20.9 C
Prizren
E premte, 15 Gusht, 2025
Home Blog Page 7825

417 kandidatë për 45 mësimdhënës në shkollat e Rahovecit

0

Rahoveci6-21Në konkursin për mësimdhënës në 5 shkolla fillore të mesme të ulëta dhe 4 të mesme të larta të Komunës së Rahovecit, për vitin shkollor 2014-15, sipas të dhënave zyrtare, janë paraqitur 417 kandidatë për gjithsej 45 vende të lira të punës, shkruan Koha Ditore.

Behar Rama, drejtor në Drejtorinë e Arsimit, thotë se në katër shkolla të mesme për 38 vende të lira për mësimdhënës matematike, gjuhë angleze,fizikës,lëndëve të ekonomisë, bujqësisë, juridikut dhe informatikës kanë aplikuar 336 kandidatë.

Sipas tij, interesim më të madh kandidatët kanë shprehur për shkollën e mesme të lartë profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici” në Rahovec, ku për 17 vende të lira janë paraqitur 183 kandidatë,kurse për lëndën e ekonomisë kanë aplikuar 68 persona.

Nga ana tjetër, zyrtarë komunalë për punësim, kanë bërë me dije se prej 6 mijë punëkërkuesve,146 sish janë me degë të fakulteteve të ndryshme, të cilët prej vitesh presin të punësohen.

Asamblistët e Prizrenit nuk e fyejnë njëri-tjetrin

0

Prizren-Asambleja komunaleAsamblistët e Kuvendit Komunal në Prizren për herë të parë nuk e kanë fyer njëri-tjetrin. Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj thotë për “PrizrenPress”se në periudhën e parë të këtij viti, asamblistët kanë treguar gjuhë parlamentare.

“Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar-qershor 2014 treguan nivel të lartë të kulturës parlamentare, duke mos përdorur në asnjë rast gjuhë e cila do të ishte fyese për ndonjë anëtar tjetër të këtij institucioni”, thotë Cahanaj.

Sipas tij, në të kaluarën asamblistët jo rradhëherë kanë përdorur foltoren e Kuvendit për të fyer njëri-tjetrin/PrizrenPress.com/

Kush janë ‘paguesit’ e prishjes së marrëdhënieve ndëretnike?

0

Ahmeti- GruevskiEdhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ne ende nuk mundemi të lavdërohemi se kemi arritur nivel të lartë të vetëdijes për tolerancë ndëretnike.

“Nuk do të lejojmë prishje të marrëdhënieve ndëretnike”, ishte porosia e partnerëve tradicional qeverisës Ahmeti- Gruevski në fjalimet e tyre të fundit publike. Sipas tyre, tentimet për prishjet e marrëdhënieve etnike janë vepër e disa individëve që duan të fitojnë për vete ose punojnë për interesa tjera.

Analistët politikë kujtojnë për “Lajm” se pikërisht këta dy liderë gjatë kampanjës parazgjedhore kanë theksuar retorikën nacionaliste, e se kjo është edhe shkak i tensioneve ndëretnike.

Analisti Xhenur Iseni konsideron se liderët politik të pushtetit fajtorin e tensioneve ndëretnike duhet ta kërkojnë në mesin e tyre.

“Formacioni aktual qeverisës si duket ka mësuar recetën manipulative me masat popullore. BDI dhe VMRO-DPMNE gjithçka ndajnë bashkë të mirën dhe të keqen. Bashkë ata edhe i formojnë retorikët nacionaliste, mirëpo kur dikush i sulmon janë të gatshëm edhe të mbajnë mburojën e njejtë. Kohëve të fundit po ndodhë shpesh që fjalimet dhe porositë e Gruevskit dhe Ahmetit të kenë porosi dhe cak të njëjtë. Deri dje gjatë kampanjës zgjedhore ishin armiq, sot janë bashkuar dhe dikë tjetër e kanë armik. Armiku i tyre i përbashkët janë “paguesit për të prishur marrëdhëniet ndëretnike”?. Personalisht nuk e di drejt kujt e kanë drejtuar gishtin, sepse fajtorë janë vet ata, dëgjoni retorikën e tyre para formimit të qeverisë dhe nuk do hamendje se kush është fajtori”, tha për “Lajm” Iseni.

Politikologja Maja Stojanova vlerëson se Ahmeti dhe Gruevski gjithmonë kur nuk kanë suksese në qeverisje hapin këtë temë. Sipas saj, marrëdhëniet ndëretnike janë pikë e ndjeshme andaj edhe e keqpërdorin politikanët. Marrëdhëniet ndëretnike janë pika më e ndjeshmee ku më së shumti nxitet tension. Edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ne ende nuk mundemi të lavdërohemi se kemi arritur nivel të lartë të vetëdijes për tolerancë ndëretnike.

“Sa i përket politikanëve, sidomos atyre që kanë pushtet, gjithmonë kur e shohin të nevojshme që te defokusohet opinioni për faktin se qeveria nuk ka arritur sukses ata drejtohen kah marrëdhëniet ndëretnike, dhe krijojnë tensione. Kjo praktikë është e pranishme tek kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkë qeverisësi i tij Ali Ahmeti, të cilët me qëllim mbulimin e anomalive thekson retorikën e tyre nxitëse”, u shpreh për “Lajm” Stojanova.

Murgesha serbe e kampit të luftës mbron fëmijët që po kapin armët

0

Femijet serb me armeIgumania e manastirit serb Novi Stjenik që njihet me emrin Mati Efrosinija, është udhëheqëse e kampit (luftarak) të fëmijëve në malet e Kuçaj. Në këtë kamp fëmijë serbë “ushtrohen dhe kaliten për luftë për të mbrojtur traditat e mira e serbe”.

“Nga 10 ditë që fëmijët i kaluan në kamp, vetëm një ditë e kanë pasur në dorë pushkën. Dhe ç’të keqe ka pushka, qitja me të. Ata nuk kanë luajtur me lodra lufte, por kanë shtënë në shënjestra të improvizuara. Dhe kanë shtënë nga pushkët plastike, të cilat vetë i kam blerë”, ka thënë ajo për Danas, citon Express.

Efrosinija, e cila është organizator e këtij kamp, tregon se kisha ku ajo punon është në konflikt tash e 20 vjet me Kishën Ortodokse serbe të cilën ajo e fajëson “për publicitetin negativ që ia ka bërë kampit”.

Aktiviteti i kësaj kishe që njihet me shkurtesën serbe SIPC (Srpska istinska pravoslavna crkva – Kisha e vërtetë ortodokse serbe) rreth këtij kampi ,sipas gazetës “Danas” ka shqetësuar policinë dhe politikanë të Serbisë.

“Shpresoj shumë se policia do të vijë sa më parë për shikuar ç’është e parregullt dhe militante në kampin tonë”.

Kosova vendi i 64 në botë më i (pa) sigurt

0

FSK-marrshSipas raportit të fundit të organizatës “Global Peace”, Maqedonia është vendi më i pasigurt në Ballkan, raporton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë studim, ku paraqitet gjendja e sigurisë në 162 vende të botës, Maqedonia radhitet në vendin e 87, pas Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit.

Njëri ndër paradokset është Serbia e cila renditet para të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor e që renditet në vendin 52, para Malit të Zi i cili zë vendin e 55-të, Bosnja e Hercegovina 61. Shqipëria gjendet në një pozitë më poshtë se Kosova, në vendin 65, ndërsa më së keqi në rajon renditet Maqedonia, në pozitën 87.

Sipas këtij hulumtimi, në pesë vendet e para janë Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Zvicra.

Ndërsa në vendet e rajonit më së miri paraqitet Sllovenia e cila renditet në vendin 14, e më pas Kroacia në vendin 26.

Shtetet me renditjen më të keqën janë Afganistani në pozitën 161 dhe e fundit është Siria në vendin 162.

Chloe Moretz flet hapur për marrëdhënien me djalin e Beckhamit

0

Chloe Moretz-Brooklyn Beckham1Ajo është përfolur se po takohet me djalin e çiftit David-Victoria dhe tani Chloe Moretz ka folur më shumë në lidhje me 15 vjeçarin Brooklyn Beckham.

Ata janë parë duke bërë skejbord sëbashku por aktorja e Kick-Ass ka thënë se ata kanë stile të ndryshme kur bëhet fjalë për sportin dhe nuk mund të vendosë se cili është më i mirë në sport.

Chloe Moretz-Brooklyn Beckham“Nuk e di. Dua të them, ai ka një skejbord të vogël, ndërsa unë përqej një më të gjatë”, ka thënë ajo.

“Mendoj se ai është i guximshëm, si një mashkull tipik. Por unë nuk jam tillë, nuk dua të thyej ndonjë brinjë”, ka përfunduar aktorja 17 vjeçare.

Jenniferin e braktis i dashuri pak para martesës

0

Jennifer Anistonin-Justin TherouxSapo ishte menduar se ajo kishte arritur të përballojë ndarjen nga Brad Pitt-i dhe e ka gjetur njeriun me të cilin do të martohet, Jennifer Aniston sërish ka mbetur duarthatë. Në të vërtetë, mediet botërore raportojnë se i fejuari i saj, Justin Theroux, ka vendosur ta braktisë dhe atë në prag të martesës, e cila pritej të zhvillohej në Meksikë.

Raportohet se çdo gjë ishte gati për ceremoni, nga fustani i nusërisë e deri te veshja e dhëndrit, por pastaj ishte zbuluar një sekret i Justin-it nga e kaluara, për çka bukuroshja ishte zemëruar. Kishte shpërthyer një grindje e ashpër, ku më pas ai kishte vendosur të anulojë dasmën. Nuk dihet se për çfarë fshehtësie të Justin-it bëhet fjalë, por supozohet se është zbuluar se ai ka qenë i martuar më parë dhe se ka fëmijë, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.

Si Jennifer, ashtu edhe Justin, tani për tani nuk janë deklaruar në lidhje me këtë. Një burim ka deklaruar se ata tashmë janë kthyer në Los Anxhelos dhe nuk janë duke jetuar së bashku, siç e kanë bërë deri më tani dhe se ndarja e tyre është përfundimtare, pasi Justin tani nuk dëshiron të lidhet me një femër, e cila e ka turpëruar publikisht para miqve të saj.

Pesëdhjetë veteranë të UÇK-së në Prizren, shkojnë për pushime në Shqipëri

0

Veteranet-protestaPesëdhjetë veteranë të UÇK-së në Prizren, do t’i kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë.

Sekretari i OVL-së në Prizren, Isë Berisha thotë kjo është hera e katër që veteranët e luftës dërgohen për pushime në Shqipëri.

“Është viti i katërt që veteranët e luftës së UÇK-së dërgohen për pushime në Shqipëri”, tregon Berisha për TV Besa.

Sipas tij, 25 veteranë ka katër ditë që kanë shkuar për pushime, kurse 25 të tjeratë do të shkojnë shumë shpejt.

Aurela Gaçe, diva që nuk njeh limite

0

Aurela Gaçe ne skeneAurela Gaçe ka treguar gjithmonë se në skenë është një tërmet i vërtetë. Performancat e saj, zëri potencial dhe veshjet ekstravagante e kanë bërë këtë këngëtare ndër më të preferuarat nga fansat të cilët e ndjekin kudo nëpër clubet e natës.

Aurela shpalos gjithmonë risi, dhe siç përmend shpesh ajo, pavarësisht moshës, në shpirt është si një vajzë e vogël e cila i gëzohet çdo detaji.

Këngëtarja është aktive çdo orë në rrjetet sociale ku tregon veprimtaritë e saj të përditshme me vajzën e saj të cilën nuk e fsheh nga mediat por përkundrazi nxjerr më mirë anën e mëmësisë.

Por ajo që të bën përshtypje janë albumet e fotove në skenat e klubeve dhe skenave të ndryshme. Si një luaneshë e vërtetë kërcen dhe këndon me brohoritje duke i kujtuar të gjithë publikut që e ndjekin se Aurela nuk është zbehur aspak, por është në kulmin e suksesit dhe kjo do jetë për një kohë të gjatë./Oranews/

Minoritetet s’përfaqësohen sa duhet në filmat e Hollywood-it

0

HollywoodHollywood-i nuk e ka rritur sa duhet numrin e personazheve minoritare në filmat e ekranit të madh.

Sipas një studimi të Shkollës për Komunikim dhe Gazetari “Annenberg” të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, për të cilin raporton Reuters, hispanikët janë më së paku të përfaqësuar në filmat hollywoodian.

Vitin e kaluar, rreth tri të katërtat e personazheve të filmave kanë qenë të racës së bardhë, ndërsa situatë e njejtë ka qenë edhe gjatë pesë viteve të fundit, sipas këtij studimi.