25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 7749

‘Anibar’ shpallë jurinë dhe programin e edicionit të pestë

0

Anibar2014Festivali i filmit të animuar në Pejë, “Anibar”, ka shpallur programin si dhe jurinë vlerësuese të këtij programi për edicionin e pestë të festivalit, që mbahet nga 5 deri më 10 gusht.

Jurinë prej pesë personash e përbëjnë Visar Arifaj, i cili vjen në cilësinë e animatorit, pastaj slloveni Igor Prassel, që është drejtor i festivalit “Animateka”, Eva Pavlovicovska, drejtoreshë e festivalit “AncaFest” të Sllovakisë, Izabela Plucinska, regjisor i animacionit nga Polonia, si dhe Ridvan Çevik, regjisor i animacionit nga Turqia.

Në secilin program të festivalit do të ketë nga 4-5 filma të animuar, ndërsa “The Congress” do ta hapë festivalin të martën. Tre çmimet kryesore të festivalit janë filmi më i mirë ndërkombëtar, filmi më i mirë i Ballkanit dhe filmi më i mirë i punuar nga studentët, ndërsa këtë vit për herë të parë do të ndahet edhe çmimi i publikut.

Çdo ditë në festival do të ketë programe për fëmijë, takime me animatorë, si dhe shfaqja e filmave të përzgjedhur. Ceremonia përmbyllëse e festivalit që paraqet edhe ndarjen e çmimeve, do të mbahet nga ora 20:30 më 10 gusht.

KDI: 15 raste të mungesës në seanca dhe katër anëtarë “pa gojë” në Rahovec

0

Haxhi Seferqaj-Naim Cahanaj-kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.
Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Rahovecit në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Rahovecit janë: Fatmir Iska (AAK) me 11.4 %, Florije Boshnjaku (AAK) me 11.3 % dhe Nahit Elshani (LDK) me 8. 9. % derisa Florida Krasniqi (PDK), Qendresa Kryeziu (AAK), Arsim Kastrati (LDK), Minavere Hoti (LVV) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Gjatë kësaj periudhe në Kuvendin e Komunës së Rahovecit janë ngritur 143 çështje, prej të cilave vetëm 43 % ishin të ndërlidhura me interes për qytetarët ndërkaq 57 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 40.6 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 24.5 % të çështjeve të iniciuara. Lidhur me inicimin e çështjeve të ngritura, në këtë periudhë Fatmir Iska (AAK) dhe Florije Boshnjaku (AAK) kanë shënuar numrin më të lartë të çështjeve me nga 13.3 % të çështjeve të përgjithshme.

Sa i përket pyetjeve parlamentare, nga ana e anëtarëve të këtij institucioni janë parashtruar gjithsej 83 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune dhe nga këto 58 % ishin nga fushat me interes për qytetarët e Rahovecit ndërkaq 42 % e pyetjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Anëtarët nga radhët e AAK-së në në këtë periudhë prijnë me numrin e pyetjeve të bëra me 38.6 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me 20.0 % të pyetjeve të përgjithshme. Më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Rahovecit ishin Xhihad Vuçitërna (PD) me 16.9 % dhe Florije Boshnjaku (AAK) me 10.8 të pyetjeve.

Në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Rahovecit gjatë periudhës Janar-Qershor 2013 ky institucion ka shqyrtuar Rregulloren e Punës së Kuvendit të Komunës, Rregulloren e vendosjes së objekteve të përkohshme në komunën e Rahovecit si dhe Statutin e Komunës se Rahovecit.

Krahas kësaj, gjatë kësaj periudhe Nahit Elshani (LDK) ka propozuar inicimin e dy rregulloreve komunale: Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave dhe Rregulloren për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe Fatmir Iska (AAK) ka propozuar inicimin e Rregullores për shpenzimet e varrimit.

Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca, ku janë shënuar 15 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e Kuvendit të Komunës së Rahovecit.
Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).

Yjet luten për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

0

Bar Rafaeli-modeleKëngëtarja Rihanna ishte ndër të parat, që ka manifestuar mbështetjen për popullin palestinez në “Twitter”, duke marrë një mori komentesh pozitive.

Në foton e Rihannas në profilin e “Twitter-it” shkruhej “të lutemi për paqe dhe për përfundimin e konfliktit izraelito-palestinez. Ka ndonjë shpresë?”. Gjithashtu në një hashtag, ajo kishte shkruar “Freepalestine”.

Regjisori Pedro Almodovar dhe aktorja spanjolle Penelope Cruz kanë firmosur një apel, në favor të popullit të Gazës. Apelit i është bashkuar edhe protagonisti i filmit “Eat, Pray and Love”, Javier Bardem. Një ndër pjesëtarët e grupit “One Direction”, Malik Zayn, me origjinë palestineze, ka postuar një hashtag në mbështetje të popullit të Gazës dhe kjo ka sjellë një lumë komentesh në profilin e tij.

Modelja izraelite Bar Rafaeli ka shprehur, në të gjitha mënyrat, mbështetjen ndaj forcave ushtarake të Izraelit. Në një imazh të postuar në profilin e saj në Instagram, ku shihen dy ushtarë izraelitë pranë një posteri të modeles, ajo shkruan “Kjo më bën shumë të lumtur. Falemnderit dhe lutem bëni kujdes, që të ktheheni mirë në shtëpitë tuaja”.

Selena Gomez shkruan në Instagram “Lutemi për familjet dhe fëmijët. Të lutemi për Gazën”. Këtij sensibilizimi online i janë bashkuar edhe shumë yje të tjerë mes tyre edhe sportistë.

Bashkimi Europian në kërkim të zëvendësimit për Clint Williamson

0

Clint Williamson-prokurori amerikanPasi ka raportuar për gjetjet e hetimit tre vjeçar, Clint Williamson ka deklaruar se do të largohet nga pozicioni i kryeprokurorit. Tash, Bashkimi Europian për pozitën e prokurorit të ri ka kërkuar nominime nga vendet anëtare dhe shtetet kontribuuese siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Norvegjia, Zvicra, dhe Turqia.

Clint Williamson e ka lënë bosh pozitën e kryeprokurorit në Taskë Forcën e Bashkimit Europian e cila publikoi të martën të gjeturat e hetimit tre vjeçar për krimet e luftës në Kosovë. Aktualisht Taskë Forca udhëhiqet nga zëvendësi i tij i cili aktualisht është ushtrues detyre.

Por, vet Williamson gjatë konferencës ka bërë të ditur se Bashkimi Europian tashmë ka kërkuar nga vendet anëtare dhe shtetet kontribuese SHBA’të, Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia që të bëjnë nominimet për kryeprokuror.

Siç edhe ka bërë të ditur Williamson kryeprokurori i tij pritet të shpallë fillimisht një aktakuzë ndaj disa personave që kanë pasur pozita të larta në UÇK. Sipas Gazetës Guardian këta zyrtarë aktualisht mbajnë pozita të larta në Qeveri.

Selimi: UÇK duhet të trajtohet ndaras

0

RexhepSelimi-vvRexhep Selimi, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe paraqitësi i saj i parë publik, thotë se kjo forcë ushtarake asnjëherë nuk e ka pasur qëllim dhe as aktivitet krimin.

Këto komente deputeti i Vetëvendosjes i ka bërë duke folur në Politiko.net për Raportin e Prokurorit Amerikan Clint Williamson, i cili gjatë javës ka bërë publike të dhënat e para të një hetimi të Task Forcës së BE-së lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

“Krimi është krim kurdo dhe kudo që ka ndodhur. Asnjëherë krimi nuk mund dhe nuk duhet të tentohet të fshihet, por as të implantohet aty ku nuk ekziston”, thotë Selimi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk e ka pasur as qëllim, as planifikim, e as aktivitet asnjëherë asnjë lloj krimi. UÇK duhet të trajtohet ndaras gjithçkaje që s’ka të bëjë me të, ndaras çfarëdo aktiviteti që s’ka të bëjë me qëllimin e saj, e po ashtu ndaras cilitdo individ, qoftë brenda, përreth apo edhe jashtë saj”, ka deklaruar Selimi për Politiko.net.

Clint Williamson ka paralajmëruar se nga të gjeturat e tij do të ketë aktakuzë për drejtues të lartë të UÇK-së. Madje, ka thënë se sikur të kishte një Gjykatë të krijuar, do të ishin në gjendje qysh tash të ngrehin aktakuzat.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës Speciale, e cila pritet të vendoset në Holandë, mirëpo deputetët e legjislacionit të ri do të duhet të aprovojnë procedurat për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me të njëjtën çështje.

Selimi thotë se Parlamenti i Kosovës e ka bërë një gjë të tillë tashmë.

“Në legjislaturën e kaluar është miratuar themelimi i këtij Tribunali. Ne kemi votuar kundër, por vota jone kundër ka qene e pamjaftueshme për ta parandaluar një gjë të tillë, për shkak se të gjitha subjektet tjera, me përjashtim te disa deputetëve të veçantë, e patën miratuar”, ka thënë Selimi.

Ministria e Kulturës mban të punësuar pa konkurs

0

MemliKrasniqi_ministri kulturesMinistria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit vetëm gjatë vitit të kaluar ka punësuar në administratë 11 veta duke iu shmangur konkursit publik.

Ani pse Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ia ka tërhequr vërejtjen kjo është shkelje ligjore, MKRS-ja pranon se disa prej tyre po i mban në punë dhe nuk e konsideron të tillë. Pos numrit, emrat dhe pozitat e të punësuarve MKRS-ja nuk i bën të ditura. Ata i paguan me buxhet për mallra e shërbime dhe subvencione.

Institucioni më i lartë kulturor në vend ka gjithsej 68 punonjës të angazhuar me kontrata për shërbime të veçanta, përderisa 11 pa konkurs e numri i atyre që nuk paguhen nga kategoria për paga dhe mëditje, sipas ZAGj-it është 21. Zgjatja e kontratave të këtij lloji bëhet çdo tre muaj.

Përderisa opozita e konsideron këtë fakt si punësim të militantëve politikë, e pjesëtarët e komunitetit artistik si diçka të shpeshtë që po ngulfat kulturën, zyrtarët ministrorë thonë se punësimet janë bërë për nevoja të institucionit.
“Kontratat për shërbime të veçanta janë shkelje e kërkesave ligjore”, shkruan në raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Sipas këtij raporti, pagesat e bëra në këtë formë mund të jenë të parregullta. Në raport ceket se përdorimi i tillë i kontratave mund të rezultojë me performancë të dobët operacionale, pasi stafi më i përshtatshëm nuk është punësuar. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm nuk e shkarkon nga përgjegjësia as ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi.

Krejt kjo për opozitën është një lojë politike për punësimin e militantëve partiakë. Vehbi Miftari, kryesues i Këshillit të ekspertëve për kulturë, rini dhe sport në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se si subjekt politik kaherë e ka kanë ngritur zërin ndaj fenomeneve të tilla.
“Ministria e Kulturës në vazhdimësi ka punësuar militantë partiakë me kontratë mbi vepër. Kjo ndikon drejtpërdrejt në buxhet”, ka shtuar Miftari.

Veprimet e MKRS-së nuk e çudisin aspak regjisorin Florent Mehmeti. Ai ka thënë se Ministria e Kulturës vazhdimisht luan me numra dhe raporte,shkruan Koha Ditore.

“’Forumi Kulturor’ është duke e kryer një hulumtim mbi buxhetin kulturor dhe shpenzimin e tij ku pjesën më të madhe e ka Ministria e Kulturës. Gjetjet tona janë trashanike”, ka thënë ai. Mehmeti i cili është dhe menaxher në teatrin “Oda”, thotë se shpesh shpenzohen mjete për destinacione që nuk janë të përcaktuara. Për të edhe mënyra e ndarjes së buxhetit është e vrazhdë.

Drejtori i financave dhe i shërbimeve të përgjithshme, Feim Maliqaj, thotë se MKRS-ja ka 600 të punësuar, ku rreth 400 janë punonjës profesionalë të trashëgimisë e performues të kulturës, dhe pjesa tjetër prej rreth 200, janë shërbyes civilë. Sipas tij, rastet që ende janë me marrëveshje për shërbime të veçanta kryesisht janë nga pjesa e punonjësve profesionalë të trashëgimisë dhe performuesve të kulturës.

“Problemi qëndron tek ajo se ende nuk është rregulluar përfundimisht fusha e shërbimit publik me ligj nga Ministria për Administratë Publike”, ka thënë a

Ishte vetëm një incident

0

Laura PausiniLaura Pausini ka shpjeguar videon, në të cilën, gjatë një koncerti në Peru, ajo shihet duke ekspozuar pjesët intime.

“Para së gjithash, ju informoj se nuk isha nudo, siç kam lexuar pothuajse kudo.”

“Ishte një incident, për të cilin ndihem shumë e turpëruar, sepse kurrë nuk jam ndodhur në një situatë të tillë.”

“Fustani që kisha veshur papritur u gris, duke theksuar të çarën e fustanit. Sërish theksoj se nuk kam qenë nudo.”

Gjykata Speciale, peng i ngërçit institucional

0

Gjykata-peshorjaMoskonstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do ta zvarrisë procesin e formimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me vërtetësinë e krimeve të pretenduara të luftës të cilat kanë zënë vend në raportin e prokurorit amerikan Klint Williamson.

Sipas ish-ligjvënësve, çështja e gjykatës varet krejtësisht nga konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë, gjë për të cilën thonë se do të zgjasë me muaj të tërë duke marrë parasysh ritmin e ngadaltë të zhvillimeve politike. Arben Gashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, njëkohësisht deputet, ka thënë se koha optimale për formimin e Gjykatës Speciale mund të jetë muaji tetor i këtij viti.
Ai ka thënë se kjo çështje është votuar në legjislaturën e kaluar por që ka mbetur në procedurë dhe si e tillë do të ri-procedohet.

Taksat e qytetarëve po shpenzohen për plotësimin e dëshirave të zyrtarëve komunal të Prizrenit

0

Mybra MystafaShefja e Grupit Parlamentar të LDK-së në Prizren, Mybera Mustafa vlerëson se shuma në vlerë prej 64 mijë euro, e shfrytëzuar për dreka zyrtare është tepër i lartë për buxhetin e Prizrenit.

“Për fazën nëpër të cilën po kalon Kosova dhe qyteti i Prizrenit, kjo shumë është tepër e lartë”, thotë Mustafa për ‘PrizrenPress’.

Në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit për dreka zyrtare janë shpenzuar afër 64 mijë euro, apo 18 mijë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Zyrtarët komunal kanë thënë ndërkaq se këto shpenzime nuk janë bërë vetëm nga Administrata komunale , pasi që në këtë buxhet hyjnë edhe shpenzimet e Drejtorisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.

Në raportin përmbëledhës të shpenzimeve nga 1 janari deri me 30 qershor 2014, është shënuar se për dreka zyrtare janë shpenzuar 64 mijë euro , derisa 11 mijë euro janë shpenzuar për manifestime të ndryshme dhe mbi 11 mijë euro për furnizim me ushqim dhe pije.

Mybera Mustafa(LDK) thotë ndërkaq se zyrtarët komunal po i shfrytëzojnë taksat e qytetarëve për dëshira personale.

“Pozicioni buxhetor është i paraparë për mysafir e jo pët dëshira të zyrtarëve komunal”, thotë Mustafa./PrizrenPress.com/

Ja rezultatet e testit me shkrim për zyrtar policor

0

gjenerata-e-43Policia e Kosovës shpall listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtare policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datë 19, 20 dhe 21 Korrik 2014.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70 % e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike fillon të mbahet nga data 11 Gusht 2014 deri me 15 Gusht 2014.
Për kohën, datën dhe vendin se ku do të mbahet testi i shkathtësive fizike janë të shënuara në fillim të listës së kandidateve që kanë kaluar. Për më shumë rreth testimit të shkathtësive fizike i referoheni udhëzimit i cili është i publikuar në rubrikën ‘Mundësi punësimi’.

Mirëpo aktualisht webfaqja e Policisë së Kosovës (www.kosovopolice.com) mbetet jashtë funksionit.

VËMENDJE: Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet ti adresohet komisionit përzgjedhës, jo më larg se pesë (5) ditë nga data e publikimit të rezultateve.

Në linkun më poshtë mund të gjeni listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor. /http://www.mediafire.com/view/2faic5ccp594njc/LIsta_me_rezultatet.pdf