24.9 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 7845

AAK: Rastet individuale nuk zbehin pastërtinë e UÇK-së

0

AAK-logoAleanca për Ardhmërine e Kosovës, me vëmendje të posaçme e ka ndjekur publikimin e raportit nga Task Forca Hetuese Speciale (SITF) dhe ambasadorit Clint Williamson.

“Aleanca konsideron se e tërë puna e Task Forcës dhe Raporti i ambasadorit Williamson janë një hap përpara drejt sqarimit të akuzave tashmë të njohura për publikun”.

“Aleanca po ashtu konsideron se ky është një hap i madh në drejtim të duhur për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë”.

“Aleanca është e bindur se populli i Kosovës i udhëhequr nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe çfarëdo rasti individual që ka implikime kriminale nuk do ta zbehë pastërtinë dhe misionin çlirimtar të asaj lufte”, thuhet në komunikatën e AAk-së.

Suharekë, KDI: 53 % e çështjeve të ngritura me karakter procedural

0

Haxhi Seferqaj-Naim Cahanaj-kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Suharekës në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë: Leonrad Shala (LVV) me 17.3 %, Nadire Hoxha (AAK) me 12.3 % dhe Bajram Tershani (PD) me 7.7 % derisa Violetë Zeqiraj (LDK) dhe Reshat Selimaj (AAK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Gjatë kësaj periudhe në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë ngritur gjithsej 102 çështje, prej të cilave 47 % nga fushat me interes për qytetarët e Suharekës ndërkaq 53 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës. Anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me 26.5 %, të përcjellë nga anëtarët e LDK-së me 24.5 % të çështjeve të ngritura derisa Leonard Shala (LVV) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 17.6 % i përcjellë nga Nadire Hoxha (AAK) dhe Bajram Tershana (PD) me nga 12.7 % përkatësisht 7.8 të çështjeve të ngritura.

Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës drejtuar ekzekutivit komunal, në këtë periudhë janë bërë gjithsej 63 pyetje, nga të cilat 37 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës dhe 63 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të kësaj komuna. Anëtarët e PDK-së prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me 38.1 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me 22.2 % të pyetjeve të përgjithshme derisa anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në këtë periudhë kanë qenë Leonard Shala (LVV) me 17.5 % dhe Florije Bytyqi (PDK) me 12.7 % të pyetjeve të përgjithshme.

Anëtarët e AAK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në seancat e mbajtura me 28.3 % të diskutimeve të përgjithshme të pasuar nga anëtarët e PDK-së dhe LDK-së me nga 20.2 % të diskutimit të përgjithshëm. Nadire Hoxha (AAK) dhe Leonrad Shala (LVV) kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime lidhur me pikat e rendit të ditës në seancat që janë mbajtur gjatë kësaj periudhe me nga 14.7 % të diskutimeve të përgjithshme.

Në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Suharekës gjatë periudhës Janar-Qershor 2014 ky institucion nuk ka shqyrtuar apo miratuar ndonjë Rregullore komunale. Krahas kësaj, Leonrad Shala (LVV) ka propozuar inicimin e ndryshimit të Rregullores komunale për ndarjen e bursave, Rregulloren për hapësirat e pyllëzuara derisa Bajram Tershani (PD) ka propozuar inicimin e hartimit të Rregullores komunale për mirëmbajtjen e higjienës së qytetit.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). /PrizrenPress.com/

Interesim i vogël për degët deficitare në UP

0

RektoriatiPër vitin e ri akademik 2014-2015 është parë një interesim shumë i madh i të rinjve për tu regjistruar në Universitetin e Prishtinës. Ashtu sikurse vitet e kaluara edhe këtë vit Fakultetet më të preferuara ishin Ekonomiku, Edukimi e Mjekësia. Interesim të vogël vazhdojnë të kenë degët deficitare edhe pse ishin pa provim pranues. Ekspertët thonë se mungon planifikimi dhe analiza për tregun e punës, ndërkohë udhëheqës të Universitetit, thonë se ka mekanizma për tërheqjen e studentëve në ato degë.

Të rinjtë kosovarë nuk kanë shprehur interesim të madh të studiojnë në programe të shkencave të natyrës, teknike dhe ato bujqësore. Edhe pse në shtatë njësi akademike janë ofruar studimet pa provim pranues, interesimi i të rinjve është të studiojnë në ekonomi, edukim, mjekësi e drejtësi.

Ekspertët thonë se për fat të keq në Kosovë mungojnë analiza të mirëfillta të tregut të punës. Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën, se si pasojë e kësaj, të rinjtë nuk kanë ide se cilat janë profesionet ku do të mund të gjejnë më lehtë punë.

“Universitetet tentojnë të shpallin numër të madh të vendeve të lira për studentë të rinj, pikërisht në ato degë në të cilat tashmë ekziston kuadër i mjaftueshëm në Kosovë, që është një mungesë planifikimi, dhe kjo paraqet një lloj dezorientimi tek të rinjtë, sepse në vend se të orientohen në ato fusha ku mund të gjejnë punë, ata shkojnë aty ku ka më shumë vende që ofrohen”, tha ai.

Pupovci tha se si pasojë e numrit të vogël të studentëve në disa njësi akademike, mund të ndodhë edhe shuarja e disa degëve.

“Ne kemi Fakultetet të cilat janë mbipopulluar me studentë. Në disa Fakultete kemi një mësimdhënës për 200 studentë, kështu kanë dalë përpjesëtimet të cilat janë nxjerrë. Ndërsa, në disa të tjera fatkeqësisht mungojnë studentët, ndërkaq, ka kuadro të kualifikuar”, theksoi ai.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim në Universitetin e Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se ky institucion ka krijuar mekanizma për të tërhequr të rinjtë në degët deficitare, ku në shtatë njësi akademike mund të pranohen studentë pa provim pranues.

“Heqja e provimit pranues, pastaj reduktimi i notës mesatare për përfitimin e bursave, derisa në Fakultetet e tjera kjo notë duhet të jetë 9-të, në degët e Fakultetit të Shkencave Matematikore-Natyrore, së paku duhet të jetë 8-të. Pra këto janë disa nga masat stimuluese”, tha ai.

Edhe pse është premtuar se do të rritet numri i Fakulteteve që do të pranojnë studentë pa provim pranues, kjo gjë ende nuk është realizuar. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se kjo mund të ndodhë nga viti i ardhshëm akademik.

“Komandantët” e dasmave!

0

Agim MuhaxheriAgim Muhaxheri

Njerëzit e pushtetit bartin armë me leje. Mund të bartin edhe qytetarët. Për “kallasha”, “gulinova” e armë të tjera “të gjata” nuk jepet leja! Vringëllima nga armët është krim. Paragrafi i kap njësoj, si pushtetarin, si qytetarin e rëndomtë. Armën e “mbushë dreqi” dhe kur shtie nga ajo, e vret dikë me pahir ndëshkohesh për vrasje, për lëndim të rëndë, apo të lehtë, për armëmbajtje pa leje, rrezikim të përgjithshëm. E drejta zakonore shpesh bie ndesh me të drejtën në fuqi dhe mu për këtë lindin problemet me zgjidhjen e të cilave merren “kirurgët” e procesit, prokurorët dhe gjykatësit.

Shqiptari shtie nga arma në rast të ndonjë gëzimi, kur i lind fëmija, për “dorë nuse”, fejesë, martesë…
Kur bëhet teslimi (dorëzimi) i nuses, i ati apo i afërmi i nuses i drejtohet të zotit të dasmës me fjalët: “Gjaku im, robi yt…”. Ky ceremonial shoqërohet me të shtëna nga armët. Kjo është një e drejtë zakonore. Fjala “teslim” nënkupton: Në dorë të një tjetri, në zotërim për ta ruajtur sipas marrëveshjes.
E drejta zakonore shpesh bie ndesh me të drejtën në fuqi.
Pastaj lindin problemet, me të cilin merret policia, prokurorët, gjykatësit dhe subjektët e tjerë të procedurës penale.
Ndjenjën e gëzimit, në dasma, syneti e ahengje të tjera e shprehim me të shtëna armësh. “Komnadantët” e dasmave sikur janë bërë imunë, nuk ndiejnë fare për ruajtësit e rendit. Madje, zihen me ta, u thonë: Kush je ti me ma prish qejfin?

Ka prej tyre që i kërcënohen policit sipas asaj: A e di ti kush jam unë, të deshi menjëherë! Polici identifikon shtetin. I bien shtetit flakaresh! Kur i çojnë “atje poshtë”, bëhen pula…

Njëri nga ta keqpërdori autoritetin e të vëllait, si luftëtar dhe ministër në detyrë. Shprehu gëzimin e tepruar për martesën e dy nipërve të tij, shtiu me breshëri plumbash nga arma e gjatë, “kallashi”, dhe përfundoi brenda grilave.
Shteti veproi ex lege, e çoi te vendi të pandehurin.

Vringëllima e armëve në ahengje është bërë dukuri, ves i keq yni. Vringëlluesit nuk e vrasin mendjen se shkelin me të dy këmbët Kodin Penal të Kosovës (2003).

Armët me leje i bartin njerëzit e pushtetit dhe të tjerët. Qytertarët e rëndomtë kanë të drejtë t’i bartin armët me leje, revolen dhe pushkën e gjahut. Për “kallasha” e “gulinova” nuk jepet leja!
Thuhet se rapsodi ynë Riza Bllaca e ka pasur zërin pushkë. Kur ka kënduar i ka “shkymë llambat”. Zëri i tij kumbues ka bërë që të tjerët t’i nxjerrin alltiat nga brezi dha ta kallin… Kjo i ka ndodhur edhe këngëtarit Afrim Muçiqit kur ka kënduar në ndonjë dasmë në Drenicë e gjetiu. Këtë fakt e bëri të ditur Afrimi në emisionin “Oxygen” të KTV-së, të drejtuar nga Besimi (Dina).

Jo vetëm në Llaushë të Skenderajt, por edhe në Prekaz, në fshatrat e Dukagjinit etj. bëjnë gara se kush po “e kallë” më shumë me “kallasha”. Breshëria e plumbave të kujton luftën… Vringëlluesit e armëve trimërohen me fjalët: O prite dajë, prite…!
E kemi në qejf të jemi bajraktarë, të parët në katund, t’i kallëzojmë komshiut, mëhallës se kush jemi e çka jemi. Na mbërthejnë emocionet, pa e vrarë mendjen se të tjerëve ua prishim qetësinë dhe mund t’u shkaktojmë ndonjë të keqe.

Në gazeta e portale shohim fotot e atyre me armë të gjata duke shtënë në dasma. Krijohet përshtypja se sheh skenën në Irak, Siri, Afganistan… Vringëlluesit e armëve te ne në Kosovë shtijnë me vullnet të madh. Sikur të kishin shtënë, kur është dashur të shtiejnë gjatë luftës në Kosovë, nuk kishte pasur nevojë të intervenojë NATO-ja. Të tillët do të na kishin zdritur fytyrën… Por të shtiesh në paqe, kjo është një aventurë e rrezikshme. Ky veprim e ka një emër, është krim.

Në kreun XXX të Kodit tonë penal janë paraparë veprat penale të armëve. Veprimin e atij që s’ka leje, ligjvënësi e ka cilësuar – Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 374). Për këtë vepër penale mund të dënohesh deri në pesë vjet burg. Ndërkaq, në nenin 375, paragrafin 2 është paraparë:

“Kushdo që përdor armën apo mjetin e rrezikshëm në mënyrë kërcënuese ose frikësuese,
dënohet me gjobë deri në dhjetëmijë (10.000) euro dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet”.

Armën e “mbushë dreqi”. Ajo nuk ka besë. Dikujt, në dasëm mund t’i rrëshqet dora t’i “korrë” dasmorët, ta vret apo plagos dikë me pahir. Kemi të bëjmë me veprën penale – vrasje nga pakujdesia (neni 181) dhe për këtë dënimi është i paraparë prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burg. Me kaq vjet burg mund të dënohesh edhe për lëndim të rëndë trupor (neni 189).

Vringëlluesin e armës mund ta kapë edhe neni 365- Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. “Kushdo që me anë të zjarrit, vërshimeve, armëve… shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet”.
A vlen ligji “erga omnes”, njësoj për të gjithë?
Unë them se nuk vlen. Ata që e kanë shpinën e nxehtë, s’i kap ligji. Ndërsa fukarenjtë i kap ligji, i çojnë te vendi.

Po t’u tregohen “dhëmbët” vringëlluesve të armëve, ndryshe do të këndohet kënga.
Kur shteti e shkel ligjin, kësaj i thonë vrasje juridike.

Sylë Hoxha emërohet ud. i Kryeprokurorit të shtetit

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorMe 5 vota për , një abstenim dhe vetë që nuk votoi, Sylë Hoxha kryeprokurot i Prizrenit është emëruar ushtrues detyre i kryeprokurorit të shtetit. Ai në këtë pozitë ka ardhur pasi u votua, ku mori 5 vota për dhe pati një abstenim.

Ai u caktua duke premtuar që nuk do të konkurroj për pozitën e kryeprokurorit në garën e ardhshme.

Sylë Hoxha ishte edhe zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e LDK-së.

Ja deklarata e plotë e prokurorit Williamson

0

Clint Williamson-prokurori amerikanLexojeni të plotë deklaratën e Prokurorit amerikan Clint Williamson:

Deklarata e kryeprokurorit të Task Forcës Hetimore Speciale
29 Korrik 2014

Sfondi

Në shtator të vitit 2011, Task Forca Hetimore Speciale – TFHS-ja – u vendos nga Bashkimi Evropian të
zhvillojë një hetim penal në shkallë të plotë për pohimet e përmbajtura në raportin e Raportuesit të
Këshillit të Evropës, Dick Marty. Unë u emërova si Kryeprokurori, në udhëheqjen e TFHS-së, dhe mori
pozitën time në muajin vijues, në tetor 2011.

Për dy vjet e gjysëm TFHS-ja ka zhvilluar një hetim të detajuar e intensiv për pohimet e raportit të
Dick Marty-t. Ky hetim përfshin intervistët e qindra dëshmitarëve nëpër vendet e Evropës dhe më
tutje. Ai ka përfshirë shqyrtimin e mijëra faqeve të dokumenteve të përpiluara nga organizata dhe
individë të shumtë që ishin të angazhuar në Kosovë gjatë periudhës së përqendrimit tonë hetimor
dhe pas asaj.

Kjo ka qenë një detyrë shumë sfiduese për TFHSmë. Ne po shqyrtojmë ngjarjet që ndodhën afërsisht
15 vjet më parë dhe për të cilat ekzistojnë shumë pak, ose aspak, prova materiale. Shumë
dëshmitarë të cilët ne besojmë kishin informata që do të kishtin lidhje me hetimin tonë kanë
ndërruar jetën ose janë bërë aq të drobitur që nuk janë në gjendje që të japin dëshmi. Po ashtu një
numër të dëshmitarëve të mundhsme të identifkuar nga ana e TFHS-së nuk janë intervistuar sepse
vendndodhjet e tyre aktuale nuk mund të zbuloheshin. Më në fund, ne kemi përballur sfidat që vijnë
nga një klimë e frikësimit që përpiqet të minojë çdo hetim të individëve të lidhur me ish-ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ja.

Të Gjeturat e Përgjithshme

Me gjithë këto vështirësi, unë jam i bindur se TFHS-ja ka zhvilluar hetimin më të plotë që është bërë
deri sot për krimet e kryera pasi lufta përfundoi në Kosovë në qershor të vitit 1999. Si rezultati këtij
hetimi, ne besojmë se TFHsøja do të jetë në gjendje të ngrejë një aktakuzë kundër zyrtarëve të lartë
të caktuar të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosvovës. Këta individë mbajnë përgjegjësinë për fushatën e
persekutimit që është drejtuar kundër popullsive serbe, rome dhe pakicave të tjera në Kosovë si dhe
kundër bashkëkombëtarëve shqiptarë të Kosovës të cilët i etiketuan si kolaboracionistët e serbëve
ose, më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së.

Të dhënat e përpiluara nga TFHS-ja tregojnë që elementë të caktuar të UÇK-së qëllimisht i vuri
popullsitë pakice në shenjestër me veprat e persekutimit që përfshinin vrasje të paligjshme,
rrëmbime, zhdukja të detyruara, burgime të paligjshme në kampe në Kosovë dhe në Shqipëri, dhuna
seksuale, forma të tjera të trajtimit çnjerëzor, zhvendosja me dhunë të individëve nga shtëpitë dhe
komunitetet e tyre si dhe përdhosjen dhe shkatërrimin e kishave dhe vendeve të tjera fetare.
Kjo në efekt rezultoi në spastrimin etnik të sasive të mëdha të popullsive serbe dhe rome nga ato
rrethine në anën jugore të lumit Ibar në Kosovë, me përjashtim të disa enklavëve pakicesh të
shpërndara. Për më tepër, ne kemi konstatuar që disa elementë të UÇK-së ndërmorrën një fushatë
të zgjatur të dhunës dhe të frikësimit gjatë vitëve 1998 dhe 1999 të drejtuar kundër kundërshtarëve
politik shqiptarë kosovarë, e cila gjithashtu përfshinte veprat e vrasjeve jashtëgjyqësore, burgimeve
të jashtëligjshme dhe trajtimit çnjerëzor.

Ne besojmë se provat janë bindëse që këto vepra nuk ishin veprat e individëve batakçi që kanë
vepruar me dëshirën e vetë, përkundrazi këto janë kryer në një mënyrë të organizuar dhe janë
miratuar nga individë të caktuar në nivelët më të lartë të udhëheqësisë së UÇK-së. Natyra
sistematike ose e gjerë e këtyre krimeve në periudhën pasi përfundoi lufta në qershor të vitit 1999 e
justifikon ndjekjen penale për krimet kundër njerëzimit. Kështu që ne presim që akuza të tilla mund
të paraqiten në këtë çështje kundër disa zyrtarëve të lartë të ish-UÇK-së, dhe që një aktakuzë, me sa
duket, gjithashtu do të përfshinte akuza për krimet e luftës, dhe shkelje të caktuara të ligjit vendor të
Kosovës, duke përfshirë vrasje.

Disa vepra penale të tjera vendore – duke përfshirë torturë – nuk mund të ndiqen penalisht sepse
ato krime kanë parashkruar me skadimin e afatit 15 vjetor. Pa pasur një gjykatë në dipozicion në
këtë kohë, e rrjedhimisht duke qenë e pamundur të paraqesim një aktakuzë, nukjemi në pozitë që
të ndërprejmë kalimin e kohës së parashkrimit. Megjithatë, unë nuk besoj që kjo do të ketë një
ndikim të dëmshëm në këtë rast, sidomos për shkak se shumë nga këto vepra mund të ndiqen në
kontekstin e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare për të cilët nuk ka parashkrimit.

Në lidhje me krimet që i kam përshkruar më sipër, natyrisht përqendrimi ynë – si prokuroria dhe
organ hetimor – ka qenë të kërkojmë dhe të përpilojmë prova të keqbërjes penale. Megjithatë, edhe
pse nuk ka qenë përgjegjësia jonë kryesore, ne kemi ndjerë një detyrim të fortë të bëjmë gjithçka që
kemi mundur për të mesuar për fatin e atyre njerëzve të cilët u zhdukën në vitet 1998 dhe 1999 dhe
vendndodhjet e të cilëve ende nuk dihen. Për fat të keq, deri tani ne kemi zhvilluar vetëm pak
informata shtese që do të na drejtonin në vendet e trupave ose që do të zbardhnin vendndodhjet e
atyre të cilët u zhduken. Ndjekja e këtyre informatave do të mbetet një përparësia e lartë për TFHS-
në jo vetëm për qëllimet tona hetimore por edhe për shkak të interesit bindës humanitar që t’u
jepen përgjigjë familjeve, të të gjitha përkatësive etnike, të dashurit e të cilëve u zhduken gjatë kësaj
periudhe.

Në përgjithësi, të gjeturat tona hetimore nuk duhet të befasojnë askë, sepse janë në përputhje me
atë që u njoftua qysh vitin 1999 nga OSBE-ja në raportin e saj “As Seen As Told” (Siç u po -síç u tha),
vëllimi i dytë, dhe nga Human Rights Watch në raportin e saj “Abuses Against Serbs and Roma in the
New Kosovo” (Abuzat kundër serbëve dhe romëve në Kosovën e re). Metgjithatë, kjo është hera e
parë që pretendimet në ato raporte, dhe tani së bashku me ato në raportin e Dick Marty-t, i janë
nënshtuar shqyrtimit prokurorial në kontekstin e një hetimi penal për gjithë Kosovën. Derisa ndonjë
rast i paraqitur nga TFHS-ja natyrisht nuk do t’i përsëriste ato

raporte plotësisht, tema themelore e paraqitur në ato raporte – nje fushate te persekutimit të
udhehequr nga individe te caktuar të larte në udhëheqësine e UÇK-së – perputhet me të gjeturat
tona hetimore në ketë pike.

Korrja dhe Trafíkimi i organeve

Ndersa raporti i Dick Marty-t e trajton këte palë më te gjerë të pretendimeve, duke diskutuar
zhdukjet, burgimet dhe vrasjet e pakicave etnike dhe të kundërshtarëve politike shqiptare kosovare,
pjesa e raportit qe ka tërhequr shumicen e vemendjes – për hir te natyrës së saj sensacionale
lidhet me pretendimet e vrasjeve për qëllimet e korrjes dhe të trafikimit të organeve njerëzore. Siç
kam thënë, të gjeturat tona përputhëshin në mase të madhe me ato ne Raportin e Dick Marty-t, dhe
kjo vlen edhe për pretendimet ne këtë çështje. Per te ndjekur veprat penale te tilla, megjithate,
duhet një nivel të provave qe ende nuk kemi siguruar. Si Dick Marty, gjatë rrjedhës se hetimit të tij,
ne kemi ndeshur sfida të theksuara ne marrjen e provave të tilla. Kjo nuk do të thotë qe këto prova
nuk do të materializohen, dhe sigurisht ne do te vazhdojmë t’i kerkojmë ato. Kështu, ne asnje
mënyrë nuk e kemi hudhur vërtetesinë e këtyre pretendimeve. Megjithese unë ende nuk ndihem qe
ka bazë mjaftë te fortë te provave per te marre përfundimin qe aktakuza mund të ngrihen në lidhje
me këtë aspekt të Iëndes, unë ndihem nje detyrim te veçante ta trajtoj ketë çështje veçmas, duke e
marrë parasysh vemendjen që i ështe kushtuar asaj.

Në ketë pikë une mund te them se ka shenje bindëse që kjo praktikë ka ndodhur në një shkallë
shume të kuñzuar dhe qe nje numer të vogel te njerëzve janë vrarë për qëllimin e nxjerrjes dhe
trafikimit të organeve të tyre. Ky perfundim përputhet me atë qe thuhet në raportin e Dick Marty-t,
domëthënë qe nje “grusht” individësh ua nenshtrua ketij krimi. Përdorimi ifjales “grusht” nga
Senatori Marty ka qenë i qëllimte dhe duhet kuptuar ashtu. Nuk ka ndonje shenjë në këte pikë qe kjo
praktikë ishte më e gjerë se kjo dhe sigurisht nuk ka shenje që pjesë e madhe e pakicave entike që u
zhdukën ose që u vranë ishin viktime të kesaj praktike. Kumtesat që janë dhenë nga disa njerëz duke
lënë te kuptohet qe qindra njerëzish janë vrarë për qëllimin e trafikimit të organeve jane krejtësisht
e pambeshtetura nga të dhënat që ne kemi dhe qe Dick Marty kishte. Nese vetëm një njeri u
nënshtrua nje praktike aq tmerruese, dhe ne besojme se një numër te vogël ua nënshtruan, kjo
është një tragjedi te tmerrshme dhe fakti qe kjo ndodhi në një shkallë te kufizuar nuk e pakeson
egërsinë e një krime të tillë. Por, gjithashtu nuk vlen te stërmadhojë shifrat dhe të krijojë dhimbje
dhe ankth të pamerituar per familjet të cilet ende nuk e dine fatin e të dashurave të tyre, duke i
shtyrë te imagjinojne ketë dimension të shtuar të tmerrit.

Procedura Gjyqësore

Për sa u përket atyre krimeve për të cilat TFHS‹ja posedon prova që mund te paraqiten ne gjyq,
ngritja e nje aktakuze nuk do të ndodhë derisa nuk vendoset gjykata specialiste që është e
paracaktuar per te dëgjuar këto lende – shpresoj që kjo do të vendoset në pjesën e pare të vitit që
vjen. Deri atëherë prova të shtuara mund të paraqiten dhe kjo natyrisht do të ndikonte formën e

aktakuzës që ngrihet. Atëherë kjo është një situatë e pazakonshme – në fakt e paparë – në të drejtën
ndërkombëtare ku një prokuroria e veçantë është vendosur me kompetenca të plota hetimore dhe
me një mandatë që të ngrejnë aktakuza, por ku nuk ekziston një gjykatë e përdorëshme në të cilat
ato aktakuza mund të paraqiten. Pra, deklarata e të gjeturave që unë po e jap sot do të qendrojë në
vend vetëm deri kohën kur mund të ngrihet një aktakuzë me autoritet.

Për sa i përket procesit, u kuptua nga fillimi kur BE-ja mori përsipër këtë çështje që disa masa të
jashtëzakonshme ishin të nëvojshme për të zhvilluar hetimin dhe për të siguruar integritetin e një
hetimi të kësaj natyre. Kjo çoi në vendosjen e TFHsøsë e një njësi hetimore autonome, me seli jashtë
Kosovës në Bruksel. Të njejtat konsideratë që kanë ndikuar në vendosjen e TFHS-së si një prokurori
dhe zyrë hetimore me vete gjithashtu kanë ndikuar në krijimin e një tribunali me disa garanci që do
të jepnin të vetmat mjetë për një gjyq të drejtë dhe të sigurtë në këtë çështje.

Në lidhje me gjykatën që është e paraparë unë dua të trajtoj një shqetësim konkret që ka ardhur nga
disa në Kosovë që kjo është një gjykatë që është vetëm për UÇK-në dhe që ajo injoron krimet e
kryera nga të tjerët. Realiteti është që TPNJ-ja kishte juridikcionin për të ndjekur krimet që ndodhen
gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, pra deri në pikën kur përfundoi lufta në mesin e qershorit
të vitit 1999. Në përputhje me mandatin e tyre juridiksional TPNJ-ja zhvilloi një numër të ndjekjeve
penale kundër zyrtarëve të lartë serbë për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës gjatë kësaj
periudhe për veprat që u janë drejtuar viktimeve shqiptare kosovare. Megjithatë, TPNJ-ja u
parandalua në ndjekjen e krimeve në periudhën pas konfliktit- periudha e cila ka qenë përqendrimi
ynë kryesor për hetimin tonë – sepse juridiksioni i tij nuk lejonte ndjekjet penale jashtë konflikteve
të armatosur. Me të vërtetë në vitin 2000 Carla del Ponte, Prokurorja e TPNJ-ës, kërkonte ndryshime
në statutin për ta lejuar TPNJ-ën të hetojë dhe të ndjekë krime gjatë kësaj periudhe, por kërkesa e
saj nuk u vë në veprim. Si rezultat, krimet e kryera në Kosovë në periudhën e paraluftës dhe gjatë
luftës vetë janë marrë në masë të madhe nga TPNJ-ja. Shumica e këtyre kanë përfshirë kryerësit
serbë. Atë që hetimi ynë ka bërë, dhe atë që kjo gjykatë do të bëjë, është që të mbushë boshllëkun e
mbetur nga kufizimet juridike të TPNJ-ës. Realiteti është që autoret kryesorë e krimeve gjatë
periudhës pas luftës ishin individët e caktuar që kishin lidhje me UÇK-në, por kjo nuk i veçon ata për
trajtim më të ashpër se të tjerët; kjo i vë ata në të njëjtat Ilojë të procesëve gjyqësore
ndërkombëtare që ende janë kryer në lidhje me kryerësit serbë.

Disa hapa janë marrë për të vendosur këtë gjykatë specialiste dhe, edhe pse jam i zhgënjyer që ende
nuk është vendosur, unë e kuptoj që ky ka qenë një procesi ndërlikuar dhe ka përfshirë lundrimin në
teritor të pahartuar. Duke e kaluar këtë nëpër burokracinë e institucioneve të ndryshme të BE-së,
duke marrë konsensusin e 28 shteteve anëtarë, duke siguruar zotimin e një shteti nikoqir dhe duke i
adresuar shqetësimet e tij, dhe më në fund duke përmbushur hapat të nevojshme ligjore dhe
procedurale në Kosovë për të krijuar këtë gjykatë ka qenë një procesi cili ka qenë pabesueshmerisht
i ndërlikuar dhe që ka kërkuar shumë kohë. Përderisa shumica e këtyre hapave janë kryer dhe
Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës formalisht janë zotuar për të themeluar një gjykatë me garancitë e duhura, statuti i gjykatës dhe ndryshime të caktuar në ligjin kosovar duhet të vihen në
veprim para se gjykata mund të ñllojë punë. Këto hapa procedurale mund të ndodhin vetëm kur një
Kuvend të ri përbëhet në përputhje me zgjedhjet e fundit. Është vetëm kur gjykata është e vendosur
dhe kur gjyqtarë janë në vend që TFHS»ja mund të ngrinte një aktakuzë në këtë çështje. Derisa kjo
nuk ndodh specifikat e të gjeturave të TFHS-së dhe provat mbështetëse do të mbetën nën vulë dhe
detaje të mëtejshme nuk do të bëhen publike. Ndërkohë, TFHS-ja do të vazhdojë punën e saj
hetimore që t’i mbështesë të gjeturat e saj dhe ta përforcojë lëndën. Por unë fuqimisht i nxis
Qevërinë dhe Kuvendin e Kosovës dhe BE-në të veprojnë shpejtë të finalizojnë këtë proces dhe të
kenë një gjykatë në vend të pjesën e parë të vitit që vjen.

Fríkësími i Dëshmitarëve

Siç e kam përmendur pak kohë më parë, TFHS-ja ka ndeshur sfida të konsiderueshme në zhvillimin e
këtij hetimi, dhe ne pranojmë që këto sfida do të vazhdojnë të ndikojnë derisa puna shkon përpara.
Edhe pse fuqimisht besoj se provat do të jenë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës kur mjetët
proceduralejanë në vend kështu që të mundësohet paraqitja, unë duhet të pranoj që, si me ndonjë
hetim penal, sendet mund të ndryshojnë dhe është e pamundshme tëjap garanci absolute për
rezultate konkrete. Në këtë drejtim, çështja që më shqetëson më së shumti është ajo që e kam
përmendur në fillimin e fjalimit tim, dhe ajo është klima e frikësimit të dëshmitarëve. Ndersa ky
hetim ka përparuar, ka pasur përpjekje aktive ta minojë atë me anë të ndërhyrjës te dëshmitarët dhe
këto përpjekje po vazhdojnë. Ne kemi marrë masa për të kundërshtuar ndikimin e frikësimit të
dëshmitarëve dhe ne do të vazhdojmë t’i marrim ato. Ne do t’i hetojmë këto veprime dhe do të
ndjekim penalisht secilin individ që konstatohet të jetë i përfshirë në to. Nuk ka ndonjë gjë që e
kërcenon sundimin e ligjit në Kosovë dhe përparimin e saj drejt një të ardhmen evropian më shumë
se sa kjo praktikë e përhapur. Përderisa një grusht njerëzish të fuqishëm vazhdojnë t’i prishin
hetimet në kriminalitetin e vet, populli i Kosovës në përgjithësi e pagon çmimin ndersa një re e
zymtë pezullon mbi vendin. Ata njerëz që merren me dhunë ose kërcënim të dhunës kundër
dëshmitarëve ose ata që janë në pozita politike ose në media të cilët sulmojnë dëshmitarët për
guximin që kanë të ngrejnë zërat e tyre nukjanë ata që po e mbrojnë Kosovën. Ata janë njerëzit që
po e kobisin të ardhmën e Kosovës.

Kryeprokurori

Së bashku me këtë deklaratë të të gjeturave hetimore, unë gjithashtu do të doja të marrë këtë
mundësi të deklarohem se shërbimi im si Kryeprokurori iTFHS»së do të marrë fund më 23 gusht. Kur
më kërkuan të marr këtë pozitë në mesin e vitit 2011, unë pranova të shërbej për një afat jo më
shumë se tre vjet dhe të drejtoj këtë proces gjatë kësaj faze fillore hetimore. Meqenëse këto dy
etapa po afrohen unë mendoj se kjo është koha e përshtatshme të largohem që të lehtësoj
vazhdimësinë e pasardhësit tim gjatë fazes paraprake dhe fazes gjykuese të kësaj lënde.

Ndersa përgatisem të përfundoj punën time me TFHS-në unë dua të shquaj punën e hatashme të
burrave dhe grave të cilët kanë qenë kolegët e mi në TFHS-në dhe t’u shprehem mirënjohjen time. Ky grup i profesionistëve të jashtëzakonshëm – prokurorë, hetues,
oficerë ligjor, analistë, dhe specialistë të tjerë nga 18 shtete të BE-së, Kanadaja dhe Shtetet e
Bashkuara – ka punuar përballë gjasave të tronditshme për të zhvilluar këtë hetim. Është zotimi i
tyre, profesionalizmi i tyre dhe kujdesi i tyre të cilët na kanë sjellë në këtë pikë dhe kam besim që ata
do të vazhdojnë ta zhvillojnë këtë hetim derisa një aktakuzë mund të ngritet.

Gjithashtu unë do të isha i shkujdesur po të mos falenderoja partnerë të tjerë për kontributët e tyre.
Zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës meritojnë nder të madh për veprimet e tyre të cilët kanë
mundësuar këtë hetim – gjë që natyrisht nuk ka qenë lehtë për ata të bëjnë. Që nga nisja Presidentja
Jahjaga ka dhënë shumë përkrahje, duke kuptuar që një zgjidhje e këtyre çështjeve dhe një zotim i
fortë për sundimin e Iigjitjanë në interesin e Kosovës. Po ashtu qeveritë në shtetet fqinje, si Mali i Zi
dhe Shqipëria ndihmuan shumë dhe u përgjigjën kërkesave tona për bashkëpunimin e plotë. Qeveria
e Serbisë, e kryesuar nga Kryeminister Vuçiq dhe më parë nga Kryeminister Daçiq, ka bërë gjithçka
që ka mundur për të na ndihmuar në këtë proces, por ajo gjithashtu ka bërë çmos që të shmangë
pengimin e pavarësisë së procesit tonë. Bashkëbiseduesi ynë operativ kryesor në Qeverinë serbe ka
qenë Kryeprokurori për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviq, dhe ai si dhe zyra e tij kanë qenë
jashtëzakonisht ndihmues, por në të njejtën kohë kanë respektuar pavarësinë tonë.

Gjithashtu kemi punuar me organizata të viktimeve, të të mbijetuarëve dhe të personave të zhdukur
dhe gatishmëria e tyre për të na ndihmuar pas kalimit të aq shumë viteve ka qenë një vlerë e madhe
për punën tonë. Gjithashtu një numër të qevërive kombëtarë të tjera, komponente të organizatave
ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare, gjithë ata kanë dhënë informata dhe kanë vënë
persona të duhura në dispozicion për intervistët e dëshmitarëve. Megjithëse kemi përfituar nga
informata që kemi marrë deri tani dhe për qasje te dëshmitarë të mundshme, do të ketë nevojë të
vazhduesme për këtë bashkëpunim nersa procesi hetimor e gjyqësor vazhdojnë. Unë dua t’i
inkurajoj ato, si dhe ndonjë organizatë ose individë tjetër me informata përkatëse të gjejnë menyrë
për t’i ndarë ato me TFHSmë. Për më tepër, disa shtete kanë ofruar ndihmë në lidhje me çështjet e
mbrojtjes së dëshmitarëve. Ne jemi mirënjohës për zotimet që janë bërë deri tani, por edhe këtu do
të ketë një nevojë të vazhdueshme derisa hetimi dhe gjyqi përparojnë.

Më në fund, Shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm, dhe
Qevëria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë përkrahje paçmim dhe kanë siguruar që ky proces ka
ecur përpara me sukses. Si një prokuror dhe diplomat amerikan që e ka drejtuar këtë nisje të BE-së
për këto tre vjet të fundit unë mund të them pa mëdyshje që kjo paraqet një shembull të shquar për
atë që mund të arrihet me bashkëpunim operativ midis BE-së dhe SHBA-ve.

Përfundím

Në mbyllje, unë dua të bëjë këtë pikë të rëndësishme. Disa njerëz, për ta mbrojtur vetën, janë
përpjekur të portretizojnë këtë hetim si një sulm mbi luftën e Kosovës për Iiri ose mbi UÇK-në si organizatë. Shumë kosovarë janë kyçur në UÇK-në me qëllimet më të mira dhe
kanë refuzuar kriminalitetin e shfrenuar që ngjau pas luftës. Disa nga këta kanë treguar guxim të
madh dhe integritet duke u paraqitur si dëshmitarë dhe duke treguar atë që dinë për ata njerëz të
cilët morën një shteg tjetër- ata në pozita udhëheqëse që kanë përqafuar kriminalitetin dhe kanë
dëshiruar të përdorin UÇK-në t’i çojnë përpara synimet e tyre personale. Kështu, duhet të jetë e
qartë se ky hetim dhe çdo akuzë që rrjedh nga ai janë drejtuar te veprimet penale e individëve
brenda grupëve të veçantë dhe jo te UÇK-a në tërësi.

As nuk është kjo një përpjekje për të rishkruar historinë, siç disa njerëz janë përpjekur ta paraqesin
këtë. Unë isha në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 dhe unë e mbikëqyra hetimin pasues nga TPNJ-ja
për krimet e kryera nga serbë gjatë asaj periudhe, duke e shkruar si bashkautor aktakuzën e parë
kundër Slobodan Milosheviçit dhe të tjerave për krimet e drejtuar kundër viktimeve shqiptare
kosovare. Unë kisha një rol udhëheqës në nxjerrjen e kufomave nga varrimet masive gjatë verës së
vitit 1999 ku trupat e mijëra viktimeve shqiptare kosovare janë rimarrë. Unë shkova në shumë vende
të krimeve nëpër Kosovë dhe kam kaluar shumë orë duke biseduar me viktime dhe familjarët që
kanë humbur të dashurat. Pra, nga angazhimi im krejtësisht i drejtpërdrejt, unë e kuptoj qartë çfarë
ndodhi në Kosovë në vitet që paraprinin luftën në vitin 1999 si dhe gjatë luftës.

Pavarësisht rrethanave që paraprinin atë konflikt, megjithatë, asnjë gjë nuk e justifkon shenjestrimin
e qëllimtë të individëve të pafajshëm. Çka ndodhi pas konfliktit nuk ishte një çështje të mbrojtjes së
Kosovës ose të luftimit për Iiri. Përkundrazi, ky ishte një sulm i vrazdhë mbi pjesë domethënëse të
popullsisë civile. U drejtua kundër pothuajse të gjithë serbëve që kanë deshiruar të qendrojne në
Kosovë, shumë nga të cilët ishin të moshuar ose të drobitur; dhe kundër romëve dhe pakicave të
tjera etnike; dhe gjithashtu u drejtua kundër atyre shqiptarëve kosovarë që kundërshtuan një grup
të vogël brenda UÇK-së që ata të mos kishin monopoli në fuqi. Në fund, kjo ishte vetëm për individë
të caktuar në uhëheqësinë e UÇK-së duke përdorur elementë të asaj organizate të kryejnë dhunë për
të fituar fuqinë politike dhe pasuri personale për vetën, jo për ndonjë çështje më të madhe. Dhe
është si individë që ata duhet të mbartin përgjegësinë për krimet e tyre.

Motrat Jenner shoqërohen me djem të këqinj

0

Motrat Jenner me djem të këqinjMotrat adoleshente Kendall dhe Kylie Jenner kanë filluar të dalin me djem të “këqinj” si Chris Brown.

Vajzat janë parë të festojnë të dielën në mbrëmje nën shoqërinë e reperave të njohur si Trey Songz dhe Chris Brown me të cilët kanë bërë foto të shumta dhe i kanë postuar në Instagram.

Nazmi Iballi dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike

0

Nazmi Iballi dekan i Fakultetit të Sigurisë PublikeNazmi Iballi është zgjedhur dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Zgjedhja e tij është bërë pas votimit dhe verifikimit të votave nga Këshilli i Fakultetit, bazuar në Rregulloren e Arsimit të Lartë neni 12, paragrafi 1 dhe neni 4, paragrafi 1, Rregullores për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e dekanit, prodekanit dhe udhëheqësve të njësive të fakultetit në AKSP.

Dekani detyrat dhe përgjegjësitë i ushtron në përputhshmëri me Rregulloren për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe aktet tjera që rregullojnë fushë-veprimtarinë e Fakultetit të Sigurisë Publike. Mandati i dekanit është katër vjet dhe fillon nga data 1 tetor 2014.

Rihapni dosjen! Vrasja e Azem Hajdarit, provat i ka Sali Berisha

0

sali berisha azem hajdariKëto ditë janë bërë disa shkrime dhe intervista në shtyp për vrasjen e Azem hajdarit. Që të njohësh figurën e Azem Hajdarit duhet të qëndroje pranë tij në momentet e tij të vështira dhe të qeta.

Azemi në biseda nuk ishte ai i mitingjeve. Në fillimet e tij në politikë ai thoshte, unë dua që të rri me njerëz trima, të mençur, që inatin e mbrëmjes e lënë për mëngjes, sidomos për këtë të fundit kam nevojë. Insinuatat për ta kaluar këtë ngjarje me fije jashtë kufijve të Shqipërisë nuk qëndrojnë, përkundrazi. Që të gjykosh apo të hetosh për vrasjen e Azemit duhet të kthehesh vite para 12 shtatorit 1998.

Në atentatin e Fierzës pardesynë e Azemit nuk e kishte V.M por një djalë i fisit Halucaj shofer dhe simpatizant i Azemit.

Në këtë shkrim nuk dua të trajtoj denigrimin moral që i është bërë Azemit nga partia e tij, lider të partisë së tij dhe segmente të tjera, pasi këto janë bërë sa e sa herë publike dhe publiku është i njohur me këto.

Ne vitin 1997 dhe çuditërisht në shtator të këtij viti Azemit ju bë atentat në parlament.

Edhe pse i ndjeri Mazreku ishte pajtuar me Azemin dikush e nxiti në sedër Mazrekun për të vrarë Azemin si hakmarrje për fyerje publike. /Dossier nga Hysni Bardhi/Shqiptarja/

Muja nuk kishte informacion për arrestimin e drejtorit Bytyc

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan  Muja nuk kishte informacion për arrestimin e drejtorit të  Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc. Ai për këtë rast është  informuar katër ditë pas arrestimit.

Burimet e  sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se për arrestimin e Bytycit, Muja është informuar  nga drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Kryetari nuk ka ditë asgjë për këtë punë. Ai është informuar katër ditë pas arrestimit nga Nexhi(Nexhmi Krasniqi)”, tregon burimi brenda Policisë së Kosovës.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Prizren, Mehmet Bytyc është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për ngacmim seksual me të miturën. Arrestimi i tij ishte bërë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren. Bytyc dyshohet se “kohën seksuale” e ka paguar me para. Në bazë të përgjimit të telefonit, rezulton se ai ka ftuar të miturën edhe në vendin e punës.

Për të gjitha këto dyshime të drejtorit të Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyc, kryetari Ramadan Muja është informuar nga  drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Kryetari nuk kishte pasur ‘haber’ as për arrestimin e as për dyshimet”, tregon për ‘PrizrenPress” burimi brenda Policisë së Kosovës.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja të shtunën ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc. /PrizrenPress.com/