24.2 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 7846

Drejtues të UÇK-së luftuan për pasuri personale dhe fuqi politike

0

Clint Williamson-prokurori amerikan

Sipas Prokurorit Clint Williamson, rreth 10 drejtues te UÇK-së.

“Kur themi se kemi një grusht dëshmishë, kemi shembull 10 persona, jo më shumë, mendoj se informacioni që kemi është në përputhje, kështu që mendoj se kaq mund të themë, ka pausr të tillë që kanë thënë se cod serb që është vrarë ka qenë viktimë e trafikimit të ofrganeve, por Dick Marti ka bërë disa lidhje, por unë atë pikë të tij dua ta fuqizoj tani, pasi që kjo shkakton stres për shumë familje. Takimet me familjarët kanë qenë shumë pikëlluese, kjo ka qenë në nivele shumë të kufizuara. Unë nuk do doja të isha më specific se sa kam qenë deri më tani. Individët kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK-së. Për momentin mund të presim vetëm një aktakuzë, që përfshin një numer të caktuar aktakuzash. Sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë, kemi kontaktuar ish kryeministrin Sali Berisha, ai ka qenë shumë mbështetës, dhe ne mund të arrijmë edhe te parlamenti shqiptar përmes qeverisë, nuk kam asnjë arsye të mendoj se kjo do të ndryshoj”.

Williamson: Dhuna ndaj dëshmitarëve, kërcënon të ardhmen e Kosovës
“Dhuna ndaj dëshmitarëve, apo ata të cilët sulmojnë ata që duan të thojnë të vërtetën e kërcënojnë të ardhmen e Kosovës. Sulme brutale për struktura të caktuara, për serbët që kanë dashur të rrijnë në Kosovë, posaqërisht një grupi të caktuar shqiptar, që kanë kundërshtuar monopolin e UÇK-së, pastaj ka pasur raste kur persona të caktuar kanë dashur të përfitojnë pasuri”.

Williamson: Do vazhdojmë punën e Tribunalit të Hagës

“Ne do të vazhdojmë aty ku ka pasur kufizim Tribunal i Hagës, për persona të caktuar të cilët njësoj dikuj më parë janë udhëhequr nga persona të caktuar. Me vjen keq që tribunal nuk është themeluar akoma”

Williamson: Nuk kemi dëshmi konkrete
Prokurori Williamson tha se “nuk ka gjetur hetimet të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh”, por tha se nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur.
“Mund të themë se në këtë moment, ka dëshmi se kjo praktik ka ndodhur në nivel të kufizuar, dhe se personat të caktuar janë vrarë, dhe kjo është konsistente çfarë thuhet në raportin e Dick Martit. Ajo çfarë ka thënë Marti se ka pasur një grusht dëshmishë, porse për momentin nuk kemi dëshmi konkrete, se ata që janë përdor për këto qëllime, nuk i mbështesim plotësisht këto akuza. Ne mendojmë se nuk paraqet një rast për ta mbyllur, do t’i hetojmë këto, kemi gjetur dëshmi të ndryshme. Aktakuza nuk do të ngritet derisa të kemi dëshmi të mjaftueshme, kjo mund të ndodh vitn e ardhshëm. Prandaj, këto deklarata që unë po i shpalos do të jenë bazë për një aktakuzë të mudnshme e cila mund të ngritet më pas. Është ssumë e rëndësishme që hetimet e kësaj natyre të mbrohen. Në anën tjetër, kjo ka ndikuar edhe për themelimin e një tribunali, që do të ndiohmonte një gjykim të drejtë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se Gjykata duhet të themelohet por kjo do të ndodhë pasi të themelohet kuvendi. Deri në themelimin e Gjykatës ne do ti mbajmë të mbyllura të gjeturat.

Williamson ka thënë se puna e Taskë Forcës përmbyllet 23 gusht.

“Unë do ta largohem dhe do t’ia lëshojë vendin kryeprokuror tjetër i cili do të merret me punët paragjygjësore” ka thënë ai.

Williamson: Nuk i hedhim poshtë pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh

Prokurori Williamson tha se “nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh”, por tha se nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur.

“Ne do t’iu shkojmë deri në fund këtyre hetimeve”, tha Wiliamson.

“Këto deklarata që unë po i shpalos janë bazë për një aktakuzë që do të ngrihet më pas” ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gjykata duhet të themelohet por kjo do të ndodhë pasi të themelohet kuvendi. Deri në themelimin e Gjykatës ne do ti mbajmë të mbyllura të gjeturat.

Williamson ka thënë se puna e Taskë Forcës përmbyllet 23 gusht.

“Unë do ta largohem dhe do t’ia lëshojë vendin kryeprokuror tjetër i cili do të merret me punët paragjygjësore” ka thënë ai.

Williamson: Kemi bazë për të ngritur disa aktakuza ndaj zyrtarëve të UÇK’së

Prokurori Williamson tha se “ka bazë për aktakuzë ndaj disa zyrtarëve të UÇK’së” dhe se krimet ndaj serbëve nuk ishin sporadike, por organizuara dhe të koordinuar nga udhëheqja e lartë e UÇK’së.

LDK, AAK dhe Nisma sot kundërpërgjigjen në kushtetuese?

0

ramushi, limaj  mustafaSot në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzohet komentet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe disa deputetëve serb lidhur me atë se si shkoi seanca konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas një njoftimi të LDK-së, dorëzimi i komenteve ndaj kërkesës KO. 119-14, të deputetëve të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga XhavitHaliti, do të bëhet në ora 14:00.

Ndryshe, më 17 korrik, Isa Mustafaështë zgjedhur kryetar i Kuvendit në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës pa praninë e deputetëve të PDK, ndërsa deputetët e VV patën abstenuar. Për këtë arsye PDK ka dorëzuar në kushtetuese një kërkesë për të sqaruar se cila parti duhët të ketë të drejtën për të propozuar kryetarin.

Testet e gjermanishtes ndajnë çiftet në Kosovë

0

Studentet-Testet e gjermanishtesTesti i nivelit A1 i gjuhës gjermane po u krijon vështirësi të madhe një pjese të qytetarëve në Kosovë, të cilët dëshirojnë të bëjnë bashkim familjar në vendet e Evropës Perëndimore, siç është Gjermania.

Ndonëse është nivel fillestar, megjithatë shumë prej tyre po hasin në probleme për të kaluar këtë test. Vështirësi më të madhe po kanë personat me nivel të ulët të shkollimit dhe gjeneratat e moshuara. Mosdhënia e këtij provimi për muaj dhe vite të tëra tek shumë çifte në Kosovë ka çuar deri në ndarjen e tyre.

Njëra nga qendrat e autorizuara për të mbajtur provimin e këtij niveli është Qendra e Mësimit të Gjuhës në Prishtinë “SLZ”, Partner i Institutit Gëte.

“Albinfo.ch” ishte e pranishme gjatë një ditë të mbajtjes së këtij testi në Prishtinë.

E mërkurë, mëngjes. Hapësira para objektit të Qendrës së Mësimit të Gjuhës “SLZ” (Sprachlernzentrum) në Prishtinë është e mbushur me njerëz të moshave të ndryshme. Presin të hyjnë në testin e gjuhës gjermane A 1, i cili tash e sa vite është kusht për të gjithë ata që dëshirojnë bashkim familjar në Gjermani e Austri. Një grup kandidatesh mundoheshin të flisnin nga pak gjermanisht duke testuar njëri tjetrin për ato që kanë mësuar paraprakisht në kurse apo shkolla të gjuhës gjermane që kohëve të fundit janë hapur në çdo cep të Kosovës.

Miradija i ka hyrë mësimit të gjermanishtes nga halli E, derisa priste që t’i thirrej emri, Miradije Gërbeshi 51 vjeçare ishte strukur në një qoshe dhe dridhej nga emocionet. Aq shumë kishte tremë sa që mezi arritëm të bisedonim më të.

“Po pres të hy në test”, tha ajo më një zë të gjysmë shterur.

Gruaja e cila nuk e kishte të përfunduar as shkollën fillore, i duhet tash në moshën mbi 50 vjeçare ta sprovojë veten jo në gjuhën e saj amtare, por në gjuhën gjermane.

“Është e treta herë që po hy në këtë provim. Jam lodh me të. Kam ndjek kurse këtu në Prishtinë, por nuk po mundem me mësu. Unë as shkollën fillore nuk e kam krejt të përfunduar sepse në atë kohë nuk më lejonte familja të shkollohem. Tash i kam mbush mbi 50 vjeç dhe truri është lodh, nuk mund të mbajë mend aq sa i një të riu”, shprehet zonja Gerbeshi e cila pi pakëz ujë.

“E kam burrin në Gjermani. Prej para luftës jeton atje. Deri tash nuk ka mundur të na marrë për shkak të pagës së tij të vogël. E kemi një vajzë 12 vjeçare dhe shkaku i saj po duhet të bëjmë gjithçka që të shkojmë dhe të bashkohemi me burrin tim”, thotë Miradija nga Hajvalia e Prishtinës, ndërsa i thirret emri që të hyjë në sallën e provimit.

E ndërkohë derisa “Albinfo.ch” ishte aty e pranishme, nga disa kandidatë të tjerë që prisnin të hynin në grupin tjetër, dëgjohej gjithfarë muhabeti. Tregonin se për shkak të mossuksesit të këtij testi, shumë çifte edhe janë ndarë, andaj stresi dhe presioni shihej edhe më i madh në fytyrat e tyre. Kishte prej tyre që edhe thoshin: “Po ta dinim se është kaq vështirë, kurrë nuk do të pranonim të fejohemi jashtë”.

Pas afro dy orësh, kandidatët dolën nga salla. Ndërsa tek disa shihej zhgënjim, lot, hidhërim, tek ca të tjerë që besonin se kanë punuar mirë në test, shihej gëzim dhe përfaqim më familjarët apo me shoqëruesit e tyre, ani pse rezultatet iu dalin pas dy apo tri javësh.

Vilson Preqi nga Gjakova dukej i disponuar me të dalë nga testi. Sipas tij, ata që kanë bërë përgatitjen e duhur, nuk kanë nevojë të frikësohen.

“Unë sapo dola nga testi. Sot hyra me shkrim, ndërsa pas dy ditëve kam për t`iu nënshtruar testit me gojë. Mua nuk m’u duk aq i vështirë, ndoshta sepse kam mësuar edhe shumë në kursin që unë e kam ndjekur në Gjakovë”, thotë Preqi. Ndonëse tha se është beqar, ai nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen gjuha gjermane do t`i duhet edhe për ambiciet e tij në karrierë.

“Kam hyrë vetëm për dëshirë timen dhe për të testuar veten se sa e njoh gjuhën gjermane. Tash për tash nuk kam ndërmend për të shkuar jashtë, por jetës asnjëherë nuk i dihet”, nënvizoi ai.

Meritat për suksesin e tij, Vilsoni ia atribuon edhe shkollës së Gjuhës “Ëest School” në Gjakovë ku ai ka bërë përgatitjet e duhura për të hyrë në këtë test.

Disa metra më larg Vilsonin e priste edhe drejtori i kësaj shkolle, Bernard Tanushi i cili kishte sjellë të gjithë kandidatet e shkollës së tij dhe ishte aty për t`u dhënë të paktën përkrahje morale. Me të biseduam për mënyrën se si punohet në këtë shkollë.

“Gjatë vitit kemi mbi 200 kandidatë që vijojnë kurse në shkollën tonë në Gjakovë. Kemi kurse të të gjitha niveleve por më të kërkuarat janë këto për nivelin A1 që është për bashkim familjar. Natyrisht se në shkollën tonë ndjekin kurse edhe ata të cilëve nga shtetet ku do të shkojnë nuk u kërkohet testi detyrimisht, siç është Zvicra deri më tash. Kemi kandidatë që kursi u nevojitet për bashkim familjar, për studime jashtë vendit apo vetëm që e mësojnë për dëshirën e tyre. Deri më tash diku 80 – 90 për qind të kandidatëve tanë kanë kaluar testin në Qendrën e “SLZ’ dhe këtë ua vërtetojmë edhe më dëshmi. Suksesi arrihet vetëm më punë. Puna e sjell suksesin”, tha drejtori i Shkollës së gjuhëve të huaja “Ëest School” në Gjakovë.

Revista “Albinfo.ch” ka provuar të kontaktojë edhe me Qendrën e Mësimit të Gjuhës “SLZ” e cila është partnere e Institutit Gëte, por nuk arriti të marrë përgjigje. Na thanë që pyetjet t`ua dërgojmë përmes adresës elektronike, dhe, ani pse pritëm për më shumë se një javë, nuk morëm përgjigje!

Nga disa kandidatë që prisnin të hynin në grupin tjetër, dëgjohej gjithfarë muhabeti.

Tregonin se për shkak të mossuksesit të këtij testi, shumë çifte edhe janë ndarë, andaj stresi dhe presioni shihej edhe më i madh në fytyrat e tyre. Kishte prej tyre që edhe thoshin: “Po ta dinim se është kaq vështirë, kurrë nuk do të pranonim të fejohemi jashtë”. /Albinfo.ch/

Çmimi ‘Katarina Josipi’ s’mund të dalë jashtë Kosovës

0

Ridvan Dibra-dramaturgSikur dramaturgu Ridvan Dibra të konkurronte këtë vit me dramën “Lufta Tretë Botërore” për çmimin vjetor për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, nuk do të kishte mundësi të shpallej fitues siç ndodhi vitin e kaluar. Të gjithë ata që nuk janë shtetas të Kosovës e ia mësyjnë çmimit për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2014, nuk do të merren parasysh aplikacionet e tyre, shkruan Koha Ditore.

Kësisoj, së paku, sipas konkursit që ka hapur Ministria e Kulturës të shtunën e javës së kaluar e i cili përcakton se “laureatë të çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së Kosovës”. Për disa pjesëtarë të komunitetit artistik ky kufizim ndikon negativisht në cilësinë e dramave fituese e për disa të tjerë është me vend.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, institucion ky që ndan çmimin, nuk i kanë komentuar ndryshimet.

Ata që synojnë këto çmime, kanë kohë të konkurrojnë deri më 22 shtator. Kriteret e tjera edhe sivjet kanë mbetur të njëjta. Drama duhet të jetë e shkruar pas vitit 2000 përderisa zhanri e as numri i aktorëve nuk përcaktohet. Shpërblimet po ashtu nuk kanë lëvizur. Çmimi i parë merr shpërblimi prej 3.600 eurosh, i dyti 2.400 dhe i treti 1.200 euro.

Çudia, Strasburgu i jep status veterani 83-vjeçarit shqiptar

0

Ndoc MarkuGjykata e Strasburgut ka vendosur t’i japë statusin e veteranit 83 vjeçarit Ndoc Marku i lindur në Laç të Shqipërisë. Ndonëse ishim mësuar të dëgjonim për vendime të forta mbi Shqipërinë, si rastet e pronave, dënimet e padrejta, dhunës etj, shkruan Shqiptarja.

Këtë radhë në vendimin e fundit që është marrë ndaj Shqipërisë, vendoset t’i jepet fund kalvarit që ka ndjekur 83 vjeçari, për t’iu njohur angazhimi në luftë, si dhe për të marrë statusin e veteranit.

Historia nis me Markun si korrier të një çete partizane, ndërsa në vitin 2002 nuk i jepet e drejta e statusit veteran, nën argumentin se nuk i ka paraqitur dokumentet në kohë.

Besa Kokëdhima kopjon Elvana Gjatën

0

Besa Kokëdhima14-29Besa Kokëdhima kohët e fundit e kemi parë me një ‘look’ ndryshe, bjonde me make up nude dhe me veshjet e saj ekstravagante. Por në veshjen e saj të fundit këngëtarja ka një stilt ë ngjashëm me atë të Elvana Gjatës dy ditë më parë.

Me fund dhe bluzë të bardhë me motivin e puthjes është veshja që i karakterizon të dyja bukuroshet.

Mos ndoshta janë veshur nga i njëjti stilist apo Besa ka huazuar veshjen e Elvanës?

Krizë për Kim Kardashian!

0

Kim Kardashian!6666Sipas medieve të huaja, çifti i njohur Kim Kardashian dhe rep artisti Kanye West, po i japin fund martesës së tyre vetëm pas dy muajsh. Siç thuhet arsyeja e ndarjes është dallimi i madh mes karakterit të tyre

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po i japin fund martesës së tyre dy muaj pas kurorëzimit. Sipas disa burimeve të medieve të huaja, Kanye ka filluar maksimalisht ta kontrollojë Kimin, ndërsa ajo është bërë si kukulla e tij e cila çdo ditë duhet ta ketë të menduar në çdo imtësi.

West zgjedh veshjen e saj, ku do të paraqitet dhe kur, Kim është e detyruar të provojë para bashkëshortit çdo kombinim të cilin do ta vesh gjatë ditës, kurse ai bën përzgjedhjen e çdo gjëje. Ndërkaq siç thonë burimet, Kanye ka vendosur që t’i lë bashkëshorten dhe vajzën dhe të shpërngulet në Paris, e për këtë Kim nuk dëshiron të flasë në publik, madje ajo ende shpreson se çdo gjë do të rregullohet.

“Kim është e obsesionuar me dukjen e saj dhe nuk dëshiron përulje me ndarjen e re. Kështu asaj nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të pranojë çdo gjë që dëshiron Kanye, në mënyrë që të shpëtojë martesën”, ka thënë një burim. Ndryshe nëse ju kujtohet, Kim ka thënë që martesa e saj do të jetë një përrallë, ndërsa si duket edhe kjo martesë është shndërruar në një ëndërr të keqe.

Me mua LDK do të ishte më e re

0

LutfiHaziri5-30Nëse Isa Mustafa nuk do të jetë sërish kandidat për kryetar të LDK-së, atëherë ka gjasa që kësaj pozite t’ia mësyjë Lutfi Haziri. Ai në pjesën e dytë të intervistës për gazetën Tribuna ka thënë se po e vlerëson kandidaturën.

Haziri ka folur për Mendim Rugovën dhe ka thënë se ai përfaqëson vetëm veten e tij. Haziri ka shpjeguar edhe për idenë dhe qëllimin e tij që LDK të jetë e afërt me PDK-në, ndonëse ka thënë se kjo e fundit është ShIK-u vetë. Haziri ka thënë se nuk po flirton me radikalizëm islamik dhe se po t’i jepet mundësia do të hynte në shkëmbim territoresh me Serbinë.

Tribuna: Z.Haziri, LDK është futur në zgjedhjet e 8 qershorit më pretendimin për të dalë partia e parë. Ka qenë një premtim i kreut të saj Isa Mustafa, që në rast se LDK nuk del partia e parë, ai do të jap dorëheqje. Pse nuk ka ndëshkim ndaj atyre që janë marrë me zgjedhje?
Haziri: Sukseset dhe përgjegjësitë i atribuohen kryesisë së partisë dhe liderit të saj. Për LDK-në ky është vit i zgjedhjeve, ne në vjeshtë të këtij viti i kemi zgjedhjet e brendshme. Në çdo katër vjet kemi zgjedhje brenda partisë dhe pavarësisht rrethanave dhe momenteve zgjedhjet e LDK-së janë mbajtur me afat. Ne e kemi ndryshuar statusin e LDK-së, i kemi ndryshuar politikat tona zgjedhore dhe besojmë se ka më pasur shumë rezultat në zgjedhjet e ardhshme.

Tribuna: Pse nuk pati marrje të përgjegjësisë menjëherë pas zgjedhjeve?
Haziri: Ne nuk kemi dashur me qenë kryesi pa kokë, nuk është pjesë e traditës së politikës së LDK-së. Ne jemi partia e parë e djathtë dhe jemi më konservatorë se të tjerët. Vlerësimi jonë do të ndodhë atëherë kur duhet të ndodhë dhe jo kur tjerët presin me ndodhë.

Tribuna: A do të kandidoni për kryetar të LDK-së?
Haziri: Është pak herët me vlerësu diçka të tillë. Unë jam institucionalisht i organizuar, meqë jam shumë i ri në këtë punë dhe me vetë faktin se kam pranuar me kandidu dhe m’u zgjedh kryetar i Gjilanit për herë të tretë, tregon qartë se unë kam dashur me ndihmuar procesin e rritjes së LDK-së. Sa i përket kalendarit të LDK-së, është pak herët me thanë dhe do të varet shumë nga ajo se a do të jetë Isa Mustafa kandidat, apo a do të jetë dikush tjetër kandidat, do të jetë determinuese.

Tribuna: A e keni diskutuar me Isa Mustafën, a do të jetë ai kandidat?
Haziri: Jo, në këtë fazë ne jemi pjesë e angazhimit të procesit të brendshëm që ka të bëjë më zgjedhjet parlamentare dhe mendoj që në shtator e tutje LDK, do të merret më shumë më vetveten.

Tribuna: Nëse shkohet në zgjedhje tjera parlamentare të parakohshme, a pranon LDK të shkojë në zgjedhje me Isa Mustafën?
Haziri: Derisa nuk ka zgjedhje tjera Isa Mustafa është kryetar i LDK-së i pranuar dhe i mbështetur me konsensus nga strukturat e LDK-së. Ai është kryetari ynë legjitimë.

Tribuna: Si do të dukej LDK me Lutfi Hazirin kryetar?
Haziri: Më e re.

Tribuna: A do të reformohej?
Haziri: Besoni, unë nuk kam asnjë ambicie dhe nuk kam asnjë plan në kokën time me qenë me lartë se ku jam në LDK. Dhe me thënë të drejtën unë nuk kam çka i jap më shumë LDK-së.

Tribuna: Sa pyetje duhet t`ua bëjmë që ta konfirmoni kandidaturën?
Haziri: Nuk jam definitivisht kandidat.

Tribuna: Ju dhe Vjosa Osmani shiheni si figurat fituese të zgjedhjeve. Vjosa për shkak të numrit të madh të votave që ka marrë në zgjedhje dhe ju për shkak që e keni rikthyer Gjilanin?
Haziri: As në rastin tim dhe as në rastin e Vjosës nuk është vlerësim i drejtë. Unë kam fituar në Gjilan për herë të tretë dhe atë më një rezultat afirmativ të votave. Mirëpo, kjo nuk është determinues i suksesit, sepse partia ime i ka humbur zgjedhjet parlamentare. Vjosa ka fituar vota si e treta në LDK, por baza e saj elektorale ka humbur zgjedhjet në Mitrovicë. Fitoret e vogla të Lutfi Hazirit dhe të Vjosa Osmanit nuk e bëjnë fitues individin brenda një subjekti pa i fituar zgjedhjet partia. LDK-në, në kohën më të mirë e rikthen vetëm një njeri a po një autoritet, i cili arrin me e unifiku ketë parti.

Tribuna: Por, LDK nuk i ka fituar zgjedhjet që prej vdekjes së Rugovës?
Haziri: Atëherë duhet punuar shumë që me gjet rrugën e fitores, por jo në fitore të vogla të individëve, por duhet gjetur rrugën e fitores së madhe dhe të rikthimit të madh të LDK-së.

Tribuna: A jeni shmangur prej frymës rugoviane?
Haziri: Pjesa dërrmuese e LDK-së, jo, por nuk mund të thuhet kurrë që LDK-ja pa Rugovën është e njëjtë.

Tribuna: A e keni lexuar intervistën e Mendim Rugovës?
Haziri: Nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë vlerësimi politik i Mendim Rugovës me frymën rugoviste.

Tribuna: Ai (Mendimi) ka folur për demoralizimin që ka përjetuar shoqëria pas luftës?
Haziri: Ky është vlerësim ekskluziv i Mendim Rugovës. Është një mëndim i një njeriu i cili e ka babë dhe natyrisht është një nder i madh për ta dhe për LDK-në. Por, kjo nuk do të thotë që garantues të frymës rugoviane janë pasuesit e gjakut të Ibrahim Rugovës. Familja e madhe politike që quhet LDK, që është udhëhequr nga presidenti Rugova, është themeluar nga njerëzit në Kosovë dhe misionin e vet për themelimin e shtetit të Kosovës e ka kryer. Ne duhet punuar në rrugën pas pavarësisë, sepse rrugën deri të pavarësia e ka gjetur Rugova.

Tribuna: Mendimi flet edhe për mungesën e guximit të LDK-së?
Haziri: Mungese guximi për çka? Mu marrë më arrestime, me lirime?

Tribuna: Për mungesë guximi në opozitë. A mendoni se LDK ka bërë opozitë të guximshme?
Haziri: Sigurisht kemi qenë opozitë e guximshme se nuk kemi qëndruar tek shtëpia. LDK, nuk mundet me u rritë duke qëndruar në shtëpi. Fryma rugoviane lidhet me shtetin e Kosovës.

Tribuna: Z.Haziri, a nuk mendoni se kohëzgjatja kaq e gjatë PDK-së, është për faj të LDK-së?
Haziri: A e dini sa gjatë ka pritur PDK-ja, për me marrë pushtetin?

Tribuna: Kjo është periudha kur ka qenë z.Rugova gjallë?
Haziri: Mirë, nuk është më rëndësi… LDK, e ka marrë pushtetin në Kosovë nën udhëheqjen e z.Rugova, por as atëherë nuk e ka marrë në Drenicë, Kaçanik, Shtime dhe sot e asaj dite LDK nuk ka arritur të fitojë në këto zona. Imagjinoni sikur me pas qenë Kosova pas lufte sikur në Kaçanik dhe Skenderaj, për 15 vite LDK nuk kish ekzistuar fare. LDK-në e kanë mbajtur njerëzit që janë besimtarët e mëdhenj të ideologjisë dhe të frymës rugoviane.

Tribuna: A mendoni që koalicioni “Guns N’Roses”, është mëkati që ende po e paguan LDK-ja?
Haziri: Unë e kam dhënë mendimin tim “Guns N’Roses”. Nuk e ka vetëm simbolikën që e kanë lexuar shumica. “Guns N’Roses”, është bend që është shpërbërë. Unë vazhdimisht e them se tërheqja e LDK-së nga qeveria në vitin 2010 ka qenë gabim politik i LDK-së. Pavarësisht kush dhe si është zhvendosë, ka qenë gabim politik të cilin ende nuk po arrijmë ta riparojmë. Sepse hyrja në koalicion me PDK-në në atë kohë ka qenë hyrje me qëllim, me program dhe me detyrë është thënë në atë kohë. Tërheqja e LDK-së, pavarësisht rrethanave çfarë kanë qenë është momentum i ri i krijuar në mes të marrëdhënieve të PDK-së dhe LDK-së. Dhe ky mosbesim ka kulmuar me daljen e LDK-së, dhe kjo thyerje e besimit është vështirë të riparohet.

Tribuna: Nëse i shohim aderimet në Lidhjen Demokratikë të Kosovës dhe në Partinë Demokratikë të Kosovës, del që PDK, është shumë më aktive. Në fakt kemi një hapje të PDK-së, ndaj njerëzve të shoqërisë civile. Një prej aderimeve më të mëdha që keni pasur ka qenë një komandant i luftës. A po i bie që PDK, po bëhet me “Roses”, dhe LDK ka mbetur tek “Guns”?
Haziri: Nuk ka sens kjo. Nuk mundet sa do që të duan, PDK-në nuk mund ta bëjnë ma “Roses”,. ajo është e ndërtuar mbi çelikun e armëve të saj dhe është gabim me ia ndërruar lëkuren më zor, sepse del karikaturë. PDK-ja, i takon njerëzve që e kanë themeluar dhe ata njerëz që e kanë themeluar janë njerëzit që janë transformuar prej luftës dhe janë struktura të vjetra patriotike siç janë “LPK”, “LPRK”, “OMLK”, dhe njerëz që kanë vuajtur nëpër burgje dhe në veprim ilegal. Nuk është marrë me thanë atë punë se ata kanë punuar për këtë vend. Nuk kanë bërë asgjë të keqe. Por, tendenca për ta bërë PDK-në, më demokratike se LDK-në nuk i shkon.

Tribuna:Ka interpretime se pasuesi më i mirë i frymës rugoviane është vetë Thaçi?
Haziri: Jo, assesi në asnjë mënyrë. Ka marrë ndoshta ndonjë metodë pune. Por, as në karakter politik as në lëvizje politike, as në historikun e ndërtuar politik nuk janë të ngjashëm.

Tribuna: Ti kthehemi pak Gjilanit, si e keni gjetur Gjilanin? Gjilani, është shquar për borxhin e madh, sa keni arritur me ulë borxhin ?
Haziri: Për gjashtë muaj kam arritur të paguajë 1.9 milion euro borxhe. Janë grumbullim i të hyrave komunale. Përveç 270.000 euro që kanë qenë mjete të bartura. Pra 1.6 milionë të cilat janë grumbulluar nga taksat komunale dhe është dashur me i kthyer borxhet. E kam bërë më qëllim të qartë pavarësisht se e kam ditur se zgjedhjet parlamentarë mbahen në qershor, nuk kam dashur të zhvillojë lojë elektorale. Lojë elektorale duke i shpenzuar mjetet në infrastrukturë të shpejtë, të pa monitoruara dhe të pa kontrolluara, por kam vendos dhe kam has në një solidaritet të madh të qytetarëve.

Tribuna: Ju i keni bërë thirrje qytetarëve për ta paguar borxhin që kanë ndaj komunës.
Haziri: Ka edhe borxhe të qytetarëve këto gjashtë vitet e fundit që nuk i kanë paguar. Ka tolerancë mospagese edhe gjendja sociale natyrisht ka ndikuar, por është një numër i madh i qytetarëve që kanë obligime në këto gjashtë vitet e fundit. Sidomos në tatimin në pronë, taksat tjera komunale dhe në lejet urbane.

Tribuna: Para dy viteve keni dhënë një ide për shkëmbimin territorial në mes të Luginës Preshevës dhe Veriut të Kosovës.
Haziri: E vetmja rrugë që i normalizon dhe i pajton shqiptarët dhe serbët në Ballkan, është zgjidhja e problemeve territoriale me Serbinë. Përfundimisht qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe pjesa më e madhe e Medvegjes, vargmalet e Karadakut, Gollakut në tërësi, Moravë e Preshevës, korridori ndërkombëtar që shkon në Selanik, hekurudha është ndarje natyralë në mes të Shqiptarëve dhe serbëve duhet me u nda. Ndërsa Leposaviqi me disa fshatra të Zubin Potokut, që nuk e prekin në asnjë mënyre Mitrovicën, Zveçanin dhe pjesët e Trepçës, jo pse ne duam, po kurrë s’kanë qenë territorialisht të organizuara ndryshe.

Tribuna: Lutfi Haziri kryeministër, a do të kërkonte që kjo çështje të jetë dialog?
Haziri: Në situatën e parë që më jepet mundësia jo vetëm kryeministër, por ka do që të shkoj dhe punoj do të kërkoj që ky problem të zgjidhet, sepse problemi i kufijve duhet të zgjidhet. Serbia nuk e ka problem paguarjen e dëmeve të luftës. Të gjitha problemet tjera natyrshëm që kanë mu rregullu.

Tribuna: Po thoni që duhet hapur Kushtetuta? Duhet bëhet shkëmbim territorial i cili do të krijonte efekt në gjithë Ballkanin?
Haziri: Ne nuk jemi kujdestarë që t`i ruajmë të gjithë shtetet tjera.

Tribuna: Do të duhej të ndryshohej flamuri i Kosovës?
Haziri: Detyrimisht do të ndërrohej. Flamuri ka për t’u ndryshuar ashtu kështu. Ky flamur nuk ka lidhje me identitetin e Kosovës. Më vjen keq unë jam votues i këtij flamuri. Unë nderin më të madh në politikë e kam nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe jam krenar për atë që kemi bërë në Vjenë. Flamuri është ngjarja ma e keqe që i ka ndodh Kosovës. Flamuri aktual i Kosovës është karikaturë për me luajt fëmijët në çerdhe.

Tribuna: Cili do të jetë flamuri i Kosovës?
Haziri: Unë e dua flamurin e Dardanisë. Sepse ai flamur i jep identitet vendin tim. Por, Kosova ka nevojë për një konsensus për çështjen e simboleve.

Tribuna: A jeni ju promotorë i bashkëpunimit të LDK-së më LVV, ndonëse ideologjikisht jeni ndryshe?
Haziri: Unë jam i identifikuar prej njerëzve që mendoj dhe besoj se Kosova është dashtë me pas koalicion të madh. Kosovën duhet me e udhëheqë koalicioni kuq e zi në mes të dy subjekteve të mëdha që është LDK-ja, PDK-ja. Por, ma kanë demantuar ata që kanë menduar se Kosova duhet t’i ketë dy blloqe politike, në njërën anë LDK-ja dhe në anën tjetër PDK-ja.

Tribuna: Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së, a do ta ofronte sërish më PDK-në?
Haziri: Besoj që bashkëpunimi politik asnjëherë nuk ka më munguar në këtë vend. Por, problemi është së këtu problemet po personalizohen pa nevojë dhe agjendat e mëdha politikë po marrin ngjyrime, karaktere personale.

Tribuna: Mos harroni se në pjesën e parë thatë që PDK është SHIK-u, ndërsa SHIK-u, PDK-ja. I bie afrim më ShIK-un?
Haziri: Definitivisht po. Nuk duhet bërë dallim, nuk duhet hyrë në hak njerëzve. Ata e kanë themeluar PDK-në. Ata janë njerëzit kryesorë që kanë pasur rol edhe në luftë edhe pas luftës. Nuk po flas për të keq, por në kuptimin njerëzor. Ata kanë qenë shokë, bashkëpunëtorë, luftëtarë sikurse që LDK i ka pasur bashkëpunëtorët dhe besimtarët e saj.

Tribuna: A jeni duke flirtuar me radikalizmin islamik?
Haziri: Jo, në asnjë mënyrë. Kosova është vend perëndimor, me territor perëndimor, me kulturë dhe shteti me çdo mjet duhet ta ruajë kulturën dhe orientimin perëndimor të Kosovës. Radikalizmi as fetar e as politik, shqiptarëve kurrë hajr nuk u ka bërë. Unë i takoj frymës së butë fetare tradicionalisht tash e 100 vjet. Ajo që Kosova e ka frymën e moderuar është ajo që quhet “hanefi”, është islami i moderuar dhe i butë. “Hanefi”, nënkupton reformator.

Vetmia e Thaçit

0

Thaci14-17aNuk është e rastësishme vetmia e Hashim Thaçit në këtë kohë, kur ai ka më së shumti nevojë për aleatë politikë. Të gjithë e kanë lënë në baltë. Duke mos e pasur as partnerin e qeverisjes së kaluar Behgjet Pacollin, Hashim Thaçi po e paguan tash çmimin e veprimeve të mëhershme.

Ai disa herë ka fituar me parti të vogla politike karshi ish rivalëve të tij, Isa Mustafa e Ramush Harandinajt, por edhe ndaj ish bashkëpunëtorit Fatmir Limaj. Thaçi ka mbetur i vetëm në çështjen e madhe.

Njohës të zhvillimeve politike, thonë se të gjithë ata që bashkëpunuan me Thaçin përjetuan humbje dhe kësisoj secili i frikësohet një aleance me të.

Marrëveshja e arritur në prill të 2011 për nominimin e Atifete Jahgajes për presidente të Republikës të Kosovës, në mes të Thaçit-Mustafës-Pacollit, është shkelur nga Thaçi, paszgjedhor po injoron apo nuk po pranon që të bëhet pjesë e qeverisë së tij”, ka thënë Mushkolaj/tribuna/

Grabitësit e kosovarëve në “Rrugën e Kombit” dënohen me nga 10 vjet burg

0

AutostradaGjykata e Shkallës së Parë në Lezhë ka dënuar me nga 15 vjet burg dy të akuzuar nga prokuroria për grabitjen me armë të disa shtetasve kosovarë në “Rrugën e Kombit” para një viti.

Por, për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, të pandehurit Ardit Maxhuni dhe Anton Nikolli përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit dhe përfundimisht do të vuajnë nga 10 vjet burg secili.

Ngjarja për të cilën akuzohen Maxhuni dhe Nikolli ka zanafillën në fillim të muajit gusht 2013, kohë gjatë së cilës dy të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur nën kërcënimin e armëve disa shtetas kosovarë që vinin në Shqipëri për pushime.

Prokuroria ka zbuluar skemën e vjedhjes me armë, ku rezulton se dy të akuzuarit dilnin në rrugë dhe vinin pengesa, kryesisht gurë të mëdhenj dhe drurë të ndryshëm, me qëllim që automjetet të pengoheshin, duke ngadalësuar shpejtësinë. Pasi ndalonin për shkak të pengesave, të dy të akuzuarit afroheshin tek automjeti dhe nën kërcënimin e armës u vidhnin sendet personale dhe vlerat monetare…