14.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Suharekë, KDI: 53 % e çështjeve të ngritura me karakter procedural

Haxhi Seferqaj-Naim Cahanaj-kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Suharekës në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë: Leonrad Shala (LVV) me 17.3 %, Nadire Hoxha (AAK) me 12.3 % dhe Bajram Tershani (PD) me 7.7 % derisa Violetë Zeqiraj (LDK) dhe Reshat Selimaj (AAK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Gjatë kësaj periudhe në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë ngritur gjithsej 102 çështje, prej të cilave 47 % nga fushat me interes për qytetarët e Suharekës ndërkaq 53 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës. Anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me 26.5 %, të përcjellë nga anëtarët e LDK-së me 24.5 % të çështjeve të ngritura derisa Leonard Shala (LVV) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 17.6 % i përcjellë nga Nadire Hoxha (AAK) dhe Bajram Tershana (PD) me nga 12.7 % përkatësisht 7.8 të çështjeve të ngritura.

Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës drejtuar ekzekutivit komunal, në këtë periudhë janë bërë gjithsej 63 pyetje, nga të cilat 37 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës dhe 63 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të kësaj komuna. Anëtarët e PDK-së prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me 38.1 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me 22.2 % të pyetjeve të përgjithshme derisa anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në këtë periudhë kanë qenë Leonard Shala (LVV) me 17.5 % dhe Florije Bytyqi (PDK) me 12.7 % të pyetjeve të përgjithshme.

Anëtarët e AAK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në seancat e mbajtura me 28.3 % të diskutimeve të përgjithshme të pasuar nga anëtarët e PDK-së dhe LDK-së me nga 20.2 % të diskutimit të përgjithshëm. Nadire Hoxha (AAK) dhe Leonrad Shala (LVV) kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime lidhur me pikat e rendit të ditës në seancat që janë mbajtur gjatë kësaj periudhe me nga 14.7 % të diskutimeve të përgjithshme.

Në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Suharekës gjatë periudhës Janar-Qershor 2014 ky institucion nuk ka shqyrtuar apo miratuar ndonjë Rregullore komunale. Krahas kësaj, Leonrad Shala (LVV) ka propozuar inicimin e ndryshimit të Rregullores komunale për ndarjen e bursave, Rregulloren për hapësirat e pyllëzuara derisa Bajram Tershani (PD) ka propozuar inicimin e hartimit të Rregullores komunale për mirëmbajtjen e higjienës së qytetit.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një gazetar ideal

Shkruan: Lutfi Dervishi Nuk ka një botë ideale. Të flasësh për idealizëm në një kohë kur kjo fjalë tingëllon si fyerje rrezikon të ngjash sikur...

Arrestohet një person në Rahovec, dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht gruan e tij

Një person është arrestuar dje në fshatin Xërxë të Rahovecit pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima...

Lajmet e Fundit