‘Anibar’ shpallë jurinë dhe programin e edicionit të pestë

Anibar2014Festivali i filmit të animuar në Pejë, “Anibar”, ka shpallur programin si dhe jurinë vlerësuese të këtij programi për edicionin e pestë të festivalit, që mbahet nga 5 deri më 10 gusht.

Jurinë prej pesë personash e përbëjnë Visar Arifaj, i cili vjen në cilësinë e animatorit, pastaj slloveni Igor Prassel, që është drejtor i festivalit “Animateka”, Eva Pavlovicovska, drejtoreshë e festivalit “AncaFest” të Sllovakisë, Izabela Plucinska, regjisor i animacionit nga Polonia, si dhe Ridvan Çevik, regjisor i animacionit nga Turqia.

Në secilin program të festivalit do të ketë nga 4-5 filma të animuar, ndërsa “The Congress” do ta hapë festivalin të martën. Tre çmimet kryesore të festivalit janë filmi më i mirë ndërkombëtar, filmi më i mirë i Ballkanit dhe filmi më i mirë i punuar nga studentët, ndërsa këtë vit për herë të parë do të ndahet edhe çmimi i publikut.

Çdo ditë në festival do të ketë programe për fëmijë, takime me animatorë, si dhe shfaqja e filmave të përzgjedhur. Ceremonia përmbyllëse e festivalit që paraqet edhe ndarjen e çmimeve, do të mbahet nga ora 20:30 më 10 gusht.

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit