derisa ka qenë duke drejtuar traktorin është aksidentuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima sipas mjekëve ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./PrizrenPress.com/

Policia në Prizren: Merrni nuse pa krisma të armëve

0

nusja_me_duvak555555555Policia në Prizren ka kërkuar të shtunën nga qytetarët që të mos i përdorin armët në ahengje dhe dasma familjare.

Rreshteri Vesel Gashi, tha se përdorimi i armëve rrezikon jetën e pjesëmarrësve në dasmë.

“Kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes nga krismat e pa kontrolluara,sepse ato po shkaktojnë krime dhe po rrezikojnë jetën e të tjerëve”, tha Gashi për TV Besa.

Sipas tij, përdorimi i armëve nëpër dasma është shtuar kohën e fundit. /PrizrenPress.com/

Në Ulqin mbytet 27 vjeçari nga Vushtrria

0

Ulqini-plazhiNjë i ri nga Kosova ka humbur jetën mbrëmë në detin e Ulqinit, në Plazhin e vogël të qytetit.
Gëzim Emini (27) nga Vushtrria është zhdukur dje vonë në valët e Plazhit të vogël në Ulqin, përcjellë lajmi.net, raportimet e mediave malazeze.

Trupin e tij të pajetë e kanë gjetur sot në mëngjes në Kaceme shokët e tij të punës, me të cilët kishte shkuar në pushim, nga Kosova, ka njoftuar policia e Ulqinit.

Mjekët e Urgjencës së Ulqinit dhe pse kanë dalë në vendngjarje, kanë qenë në gjendje vetëm konstatojnë vdekjen e të riut.

Manjola Nallbani vazhdon të jetë mjaft seksi

0

manjolla-55Vitet për Manjola Nallbanin duket se janë veçse numra.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka treguar se, pavarësisht moshës, vazhdon që të jetë mjaft tërheqëse dhe seksi.

Aktualisht ajo po pushon jashtë shtetit, ndërsa nuk harron që të postojë edhe disa foto në Instagram.

Në to Manjola duket më në formë se kurrë.

‘DokuFest’, nis me një hapje rebeluese

0

 

Dokufest14-nisi(E plotësuar) Hapja e edicionit të trembëdhjetë të Festivalit të Filmit “DokuFest”, ka nis me një hapje rebeluese që kishte të bënte me kundërshtimin e marrjes së Kinemasë Lumbardhi. Veton Nurkollari për këtë thirrje është mbështetur edhe nga vullnetarët e festivalit që kanë përsëritur fjalët e tij, mesazh ky që është paraqitur edhe para presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, ministres së kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, homologut të saj nga Kosova, Memli Krasniqi dhe të shumë personaliteteve të tjera që kishin ardhur në hapjen e këtij festivali që konsiderohet të jetë më prestigjiozi në rajon për këtë kategori të filmave.

Besnikët e festivalit ndërkombëtar të filmit “DokuFest” ishin mbledhur përsëri në vendin ku ky festival po mbahej para trembëdhjetë vitesh për herë të parë në qytetin e Prizrenit.

Të veshur në stilin elegant, mysafirët e shumtë të festivalit më prestigjioz të vendit, fillimisht janë përshëndetur mes veti, e më pastaj pas disa bisedave një nga një janë akomoduar në ulëset e “Kino Bahçe”, aty ku për pak çaste po niste ceremonia hapëse e edicionit të trembëdhjetë të festivalit “DokuFest” që kësaj radhe ka në përbërje 237 filma nga 56 vende që do të prezantohen në kuadër të gjashtë programeve garuese dhe të një numri të programeve speciale të kuruara.

Organizatori i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, para spektatorëve ka deklaruar se në vendin ku po mbahet festivali është një vend që nuk do të vdes. Ai më tutje shoti se këtu janë lindur dhe rritur kujtimet më të bukura që i lidhin njerëzit përjetësisht.

“Prej vitit të parë e për shumë vjet Kino Lumbardhin e Prizrenit, po donë të na marrin. Keni dëgjuar, lexuar, pra është e vërtetë, kurse ne nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi. Prandaj, këtë edicion të “DokuFest”-it po e shpallim të hapur një zëri bashkë me një film që ka arritur të na bind të gjithëve sa të fuqishëm jemi kur bëhemi një. Ndrysho, mos u mshef”, theksoi mes duartrokitjeve të furishme dhe të zgjatura, Nurkollari, ku fjalët e tija përsëriteshin edhe nga një grup i madh i vullnetarëve të festivalit me origjinë prizrenase të cilët qëndronin në skenë përpara së të niste të shfaqej filmi i parë për këtë edicion ”Everyday Rebellion”, një film ky që trajton një platformë rreth formave jo të dhunshme të protestës dhe padëgjueshmërisë qytetare gjatë shekullit të kaluar, transmeton KultPlus.

“Dokufesti”, i cili këtë vit mbahet nga 16 deri më 24 gusht, përveç organizatorëve ka aktivizuar edhe institucione të tjera lokale, që të ndërmarrin aktivitete të ndryshme për të promovuar vlerat e qytetit të Prizrenit.

 

Nisi “DokuFest”

Ka filluar festivali më i madh kulturor, Doku Fest, që mbahet tradicionalisht në Prizren. Ky eveniment kulturor, ka filluar sot dhe do të përfundoj me 24 të këtij muaji.

Të zgjedhura nga një numër rekord i 2.400 aplikimeve, festivalii 8 me radh do të prezantoj 237 filma nga 56 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale të kuruara.
Në hapje, prezent kanë qenë edhe Presidentja e kosovës, Atifete Jahjaga si dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Miriela Kumbaro.

DokuFest hapet me EVERYDAY REBELLION dhe mbyllet me shfaqjen e 20 FEET FROM STARDOM.

SHBA është shteti në fokus këtë vit dhe do të prezantohet me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasik si Harlan County USA nga Barbara Kopple, Hoop Dreams nga Steve James dhe Hearts and Minds nga Peter Davis. Një numër i filmëbërësve, producentëve dhe profesionistëve pritet të jenë të pranishëm në festival, në mesin e tyre kameramani Richard Pierce dhe Lynzee Klingman që është njëri ndër editorët e Hearts and Minds, Christian Frei, regjisor i filmit Sleepless in Neë York, Marilyn Ness, producent i 1971 dhe E-TEAM si dhe shumë të tjerë, nga rajoni dhe nga jashtë. Festivali do t’i bëjë homazh filmëbërësit austriak Michael Glaëogger i cili vdiq në fillim të këtij viti, duke shfaqur tre filmat nga triologjia e tij e Globalizmit. Një shiqim gjithpërfshirës në skenën e filmit eksperimental austriak do të prezantohet përmes programit special Austrian Experiments. Filma për muzikë, teknologji dhe konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme, çështjet e mjedisit dhe të drejtat e njeriut janë poashtu pjesë e programit.

“Këtë vit DokuFest është plot me filma të cilët na tregojnë që asnjë art tjetër nuk është në gjendje të na bëjë të qajmë, të na gëzojë, të na dërgoj në vende horror dhe të na bëjë të çohemi dhe të dëshirojmë ta ndryshojmë botën në të cilën jetojmë, të gjitha në të njejtën kohë”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest.

“Nga filmëbërës në ngritje e deri te mjeshtërit e filmit kemi kënaqësinë të prezantojmë një përzgjedhje të shquar të filmave në këtë edicion”.

PROGRAMET GARUESE:

Filmat që do të shfaqen në GARËN E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT
Filmat që do të shfaqen në GARËN PËR DOKUMENTARËT NDËRKOMBËTAR
Filmat që do të shfaqen në GARËN E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT
Filmat që do të shfaqen në GARËN E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Filmat që do të shfaqen në GARËN E FILMAVE TË SHKURTËR
Filmat që do të shfaqen në GARËN KOMBËTARE

PROGRAMET SPECIALE:

Filmat që do të shfaqen në programin BELIVE IT OR NOT: FAITH ON FILM
Filmat që do të shfaqen në programin FOCUS AMERICA
Filmat që do të shfaqen në programin ARMENIAN PERSPECTIVES
Filmat që do të shfaqen në programin PATH TO FREEDOM: MUSIC ON FILM
Filmat që do të shfaqen në programin EFA SHORT MATTERS
Filmat që do të shfaqen në programin VIEË FROM THE ËORLD
Filmat që do të shfaqen në programin REMEMBERING MICHAEL GLAËOGGER:

GLOBALIZATION TRIOLOGY

Filmat që do të shfaqen në programin MMX
Filmat që do të shfaqen në programin DOKUTECH
Filmat që do të shfaqen në programin AUSTRIAN EXPERIMENTS
Filmat që do të shfaqen në programin FEAR AND LOATHING AT PRIZREN CASTLE
Filmat që do të shfaqen në programin FUTURE IS HERE
Filmat që do të shfaqen në programin SPECIAL PRESENTATIONS
Filmat që do të shfaqen në programin SPECIAL SCREENIN—-Sonte në Prizren nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Organizatorët thonë se janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e edicionit të trembëdhjetë të tij.

“Dokufesti’, I cili këtë vit mbahet nga 6 deri më 24 gusht, përveç organizatorëve ka aktivizuar edhe institucione të tjera lokale, që të ndërmarrin aktivitete të ndryshme për të promovuar vlerat e qytetit të Prizrenit.

Nga një numër rekord aplikimesh, rreth 2 mijë e 400, festivali do të prezantoj 237 filma nga 56 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale të kuruara, ndërsa pritet që në festival të jenë mbi 200 mysafirë, përfshirë: filmberës, producentë dhe emra eminentë të kinematografisë.

Tema e këtij edicioni është “Ndryshimi”, dhe kampanja dhe slogani “Ndrysho, mos u mshef”, i bëjnë homazh forcës së heshtur të qytetarëve dhe përpjekjes së qytetarëve që të kenë një zë më të fortë për të ardhmen e tyre.

Festivali do të hapet me shfaqjen e filmit ”Everyday Rebellion”, dhe mbyllet me shfaqjen e “20 Feet From Stardom”.

Mbrëmë, në kuadër të DokuFestit u mbajt edhe “Dokufoto” I cili solli fotografin e njohur dhe anëtarin e Agjencionit të Fotografisë VII, Donald Weber, i cili ekspozoi projektin e tij të fundit ‘Barricade: The EuroMaidan Revolt’, ku ka mledhur portrete të njerëzve që Donald Weber takoi në rrugë si dhe kokteleve Molotov që kanë qenë arma e zgjedhur e protestuesve EuroMaidan në Kiev.

E kemi shumicën edhe pa Vetëvendosjen

0

ramushi, limaj  mustafaEdhe pa Vetëvendosjen në koalicion, përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma thonë se e përfaqësojnë shumicën shqiptare për qeverinë që ky bllok pretendon ta formojë.

Por, blloku kërkon zgjerimin e kësaj shumice me përfshirjen edhe të Vetëvendosjes, ndërkohë që PDK-në si parti fituese të zgjedhjeve, e cila ka kërkuar një koalicion gjithpërfshirës, blloku e ka përjashtuar.

Nëse nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, koalicionit LDK-AAK-Nisma i mbetet opsion Lista Serbe, e cila po ashtu ka kushte. Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, synon që ta formojë qeverinë që nuk do të jetë e varur nga votat e pakicave. Për këtë i duhet vota e Vetëvendosjes.

Lutfi Haziri anëtar i kryesisë së LDK-së, thotë se shumica shqiptare ekziston edhe me koalicionin LDK-AAK-Nisma, por kërkohet zgjerimi i kësaj shumice.

“Prapë e përfaqësojmë një shumicë shqiptare, nëse e shohim numerikisht. E rëndëssihme është që shumica shqiptare duhet të zgjerohet me ulëse dhe me angazhim politik. Nuk po flasim vetëm për numra. Shumica politike ka ardhur në shprehje pas përvojës katërvjeçare të qeverisjes nga ana e qeevrisjes nga ajo parti që e ka përfaqësuar pakicën politike. Definitivisht angazhimi është që qeverisja të jetë sa më e gjerë dhe sa më gjithpërfshirëse”, ka thënë Haziri për Radio Kosovën.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thekson se nëse blloku zgjedh t’i bëjë numrat me Listën Serbe, vetëm se do të ketë vazhdimësi të qeverisjes së deritashme.

“Nëse blloku opozitar nuk e zgjedh këtë, por zgjedh ta varë qeverinë e saj nga numrat e Listës Serbe, e cila do të vazhdojë në vazhdimësi të ketë kritere shtesë për këtë qeveri, atëherë do të kemi vazhdimin e të njëjtës dhe atëherë mendoj se do të humbë Kosova. Kështu që unë po besoj që blloku do të reflektojë drejt”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.

Ndryshe, kriteret e Vetëvendosjes kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë he privatizimin, ndërsa ajo që deri më tani nuk është pranuar, sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, është kërkesa që dialogu me Serbinë të udhëhiqet nga Vetëvendosje.

Ndërsa kushti kryesor i Listës Serbe për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës, është formimi i shpejtë i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Pamje e Zymtë e Kosovës

0

MehmetKrajaShkruan: Mehmet Kraja

Ajsbergu

Të gjithë e kemi ditur, pa përjashtim, intelektualë, politikanë, qytetarë të zakonshëm, se Kosova viteve të fundit është ulur këmbëkryq mbi një zjarr që djeg përbrenda, por që flaka as tymi mund të mos jenë dukur ende. Askush sot nuk mund të bëjë të paditurin, as të aktrojë befasinë me një shfaqje kaq përnjëhershme në skenë të radikalizmit fetar islamik.

Mercenarët e luftës së Sirisë dhe Irakut, përfshirë edhe burgosja e dyzet të dyshuarve për terrorizëm, është një ajsberg, një shpërfaqje e dukshme dhe e zhurmshme e asaj që flinte përbrenda prej kohësh. Dalja në skenë e shtetit është një gjë e pritur dhe e domosdoshme, por institucionet represive të shtetit ligjor nuk i shpjegojnë shkaqet dhe nuk i zgjidhin problemet në shtigje të gjata. Shfaqja në skenë të hapur e radikalizmit fetar islamik në Kosovë më shumë është pasojë e trimërimit dhe e karshëllekut që fundamentalistët i bëjnë shtetit dhe opinionit kosovar.

Tani ata haptas po e sfidojnë jo më Kosovën si shtet, por edhe shoqërinë kosovare në tërësi. Më anë tjetër, një reagim i vaktë i të ashtuquajturve analistë të medies, një mungesë pothuajse e tërësishme e reagimit intelektual nuk është as e befasishme as e papritur, është thjeshtë një paaftësi e vërtetuar dhe e dëshmuar, është mungesë e vetëdijes dhe e guximit qytetar, është oportunizëm, është papërgjegjësi. Analistët tanë gjithnjë i gjen të gatshëm të përfshihen në debate dhe zënka politike, por nuk janë në gjendje të analizojnë një fenomen shoqëror, politik, botëkuptimor dhe ideologjik siç është radikalizmi fetar islamik. Intelektualë të ndryshëm, me ose pa karizëm publik, shfaqen të gatshëm të përfshihen në zënka të ndryshme meskine, madje edhe duke treguar se kush me kë e kalon natën, por nuk janë të gatshëm të përballen me një sfidë të këtillë.

Pse, a kanë frikë?

Po. Kosova është e mbërthyer nga frika prej radikalizmit, jo vetëm fetar, por edhe politik. Është një frikë që i detronizon dhe asfikson mendjet e lira, që i bën njerëzit të struken. Është edhe një pasiguri, e cila kërcënon jo vetëm nga “zonat e errëta” të organizimit klandestin (frika nga “fatwa” e shpallur dhe e pashpallur tashmë ekziston në Kosovë), por edhe nga “zonat e errëta” të ideve. Është edhe një oportunizëm që buron nga mentaliteti i të nënshtruarit, nga mentaliteti i të jetuarit gjatë në robëri. Është edhe një dilemë, sepse në pikëpamje të ideve, janë të paktë ata njerëz që kanë qartësi në mendje rreth problemeve botëkuptimore, me të cilat përballet sot Kosova.

Klasa intelektuale te ne nuk ka qenë në gjendje të identifikojë problemin e rrëshqitjes graduale të Kosovës në shoqëri orientale, me mentalitet anadollak, me prapambetje arsimore dhe emancipuese dhe, natyrisht, me një terren shumë të përshtatshëm për radikalizëm fetar. Madje, duke diskutuar identitetet dhe duke i dhënë përparësi identitetit fetar si determinues botëkuptimor, disa nga intelektualët tanë i kanë fërkuar duart për mbështetje reale ose virtuale nga islamistët, me vetëdije ose jo, duke luajtur në mënyrë djallëzore me zjarrin. Me zjarrin kanë luajtur edhe politikanët, edhe mediet.

Më anë tjetër, edhe në këtë rast ne shfaqemi si shoqëri e vonuar dhe e prapambetur, që ende nuk i kemi të qartë kuptimin e vërtetë të nocioneve fe, atdhe, komb, shtet, identitet, sekularizëm, ekumenizëm, laicitet etj. Si shoqëri, ne ende nuk e bëjmë dallimin e qartë ndërmjet fesë si besim dhe fesë si ideologji.

Rituali

Si u gjend Kosova, pra, në këtë situatë? Prej nga erdh ideja, si u fut, si u shartua fundamentalizmi islamik në shoqërinë dhe mentalitetin kosovar? Ky fundamentalizëm islamik, si e gjeti te ne terrenin e përshtatshëm social dhe botëkuptimor? Kush e nxiti dhe nga erdh ai? Janë një numër pyetjesh, të cilat qëndrojnë pezull dhe tani zhurmojnë në mendjen e kthjellët të secilit kosovar.

Nuk është se në këto pyetje fshihen enigma të mëdha, të pazbërthyeshme, por ne, megjithatë, nuk kemi dhënë përgjigje në asnjërën prej tyre, herë për shkak të oportunizmit, herë pse i kemi neglizhuar pasojat, ndërsa në shumicën e rasteve jemi sjellë me atë papërgjegjësinë tonë anekdotike, duke lejuar që zhvillimet në këtë drejtim të shkojnë shumë hapa para nesh.

Tani që situata na ka shpërthyer në duar, nuk dimë nga t’ia fillojmë, a të bëjmë analiza politike, sociologjike, arsimore, kulturore apo fetare; a t’i kërkojmë dhe ku t’i kërkojmë përgjegjësit; a të merremi me historinë e problemit, me trashëgiminë, apo të kritikojmë këdo, kush të na dalë përpara, mësuesit, profesorët, imamët, xhamitë, sistemin arsimor, institucionet e shtetit ligjor, liderët politikë, ose të bëhemi pjesë tymnajës së përgjithshme, që edhe në këtë rrethanë të flirtojmë me fundamentalizmin, duke llogaritur në mbështetjen e tyre në rrjetet sociale, në kaluare, në qendrat e thashethemeve, në auditore, kudo që të jetë, duke përfituar edhe status publik dhe politik nga kjo proveniencë mediokër.

Më anë tjetër, teksa dëgjon sesi te ne të gjithë janë të larë dhe askush nuk dëshiron të marrë asnjë përgjegjësi, të duket sikur nuk je duke jetuar në një botë reale, sikur ata imamët e deridjeshëm, që dërdëllisnin lloj-lloj “herezish” (jo besim dhe fe, por propagandë fetare), i kemi parë ëndërr; sikur ndonjëra nga ato mediet elektronike, të cilën e kemi parë me sytë tanë sesi e hap ekranin cep më cep për propagandë të pastër fundamentaliste, nuk është ajo që ne e shohim natë për natë. Të gjithë bëjnë të pafajshmin, të paditurin, të gjithë i lajnë duart si Ponc Pilati.

Nuk do të marrësh ndonjë përgjigje as për dilemën, nëse ka ndonjë afri te ne, ndërmjet radikalizmit politik dhe radikalizmit fetar, respektivisht ndërmjet atyre që manifestojnë ide komuniste apo fashiste dhe atyre që manifestojnë ide fetare fundamentaliste, meqë të dyja palët e kanë dhunën si emërues të përbashkët. Skena politike dhe opinioni kosovar ose bëjnë të paditurin, ose vërtet nuk kuptojnë se komunikata për ngjarjet e fundit e ndonjë subjekti politik është po aq radikale dhe po aq terroriste, sa edhe kurdisja e ndonjë bombe në derën e ndonjë institucioni të shtetit të Kosovës. Në Kosovën tonë nuk mbahet përgjegjësi për këtë.

Edhe më keq, në Kosovën tonë askush nuk e di se çfarë i trazon mendjet dhe shpirtrat e njerëzve, pse Kosova e pasluftës përnjëherësh u gjend e zhytur në fe, çfarë i mungon kosovarit tani që e ka lirinë, pse është aq i zhgënjyer nga kjo jetë tokësore; a është radikalizmi fetar pjesë e lirisë së mendimit, e lirisë së shprehjes, të cilën nuk ia kemi njohur shijen; nga cila proveniencë intelektuale, politike dhe botëkuptimore vijnë predikuesit dhe mbështetësit e fundamentalizmit; a ka radikalizmi fetar afërsi apo ndonjë lidhje të fshehtë ose të hapur me nacionalizmin? Më në fund, a jemi të gatshëm t’i hapim të gjitha letrat dhe ta mbyllim këtë ritual të mërzitshëm dhe të zymtë të pyetjeve pa përgjigje?

Origjina e idesë

Në rrafshin e ideve, fundamentalizmi islamik në Kosovë fillon të shfaqet atëherë kur zë të bjerë së pari iluminizmi, pastaj fillon të zvetënohet nacional-komunizmi dhe së fundi të degjenerojë euforia patriotike. Si zhvillime të njëpasnjëshme, këto kapin një periudhë kohore afro dyzet vjeçare, nëse si kufi më të hershëm marrim interpretimin me parashenjë islamiste të disa çështjeve të historisë.

Ka qenë fundi i viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, kur është synuar të bëhet publike teza e një historiani kosovar se pushtimin otoman dhe islamizimin e shqiptarëve nuk duhet parë në kontekst negativ, sepse ka qenë pikërisht ky pushtim dhe islamizimi që e ka mbrojtur substancën kosovare nga sllavizmi. Pastaj, kjo tezë e mërmëritur me gjysmë zëri, ka prodhuar teza të tjera, se shqiptarët nuk janë islamizuar me dhunë, por vullnetarisht, për shkak të joshjes që ka ofruar feja dhe civilizimi i ri. Viti 1981 shënon një zmbrapsje të islamizmit në Kosovë, për shkak të synimit të Jugosllavisë së atëhershme që lëvizjes çlirimtare në Kosovë t’i atribuojë lidhje botëkuptimore dhe ideologjike me fundamentalizmin islamik.

Dhjetë vjet më vonë, rënia e pakthyeshme e socializmit krijoi hapësirë për pluralizëm mendimi, për liri shprehje dhe për rishikim të postulateve themelore të nacionalizmit shqiptar. Për shkak të ndjenjës së refuzimit që kishte krijuar ideologjia marksiste-leniniste ndaj shtyllave më të qëndrueshme të nacionalizmit shqiptar, filloi një fushatë e orkestruar kundër vetë shqiptarizmit. Homogjenizimi politik dhe ideologjik krijoi situatë kaotike në Kosovë. Në njërën anë, patriotizmi dhe shqiptarizmi u bënë strehë e përshtatshme për të gjithë horrat dhe maskarenjtë, përfshirë edhe spiunët tradicionalë të Serbisë, ndërsa më anë tjetër nuk mbeti asnjë shenjtëri, asnjë vlerë pa u nëpërkëmbur.

Dobësimi i sistemit arsimor, rënia e institucioneve, varfëria dhe gjendja e rëndë e pushtimit, përgjatë viteve nëntëdhjetë, krijuan terren të përshtatshëm për shfaqje devijante. Në këtë rrethanë, islamistët e rilindur nisën goditjet sistematike kundër vlerave më të qëndrueshme të kombëtarizmit: zunë t’i binin Skënderbeut, rilindësve dhe të gjithë burrave me nam dhe të gjitha ngjarjeve me rëndësi, që kishin bërë historinë e kombit. Në këtë fushatë ata nuk do të jenë vetëm: atyre iu bashkëngjitën shumë shpejt mercenarë të ndryshëm të “mendimit të lirë”, vendës dhe të huaj, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “albanologë të rinj”, siç i quan Kadare, të cilët, në emër të rishikimit të historisë dhe të gjoja çlirimit nga njëmendësia e kufizuar nacionaliste, nuk lënë gjë pa shpifur për kombin. Lufta ë Kosovës e vitit 1999, për nga mënyra si u zhvillua, për shkak të përfshirjes në këtë luftë të një “aleance të krishterë” kundër Serbisë, u ngatërroi shumë punë si vetë Serbisë, ashtu edhe fundamentalistëve islamikë.

Por kjo nuk zgjati shumë. Periudha e UNMIK-ut shënoi një kthim triumfal të tyre në hapësirën e Kosovës. Kjo nuk ndodhi vetëm për shkak të futjes në Kosovë të fondacioneve dhe organizatave të shumta humanitare dhe johumanitare me para të dyshimta, por më shumë për shkak të vonesave që u krijuan në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Njerëzit e Kosovës për një çast u ndien të braktisur nga Perëndimi, nga NATO-ja, nga BE-ja, nga Amerika.

U ngulit përshtypja se NATO ishte në Kosovë jo për ta mbrojtur atë nga Serbia, por për të mos e lënë të bëhej e mosvarur. Kjo braktisje e Kosovës zgjati shumë dhe, në njëfarë mënyre, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kosovarët ishin çliruar me një luftë të mrekullueshme, por mbeten vetëm (nën një shantazh të jashtëzakonshëm të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Serbisë), që të ndërtonin shtetin dhe shoqërinë. Kjo ishte shumë e vështirë për një vend që sapo kishte dalë nga pushtimi.

Faktorët

Ngjallja e fundamentalizmit islamik në Kosovë është pasojë e një kompleksi të madh faktorësh dhe rrethanash. Renditja e këtyre faktorëve nuk është shumë relevante, por, megjithatë, kjo mund të jetë njëra syresh:
1. Perspektiva evropiane e Kosovës – Është një faktor shumë i rëndësishëm, por edhe i trishtueshëm njëkohësisht. Politikat e BE-së ndaj Kosovës janë diskriminuese, të tilla që tashmë kanë zhgënjyer edhe njeriun e fundit në Kosovë. Loja me liberalizimin e vizave, me raporte për krime lufte, me gjykata speciale etj., që amnistojnë Serbinë dhe ndëshkojnë Kosovën, te secili kosovar kanë krijuar idenë se politikat e BE-së ndaj Kosovës diktohen nga Serbia. Kjo perspektivë e zymtë europiane i krijon favore të madha fundamentalizmit islamik në Kosovë.
2. Faktori global dhe rajonal – Situata globale i ka shkuar për shtat fundamentalizmit islamik në Kosovë. Por vehabizmi në Kosovë ka njohur ditët më të mira në kohën e UNMIK-ut. Më anë tjetër, lufta në Bosnje dhe situatat e mëvonshme në këtë vend kanë reflektuar ndikim edhe në Kosovë. Së paku njëri nga “liderët” islamistë në Kosovë, shumë i zëshëm dhe agresiv, ka ardhur pas luftës nga Bosnja në Kosovë.

3. Faktori Turqi – Është shteti që aktualisht ushtron ndikimin më të madh në Kosovë, në pikëpamje politike, ekonomike, kulturore dhe botëkuptimore. Lidhjet e Kosovës me Turqinë edhe në pikëpamje fetare kanë qenë tradicionale dhe të afërta, si në koncept ashtu edhe në organizim. Shkarja e Turqisë në islamizëm dhe braktisja e sekularizmit ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në Kosovë.
4. Patriotizmi islamik – Ende i paidentifikueshëm, por tërheq rrënjët nga idetë e Erdoganit dhe Davutogllus, të cilët ekspansionin e Turqisë në Ballkan e shohin si rikthim të lavdisë së dikurshme të Perandorisë Otomane. Islamistët shqiptarë janë të mendimit se shqiptarët mund të bashkohen në një shtet në kuadër të një lavdie të tillë të perënduar.

5. Shqiptarët e Maqedonisë – Janë kontingjenti më i përshtatshëm dhe më i manipuluar nga radikalizmi fetar, për shkak të mungesës së emancipimit, shkallës së ulët të arsimimit, fanatizmit dhe traditës së prapambetur fetare. Zonat e Kosovës, të cilat janë në kontakt më të shpeshtë me shqiptarët e Maqedonisë, për shkak të afërsisë gjeografike dhe komunikimit më intensiv, kanë prirje më të madhe të përfshirjes në radikalizëm fetar.

Ndërkaq, janë edhe një numër faktorësh të brendshëm, të cilët krijojnë terren të përshtatshëm për akomodimin e fundamentalizmit në këtë hapësirë. Këta faktorë janë historikë dhe aktualë. Mund t’i përmendim vetëm disa: robëria e gjatë dhe përdorimi i fesë nga Serbia dhe Jugosllavia për ta shpërbërë identitetin shqiptar të Kosovës; tradita e hershme dhe e gjatë e mercenarizmit; depërtimi i vonuar i ideve kombëtare dhe iluministe të rilindësve tanë në hapësirën kosovare; mospërfshirjen e Kosovës në procesin e deorientalizmit, të cilit iu nënshtruan të gjithë vendet ballkanike në fillim të shekullit XX; apo braktisja e shpejtë, gati e rrufeshme e islamizimit tradicional, me të cilin Kosova ishte ambientuar për një kohë të gjatë, dhe përqafimi po kaq i shpejtë i islamizmit radikal.

Por, mbi të gjitha, faktor limitues mbetet prapambetja e gjatë ekonomike, kulturore dhe arsimore e Kosovës. Edhe faktorët e brendshëm aktualë janë të shumtë, siç është paqëndrueshmëria politike, varfëria, arsimi kaotik, brishtësia e institucioneve, tronditjet e mëdha sociale, mungesa e emancipimit etj.

Në fund

Fakti se të përfshirët në radikalizmin fetar janë kryesisht të rinj, ose të tillët që kanë qenë të hapur ndaj zhvillimeve dhe frekuencës së ideve përgjatë pesëmbëdhjetë-njëzet viteve të fundit në Kosovë, nuk mund të arsyetohet as me natyrën e të rinjve për të qenë të hapur ndaj këtyre frekuencave, as me natyrën e tyre për t’u rrëmbyer pas çdo lloj radikalizmi.

Kjo rrethanë më shumë flet se, për një arsye ose për një tjetër, ne kemi dështuar jo vetëm për të bërë Kosovën shtetin dhe shoqërinë e dëshirave dhe ëndrrave të tyre, por edhe për faktin se në raport me këtë frekuencë idesh, duhet të jemi më të vëmendshëm edhe kur “shpërpushim” nëpër histori, edhe kur shajmë Skënderbeun dhe Vaso Pashën, apo kur korrigjojmë tekstet e historisë sipas dëshirave të Këshillit të Europës apo të Turqisë, njësoj si atëherë kur zhvillojmë diskutime për identitetin kosovar, si identitet më i paqëndrueshëm se identiteti shqiptar, kundrejt identiteteve të tjera agresive.

Ose edhe atëherë, kur i bëjmë koncesione Serbisë.

Ballkani, eksportuesi më i madh i mercenarëve ekstremistë

0

Mercenare ekstremisteGjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia ka dërguar mijëra mësues, mjekë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë që të punojnë në të gjithë cepat e botës.

Tash, disa prej vendeve të ish-Jugosllavisë po bëhen të njohura për një tjetër eksport njerëzor, xhihadistë dhe mercenarë. Numrat e këtyre njerëzve duket se po rriten, me gjithë masat e ndërmarra në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi që të ndalohet ky trafik.

Më 8 gusht, një qytetar boshnjak, Emrah Fojnica, 23 vjeçar, e hodhi veten në erë gjatë një sulmi vetëvrasës në Irak, sulm ky i Shtetit Islamik që më parë njihej me emrin, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

Vetëm një ditë më pas, policia në Kosovë arrestoi 40 islamistë të dyshuar si radikalë gjatë një aksioni bastisjesh në 60 lokacione në të gjithë vendin. Personat e arrestuar akuzohen se kanë luftuar përgjatë militantëve ekstremistë në Siri dhe Irak.

Zyrtarët në Serbi në anën tjetër, vlerësojnë se dhjetëra serbë janë duke luftuar në të dyja anët e konfliktit në Ukrainën lindore.

“Është e vështirë të thuhet se cili është numri në këtë moment”, thotë Milorad Mijatovic, deputet i Partisë Social-Demokrate.

“Nuk janë pak. Padyshim se fjala është për dhjetëra njerëz që kanë shkruar në zonat e luftës”, shton më tej ai.

Një raport i publikuar në muajin prill nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Radikalizmit në Londër, vlerëson se rreth 6 për qind e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri janë me origjinë nga Ballkani.

Kosova vlerëson se 200 qytetarë të saj kanë shkuar në Lindje të Mesme, ndërsa 16 janë vrarë atje.

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se “dhjetëra njerëz (nga Serbia) janë duke luftuar për pro-rusët në Ukrainë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke luftuar në anën e Ukrainës”.

Nga “99 për qind të rasteve”, Vucic ka thënë se serbët janë mercenarë që luftojnë për para.

Bosnja tashmë e ka aprovuar një ligj që e penalizon aktivitetin mercenar. Një ligj i ngjashëm në Kosovë e ka kaluar leximin e parë në Parlament. Edhe ligjvënësit serbë e kanë propozuar një legjislacion të njëjtë.

Megjithatë, ka shqetësime serioze që masa të tilla nuk do të jenë efektive.

Steven Vukojevic, e përfaqëson një organizatë serbe të quajtur Lëvizja Çetnike, organizatë kjo që rekruton vullnetarë serbë për të luftuar krah separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

I pyetur nëse një ligj që ndalon mercenarët do të ishte efektiv, ai thotë se “Lëvizja Çetnike ka njerëz në Rusi që jetojnë e punojnë atje, kështu që ata mund të shkojnë (në Ukrainë) përmes Rusisë. Nuk ka nevojë që ata të shkojnë atje nga Serbia”.

Në Bosnje, situata është më alarmante. Shumica e luftëtarëve që shkojnë në Siri dhe Irak janë të ndikuar nga ekstremistët Wahhabi.

Në fshatin verior të Gornja Maoca, jeton një komunitet sekret i Wahhabive, të cilët në të kaluarën kanë qenë të dyshuar për lidhje me terrorizmin.

Mehmed Bradaric, është deputet në Parlamentin boshnjak, i cili ka pasur edhe përvojë personale me ekstremistët islamik sa ishte kryetar i qytetit verior të Maglajt, kohë kur Wahhabitë e morrin nën kontroll fshatin e afërt të Bocinjes.

“Derisa ne jetonim atje, ata zbatonin rregullat e tyre”, ka thënë Bradaric për Radion Evropa e Lirë.

“Për ne ishte shumë e vështirë që të jetonim në Maglaj. Ne e kishim të ndaluar çfarëdo ngjarje normale, si për shembull të festonim Vitin e Ri. Njerëzit nuk festonin, apo festonin me frikë”.

Përvoja e tij në Maglaj e bën Bradaricin të vë në pikëpyetje përkushtimin e forcave të sigurisë që e luftojnë ekstremizmin islamik.

“Nëse edhe ju do të dinit rreth përfshirjes së strukturave të qeverisë në këtë gjë, nga nivelet më të ulëta e deri tek organizatat kriminale, edhe ju do të ishit i shqetësuar siç jam unë”, ka thënë ai.

Emrah Fojnica, boshnjaku që e hodhi vetën në erë në Irak javën e kaluar, ka qenë mjaft i njohur për autoritetet.

Ai ishte gjykuar për dhënien e armës Mevlid Jasharevicit, i cili më pas qëlloi në drejtim të Ambasadës amerikane në Sarajevë, në tetor të vitit 2011.

Fojnica dhe Jasharevic, të dy kanë jetuar në komunitetin Wahhabi në Donja Maoca.

Fojnica është liruar, ndërsa kishte premtuar se nuk do të kthehej në Donja Maoca.

Në vend të kësaj, ai u bë sulmues vetëvrasës në Irak.

Sociologët në të dyja vendet, megjithatë shohin arsye më të thella pas rritjes së “turizmit të luftës”.

“Ne jemi në një situatë paradoksale në të cilën, për një 19 apo 20 vjeçar, më shumë ka kuptim që të shkoj në luftë në një vend të largët, të cilin ai as që mund ta gjej në hartë se sat ë qëndroj në Bosnje në kërkim të ndonjë kuptimi këtu”, thotë Vlado Azinovic, profesor i shkencave politike në Sarajevë, i cili ka qenë dëshmitar në cilësinë e ekspertit në procesin kundër Jasharevicit.

Vojislav Curcic, psikiatër në Beograd, e thotë pothuajse të njëjtën gjë.

“Sa herë një shoqëri është në krizë,dhe shoqëria jonë është në krizë, ekziston terreni për ekstremizëm”, i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë.

“Ka shumë pakënaqësi te qytetarët, të cilët mendojnë se veprimet ekstremiste do t’i bëjnë ata të ndihen më mirë. E gjithë klima sociale e inkurajon zhvillimin e ekstremizmit”, është shprehur ai.

Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle së fundi ka biseduar me një grup mercenarësh nga Lëvizja Çetnike, të cilët po luftojnë në Ukrainë .

Lideri i grupit, Bratislav Zhivkovic, ka thënë se ai mendon që luftimet do të përfundojnë shpejt dhe se ai tashmë është duke bërë plane që të kthehet në Serbi.

Kjo po i shqetëson ekspertët në Ballkan.

“Kur të kthehen (mercenarët), një grup i njerëzve ky që paraqet kërcënim të vërtetë, jo vetëm për Serbinë por tërë rajonin, është duke u formuar”, paralajmëron analisti ushtarak serb, Bojan Dimitrijevic. /rel/

Femra mbush gjokset me kokainë, kapet nga policia (Foto)

0

Femra mbush gjokset me drogNjë femër është kapur duke u përpjekur të trafikonte 1.7 kg kokainë në Spanjë. Kokaina ishte fshehur në gjoks.

Udhëtarja nga Venezuela u arrestua në aeroportin e Madridit pasi oficerët vërejtën “formën e çuditshme” të gjoksit të saj.

Gruaja, e cila kishte udhëtuar nga Kolumbia, u dërgua në spital ku mjekët i hoqën drogën nga gjoksi, drogë e cila në rrugë do të kapte një vlerë prej 1.9 milionë euro.

Femra mbush gjokset me drog1Spanja është pika kryesore hyrëse në Evropë e drogës që vjen nga vendet e Amerikës Latine. Gjithashtu dhe në vitin 2012 në Barcelonë u ndalua një grua me 1.4 kg kokainë të futur Brenda në gjoks.

ISIS vret 80 burra, rrëmben 100 gra Yazidi

0

Burra-gra YazidiTë paktën 80 burra në një fshat të minoritetit Yazidi në veri të Irakut janë vrarë nga luftëtarët e ISIS-it, të cilët gjithashtu kanë rrëmbyer rreth 100 gra në fshatin Kojo, pranë Sinjarit, në qytetin verior të Mosulit.

ISIS ka kërkuar nga ta që të kthehen në myslimanë. Lajmi është raportuar nga CNN, i cili ka cituar qeverinë rajonale kurde dhe një udhëheqës fetar të minoritetit Yazidi.

Një ditë më parë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Brack Obama deklaroi se situata duket e përmirësuar, megjithatë SHBA-ja do të vazhdojë të kryejë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Me mijëra persona të komunitet Yazidi janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga muaji qershor, kur ISIS nisi sulmet ndaj tyre. Më shumë se 200 mijë persona janë vendosur në provincën Dohuk në javët e fundit, ku kampet e refugjatëve janë të mbipopulluara.