33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7866

Policia sekuestron mbi 84 kilogramë marihuanë në Prizren

0

Policia-droge ne PrizrenDrejtoria Antidrogë e Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 21:00, ka realizuar një operacion të suksesshëm në rrethinën e Prizrenit, me ç’rast ka sekuestruar mbi 84 kilogram substanca narkotike-marihuanë dhe dhjetë saksi të mbjellura me kanabis.

Personi i arrestuar është S. B. i lindur me 1963 m/sh/kosovar.

“Operacioni policor ka filluar me bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në rajonin e Prizrenit dhe një shtëpi pronë e vëllait të personit të arrestuar, por e cila ishte nën përkujdesje të personit tashmë të arrestuar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e dytë në një pjesë ndarëse nga shtëpia (aneks) janë gjetur 8 thasë të zinj në të cilët gjendeshin gjithsej 164 paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas matjes nga zyrtarët e forenzikës ka rezultuar se pesha e substancës së dyshuar e llojit marihuanë që tashme është konfiskuar është 84 kilogram e 32 gram”, njofton PK-ja.

“Gjatë bastisjes në oborr gjithashtu janë gjetur të mbjella në dy saksi 10 bimë kanabis sativa të cilat janë konfiskuar. Me dyshimin se janë fituar në mënyrë të paligjshme tek personi i dyshuar pasi që janë gjetur janë konfiskuar ne cilësi te provave materiale 1000 franga zvicerane, 320 euro, si dhe 1 telefon Nokia C 3. Ndërsa në një lokacion tjetër në shtëpinë e vëllait të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 3900 euro, 300 kruna, 2900 lekë të Shqipërisë, 10 dinarë të Serbisë dhe 3 pasaporta dhe një dokument udhëtimi, të gjitha në emër të vëllait të të dyshuarit. Gjatë bastisjes janë gjetur po ashtu dhe konfiskuar 20 fishekë, kalibri 38 mm”.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhër të prokurorit përkatës dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bërë të gjitha veprimet policore dhe janë konfiskuar gjësendet e lartcekura. Ndërsa personi i dyshuar tashmë i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. /PrizrenPress.com/

NgomFest shpall programin muzikor për edicionin e katërt

0

ngomfestiiiFestivali i muzikës dhe i aktivizmit NGOMFest sot bën shpalljen përfundimtare të programit muzikor për këtë edicion.Emrat që do të performojnë janë:Me datë 31 Korrik në skenën e Marashit do të performojnë: P.I.N.T (MC Kresha, Lyrical Son, Bimm Bimma, Ergen, DJ DRIT’On ) dhe Dj Drill.Me datë 1 Gusht në skenën e SH.K.A do të performojnë: Por-No, The Stomping Academy, Cute Babulja, ndërsa në skenën e Marashit do të performojnë Me t’njofshëm, Relative, Kultur Shock, Angry Youth.

Me datë 2 gusht në skenën e SH.K.A do të performojnë: Jane Janex, Via Tirana, Bicalko, dhe në skenën e Marashit do të performojnë MENdar b2b Wiggi, Uran B, Henry Saiz, Toton/Dardan.Me datë 3 Gusht në skenën e SH.K.A do të performojnë: Yrnol, Sakrayaami, Younion, Shportolozi, Dagg, Mdosse.Promo Skena këtë edicion do të jetë më ndryshe. Sivjet përveq bendeve muzikore po i japim hapësirë edhe DJ’ve të ndryshëm që të shpalosin talentin e tyre.

Promo do të shtrihet në 4 Skena: Bendet muzikore do të performojnë në skenën e SH.K.A (Kino Bahqe), ndërsa DJ e zhanreve tech-house, techno, drum&bass, dubstep, progressive dhe hip-hop do të performojnë përgjatë rrugës “Marin Barleti” (Bar Pasha,Qarshia&BarAca, Casbah).Sa i përket çmimit të biletave, për këtë edicion të festivalit ato do të jenë: Skena “SH.K.A (Kino Bahqe)” 2euro, skena “Marashi” 4euro, ndërsa bileta për tërë festivalin do të jetë 10 euro.

Për më shumë detaje rreth ecurisë së punëve dhe përmbajtjes së projektit, adhuruesit e “NGOM Fest”-it do të njoftohen në mënyrë të vazhduar.

S’ka kthim në Pikën Zero

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14Treshja e koalicionit Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë takuar sot për të diskutuar rreth hapave tjerë në kompletimin e Kryesisë së Kuvendit, trupave punuese të tij dhe pastaj për formimin e Qeverisë së Kosovës.

I mandatuari i Bllokut LDK-AAK-Nisma për Kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka kthim në pikën zero, po ka vazhdim të seancës dhe kompletimit të Kryesisë së Kuvendit dhe pastaj formimit të Qeverisë.

Pas takimi që Treshja e zhvilloi në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Isa Mustafa, Haradinaj tha se ky ishte një takim pune i partnerëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma me Kryetarin e Parlamentit, Isa Mustafa, ku kanë biseduar për etapat që i presin për përgatitjen e vazhdimit të ndërtimit të institucioneve përfshirë edhe punët që i presin pas seancës.
Haradinaj thotë se ata e shohin që seanca e kaluar e ka kryer një pjesë të punës së vet, zgjedhjen e Kryetarit dhe të një Nënkryetari, por ai thotë se nuk ka kthim në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, sipas ankesës së PDK’së.

“Unë s’e di kush po i shpik këto termat, pikën zero, apo të zgjedhjeve”.

“E di që ka sponsorizim prej Kryetarit të Qeverisë në shkuarje dhe prej opozitës së ardhshme përplot analiza, qëndrime se çka do të ndodhë, ose cili do të jetë verdikti i Gjykatës Kushtetuese.”

“Ne e dimë që nuk ka pikë zero, ka vazhdim, seanca ka ndodhur, është votuar nga 82 deputetë, do të thotë nga dy të tretat e Kuvendit, dhe kjo është e pakalueshme, është vendim politik i Parlamentit, njerëzve të zgjedhur, është zgjedhur Kryeparlamentari, kanë mbetur punë tjera.

Pretendenti për ta drejtuar Qeverinë e ardhshme thotë se është jam i mirë që vetë po i marrin përgjegjësitë.

“Është lajm i mirë për Kosovën që ne vetë po i marrim përgjegjësitë e vendit, e kemi arritur të bashkëpunojmë me partitë shqiptare, me komunitetet etnike.”
“Në rast se nesër Kosova me sukses e lufton korrupsionin, ne nuk e bëjmë këtë për t’i hyrë në hatër bashkësisë ndërkombëtare, por e bëjmë se kemi nevojë. Nëse bëjmë rend e ligj, nuk bëjmë vetëm për shkak të liberalizimit të vizave, por për shkak se duam të jetojmë si shoqëri ligjore, në rast se hapim vende pune, prapë e bëjmë për shkak të qytetarëve të vendit”.
Dalja në opinion e disa kushteve që Lista Srpska i ka vënë Bllokut, në mënyrë që t’i përkrahë në të ardhmen, Haradinaj tha se ai ende nuk i ka parë ato kushte.
Haradinaj ka ritheksuar përsëri se ka mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen në të ardhmen, pasi kanë pasur biseda përmbajtjesore, edhe pse e kanë ditur se e kanë mbështetjen e minoriteteve.

“Minoritetet na kanë shpjeguar herët që do të jenë me shumicën shqiptare, na kanë thënë këtë, edhe pse është bazë kushtetuese, edhe pse ne duke ditur këtë fakt kemi bashkëpunuar me VV’në, ka pasur një diskutim përmbajtjesor, mund të rikthehen këto bisedime, këto diskutime, dhe formimi i Qeverisë është interes i gjithë neve, spektrit politik shqiptar, duke përfshirë edhe VV’në”.

Kreu i AAK’së tha se Qeveria e udhëhequr nga ai do të bashkëpunojë me të gjithë, përfshirë edhe opozitën e ardhshme, që sipas tij, është PDK.

Haradinaj e Limaj në zyrën e Kryeparlamentarit Mustafa
Ka nisur takimi mes krerëve të koalicionit, LDK-AAK-Nisma, thonë burime të Gazetës Express të afërt me tre liderët.

Sipas tyre, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë shkuar në zyrën e Kryeparlamentarit, Isa Mustafës, për t’u marrë vesh rreth hapave të ardhshëm për krijimin e Qeverisë së re, të koalicionit LDK-AAK-Nisma.

“Në këtë takim, pritet të sqarohet shumëçka rreth Qeverisë së re”, tha një burim i besueshëm për Gazetën Express.

Baraliu: Kushtetuesja mund ta kthejë çështjen në pikën zero

0

MazllumBaraliuNjohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e kryeparlamentarit mund ta kthejë çështjen në pikën zero.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë se vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për të çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e kryeparlamentarit, është e drejtë legjitime por, sipas tij, më këtë veprim kjo parti pretendon të blejë kohë për t’i bërë numrat në Kuvendin e Kosovës. “Në radhë të parë e shoh si një të drejtë legjitime të një subjekti politik kur mendon dhe konsideron se diçka nuk është në rregull dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nga një subjekt tjetër politik. Këtë veprim e shoh edhe si tentativë për të blerë kohë më tepër për të pasur mundësi t’i krijojë numrat në Kuvendin e Kosovës. E shoh pse jo edhe pa e mohuar qëllimin që vërtet Gjykata Kushtetuese ta vërtetojë se cili nga taborët ka të drejtë ta konsiderojë veten grupi më i madh parlamentar”, ka thënë Baraliu për “Epokën e re”.

Duke folur për vendimin që mund ta jap Gjykata Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit, Baraliu ka thënë se përgjigjja e kësaj gjykate mund ta kthejë çështjen në pikën zero. “Nuk mund ta paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por gjykuar në bazë të verdiktit të kësaj gjykate lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë, mendoj se do të ketë përafërsisht ose saktësisht në frymën e kësaj një përgjigje e cila ndoshta mund ta kthejë çështjen fare në fillim, në pikën zero. Kjo mund të kushtojë shumë dhe mund të çrregullojë shumëçka në aspektin e funksionimit të shtetit siç është çështja e buxhetit dhe të tjerat që mund të zvarriten deri në pakufi, pastaj të shkaktohet krizë”, është shprehur Baraliu. Sipas tij, ka shumëçka shqetësuese në qoftë se rrjedhat nuk shkojnë rrugës së duhur drejt konstituimit të institucioneve të reja. Por, Baraliu ka thënë se është e nevojshme të bëhet interpretimi i duhur i Kushtetues dhe dispozitave të saj, në mënyrë të mos ketë interpretim politik. “Të mos bëhet interpretim politik, por interpretim juridik kushtetues sepse ajo është gjykatë e drejtësisë kushtetuese. Po ashtu, do të duhej pasur parasysh edhe dispozitat e tanishme që janë relativisht të qarta kësaj radhe dhe mund të nxirret konkluzion se mandatari për shembull, herën e parë t’i jepet partisë që ka marrë më së shumti vota nga zgjedhjet e fundit, kurse herën e dytë mos t’i jepet së njëjtës parti me një kandidat tjetër sepse është iluzore dhe gati e pakuptimtë. Mirëpo t’i jepet koalicionit paszgjedhor në mënyrë që ta provojnë mundësinë të dyja taboret dhe ai që ka fuqinë më të madhe politike në aspektin e ulëseve në Kuvend i merr votat dhe shkohet përpara”, ka deklaruar ai.

Baraliu nuk e ka hedhur poshtë edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për tejkalimin e kësaj situate. “Ka mundësi edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndoshta arma e fundit që pretendohet nga njëri prej taborëve politikë është që, nëse nuk realizohen qëllimet parësore të tyre, atëherë të pamundësohen qëllimet e taborit tjetër, në mënyrë që vendi të çohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe si rezultat të mos fitojë askush, por të humbin të dyja palët”, ka thënë Baraliu, duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk i konvenon asnjë partie politike. “Për asnjë subjekt politik zgjedhjet e reja nuk janë të dobishme, prandaj do të ishte mirë që të gjithë ta kenë këtë parasysh. Për interesa të vendit duhet të kursehet buxheti dhe populli nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në mënyrë që të mos shkaktohet më shumë dëm për interesa të grupeve politike, për të cilat në plan të parë janë interesi politik e partiak, pastaj interesi shtetëror e popullor”, ka theksuar ai. Në këtë kontekst, Baraliu ka thënë se në skenën politike më tepër po ka vardisje dhe vrap në relacion me pushtetin drejt pushtetit sesa për shtetin, konstituimin e tij dhe mbarëvajtjen e institucioneve. “Edhe pushtetin edhe opozitën duhen kuptuar si diçka normale, sepse në demokraci nuk është e thënë se gjithmonë dikush ta marrë dhe ta mbajë me tapi pushtetin ose të tjerët të pretendojnë se në forma të ndryshme jolegjitime dhe jodemokratike të vijnë në pushtet. Duke i pasur parasysh të gjitha këto rrethana, të dy taborët duhet t’i lëshojnë vend formimit të institucioneve dhe ta kenë parasysh shtetin dhe interesat e shtetit dhe të qytetarëve, e jo të pushtetit me çdo kusht dhe privilegjet dhe interesat që sjell ky pushtet”, ka vlerësuar Baraliu.

Kurse sa i përket seancës konstituive të 17 korrikut, ai ka thënë se ka pasur shkelje të procedurave dhe si e tillë ka lënë shumë për të dëshiruar. “Ka pasur shumëçka për të dëshiruar, ka pasur shkelje procedurale dhe shkelje që kanë qenë fillimisht nga koalicioni i partisë në pushtet, pastaj ka pasur disa veprime që mund të merren si të diskutueshme më tutje në rrjedhën e kësaj seance konstituive. Marrë në përgjithësi, nuk mund të jepet një vlerësim i gjithëmbarshëm dhe meritor para se të bëhen analizat dhe t’i kemi në dispozicion të gjithë indikatorët për të bërë analiza të plota dhe studimore”, ka deklaruar Baraliu, duke shtuar se vlerësimi i kësaj seance, para se të vijë një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, është i parakohshëm ose paragjykim.

Nënë e bijë: S’kemi lekë, kërkojmë babë dhe bir të bëjmë film porno

0

Monica dhe Jessica SexxxtonsMonica dhe Jessica Sexxxtons nënë e bijë, përkatësisht 22 dhe 56-vjec, njoftojnë se kërkojnë babë dhe bir që të luajnë së bashkë një film porno.

Oferta e fortë e nënës dhe vajzës vjen si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike, shkruan Express.

Pasi kanë tronditur Amerikën me deklarata e tyre duke fituar kështu titullin si familja e parë erotike në botë, nuk mungojnë dhe reagimet në Tampa të Floridas, ku nënë e bijë jetojnë prej vitesh, dhe që njihet si një qytet ku incesti quhet krim.

Monica dhe Jessica Sexxxtons sigurojnë: “Nuk kemi bërë kurrë seks bashkë, e pakta kemi pasur të njëjtin partner, por në kohë të ndryshme.

E njëjta gjë do të ndodhë dhe tani, thjesht kërkojmë partnerë për të fituar ca para më shumë”.

Javën tjetër raporti i Williamson-it publikohet në Bruksel

0

Clint Williamson-prokurori amerikanRaporti i hetuesve ndërkombëtar të udhëhequr nga prokurori amerikan Clint Williamson, do të publikohet gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Kjo është informata që prokurori Williamson ua ka bërë me dije udhëheqësve vendorë gjatë takimeve që ai ka realizuar sot në Prishtinë.

Siç mëson zeri.info, Williamson gjatë takimit më zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi në të cilin kanë marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe ai i Forcës së Sigurisë Agim Çeku, ua ka bërë me dije atyre se raportin do ta publikoj në Bruksel.

Siç mëson gazeta, Willamson nuk ua ka bërë me dije të gjeturat e hetimeve por ka diskutuar me udhëheqësit vendor për hapat që duhet ndërmarrë siç janë ndryshimet kushtetuese si dhe përpilimi i marrëveshjeve për bashkëpunim me vende të treta.

Williamson para Takimit me Kuçin, Rexhepin e Çekun është takuar edhe me presidenten Atifete Jahjaga.

Clint Williamson është shefi i Task Forcës speciale, e cila është themeluar në shtator të vitit 2011 dhe e cila ka nisur punën me misionin që ti hetoj pretendimet e publikuara nga senatori zviceran se gjatë luftës në Kosovë ka pasur trafikim të organeve.

Baza e Task-Forcës është në Bruksel ndërsa ky mekanizëm vepron si i pavarur ndonëse është nën ombrellën e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Thaçi: Kosova faktor paqeje në rajon

0

Hashim Thaci-Robert DusseyKryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh dhe për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Kryeministri Thaçi ka shprehur angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike dhe kulturore me të gjitha shtetet në botë, duke respektuar diversitetet dhe interesat e të gjithëve.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e Kosovës nga Togo dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve respektive.

Kosova është shteti më i ri në Evropë, por është duke e dëshmuar se di të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Evropës Juglindore – theksoi kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe theksoi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Togos me Kosovën, si dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Muzika tradicionale në Shëngjin, tërheq mijëra turistë

0

Shengjini-plazhi

Jeta e natës dhe muzika ‘live’ që performohet në baret e Shëngjinit po i bën më të bukura pushimet për turistët, që janë me mijëra që i janë drejtuar këtij bregdeti në këtë sezon turistik. Muzika popullore shqiptare vazhdon të jetë më e preferuara dhe më e ndjekura jo vetëm nga turistët vendas por dhe ata të huaj, shkruan Shqiptarja.com.

Kanë ardhur nga qytete të ndryshme shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë por që të gjithë preferencat e tyre mbeten tek tradicionalja. Për turistët ky është një relaks më vete, ndërsa e vlerësojnë Shëngjinin si një vend ideal për të kaluar pushimet verore.

Një shëtitje në shëtitoren e plazhit e cila mbipopullohet çdo natë e më pas një pije freskuese duke dëgjuar muzike tradicionale nga të gjitha krahinat, shërbimi prefekt dhe natyrisht plazhet e veçanta të Shëngjinit, kanë bërë që kjo zonë bregdetare të marrë vëmendje nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Vera tashmë nuk ka vetëm temperaturat e larta, por edhe mbrëmjet festive në bregdetin e Shëngjinit. Këtë sezon Shëngjini ofron gjithçka kërkojnë pushuesit, ndërsa për çdokënd që do të kalojë pushimet verore në këtë zonë rikthimi duket i pashmangshëm.

‘Çmendet’ Genta, hidhet në mes të turmës

0

Genta mbi turmeGjatë një koncerti të mbajtur në Istog, ajo ka befasuar me performancën e saj shpërthyese, ku në një moment ekzaltimi ajo është hedhur mbi turmën e të rinjve duke ndezur dy gjëra në të njëjtën kohë, atmosferën dhe meshkujt.

Nga fotot e publikuara në Facebook, Genta veshur pothuajse vetëm me reçipeta rozë, është hedhur duke u pritur më së shumti nga meshkujt, të cilët kanë nxituar kush e kush më shumë të prekë trupin e saj.

Malisheva në përgatitje të festivalit folklorik

0

MalishevaNë mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, u bë e ditur se janë në përgatitje të mbajtjes së festivalit folklorik, i cili synon të jetë tradicional.

Drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, ka bërë të ditur se përgatitjet janë drejt përfundimit, për organizimin e këtij festivali folklorik, i cili do të jetë tradicional, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë i madh.

“Krahas festivalit, do të organizohet edhe një panair artizanal, si dhe një turnir i futbollit të vogël, ku pritet që pjesëmarrës të jenë kryesisht të rinj mërgimtar dhe të rinj tjerë nga Komuna e Malishevës dhe më gjerë”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/