16 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025
Home Blog Page 7853

Gjithçka në dorën e Vetëvendosjes

0

Kurti-Haradinaj14-14Rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit e kanë faktorizuar edhe më shumë Lëvizjen Vetëvendosje në skenën politike kosovare, vlerësojnë analistët. Sipas tyre përfshirja e VV-së në qeverinë e ardhshme të Kosovës së bashku me Bllokun LDK- AAK-NISMA, do të ishte e shëndetshme për ekzekutivin e ri, madje edhe duke e drejtuar dialogun me Serbinë.

Analisti Nexhmendin Saphiu, ka theksuar se nuk do të kishte asgjë të keqe nëse VV-ja do ta drejtonte dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, megjithëse kjo gjë sipas tij, më shumë do t’i shkonte përshtati të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Spahiu mendon se përfshirja e VV-s në qeveri , së bashku me bllokun LDK- AAK-NISMA, do të ndihmonte në krijimin e një qeverie stabile dhe do ta parandalonte shantazhimin e qeverisë nga “Lista Srpska”.

“Shumë më mirë do të ishte që jeta e qeverisë së ardhshme të varej nga VV-ja, sesa nga ‘Lista Srpska’. Duhet vlerësuar fleksibilitetin e treguar nga VV-ja, për dallim nga ajo që e kemi parë në të kaluarën kaluara, në raport me një temë siç është dialogu Kosovë- Serbi. Konsideroj që është shumë me rëndësi që VV-ja e ka kuptuar qe dialogu është në dobi të Kosovës. Nëse Serbia nuk do t’i ishte nënshtruar presionit të bërë nga ana e miqve të Kosovës, zyrtarët e këtij shteti në asnjë rast nuk do të pranonin të dialogonin me liderët kosovarë”, ka thënë Spahiu për Telegrafin.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi, ka theksuar se faktorizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike kosovare, është si rezultat i zgjedhjeve të 8 qershorit.

Sipas tij, kjo lëvizje, në pozitën të cilën ndodhet për momentin, e ka komoditetin që të vendos kushte përballë bllokut trepalësh.

“VV-ja së bashku me bllokun opozitar LDK, AAK dhe Nisma, është formula e cila do të garantonte ndërtimin e një qeverie stabile. Hyrja e VV-së në qeveri do ta mënjanonte fuqinë e ‘Listës Srpska’, brenda ekzekutivit të ardhshëm kosovar”, ka thënë Baliqi për Telegrafin.

Baliqi mendon se janë të mëdha gjasat që vendi përsëri të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, përsëritja e procesit zgjedhor nuk do të kishte dhënë ndonjë zgjidhje afatgjatë të ngërçit politik të krijuar në Kosovë pas 8 qershorit, veçse do të ishte një tentim për të improvizuar diçka.

Ndryshe, blloku trepalësh LDK-AAK-NISMA shpreson ende që ta përfshijë Lëvizjen Vetëvendosje në Qeveri, me pretendimin për ta drejtuar vendin në mandatin e ardhshëm, edhe pse disa tentativa për marrëveshje kanë dështuar.

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë të qartë Bllokut Opozitar se nuk do të pranojë të hyjë në Qeveri nëse nuk e lejojnë që ta udhëheqë Dialogun vetë.

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se nga pesë kriteret që ka vënë kjo Lëvizje, ka mbetur vetëm edhe çështja e dialogut që të pranohet nga Koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Mavraj synoi Evropën për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike

0

Avni MavrajGjendja e rëndë ekonomike e shtyu Avni Mavrajn që t’ia mësyjë Evropës. Por ai nuk ia doli ngase u ndalua nga policia serbe, e cila e arrestoi me arsyen se është i kërkuar për vrasjen e serbëve në Pejë gjatë luftës së fundit, raporton KTV.

Avni Rrustem Mavraj nga fshati Staradran, komuna e Istogut, u arrestua gjatë mbrëmjes së të mërkurës në pikëkalimin kufitar Merdare.

Vëllai i Avni Mavrajt, Riza Mavraj, e ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë të ditur se vëllai i tij akoma gjendet në gjykatën e Leskovcit.

Ai ka treguar mesazhin telefonik që e ka marrë nga i vëllai. Sipas tij, Avniu ishte arrestuar edhe gjatë kohës së luftës. Riza Mavraj ka pohuar se akuzat ndaj vëllait të tij janë të rrejshme dhe pret që së shpejti të lirohet.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia arreston qytetarë të Kosovës, me akuza për vepra, të cilat pretendon se janë kryer gjatë luftës.

Maqedonia shënon mbi 20 raste me HIV dhe SIDA

0

Maqedonia-personeli mjekesor26 raste të reja të infektimit me HIV dhe SIDA janë regjistruar vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti në Maqedoni. Dhjetë prej tyre janë të prekur nga SIDA dhe gjashtëmbëdhjetë rezultojnë pozitivë për HIV, ndërkohë që dy persona që vuanin nga SIDA kanë vdekur.

Autoritetet shëndetësore maqedonase bëjnë të ditur se shumica dërrmuese e të prekurve nga HIV dhe SIDA janë meshkuj, të moshës nga 19 – 39 vjeç, raporton VOA.

Mjekët vërejnë se në tre vitet e fundit nuk është regjistruar ndonjë rast i transmetimit të virusit nga nëna tek fetusi.

Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1987 e këndej janë gjithsej 223 persona të cilët jetojnë me virusin HIV dhe SIDA.

NATO i bën thirrje Moskës të tërhiqet nga kufiri me Ukrainën

0

NATO-Anders Fogh RasmussenSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë sot se NATO do e përkrah Ukrainën përballë agresionit, rus ndërsa i ka bërë thirrje Moskës që të tërheqë trupat nga kufiri.

Rasmussen, duke folur gjatë vizitës në Kiev, i ka bërë thirrje Rusisë që “të tërhiqet nga kufiri dhe të mos e shfrytëzoj ruajtjen e paqes si arsyetim për të bërë luftë”, raporton REL.

Ai ka thënë se Rusia në vend të uljes së tensioneve, po vazhdon ta destabilizojë Ukrainën, duke iu dhënë përkrahje separatistëve pro-rusë.

NATO ka thënë dje se 20 mijë trupa ruse janë mbledhur pranë kufirit me Ukrainën.

Aleanca ka thënë se Moska është duke përdorur misionet humanitare apo paqeruajtëse që të dërgojë ushtarë në Ukrainë.

Ja ku janë femrat më të bukura në botë!

0

Femrat me te bukuraSipas një listimi të bukurisë femërore, kryer nga “Digest Travel”, nuk janë aspak qytetet që gjenden në zonën mesdhetare, ato ku gjenden femrat më të bukura të globit. Përkundrazi. Femrat më të bukura sipas tij, gjenden në vendet e ftohta.

Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore.
Ndërsa vendi i dytë i këtij listimi mbahet nga suedezet, pra kryeqyteti Stokholm i Suedisë, të cilat janë në masën më të madhe bionde.

Duke u pasuar, nga metropoli amerikan, Nju Jorku, ku jetojnë shumë modele dhe femra VIP.

Vendi i katërt? Është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla.

Vendi i pestë? Varna, qyteti i Bullgarisë, ku femrat janë shpesh brune, por me sy ekspresivë.

Grabovci në Facebook: Po fillojmë implementimin e ‘Misionit të Ri’

0

Adem Grabovci14-07Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, njëri nga zyrtarët më aktiv të kësaj partie, thotë se po fillojnë implementimin e Misionit të Ri. Misioni i Ri ishte motoja e fushatës së PDK-së në fushatën elektorale për zgjedhjet e parakoheshme të 8 qershorit.

“Po fillojmë implementimin serioz të Misionit të ri – Kosovës së zhvilluar ekonomikisht”, ka shkruar Grabovci në Facebook.

Që i bie se ky “implementim” po fillon në Facebook se dikah tjetër nuk po shihet. Bile edhe vet shefi i partisë së tij Hashim Thaçi në postimet e javëve të fundit as që e përmend më këtë “Mision”.

Prezantohen tri idetë fituese për intervenime artistike në Prizren

0

EC Ma Ndryshe-prezantimi per intervenime artistikeOrganziata Joqeveristare “EC Ma ndryshe”, në një takim ku kanë marrë pjesë zyrtarë të inistitucioneve komunale dhe të shiqërisë civile ka prezentuar tri idetë për intervenime artistike, në qytetin e Prizrenit. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane të cilët e mbështesin projktin.

Tre fituesit e thirrjes publike për intervenime artistike në Prizren Senat Haliti, Nora Temaj dhe Doruntina Ukimeri prezentuan idetë e tyre.

Para prezantimit Hajrullah Çeku, zyrtar i Organizatës Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” tha se ky projekt synon ngritjen e diskutimit për problemet që i ka qyteti.

“I rëndësishëm përpara realizimit të këtij projekti është edhe mendimi i institucioneve lokale të cilat do të mund të ndihmojnë realizimin e projektit”, tha Çeku, transmeton TVO, ndërsa shtoi se fokusi i projektit është qendra e qytetit.

Projektin e kanë përshëndetur edhe zyrtarë të ambasadës amerikane të cilët e përkrahin Organziatën Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në realizimin e këtij projektin “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”.

Pas prezantimit të ideve fituese në debat janë kyqur pjesëmarrësit, të cilët vlerësuar projektin me synimin e ngritjes së aktivizmit kulturor në qytetin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Këto janë arsyet pse nuk do të ketë Qeveri deri në Tetor!

0

QeveriaKosoves-NdertesaDerisa beteja politike dhe parlamentare është bartur nga institucionet politike në Gjykatën Kushtetuese, thuaja që asnjë skenar që mund të parashihet sot-për-sot nuk mundëson që të kemi një qeveri në funksion para muajit tetor.

Sipas hartës kohore, Gjykata Kushtetuese do të mbajë një seancë dëgjimore me datë 21 gusht me palët e përfshira në këtë rast PDK dhe Treshja (LDK-AAK-NISMA), lidhur me ankesën e të parës për shkelje të kushtetuese në seancën konstitutive të parlamentit të Kosovës.

Pas seancës dëgjimore Gjykatës Kushtetuese do ti duhen orientimisht të paktën edhe dy ditë deri sa të shpallë vendimin e saj lidhur me ankesën e PDK-së.

Nga kjo do të varet shumë se sa kohe do të shkoje deri në formimin e qeverisë.

Ti shqyrtojmë dy skenarë plus një bonus, të cilët nuk e kanë për synim vlerësimin e vendimit, por kohën që do të kërkohet deri në konstituimin e mundshëm të qeverisë.

# Skenari i parë

Në skenarin e parë të mundshëm, Gjykata do të rikthejë në parlament zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.

Nëse kjo ndodhë atëherë do të duhet të thirret seancë e re e Kuvendit. Një seancë e tillë do të kërkoj të paktën 2-5 ditë deri në mbajtjen e saj.

Pas konstituimit të Kuvendit, me zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë, atëherë topi hedhet të Presidentja e vendit, për të nominuar mandatarin e qeverisë. Kjo do të merr të paktën 1 ose 2 ditë.

Sipas vendimit të GJK në muajin qershor, Presidentja e ka për obligim që herën e parë mandatarin e qeverisë t’ia jep koalicionit fitues të zgjedhjeve në krye me PDK. Në bazë të kushtetutës PDK me koalicionin e saj ka 15 ditë afat për të ndërtuar qeverinë.

Në bazë të asaj që shohim sot, PDK nuk do të arrijë të siguroj partner koalicioni- dhe nëse nuk siguron atëherë serish hyn në lojë presidentja.

Sipas vendimit të GJK-së, Jahjaga në këtë rast duhet të vendos në konsultime me parti politike, që të drejtën për të formuar qeverinë ta bartë serish ose te PDK-ja ose te partia/koalicioni që mund të siguroj shumicën-në këtë rast Treshja.

Kushdo që merr mandatin, e që besohet se do të jetë Treshja, sepse GJK i ka sugjeruar Presidentes që nuk bënë të rrezikoj për të dërguar vendin në zgjedhje, do të ketë kohë 10 ditë për të zgjedhur qeverinë.

Nëse gjithçka shkon si është më së miri, atëherë në këtë skenar dhe atë duke llogaritur shfrytëzimin maksimal të kohës pra duke mos humbur thuaj asnjë moment, atëherë që nga vendimi i GJK deri në mandatimin e qeverisë do të shkojnë gati se një muaj. Që i bie fund i gushtit me fund të shtatorit.

#Skenari 2

Në skenarin 2, që është krejt hipotetikë, GJK do të rrëzojë në tërësi ankesën e PDK-së. Isa Mustafa mund të kthej kohën dhe të rikthehet në zyret e Kryetarit të Kuvendit.

Presidentja mandaton brenda dy ditësh PDK. Pas 15 ditësh, ajo do të mandaton një kandidat tjetër, i cili sipas llogarisë së njëjtë me skenarin 1, do ti ketë 10 ditë në dispozicion për të krijuar qeverinë.

Këtu kemi një shkurtim kohe, por edhe ai nuk del te jetë më i vogël se 25 ditë. Sërish fundi i gushtit me fundin e shtatorit.

Dhe #Skenari 3…

Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim deri në fillim të shtatorit… ose nuk mblidhet fare e nuk merr vendim fare. Në vend të kësaj një fuqi planetare vendos që Kosovën të shpallë shtet “Kushtetues” në vend të “Republikës”. Enver Hasani emërohet “Sheiku” i vendit…:)./Gazeta Blic/

‘Zogu’ i muzikës shqiptare thyen rekordet me ‘MMV’

0

tuna-e1405272075552Tuna ka thyer rekordet në tregun shqiptar me klikimet në klipin e fundit “MMV” në bashkëpunim me Gheto Geasy.

Ky klip ka kapur 2.5 milionë klikime në vetëm pak ditë.

Por, këngëtarja e “Fenix”, i cili u publikua verën e vjetshme është ende në boomin e tij pasi gjatë kësaj jave ka kapur plot 20.000.000 klikime.

“Zogu” i muzikës shqiptare po shijon sukseset e dy klipeve të saj dhe është gjatë turneut “Fenix”.

E duam VV-në në Qeveri

0

AhmetIsufi-AAKBlloku trepalësh LDK-AAK-Nisma shpreson ende që ta përfshijë Lëvizjen Vetëvendosje në Qeveri, me pretendimin për ta drejtuar vendin në mandatin e ardhshëm, edhe pse disa tentativa për marrëveshje kanë dështuar.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, thotë se është dëshirë e koalicionit paszgjedhor që të ketë përafrim të qëndrimeve, me qëllim të formimit të një Qeverie stabile.

Duke folur për Politiko.net, Isufi pohon se janë të hapur që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen.

“Ne do të jemi në kontakt me Vetëvendosjen dhe do të shohim pas vendimit të Gjykatës se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm.”

“Dëshira jonë është që të përafrohen qëndrimet, në mënyrë që të kemi një Qeveri stabile, e cila garanton funksionim normal të shtetit”.

“Normalisht që ne jemi të interesuar që ta bëjmë një marrëveshje, e cila është garantuese e funksionimit të Qeverisë, në mënyrë që Kosova të ketë institucione të qëndrueshme”.

“Besojmë që do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen, duke pasur parasysh interesat e vendit. Do të komunikojmë dhe do të jemi shumë të hapur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për institucione të vendit”, thotë Ahmet Isufi për Politiko.net.

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë të qartë Bllokut Opozitar se nuk do të pranojë të hyjë në Qeveri nëse nuk e lejojnë që ta udhëheqë Dialogun vetë. Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se nga pesë kriteret që ka vënë kjo Lëvizje, ka mbetur vetëm edhe çështja e Dialogut që të pranohet nga Koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që ky kusht të mos pranohet.

I pyetur nëse Blloku do të pranojë që Dialogu të drejtohet nga Vetëvendosje, Ahmet Isufi nuk ka dashur të përgjigjet konkretisht, por ka thënë se dëshirojnë që të ketë një gjithëpërfshirje të spektrit politik, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri dhe një funksionim normal.

“Ne dëshirën e kemi që të kemi një gjithëpërfshirje të spektrit politik të Kosovës, në këtë rast të partive në Koalicion dhe Vetëvendosjes po ashtu, në mënyrë që vendi të ketë një qëndrueshmëri dhe një funksionim normal”.

Por, çka nëse Vetëvendosje nuk nuk arrihet, megjithatë, marrëveshja me Vetëvendosjen?

“Nuk paragjykojmë negativitet. Përkundrazi, ne jemi të interesuar që të kemi një Qeveri stabile, me një përbërje sa më të madhe të votës dhe me institucione stabile”, thotë Ahmet Isufi për Politiko.net.

Fjalë kyçe: Ahmet Isufi, Blloku LDK AAK Nisma, Lëvizja Vetëvendosje