23.4 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7857

ZYRTARE: Gjykata Kushtetuese pezullon Isa Mustafën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit

0

Isa Mustafa-kryeparlamentarGjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK’së. Vendimi është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka miratuar kërkesën e deputetëve të PDK’së të cilët kanë kërkuar nga kjo gjykatë që të vendosë Masë të përkohshme, me te cilën pezullohet procesi konstitutiv i Kuvendit deri ne vendimin përfundimtar, po ashtu pezullohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit si dhe kërkohet nga Kuvendi që të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Ndërkohë kjo gjykatë bën të ditur se vendimin përfundimtar për këtë çështje do ta marrë jo më larg se me 18 shtator.Siç dihet deputetët e PDK’së kanë votuar Isa Mustafën për Kryetar të Parlamentit pasi kishin votuar për ndërrimin e kryesueses Flora Brovina e cila ka refuzuar ta procedojë zgjedhjen e Kryetarit.

Sanksionet ndaj Rusisë, serbët afat deri më 1 shtator

0

Russsia-Serbia-flamujtShteti i Serbisë ka kohë deri më 1 shtator, që të faktojë gatishmërinë e saj në lidhje me vendimin që do të marrë, për të qenë ose jo pro vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta “V.Novosti”, sipas së cilës trysnia e vendeve Perëndimore ndaj Beogradit, mbi të gjitha ndaj kryeministrit Aleksandar Vuçië, ka arritur kulmin pas rrëzimit të avionit malajzian në Ukrainën Lindore.

Të gjithë politikanët dhe diplomatët, që kanë biseduar me Vuçiç gjatë ditëve të fundit, kanë kërkuar me këmbëngulje, që Serbia të përcaktohet qartë porsa i përket çështjes së Rusisë.

Rita Ora: E dua Leonardo Di Caprion!

0

Rita Ora ne shtratKëngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, edhe pas ndarjes nuk e fsheh dashurinë që ka për tashmë ish të dashurin e saj Dj Callvin Harris, duket se ka edhe meshkuj tjerë që i pëlqejnë.

Së fundmi ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ka lënë një mbishkrim ku na bën me dije se ajo e do aktorin e njohur hollywoodian, Leonardo Di Caprion, për të cilin ka theksuar se është shumë gentleman.

Rita Ora14-23“I love Leo diCaprio! He’s such a gentleman!!” (Unë e dua Leonardo diCaprion. Ai është aq xhentil), ka shkruar Rita.

Ndërkaq ky mbishkrim nuk ka mbetur pa u parë nga fansat e saj të cilët kanë mbështetur mbishkrimin e Ritës.

Ndryshe, Ora dita ditës po arrin që të bëhet emri më i pëlqyer në industrinë artit, ku përveç sukseseve në këngët e saj, ajo tashmë po korr suksese edhe në fushën e modës.

Qeveri s’ka deri në fund të Gushtit ose në fillim të Shtatorit!

0

QeveriaKosoves-NdertesaKosova të paktën edhe një muaj e gjysmë do të jetë pa Qeveri. Kështu thonë burime të Gazetës Blic. Sipas këtyre burimeve, Gjykata Kushtetuese edhe disa ditë nuk do t’i përgjigjet PDK-së. Poashtu është theksuar se do të varet shumë edhe nga ajo se çfarë përgjigje do t’i jap PDK-së Kushtetuesja për çështjen e zgjedhjes së Kryeparlamentarit.

“Mirëpo, në rastin më të mirë do të jetë fillimi i gushtit kur Presidentja e vendit do të nominoj kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi si udhëheqës i partisë së parë për të formuar qeverinë, i cili i ka 15 ditë kohë”, ka mësuar kjo gazetë.

Duke e pasur parasysh se deri më tani askush nuk ka shprehur vullnetin për të hyrë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, atëherë Pesidentja Jahjaga do të vendos që kah fundi i Gushtit, pra që sipas këtij burimi i bie pas 20 gushtit, ta nominojë edhe zyrtarisht kandidatin e partisë që e ka shumicën në Kuvend, pra që logjikisht do të duhej të ishte Ramush Haradinaj, i nominuari i koalicionit LDK- AAK- Nisma.

“Në momentin kur presidentja e nominon kandidatin e partisë së dytë, atëherë koalicioni nuk ka nevojë të pres 10 ditë, por mund ta bëjë Qeverinë shumë më shpejt”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtij burimi, gjithçka do të varet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës se sa shpejt ajo do t’i përgjigjet kërkesave që i ka para vetes.

Më 17 Korrik Kuvendi i Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku ka zgjedhur edhe kryetarin e saj, Isa Mustafa, por që u kontestua nga ana e PDK-së, e cila këtë çështje e dërgoj në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Zvarritja e formimit të institucioneve të reja erdhi pasi që askush nga partitë shqiptare nuk dëshiron të hyjë në koalicion me PDK-në, ndonëse kjo e fundit doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 Qershorit.

Ergin Kuke, shqiptari që është nominuar për çmimin Emmy

0

Ergin KukeAi është nominuar në kategorinë “Outstanding Special and Visual Effects”, për realizimin e efekteve të dokumentarit shkencor “Cosmos: A Space Time Odyssey”. Kuke më herët ka punuar edhe realizimin e efekteve speciale të klipt “Sweet Dreams”, të këngëtares së famshme Beyonce.

Shqiptari, Ergin Kuke, gjendet në listën e të nominuarve për çmimet Emmy, edicion ky i 66-ti më radhë. Kuke është nominuar në kategorinë “Outstanding Special and Visual Effects”, për realizimin e efekteve të dokumentarit shkencor “Cosmos: A Space Time Odyssey”.

Përderisa priten ethet e çmimeve Emmy, që do të mbahen në mbrëmjen e 26 gushtit, me të njëjta emocione janë duke e pritur edhe prindërit e Erginit që janë fytyra të njohura për publikun shqiptarë: Pali Kuke e Zerina Kuke.

Ergini që jeton tash e dhjetë vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2008 është nderuar edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi me titullin “Ambadador i Kombit.

‘Do i rishikojmë punësimet e 6 muajve të fundit’

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14Do të rishikohen të gjitha punësimet e gjashtë muajve të fundit në shërbimin civil të Kosovës, kështu shkruan në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Vakumi institucional, si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe vonesa në krijimin e institucioneve të reja, po e dëmtojnë seriozisht administratën publike në Kosovë.

Posaçërisht, në gjashtë muajt e fundit, qeveria në largim, pa asnjë kriter ka punësuar një numër të madh të aktivistëve partiakë, në shërbimin civil të Kosovës.

Me kontrata mbi vepër, krijim postesh fiktive, transfer të stafit politik në shërbimin civil dhe konkurse të parapërgatitura, po synohet që të rehatohen kuadrat partiake dhe të afërmit e qeveritarëve në ikje.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA kërkon nga zyrtarët qeveritarë t’i ndalojnë praktikat e tilla.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, bën të ditur se të gjitha kontratat e punës në gjashtë muajt e fundit do të rishikohen.

Si po trajtohen mërgimtarët nga Komuna e Prizrenit

0

Forumi Transparenca-ballafaqimiForumi Transparenca, të martën mbrëma në Prizren ka mbajtur ciklin e katërt të debatit “Ballafaqim” me temën “Çfarë trajtimi për diasporën?”. Panelistë në këtë debatit ishin Ilir Baldedaj, drejtor i Drejtorisë së Administratës Komunale, Ruzhdi Hoxha, koordinator i Zyrës së Gjendjes Civile në komunën e Prizrenit dhe Vesel Gashi, zyrtar i Policisë së Kosovës. Panelistët janë përballur me anëtarët e Forumit Transparenca, të përbërë nga gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile si dhe me përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren, ndërkohë që debati u moderua nga gazetarja, Myrvete Axhami.

Në fillim të debatit panelistët kanë prezantuar veprimet që janë ndërmarrë nga Komuna dhe Policia me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira administrative për mërgimtarët si dhe kushteve më të mira të sigurisë. Ata kanë pohuar se mërgimtarët sikurse edhe qytetarët tjerë shërbehen në mënyrë efikase me dokumentet e gjendjes civile. Ndërsa përfaqësuesi nga Policia e Kosovës ka theksuar se ky institucion ka hartuar planin operativ që aplikohet gjatë periudhës kur qyteti frekuentohet nga mërgimtarët, ku përfshihet siguria në trafik por edhe parandalimi i veprave të ndryshme penale.

Në anën tjetër, anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare kanë vlerësuar se institucionet nuk i kanë kushtuar kujdes të mjaftueshëm trajtimit adekuat të problemeve të mërgimtarëve, që në thelb janë edhe probleme të përditshme të qytetarëve të komunës së Prizrenit. Sipas tyre qeveria lokale nuk ka program qeverisës dhe si rrjedhojë nuk ka as strategji se si të ofroj një trajtim më të mirë për mërgimtarët. Fakti që qeveria komunale e Prizrenit nuk ka evidencë për numrin e mërgimtarëve nga kjo komunë sipas tyre dëshmon dështimin e sistemit kundruall diasporës dhe trajtimit të shqetësimeve të tyre dhe vë në pah paaftësinë për të tërhequr investimet nga ta për mundësimin e zhvillimit ekonomik lokal. /PrizrenPress.com/

Skandaloze: Në derën e zyrtarit komunal në Rahovec shkruan ‘Bismilahi’…

0

Halit krendali-bismilahNë kohën kur në Irak e Siri po krijohet kalifati i vetëshpallur i myslimanëve, një zyrtarë logjistike në Komunën e Rahovecit ka vendosur që të ‘solidarizohet’.

Ai në zyrën e tij, zyrë publike, ka vendosur “Bismilahin”, një lutje islame.

Express merr vesh që kjo është zyra Halit Krendalit, zyrtarë i logjistikës.

Express ka provuar që të marr një koment prej Komunë së Rahovecit, por ata ende nuk janë përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Hanifi Muharremi kandidat për të zëvendësuar Eqrem Kryeziun

0

EqremKryeziu-HanefiMuharremiHanifi Muharremi do të kandidojë për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren.

Burimet e TVPZ bëjnë të ditur se Muharremi është kandidati tjetër që ka shprehur gadishmërin të zëvendësojë Eqrem Kryeziun.

Deri më tash janë lakuar tre emra për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren:Haxhi Avdyli,Ridvan Hoxha,Xhavit Ukaj.

Hanefi Muharremi në LDK shihet si kandidat që mund të unifikojë grupacionet në këtë subjekt politik.

Gjykata Themelore në Prizren sot mban 40 seanca gjyqësore

0

Gjykata-qekiqiNë Gjykatën Themelore në Prizren, sot do të mbahen 40 seanca gjyqësore.

Zëdhënësja Afërdita Kicaj tha se vetëm Departamenti i Përgjithshëm do t’i procedojë 32 seanca gjyqësore.

“Departamenti për Krime të Rënda do t’i mbaj 4 seanca dhe Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 4 seanca gjyqësore”./PrizrenPress.com/