17 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 7851

Prokurorja Morina: 23 shqiptarë po hetohen për krime lufte

0

Sevdie MorinaProceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së mund t’u shtohen emra të rinj. Kësaj radhe proceset do jenë të iniciuara nga prokurorët vendorë.
Shefja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdie Morina, në një intervistë për emisionin Drejtësia në Kosovë konfirmon se prokurorët vendorë janë duke hetuar 23 shqiptarë të dyshuar për krime lufte, ndonëse nuk ka dhënë detaje nëse do të ketë aktakuza.

“Janë pesë prokurorë vendorë që janë duke u marrë me këto raste dhe pas hetimeve do të dalim me rezultate”, ka thënë Morina.

Sipas saj këta prokurorë e kanë guximin dhe nuk do të ndikohen nga çfarëdo presioni që mund të vijë gjatë ose pas hetimit të këtyre lëndëve.

Kryeprokurorja ka kritikuar mënyrën se si deri më tani organet e ndjekjes janë marrë me hetimin e krimeve të luftës pasi, sipas saj, shumë prova të vlefshme janë zhdukur dhe hetimi në disa raste është edhe i pamundur.

Morina e cila që nga qershori i këtij viti është vënë në krye të Prokurorisë Speciale pas ridefinimit të mandatit të EULEX-it, ka folur edhe për hetimet në rastet e terrorizmit dhe korrupsionit të cilat është duke i kryer kjo prokurori.

Sipas saj, në këtë prokurori janë duke u hetuar 35 persona nën dyshimin se janë të përfshirë në terrorizëm. Këta persona, tha ajo, kryesisht janë të dyshuar se kanë marrë ose janë duke marrë pjesë në luftën në Siri, si pjesë e grupit të shpallur terrorist ISIS.

Ndërsa duke folur për lëndët e korrupsionit, kryeprokurorja Morina ka bërë të ditur se ka një numër të madh të lëndëve të kësaj natyre dhe se janë duke punuar në ngritjen e aktakuzave. Ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që në aktakuzat e reja të ketë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë të dyshuar për korrupsion.

Morina ka kritikuar punën e prokurorive të tjera të vendit për mënyrën se si prokurorët e prokurorive themelore po kërkojnë që lëndët e tyre të barten në Prokurorinë Speciale. Ajo ka thënë se tashmë kanë nisur që në disa raste t’i kthejnë mbrapsht kërkesat e prokurorëve të prokurorive themelore që lëndët e tyre të barten në Prokurorinë Speciale.

Gregori: Me mua, Edi një shok i mirë, uroj që me Zahon të jetë baba i mirë

0

edi rama me djalDjali i kryeministrit Edi Rama, Gregori shprehet i emocionuar për ardhjen në jetë të vëllait të tij Zaho. Në një bisedë me gazetaren Mira Kazhani, Gregor Rama uron që “Edi të vërtetojë me Zahon se është një baba i mirë”.

“Jam i emocionuar. Lajmin ma dha Edi në Whatssap. Mund të them që kam qenë në mendime të thella. Është edhe për jetën time një status i ri. Kam një vëlla tani. E ka edhe Rea. Jemi një familje më e madhe. Me mua Edi vërtetoi se ishte një shok i mirë, uroj që me Zahon të vërtetojë se është një baba i mirë.”- u shpreh Gregu.

Ndër të tjera Gregor Rama rrëfen se emri i vogëlushit është zgjedhur nga babai i tij. “Emër i goditur, mendoj unë. Zaho… Jo keq ëë?! Eshtë emër i një partizani në Vuno. Sigurisht e zgjodhi Edi!”- u shpreh ai.

Piratohet “Hëna e Shqipërisë” e Ben Blushit. Përgatitet padia

0

BenBlushiIndustria vjedhacake e shumëfishimit të librave po merr forma dhe përmasa tronditëse në tregun e librit shqip. Këto 10 vitet e fundit siç analizon në një prononcim kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri, pirateria dhe informaliteti kanë ngërthyer librat shqip dhe vit pas viti kjo dukuri po merr përmasa të frikshme.

Kopjimi në mënyrë integrale dhe skanimi i atypëratyshëm i librit shqip i ka kapërcyer kufijtë. Botuesit seriozë dhe me prestigj në tregun e botimeve kërkojnë me ngulm që t’i vihet fre këtij fenomeni që po zhvillohet në forma, përmasa dhe dukuri të ndryshme.
Rasti më i fundit dhe më flagrant është piratimi i librit “Hëna e Shqipërisë” i autorit Ben Blushi. Një libër që arrin rekorde shitjesh në libraritë e vendit është preja e preferuar për ta. Valbona Nathanaili, drejtoreshë e botimeve “UET Press” shprehet për rastin ne fjalë…

“UET Press” ka nxjerrë së fundmi librin “Hëna e Shqipërisë”, me autor Ben Blushin. Ju po përgatisni një padi për piraterinë e librit. Çfarë ka ndodhur?

“UET Press”, në përputhje me të gjithë legjislacionin e shtetit shqiptar, ka një kontratë ekskluzive me z. Blushi për botimin dhe shpërndarjen e librit “Hëna e Shqipërisë” për një periudhë shtatë vjeçare. Deri para pak muajsh libri tërhiqej nga libraritë me një ritëm që vinte duke u rritur nga dita në ditë dhe, në periudha të veçanta, edhe konstant, por asnjëherë poshtë një numri të caktuar.

Pritshmëritë tona ishin që rritja duhej të ishte më e theksuar gjatë verës, kur njerëzit kanë jo vetëm më shumë kohë për të lexuar, por kthimi i emigrantëve bëhet një faktor që ndikon ndjeshëm këtë sezon në rritjen e shitjeve të librave cilësorë. Rënia e kërkesave nga libraritë ishte shkaku kryesor i dyshimeve tona se diçka nuk shkonte. Pas një konsultimi paraprak me shpërndarësit e verifikimin e gjendjes, arritëm në përfundimin se libri po piratohet. Pra, libraritë janë furnizuar me libra që në pamje të parë duken sikur janë shtypur nga shtypshkronjat me të cilat ne bashkëpunojmë, por që një sy i vëmendshëm dallon që libri është skanuar, pasi cilësia e kopertinës le për të dëshiruar, shtypur dhe shpërndarë nga njerëz të papërgjegjshëm. Gjithsesi, keqbërësit janë munduar që ta imitojnë librin origjinal sa më mirë që të jetë e mundur. Është një fenomen që na shqetëson e prek direkt jo vetëm ne dhe autorin, por duhet të kumbojë si alarm për të gjithë shoqërinë. E përkthyer në fjalë të thjeshta, është vjedhje. Ne do u drejtohemi organeve përkatëse për këtë problem. Fillimisht po përgatisim padinë dhe pastaj jemi të hapur për të bashkëpunuar dhe iniciuar një lëvizje kundër këtij fenomeni.

A keni patur ndonjë rast tjetër të ngjashëm UET Press? Pse tani?

Nuk di të them me siguri nëse po ose jo, pasi këtë padi do e kishim ngritur kohë më parë. Por ky rast është flagrant, prandaj tani. Ndërkohë dua të theksoj se i gjithë sistemi i shtypjes dhe shpërndarjes së librit shqip ka mangësi serioze, rrjedhojë e të cilit është pirateria.
Po filloj me shtypin. Vetëm në Tiranë numri i shtypshkronjave është disa dhjetëra dhe mund të thuhet se është shndërruar në një industri të mirëfilltë. Duket se shumë prej të tyre veprojnë pa dokumentacion të rregullt sa kohë që na vinë në dorë shtypje të paautorizuara nga ne, kryesisht shtypshkronjat e vogla të cilat janë gjithmonë në kërkim të klientëve. Lufta e tyre është për mbijetesë. Ky nuk është justifikim, por argument për të treguar se çfarë ndodh. Nuk di të them se fiton më shumë industria apo piratët, por të dyja palët janë njëlloj fajtor. Duhen dënuar, moralisht dhe ligjërisht.
Akoma, aleat në këtë proces të paligjshëm bëhen edhe libraritë. Edhe ato, në këmbim të disa përqindjeve më të mira fitimi, marrin libra nga shpërndarës të paautorizuar, pa fatura të rregullta dhe me burim të dyshimtë. Edhe këtu gjej fajtor përsëri, përtej mungesës së përgjegjshmërisë, mungesën e kontrollit nga tatimet. Përsëri: duhen dënuar, moralisht dhe ligjërisht.

Si piratohet libri? Çfarë formash ka pirateria?

Pirateria i librit bëhet për synime të pastra fitimi. Efekti i përdorimit si vlerë ose mall potencial është në dëm të: autorit dhe botuesit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë prodhuar një vepër nga e cila presin të marrin mbrapsht investimin; shtetit, që nuk merr taksat për fitimin e buruar; lexuesit, që merr në dorë një botim jo cilësor dhe të shformuar; tregut, në të cilin mbivendosen mallra origjinalë e skarco dhe ku konsumatori i tregut, në rastin tonë lexuesi, e ka vështirë të orientohet për të gjetur të duhurin; shoqërisë, e cila infektohet me akte të shkeljes së drejtave të autorit.

Nga pikëpamja teknike është shumë e thjeshtë të piratosh një libër, mjafton një kopje fizike e tij, një skaner i mirë dhe ca njohuri të thjeshta kompjuteri. Libri skanohet faqe mbas faqe dhe ruhet në pdf. Pastaj sasia e shumëfishimit varet nga kërkesë-oferta, treg i pastër që vepron mbi bazën e vetëm një ligji të thjeshtë empirik. Por iniciativën për të piratuar libra e marrin, kryesisht, njerëz që gjenden në tregun e librit, që dinë ku të drejtohen për ta shtypur, sikundër edhe të orientohen se ku duhet shitur, pra që i njohin imtësisht hallkat e dobëta të sistemit. Hallka të dobëta kam parasysh pikërisht ato shtypshkronja e librari që përmenda pak më lart, pasi jo të gjitha pranojnë të bashkëpunojnë.

Piratohen, kryesisht, libra që shiten, ose autorë të njohur, sikundër ishte rasti i librit të Blushit, ose që janë në treg me çmim të lartë. Por edhe libri akademik është shumë i lakmuar nga piratuesit. Shpesh e bëjnë aq hapur, sa të habit guximi i tyre. Në këtë rast do veçoja fotokopjet. Provoni të shkoni në fotokopjet pranë universiteteve dhe do gjeni të gjithë librat e profesorëve, autorë ose përkthime, të fotokopjuar e lidhur dhe që shiten për dy lekë, si dhe studentët që nxiten t’i blejnë, të joshur nga çmimi shumë më i ulët se ai i origjinalit. Shumë prej këtyre librave i gjeni edhe të skanuar, të ruajtur në format elektronik, që në kërkesën më të parë ta printojnë e ta bëjnë gati për disa minuta. Duket si një gjendje me të cilën jemi mësuar dhe pak kujt i bën përshtypje, po kthehet në normë.

Si do e vazhdoni punën tuaj sa i takon luftës kundër piraterisë?

Valbona Nathanaili: Dua të theksoj fillimisht që librat që nxjerrim ne janë cilësorë: autorë të mirë, përmbajtje interesante për të gjithë grupet e interesit, çmime të përballueshme. Pra, paratë që nxjerr lexuesi nga kuleta për të blerë një libër tonin ja vlejnë, jo vetëm për të zbukuruar bibliotekën personale, por për të shkëmbyer përvoja e mësuar nga ato të të tjerëve, për të zgjeruar horizontin e gjykuar nga një perspektivë tjetër. Për më tepër, librat gjenden pothuaj në çdo librari, pra nuk duhet të marrësh makinën a autobusin, ose të pyesësh dhjetë vetë se ku gjendet filan libër i UET Press. Akoma, Biblioteka Kombëtare dhe biblioteka pranë UET kanë gjithmonë kopje të librave tanë. Sa më sipër, synimi nuk është të bëjmë bashkëfajtor lexuesin me piratin, dhe ta akuzojmë pse ble libër të piratuar. Përkundrazi. Shoh si të përshtatshme t’u drejtohem të gjithë lexuesve për t’ju bashkuar përpjekjeve tona dhe ndihmuar në mbrojtjen e punës së të gjithë autorëve tanë. Është shumë e rëndësishme ndërgjegjësimi i njerëzve për të denoncuar pranë shtëpive botuese përkatëse, sa herë kanë dyshimin që libri i blerë nuk është me cilësinë e duhur ose ofrohet nga shitës të dyshimtë, – në çdo libër, në faqet e para gjenden adresa e-maili e numra telefoni të shtëpisë që e ka botuar.

Nga ana tjetër, po ngremë një strategji kundër piraterisë së librit, ndoshta në bashkëpunim edhe me Shtëpi të tjera Botuese. Pjesë e saj është ngritja e një grupi pune, që në bashkëpunim me departamentin ligjor pranë UET, të menaxhojë të gjitha përpjekjet tona antipirateri. Po ashtu, nëpërmjet librarëve tanë të besuar do fillojmë të monitorojmë tregun me kujdes, veçanërisht atë jashtë kufijve të Shqipërisë, që paraqet problematika pothuaj krejtësisht të ngjashme me ne në këtë fushë. Kjo padi dhe të tjera nëse do të hasim raste të ngjashme, është një hallkë tjetër e kësaj strategjie. Është një betejë që duhet ta fitojmë, po të kemi parasysh qarkullimin, së shpejti edhe në Shqipëri, të librit elektronik shqip.

Aksident i rëndë në Rahovec, lëndohet një person

0

?Aksident shiritatNjë aksident i rëndë ka ndodhur në Rahovec. RahovecPress merr vesh se në këtë aksident ka një person të lënduar rëndë, i cili është dërguar në spital për trajtim urgjent.

Aksidenti ka ndodhur afër restorant “Haxhijaha”. Në këto momente Policia ka dalë në vendin e ngjarjes./RahovecPress/

Rebelizëm artistik në hapësirën publike

0

IMG_7065Në mbrëmjen e 25 korrikut 2014 (e premte) në Prizren u diskutua për artin publik dhe rolin e artistit si aktivist kulturor. Në forumin e diskutimit “Artistët si aktivistë kulturor” organizuar nga EC Ma Ndryshe, folës kryesor ishte artisti i njohur kosovar, Sislej Xhafa, i cili ndau përvojën e tij me intervenime në hapësirën publike. Pjesë e panelit ishin edhe dy fituesit e Thirrjes së fundit të EC Ma Ndryshe për intervenime artistike në Prizren, Senat Haliti dhe Nora Temaj, të cilët i ballafaquan idetë e tyre për intervenime me pjesëmarrësit e forumit.

 Diskutimi në këtë forum u fokusua mbi potencialin e aktivizmit kulturor dhe urban në Prizren. Në veçanti u diskutua për pontencialin e artistëve të Prizrenit për të vepruar si aktivistë kulturor në kohën kur struktura urbane dhe kujtesa kolektive e qytetit është duke u transformuar si rezultat i ndërhyrjeve të pakontrolluara. Si reagim, Sislej Xhafa sugjeroi rebelizëm artistik, përmes të cilit artisti duhet të realizojë veprën e i ntervenimit në hapësirë publike. Nora Temaj dhe Senat Haliti, në anën tjetër treguan se si intervenimet e tyre artistike do të protestojnë ndaj degradimit të qytetit. Një dimension i shumëtrajtuar i diskutimit ishte përfshirja e publikut në artin publik dhe raporti mes artistit, komunës dhe publikut.

Ky forum i diskutimiti ishte konceptuar si organizim i përbashkët mes dy projekteve të EC Ma Ndryshe (Aktivizmi kulturor dhe urban, përkrahur nga Ambasada Amerikane dhe Qyteti Gjithëpërfshirës, përkrahur nga OPIC), të cilat bashkohen në synimin për të nxitur veprimin e komunitetit artistik në hapësirën publike të Prizrenit. Projekti “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren” është një nismë e intervenimit kulturor dhe artistik që synon t’i trajtojë në mënyrë kreative sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren. Në anën tjetër, “Qyteti gjithëpërfshirës” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit.

Zanfina zbulon pse u zhvesh?

0

Zanfina Ismaili-kengetareeZanfina Ismaili sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Every Night”. Në videoklipin e këngës, ajo shfaqet “e nxehtë” dhe, siç sqaron për “RTV21”, ka vendosur të zhvishet si kurrë më parë. “Pse të mos i tregoj bukuritë e trupit tim?!” – shprehet këngëtarja. Zanfina rrëfen edhe se është vetëm, pasi lidhja e saj e dashurisë mori fund gjatë pranverës së këtij viti.

Zanfina, cilat janë komentet e para të njerëzve mbi këngën tënde të fundit, “Every Night”?
Edhe pse kënga ka pak orë që është lançuar, deri tani kam marrë komplimente për këngën dhe për videoklipin, sidomos nga rrethi i ngushtë. Ndërsa sa u takon komenteve në rrjetet sociale apo në portale të ndryshme, ka pasur reagime nga më të ndryshmet, për arsye se unë jam paraqitur më e zhveshur apo më e ekspozuar se kurrë më parë. Po unë i mirëpres edhe kritikat (qesh).

Pse vendose që këtë herë të dalësh më e zhveshur?

Realisht është hera e parë që unë jam kaq shumë e zhveshur. Ka ndodhur para dy vitesh që një gazetar më ka kërkuar një foto timen me bikini dhe i kam thënë: “Po më vjen keq, por unë nuk kam foto të tilla. Por dhe sikur të kem, ato janë private dhe s’mund të t’i jap”. Ai u mërzit pak me mua. Këtë herë vendosa vetë. Ajo skenë e videoklipit ku unë shfaqem e zhveshur ka qenë ideja ime. Kur nisëm xhirimet, unë fola me produksionin dhe ia kërkova skenën siç e doja, duke ua shpjeguar me detaje. E di që jam shumë e zhveshur aty, por desha ta bëja, megjithëse nuk kisha ndonjë arsye konkrete se pse. Pse të mos e shfaqja bukurinë e trupit femëror, kur edhe skulptura e Afroditës është e zhveshur gati plotësisht, e mbuluar në pjesët më intime?!

Kur janë xhiruar pjesët e tjera të klipit dhe a ke dhënë udhëzimet e tua edhe për to?

Faktikisht, idetë kanë qenë të përbashkëta dhe të gjitha i kemi bërë me kompromis. Kam mbetur shumë e kënaqur, se kemi punuar të relaksuar dhe me energji pozitive gjithë kohën.

Ka nisur për ty sezoni i koncerteve, apo akoma?

Ndoshta pak me vonesë, por sezoni tashmë ka nisur. Tani koncertet fillojnë radhazi dhe unë jam shumë e lumtur. Më pëlqen shumë të punoj dhe më ka marrë malli për publikun.

Je e ftuar më shumë në Kosovë apo edhe në vende të tjera, për shembull në bregdet?

Datat e para që kam janë më së shumti në Kosovë, por gjatë gushtit besoj se do të jem edhe në Shqipëri apo në Maqedoni.

Tani koncertet kanë filluar të bëhen me disa këngëtarë njëherësh. Ti, preferon të jesh e vetme, apo nuk e ke problem?

Ka ndodhur edhe më përpara. Organizatori i koncertit më ka pyetur “a e ke problem nëse X këngëtar apo këngëtare do të jetë me ty në koncert” dhe unë i kam thënë se “janë 2 emra të Estradës me të cilët nuk flas, por dhe po qenë ata në koncert, prapë s’më prish punë (qesh)”. Unë i këndoj këngët e mia dhe kjo është çështje profesionalizmi. Në punë nuk mund të llastohesh. Këngëtari del në skenë që ta shohë publiku, pasi njerëzve nuk u intereson se çfarë ndodh prapa skenës, ndaj unë mundohem që të mos merrem me këto gjëra.

Do ketë projekte të tjera për verën, pasi në këtë stinë ka një dyndje materialesh të reja?

Po, është e vërtetë. Në verë çdo natë është premiera e një videoklipi. Unë këtë verë nuk kam në plan të realizoj projekte të tjera, pasi vetëm kjo këngë më ka marrë tre muaj punë intensive, megjithëse në fund dalin vetëm 3 minuta e 20 sekonda. Kam pasur shumë peripeci me këtë këngë dhe sa herë që do ta shikoj do të më kujtohen të gjitha.

Cilat janë ato?

Fillimisht isha lidhur me një tjetër produksion për ta realizuar videoklipin. Më pas më rezultoi se ata ishin shumë joprofesionalë, madje në fund u shfaqën krejt amatorë. Kështu, pas një muaji e gjysmë negociatash, mora telefonin dhe u thashë atyre disa fjalë që normalisht nuk do t’i kisha thënë. Pas kësaj vendosa të ndryshoj direkt produksion, dhe “EM” me të cilët punova ishin krejtësisht tjetër gjë: shumë të relaksuar, të hapur për bashkëpunim e profesionistë.

Po projekte për më vonë?

Besoj se nga shtatori do të ketë diçka, por ende nuk mund të flas me shumë siguri se çfarë do të jetë, duet apo këngë solo.

Pushimet, ku do t’i bësh? Ke kohë për to?

Faktikisht jo (qesh). As vjet në verë nuk kam bërë pushime. Sivjet nuk e di, ndoshta nga shtatori do të mund të shkëputem për disa ditë e të shkoj në bregdetet tona të bukura, Ulqin ose Shqipëri.

A je në një lidhje dashurie?

Deri nga shkurti-marsi kam qenë në një lidhje, por jo më.

Presidenca i kundërpërgjigjet Mustafës

0

isa mustafa  atifete jahjagaZyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, përmes një deklarate për media, sqaron opinionin publik se Presidentja Jahjaga në asnjë moment nuk ka qëndruar indiferente ndaj zhvillimeve që po ndodhin në skenën politike dhe në asnjë mënyrë nuk i ka anashkaluar ato.

Ky reagim i Presidencës vjen pas akuzave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili dje tha se “Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet Kushtetues, as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit”.

“Në një situatë të polarizimeve të skajshme politike, duke bërë thirrje për qetësi dhe për pjekuri politike të secilës palë, në respektim të votës së qytetarëve të vendit, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, kërkon zbatim të normave demokratike dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët si dhe respektim të autonomisë së institucioneve të shtetit”, thuhet në reagimin e Presidencës.

“Duke qenë institucioni me mandat të plotë, në kohën kur pritet krijimi i institucioneve të reja, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se do të vazhdojë pandërprerë që të sigurojë ndërtimin e një procesi kredibil, duke garantuar funksionimin demokratik të Institucioneve”.

“Në demokracitë parlamentare ndërhyrjet e një institucioni në çështjet e institucioneve të tjera konsiderohen shkelje të ndarjes së pushteteve dhe të Kushtetutës, që në çdo rast do të shiheshin si veprime jashtë mandatit dhe kompetencave të Presidentes së vendit”.

“Kuvendi i Kosovës, me deputetët që janë betuar, duhet të gjejë forcën, kurajën dhe guximin për të ndihmuar në radhë të parë vetveten, për ndërtimin e një institucioni jashtëzakonisht të nevojshëm për këtë periudhë kohore, nëpër të cilën po kalon vendi”.

“Proceset e nisura në Gjykatën Kushtetuese, gardianit të Kushtetutës së vendit, duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe në ndërtimin e një shteti ligjor, dhe vendimet e këtij institucioni të pavarur gjyqësor duhet të respektohen dhe
zbatohen në plotëni nga të gjithë”.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, rithekson edhe njëherë faktin se vendimi për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të vendit, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të bëhet në përputhje me normat ligjore, duke respektuar çdo afat të përcaktuar me Kushtetutë dhe duke mos cenuar të drejtën e asnjë pale në proces.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i garanton të gjithë qytetarët e vendit, në përgjithësi, dhe të gjitha subjektet politike në veçanti, se ajo do të ndikohet vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila do të respektohet dhe zbatohet në tërësi, në çdo kohë, në çdo rast dhe në çdo mënyrë.

“The Judge” hap festivalin e filmit në Toronto

0

20140726145334917600Downey Jr kthehet në Carlinville, Indiana për ta mbrojtur babanë e tij nga një akuzë gjykate. Në film luajnë edhe Vera Farmiga dhe Vincent D`Onofroi, bashkë me Billy Bob Thorton.

Festivali i sivjetmë i filmit në Toronto nis me premierën botërore të David Dobkin, “The Judge”, me aktorin kryesor Robert Downey Jr, ky edhe së fundmi rezultuar si aktori më i paguar në Hollivud.

Një avokat që e gjen veten në një skandal familjar është historia e vogël e këtij filmi.

“Është një skenar i mrekullueshëm, se si ne e kujtojmë familjen dhe se si kthehemi tek ajo, se si me anë të saj merremi me të kaluarën njerëzore. Nuk ka pasur film më të mirë për ta nisur këtë festë” thonë organizatorët.

Downey Jr kthehet në Carlinville, Indiana për ta mbrojtur babanë e tij nga një akuzë gjykate. Në film luajnë edhe Vera Farmiga dhe Vincent D`Onofroi, bashkë me Billy Bob Thorton.

Festivali i filmit në Toronto nis më 4 e deri më 14 shtator, ndërsa ky festival veç sa tregon pak a shumë se kush do të jenë favoritët për Oscarin e vitit të ardhshë. /KultPlus/

Nuk e mohon arrestimin e drejtorit të Ramadan Mujës për ngacmim seksual

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2As Komuna e Prizrenit nuk e ka mohuar, por as pohuar, arrestimin e drejtorit të Ramadan Mujës për ngacmim seksual.

‘Nuk mund ta mohoj, por as nuk mund të konfirmoj diçka në këtë rast, pasi që po raportohet që kanë hyrë në punë organet e drejtësisë”, ka thënë për Express Ymer Berisha, Zëdhënës i Komunës.

Ai tha që kanë kontaktuar me drejtorin në fjalë, por nuk dha ndonjë detaj nga biseda me të, pos që për momentin ai person është në shtëpi.

Berisha tha për Express se veprimet e cilitdo punëtorë të Komunës së Prizrenit janë veprime individuale, dhe aktet jo ligjore eventuale të tyre mbesin përgjegjësi e tyre.

Zafir Berisha: Pushteti në Prizren, Komunën e shndërruan në Bordel

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka reaguar ndaj skandalit që ka ndodhur me një nga drejtorët e Drejtorisë Komunale në Prizren, i cili dyshohet për ngacmim seksual në vendin e punës.

Berisha ka thënë se ky pushtet komunën e ka shndërruar në bordel.

Ja shënimi i Berishës në Facebook:

Turpi I radhës në Prizren nga “pushteti” Pas skandaleve të një pas njëshme, shpërthen edhe tjetri , deri sa dikur paraja puplike është keqpërdorur për joshje seksuale nga pushtetarët e Prizrenit, tash kan fillu edhe hapsirat dhe zyrat e punes ti shëndrrojnë në “BORDEL” a kanë Zot këta tipa dhe a dijnë çka është instutucioni dhe shteti…Turp
Z.B