5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

S’ka kthim në Pikën Zero

Limaj-Mustafa-Haradinaj14Treshja e koalicionit Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë takuar sot për të diskutuar rreth hapave tjerë në kompletimin e Kryesisë së Kuvendit, trupave punuese të tij dhe pastaj për formimin e Qeverisë së Kosovës.

I mandatuari i Bllokut LDK-AAK-Nisma për Kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka kthim në pikën zero, po ka vazhdim të seancës dhe kompletimit të Kryesisë së Kuvendit dhe pastaj formimit të Qeverisë.

Pas takimi që Treshja e zhvilloi në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Isa Mustafa, Haradinaj tha se ky ishte një takim pune i partnerëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma me Kryetarin e Parlamentit, Isa Mustafa, ku kanë biseduar për etapat që i presin për përgatitjen e vazhdimit të ndërtimit të institucioneve përfshirë edhe punët që i presin pas seancës.
Haradinaj thotë se ata e shohin që seanca e kaluar e ka kryer një pjesë të punës së vet, zgjedhjen e Kryetarit dhe të një Nënkryetari, por ai thotë se nuk ka kthim në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, sipas ankesës së PDK’së.

“Unë s’e di kush po i shpik këto termat, pikën zero, apo të zgjedhjeve”.

“E di që ka sponsorizim prej Kryetarit të Qeverisë në shkuarje dhe prej opozitës së ardhshme përplot analiza, qëndrime se çka do të ndodhë, ose cili do të jetë verdikti i Gjykatës Kushtetuese.”

“Ne e dimë që nuk ka pikë zero, ka vazhdim, seanca ka ndodhur, është votuar nga 82 deputetë, do të thotë nga dy të tretat e Kuvendit, dhe kjo është e pakalueshme, është vendim politik i Parlamentit, njerëzve të zgjedhur, është zgjedhur Kryeparlamentari, kanë mbetur punë tjera.

Pretendenti për ta drejtuar Qeverinë e ardhshme thotë se është jam i mirë që vetë po i marrin përgjegjësitë.

“Është lajm i mirë për Kosovën që ne vetë po i marrim përgjegjësitë e vendit, e kemi arritur të bashkëpunojmë me partitë shqiptare, me komunitetet etnike.”
“Në rast se nesër Kosova me sukses e lufton korrupsionin, ne nuk e bëjmë këtë për t’i hyrë në hatër bashkësisë ndërkombëtare, por e bëjmë se kemi nevojë. Nëse bëjmë rend e ligj, nuk bëjmë vetëm për shkak të liberalizimit të vizave, por për shkak se duam të jetojmë si shoqëri ligjore, në rast se hapim vende pune, prapë e bëjmë për shkak të qytetarëve të vendit”.
Dalja në opinion e disa kushteve që Lista Srpska i ka vënë Bllokut, në mënyrë që t’i përkrahë në të ardhmen, Haradinaj tha se ai ende nuk i ka parë ato kushte.
Haradinaj ka ritheksuar përsëri se ka mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen në të ardhmen, pasi kanë pasur biseda përmbajtjesore, edhe pse e kanë ditur se e kanë mbështetjen e minoriteteve.

“Minoritetet na kanë shpjeguar herët që do të jenë me shumicën shqiptare, na kanë thënë këtë, edhe pse është bazë kushtetuese, edhe pse ne duke ditur këtë fakt kemi bashkëpunuar me VV’në, ka pasur një diskutim përmbajtjesor, mund të rikthehen këto bisedime, këto diskutime, dhe formimi i Qeverisë është interes i gjithë neve, spektrit politik shqiptar, duke përfshirë edhe VV’në”.

Kreu i AAK’së tha se Qeveria e udhëhequr nga ai do të bashkëpunojë me të gjithë, përfshirë edhe opozitën e ardhshme, që sipas tij, është PDK.

Haradinaj e Limaj në zyrën e Kryeparlamentarit Mustafa
Ka nisur takimi mes krerëve të koalicionit, LDK-AAK-Nisma, thonë burime të Gazetës Express të afërt me tre liderët.

Sipas tyre, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë shkuar në zyrën e Kryeparlamentarit, Isa Mustafës, për t’u marrë vesh rreth hapave të ardhshëm për krijimin e Qeverisë së re, të koalicionit LDK-AAK-Nisma.

“Në këtë takim, pritet të sqarohet shumëçka rreth Qeverisë së re”, tha një burim i besueshëm për Gazetën Express.

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit