“EtnoFesti” çon në fshat art dhe kulturë tradicionale

etno festAnsambli i këngëve dhe valleve “Shota” dhe ai “Pegasi Albania”, nga Gjirokastra, do ta hapin edicionin e katërt të festivalit të arteve dhe kulturës tradicionale “EtnoFest”.

“Shota”, që sivjet shënon 50-vjetorin e themelimit, do të prezantohet me premierë. Përveç grupeve të artistëve nga rajoni, festivali këtë vit pret ansamble shqiptare nga vende si Turqia.

Në një konferencë për media, që sot e transmeton “Koha Ditore”, organizatorët kanë thënë se tashmë janë duke u marrë vetëm me detaje të ngjarjes pesëditore që do të fillojë më 30 të këtij muaji në Kukaj. Prej valleve, muzikës, ekspozitave, shfaqjeve teatrore e deri te etno-instalacionet, baleti, ritet e lojërat tradicionale, promovimet e librave, biseda odash, janë menyja që do të shpaloset në fshatin nja 30 kilometra larg Prishtinës. Mbrëmjet do të përmbyllen me ato që organizatorët i kanë quajtur “etno-neja” e të cilat sivjet futen për herë të parë në program.

“Për këto katër vjet kemi arritur të krijojmë në etno fshat shumë të veçantë në Ballkan, siç është Kukaj, që ka brenda të gjitha hapësirat e nevojshme infrastrukturore që ta bëjmë një manifestim të këtij lloji”, ka thënë organizatori i festivalit, regjisori Fadil Hysaj. Këtë vit fshati ka pesë skena dhe ka në dispozicion hapësira të veçanta ekspozuese si në eksterier ashtu edhe në enterier. “EtnoFesti” i sivjetmë do të presë etnoansamblin “Dedë Gjo Luli” nga Tuzi dhe etnoansamblin “Malësia”, që vjen nga Shkodra. Bisedat me temë “Pleqnarët e Kosovës”, dhe këngët e rapsodëve do të zënë vend në odat e fshatit Kukaj.

“Një koloni artistësh do të jetë atje më datën 25 dhe punimet e tyre do të ekspozohen gjatë festivalit”, ka thënë Hysaj. Sipas tij, festivali është duke i kontribuar ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar. Stolisja e nuses në krahinën e Zhupës, riti tjetër i përgatitjes së nuseve të Shkodrës dhe veshja e Hasit, do të jenë pjesë e koloritit të festivalit. Hysaj thotë se organizimi tashmë tradicional është bërë i njohur edhe përtej kufijve shqiptarë

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit