24.1 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7858

S’ka pasur trafikim organesh të serbëve dhe as krim të organizuar nga UÇK-ja

0

Clint Williamson-prokurori amerikanNuk ka prova për trafikim të organeve të njerëzve, nuk ka prova për krim të organizuar dhe as papërgjegjësi nga Shtabi i Përgjithshëm i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet në hyrje të raportit të kryeprokurorit të Task Forcës, Clint Williamson, i cili është marrë me hetimin e akuzave të ish-senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty, rreth pretendimeve se UÇK-ja ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

E përditshmja serbe “Danas”, duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, shkruan se pretendimet për trafikim organesh me serbët e zënë rob nga UÇK-ja janë hedhur poshtë, pasi nuk janë gjetur prova që vërtetojnë se pjesëtarë të UÇK-së janë marrë me krime të këtij lloji.

“Por, prokurori Williamson ka gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë ndaj gjashtë deri në dhjetë ish-pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët pretendohet se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kosovë”, shkruan e përditshmja Danas, raporton lajmi.net.

Raporti i prokurorit amerikan pritet të publikohet brenda pak ditësh, ndërsa aktakuzat ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nëse do të ketë të tilla, ato do të trajtohen nga Gjykata Speciale, e cila u themelua muaj më parë me vendim të Kuvendit të Kosovës, dhe e cila pritet të ketë selinë në Prishtinë dhe Hagë.

Kreu i PD-së, Basha: Mbështesim presidentin për drejtësinë

0

Basha-pd-shqiperiLideri demokrat Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar në ditën që përkon me 1-vjetorin e zgjedhjes si kryetar të Partisë Demokratike, ka folur me tone të ashpra ndaj mazhorancës, që sipas tij po kërkon të marrë nën kontroll sistemin e drejtësisë.

Për herë të parë, Partia Demokratike është deklaruar publikisht në mbështetje të veprimeve të presidentit, i cili sipas saj po përpiqet të mbrojë pavarësinë e drejtësisë.

“Dyshja oligarkike Rama-Meta me hapat që po merr në kuadër të reformës në Drejtësi po tentojnë të marrin në dorë sistemin, duke cenuar themelet”, tha Basha, shkruan Shekulli.

Duke u ndalur tek ligji për KLD-në, kreu demokrat theksoj se opozita, faktori Ndërkombëtar, opinioni publik ka ngelur i skandalizuar nga veprimi i fundit i qeverisë.

“Ne qëndrojmë për konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë, nën asistencën e vendeve të BE-së. Në hartimin e këtij dokumenti do mbajmë parasysh rekomandimet e vendeve të Be-së. Kjo do bëjnë që gjyqtarët të shohin një ndarje të sistemit të drejtësisë, me pavarësi. Aktualisht, pas dixhitalizimit të sistemit, monitorimi është bërë shumë më i realizueshëm, dhe mund të luftohet korrupsioni. Shmangia e këtij fenomeni do sillte besimin e qytetarëve. Reforma duhet të përfshijë në pikëpamjet tona dhe transferimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, sipas meritës. Këto dhe të tjera çështje janë në themel të reformës tonë në drejtësi. Do konsultohemi dhe më një sërë aktorësh të tjerë”, përfundoj fjalën e tij Basha.

PD sipas Bashës do jap kontributin për sistemin e drejtësisë. “Drejtësia e re shqiptare ka arritje dhe shumë probleme. Rama- Meta, nisen nga sindroma e vitit zero, duke njollosur dhe damkosur sistemin”, bëri me dije gjatë fjalës së tij Basha.

Më tej, duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Basha theksoj se dyshja Rama-Meta po imponohen me arrogancë, duke cenuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Duke u ndalur tek emërimet e gjyqtarëve, kreu demokrat Lulzim Basha theksoj se duhet të vendosen kritere për kalimin e tyre në Gjykatën e Lartë.

Sipas Bashës, sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim, por kjo nuk do të thotë që Rama të marrë në dorë drejtimin dhe të cenojë lirin e këtij pushteti.

“Nuk e personalizojmë me emra çështjen e sistemit të drejtësie, sa i takon ndëshkimit të gjyqtarëve. Fakti se ka korrupsion nuk mund të shërbejë për shtënien e këtij sistemi në dorë. Dyshja Rama-Meta, asnjë vizion për reformimin e sistemit të drejtësisë”, tha Basha.

Miley Cyrus di të befasojë, puth regjisorin Brett Ratner

0

Miley Cyrus-Brett RatnerMiley Cyrus ka ndarë një foto me fansat e saj në Instagram ku është duke puthur në faqe regjisorin Brett Ratner.

Ylli 21 vjeçar, ashtu me stilin e saj të veçantë ajo është shumë e afërt me regjisorin 45 vjeçar.

Ajo që të bie në sy përveç puthjes me regjisorin është një lule shumë ngjyrëshe në flokët biond e të shkurt të Cyrus.

Ledina Çelo është në pritje të një vajze

0

Ledina Celo-neneEdhe pak kohë duhet që Ledina Çelo të sjellë në jetë vajzën e saj.

Ajo ka ndarë me miqtë një foto në Instagram, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

“26 javë…”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa ka realizuar një “selfie” në pasqyrë.

Ledina është në pritje të një vajze, pas djalit të saj 3 vjeçar me emrin Erlis, si fryt i martesës së saj me ish- sportistin e kik boskit, Naim Kabashi.

“Ëndrra e një nate vere”, në skenën e Festivalit të Shekspirit

0

Endrra e nje nate vere - ne Festivalin e ShekspiritNë Festivalin e Shekspirit në Manastir, Maqedoni, ku marrin pjesë 8 teatro nga e gjithë bota si ai rus, meksikan, turk, etj, mbrëmë në skenë u prezantua Teatri Kombëtar. Artistët e teatrit Kombëtar erdhën në skenë me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspir, e cila është me regjinë e amerikanit John Blondell. Regjisori amerikan për këtë pjesë ia ka besuar aktorëve si Ervin Bejlerin, Klea Konomi, Erjona Kakeli, Neritan Liçaj, Indrit Çobanin, Elia Zaharia, etj.

Edhe pse “Bitola International Shakespeare Festival” nuk është një festival me çmime, trupat që ngjiten në skenën e tij janë ndër trupat më të njohura. Vetë regjisori Blondell është shprehur se Festivali i Shekspirit në Manastir, është frymëzuar nga Festivali i Londrës “Globe to Globe”, i cili ndjek shembullin e festivaleve të njëjta në “Gdansk Poloni” dhe “Craiova” Rumani, transmeton Sotnews.

Pjesa e famshme e Shekspirit trajton temën universale të dashurisë dhe pështjellimet e saj si epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën, u prezantua para publikut në një koncept ndryshe nga tradicionalja. E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lizandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Demetrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lizandri arratisen në pyll. Demetri i ndjek dhe Helena, që ushqen një pasion të pashpërblyer për të, e ndjek dhe ajo pas. Një katërshe dashurie zhvillohet midis të rinjve kur Paku qerrata luan rolin e Kupidit. Ndërkohë, një grup aktorësh amatorë bëjnë prova të një teatri të dështuar dhe shpejt jetët e tyre ndryshojnë nga veprat e Oberonit dhe Titanias, mbreti luftëtar dhe mbretëresha e zanave. Magjia, aksioni, dashuria dhe humori janë mjetet e kësaj formule magjike.

Kjo shfaqej erdhi premierë në tetarin Kombëtar në maj të vitit 2013.

Kosova nuk e shfrytëzoi GJND-në

0

GJND-gjykata nderkombetare e ndrejtesiseAutoritetet e Kosova nuk e kanë shfrytëzuar sa duhet mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës për të fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar, shkruan Zëri.

Dje janë bërë katër vjet, nga koha kur GJND-ja vulosi pavarësinë, si të drejtë e popullit të Kosovës për “Vetëvendosje”, por institucionet në Prishtinë, nuk ditën ta shfrytëzojnë këtë “kartë të fuqishme për njohje në botë”.

Ferati: Qeverinë e bëjmë ne

0

Sadri-FeratiAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, duke folur për zhvillimet e fundit në skenën politike, ka thënë se vullneti i shumicës së deputetëve duhet ta bëjë formimin e organeve të Kuvendit dhe Qeverisë së re.

“Për këtë fazë kriteri i vetëm është sigurimi i 61 votave në Kuvend dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma tashmë i ka siguruar votat e nevojshme fillimisht për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, pastaj për ta formuar Qeverinë. Pra sa iu përket votave të deputetëve, formimi i Qeverisë nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma është 100 për qind i realizueshëm”, ka thënë Ferati në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai është shprehur se zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe qeveria teknike nuk janë zgjidhje e mirë. “Zgjedhjet nuk do të bëjnë çudira, por përafërsisht do të ngelet ky raport i forcave politike dhe prapë do të kthehet procesi në pikën ku është aktualisht. Prandaj, sikurse qeveria teknike, edhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje e mirë. Megjithatë, edhe qeveria teknike edhe zgjedhjet janë të mundshme. Por, sipas mendimit tim, gjasat më të mëdha janë të vijë në shprehje vullneti i shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Ferati.

Ai nuk ka dashur të flasë sa i përket shkresës së PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të 17 korrikut, vendimit që mund ta marrë kjo gjykatë. “Nuk e di sa ka gjasa, por edhe nëse kthehet, sërish të njëjtit deputetë do të votojnë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Ferati.

“EtnoFesti” çon në fshat art dhe kulturë tradicionale

0

etno festAnsambli i këngëve dhe valleve “Shota” dhe ai “Pegasi Albania”, nga Gjirokastra, do ta hapin edicionin e katërt të festivalit të arteve dhe kulturës tradicionale “EtnoFest”.

“Shota”, që sivjet shënon 50-vjetorin e themelimit, do të prezantohet me premierë. Përveç grupeve të artistëve nga rajoni, festivali këtë vit pret ansamble shqiptare nga vende si Turqia.

Në një konferencë për media, që sot e transmeton “Koha Ditore”, organizatorët kanë thënë se tashmë janë duke u marrë vetëm me detaje të ngjarjes pesëditore që do të fillojë më 30 të këtij muaji në Kukaj. Prej valleve, muzikës, ekspozitave, shfaqjeve teatrore e deri te etno-instalacionet, baleti, ritet e lojërat tradicionale, promovimet e librave, biseda odash, janë menyja që do të shpaloset në fshatin nja 30 kilometra larg Prishtinës. Mbrëmjet do të përmbyllen me ato që organizatorët i kanë quajtur “etno-neja” e të cilat sivjet futen për herë të parë në program.

“Për këto katër vjet kemi arritur të krijojmë në etno fshat shumë të veçantë në Ballkan, siç është Kukaj, që ka brenda të gjitha hapësirat e nevojshme infrastrukturore që ta bëjmë një manifestim të këtij lloji”, ka thënë organizatori i festivalit, regjisori Fadil Hysaj. Këtë vit fshati ka pesë skena dhe ka në dispozicion hapësira të veçanta ekspozuese si në eksterier ashtu edhe në enterier. “EtnoFesti” i sivjetmë do të presë etnoansamblin “Dedë Gjo Luli” nga Tuzi dhe etnoansamblin “Malësia”, që vjen nga Shkodra. Bisedat me temë “Pleqnarët e Kosovës”, dhe këngët e rapsodëve do të zënë vend në odat e fshatit Kukaj.

“Një koloni artistësh do të jetë atje më datën 25 dhe punimet e tyre do të ekspozohen gjatë festivalit”, ka thënë Hysaj. Sipas tij, festivali është duke i kontribuar ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar. Stolisja e nuses në krahinën e Zhupës, riti tjetër i përgatitjes së nuseve të Shkodrës dhe veshja e Hasit, do të jenë pjesë e koloritit të festivalit. Hysaj thotë se organizimi tashmë tradicional është bërë i njohur edhe përtej kufijve shqiptarë

Thaçi “komandon” agjenden e Presidentes Jahjaga

0

thaci jahjagaPo e pret një sinjal nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, për të nisur procedurën për mandatimin e mandatarit për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

E para e shtetit të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, edhe pse tashmë e ka të qartë nga Kushtetuesja se cili do të jetë roli i saj për mandatarin e qeverisë, duket se nuk po ka “guximin” të nisë këtë procedurë pa e marrë pëlqimin e kryeministrit në detyrë, njëherësh shefit të PDK-së. Ky veprim i Presidentes është dëshmia më e mirë se Thaçi e Jahjaga vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, duke forcuar edhe më shumë raportet miqësore e edhe institucionale. Ky vendim i Jahjagës po ashtu është dëshmia më e mirë se e para e shtetit sikur edhe shumë herë të tjera vazhdon të jetë nën “komandën” e Thaçit.

Por këtë neglizhencë të presidentes Jahjaga për ta caktuar mandatarin për kryeministër nuk e arsyeton Dren Doli, përfaqësues i Grupit për studime politike dhe juridike. Sipas tij Presidentja nuk ka asnjë detyrim që të pres vendimin e Gjykatës, për aq kohë sa Gjykata nuk ka kërkuar nga presidentja që të mos ushtrojë funksionet e saj për shkak të efektit që mund të ketë ankesa e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga “Botapress” nëse e para e shtetit të Kosovës po pret një vendim të z. Thaçi për të nisur procedurat për mandatarin e ri, Doli beson se në rastin konkret presidentja edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sipas Kushtetutës, ka detyrimin që të fillojë procedurat për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë. “Në rastin konkret i bie që sipas vendimit përshkrues të Gjykatës, Presidentja duhet të kërkojë nga Partia Demokratike që të propozoj një individ, të cilin ajo do ta caktojë për mandatar për kryeministër. Moszgjedhja e pjesës tjetër të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe ankesa që PDK-ja ka ushtruar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e z. Mustafa për kryeparlamentar nuk është arsye e cila shtyn në vetvete ushtrimin e funksioneve kushtetuese të presidentes”, tha Doli, transmeton bota press.

‘Every Night’ me Zanfinën

0

Zanfina Ismaili-kengetareeKëngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, si duket është e gatshme që për publikun e saj të sjellë këngën më të re e cila do të titullohet ‘Every Night’. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja seksi në një bisedë për gazetën Tribuna, ndërsa ka theksuar se sot pasdite kënga do të publikohet.

“Sot publikohet kënga ime e re e cila titullohet ‘Every Night’. Është një këngë ritmike, tipike verore do të thosha. Shpresoj se edhe publiku do ta pëlqejë. Pasi që i gjithë ekipi vërtet kemi punuar me shume përkushtim”, ka thënë Zanfina në fillim të bisedës, duke shpalosur tutje se kush e ka punuar këtë këngë, ndërsa thekson se ‘Every Night’, do të jetë e plotësuar edhe me videoklip,shkruan tribuna.

“Patjetër që këngës i është realizuar edhe videoklipi. Do të jetë një klip shumë më ndryshe nga ç’është mësuar publiku të më shohë, por nuk po zbuloj imtësi, le të mbetet befasi për ta. Ndërkaq për këtë këngë kam punuar me producentët Zzapp&Chriss, të cilët vërtet kanë bërë një punë të mirë”, ka thënë Zani..