19.5 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 7869

Kadare: Ky është romani im i parë i vërtetë, e mohova, dukej i prapambetur

0

libri i par i kadaresNasho Jorgaqi ka botuar dje në “Gazeta Shqiptare” një ‘Letër të Hapur’ për Ismail Kadarenë. Në të shprehet se është ai “i paemri” që ka botuar novelën “Dashuria e Mimozës” për historinë rinore të shkrimtarit. “Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im, shkroi dhe botoi një ‘histori dashurie’ të ngjashme… duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si ‘hero pozitiv’! Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë që do të ndjente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”, thotë Kadare në hyrje të veprës “Mjegullat e Tiranës”, shkruar më 1958 dhe botuar sivjet, ku ai rrëfen historinë e tij të hershme të dashurisë.

Veçse pos sa u tha më lart, Jorgaqi hedh idenë se romanin në fjalë Kadare nuk e ka shkruar më 1958, “pasi në atë kohë ti nuk kishe shkuar deri në mohimin e parimeve bazë të realizmit socialist”. Më poshtë, ai shënon “Unë e besoj se e ke bërë këtë sprovë, por jo në atë kohë, po në vitet e mëvonshme, ndoshta dhe para pak vitesh, pas shpalljesh botërisht të vendimit se nuk do të shkruaje më letërsi artistike. Ka qenë kjo kohë kur të kanë tunduar kujtimet dhe ditarët e rinisë së hershme për të shkruar një vepër të mistifikuar.

Them kështu se, pasi e lexova romanin, gjëja e parë që mendova ishte se kjo vepër nuk i takon asaj kohe që pretendon ti”. Ndërkaq, “Mjegullat e Tiranës”, “Onufri” 2014, paraprihet nga një intervistë dhe ka në fund një studim të Viola Isufaj. Në të vijnë krahasimet mes këtij romani, pra “Mjegullat e Tiranës” si vepër e parë e shkrimtarit dhe veprave që erdhën më vonë. Ja si nis materiali: “Para se të hynte në klimën sovjetike, para se të shkruante letrat e çartura ala Pushkin, përpara se të krijonte temat dhe format risuese, para se të arrinte një rrokje të dukurive përmes shqisave po aq sa prej njohjes së thellë, dhe përpara se të hynte në territoret e ferrit të diktaturave më të egra që ka njohur njerëzimi, bota e shkrimtarit të përbotshëm Ismail Kadare ishte në krijim e sipër, ishte një kohë para kohës, një kohë ab aeterno. Aty, Ismail Kadareja provon të shkruajë një roman”. Prej romanit, studimit, e intervistës që qëndrojnë bashkë në të njëjtin botim, po shkëpusim disa fjali që hedhin më shumë dritë mbi veprën dhe u përgjigjen disi pikëpyetjeve të prof. Nasho Jorgaqit.

Studimi
Studiuesja Viola Isufaj ka pasur mundësinë të lexojë ditarin dhe draftin e romanit. Ndërsa vëren se jo të gjitha shkrimet e Kadaresë kemi mundur t’i lexojmë, shënon se “Një prej tyre, nga më të largëtit në kohë është pikërisht ky roman, ‘Mjegullat e Tiranës’, roman i pabotuar deri më tani dhe për këtë, i panjohur për lexuesin. Një roman i rinisë së shkrimtarit, parazgjatimet e të cilit shtrihen edhe më tej: tek një ditar i dikurshëm studenti”. Ajo vëren se i kthyer në objekt studimi, romani mund të duket gjithçka, por vetëm madhështor jo. “I tillë, pa madhështi, hapet sot para nesh, duke sjellë të djeshmen e një shkrimtarie; vjen për dëshirën kureshtare tonën, vjen duke iu dhuruar lexuesit si roman i hershëm dhe jo për ta matur me të shkëlqimin e krijimtarisë së autorit”.

Dietë për rrezitje të mirë

0

auto_rrezitja_diell1368652604Sipas disa kërkuesve të Continual Dietary Sun Protection, këshillohet ngrënia e portokajve, rrushit të zi, manaferrave, fiqve, kungullit, spinaqit dhe specave jeshilë, të cilët, përmes përzierjeve të veçanta krijojnë një lloj barriere natyrale kundër efekteve të dëmshme të diellit. Të gjitha këto, të shoqëruara me kremra që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës.

Këshillohet ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve që kanë në përbërje të tyre vitaminën D, mungesa e së cilës, në shumë raste shoqërohet edhe me kancerin e lëkurës.

Shumë i dobishëm është edhe bulmeti. Këshillohet konsumi i qumështi, djathit, gjizës, kosit dhe produkteve të tjera që hyjnë tek bulmeti, gjithmonë, me bazë natyrale.

Mazreku: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndryshojë vullnetin e 65 deputetëve

0

Avni Mazreku-analistPo e quan të ligjshme dhe të drejtë procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përderisa kërkesën e PDK-së për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese po e cilëson si çështje të humbur.

Për analistin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, është PDK-ja dhe kryesuesja e saj Flora Brovina ajo që ditën e enjte shkelën procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Ai beson në vendimin e drejtë të Kushtetuese, jo vetëm për faktin se kjo Gjykatë nuk ka kompetencë të interpretojë rregulloret parlamentare, por edhe për faktin se Kushtetuesja nuk mund të shkelë mbi vullnetin e 65 deputetëve, përfaqësues të zgjedhur nga vota e qytetarëve të Kosovës.

“Legjitimitetin për zgjedhjen e Isa Mustafës e japin numrat, përkatësisht votat e anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk mund që vullnetin politik të këtyre 65 deputetëve ta ndryshojë Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja është kompetente të interpretojë Kushtetutën e Kosovës, e ne këtu flasim për procedurat parlamentare, të cilat janë të rregulluara me Rregulloren e Kuvendit dhe mekanizmat parlamentarë janë përgjegjës për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit”, thotë Avni Mazreku. /Botapress/

100 deputetët shqiptarë janë fajtorë

0

Naim MalokuPolitikani Naim Maloku nuk po arrin të kuptojë pse partitë politike shqiptare mbajnë inate mes vete kur është në pyetje formimi i institucioneve shtetërore të vendi dhe po kërkojnë ndihmën e Lista “Srpska” si për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për formimin e Qeverisë.

Ai për këtë ngërç politik i ka fajësuar 100 deputetët shqiptarë nga të cilët ka kërkuar t’u japin sqarim votuesve pse nuk po arrijnë të jenë unik në formimin e institucioneve.

“Të gjithë deputetët shqiptar janë fajtorë, se si mundet Lista “Srbska” të jetë përcaktuese e zgjedhjes së Kryetari të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë“, ka deklaruar ai për ‘Epoka e Re’.
Fjalë kyçe: Formimi i Qeverisë, Naim Maloku, Seanca Konstituive

Dikush i vodhi një milion e gjysmë euro të maturantëve të Malishevës

0

aksidenti i maturanteve te malishevesMaturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës, të cilët kanë mbetur invalid pas aksidentit të Fushë-Arrzës, në Shqipëri, në vitin 2004, ende nuk janë kompensuar financiarisht. 1 milion e 500 mijë euro, është shuma e cila u është vjedhur, e dedikuar për nxënësit që pësuan në këtë aksident.

Sipas një burimi të gazetës, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve, në fillim pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët. Një gjë e tillë ishte konfirmuar jo zyrtarisht nga ana e Byrosë Shqiptare, se kjo shumë është ndarë dhe së shpejti do t’i ndahet të lënduarve të këtij rasti, shkruan Tribuna.

Por sipas të njëjtit burim, në mënyrë misterioze 1 milion e 500 mijë euro, ishin zhdukur duke mos u dhënë përgjigje nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Byrosë së Sigurimeve dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Williamson së pari takon Jahjagen, pritet takimi me Thaçin

0

thaci Williamson

(E plotësuar) Prokurori i posaçëm i cili po heton pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty, Clint Williamson, është takuar sot në mëngjes me presidenten Atifete Jahjaga.

Ai gjatë ditës pritet të takohet edhe me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, i cili përmendet edhe në raportin e senatorit Marty. Madje, Thaçi është ndër njerëzit kryesor që dyshohet për trafikim me organe sipas ish- senatorit zviceran, shkruan gazeta Blic.

Është interesant të thuhet që në faqen zyrtare të njoftimeve në sajtin e Kryeminstrit Thaçi ku edhe bëhen njoftimet zyrtare për itinerarin e Qeverisë, është paralajmëruar takimi me Admiralin Amerikan Fergusson si dhe Ministrin e Jashtëm të Togos… por jo edhe koha dhe vendi i takimit me Williamson.

 

Sot Thaçi pret prokurorin Williamson

Kryeministri në largim do të pret një mysafir shumë të veçantë, e më e veçantë se vetë ai është tema për të cilën do të flasin. Ditët e fundit, që nga konstituimi i Kuvendit, kryeministri në detyrë, ka qëndruar i heshtur.
Duket se po përgatitet mirë, për atë që e pret të hënën.

Pikërisht kjo pasi që mysafiri i tij nuk është nga të thjeshtët, është pikërisht Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson.

Thaçi duket të jetë i shqetësuar shumë nga kjo vizitë dhe nga biseda që do të zhvillojnë ata të dy. Gazeta “Bota sot”, ka shkruar ditë më parë se, së paku pesë figura të mëdha publiku mund të arrestohen në javët e ardhshme, madje pa përfunduar ky muaj. Akuzat janë nga më të ndryshmet për krimet që do të trajtohen nga Gjykata Speciale e Kosovës, që do të jetë një formë tribunali apo derivat i atij të Hagës.

Sipas burimeve të “Bota sot” edhe liderët partiakë dhe sidomos z. Hashim Thaçi tashmë ka marrë shenja të qarta nga miqtë ndërkombëtare që stuhia që pritet të ngjajë në Kosovë do t’i paraprijë një sprove të bashkësisë ndërkombëtare që “më në fund në Kosovë të nisë të vendoset rendi dhe ligji”.

Kosova do të tronditet nga aktakuzat që do të ngritën për krime lufte, korrupsion dhe krim të organizuar në fund të këtij muaji dhe gjatë Gushtit. Kjo do ngjajë bazuar në hetimet e Prokurorit Williamson dhe për shkakun që nga shtatori EULEX-i do të fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore.

Dy kushtet e koalicionit për Vetëvendosjen

0

blloku opozitarBlloku i partive LDK, AAK dhe Nisma nuk i kanë pranuar dy kushtet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe privatizimin.

Burime nga tavolina e bisedimeve te këto parti politike kanë bërë me dije se pas konsultimeve edhe me faktorin ndërkombëtar, Vetëvendosjes i është bërë me dije se duhet të heq dorë nga pretendimi për udhëheqjen e dialogut me Serbinë dhe rishikimin e marrëveshjeve si dhe duhet të zbrapset nga kërkesa për stopimin e privatizimit dhe rishikimin e tërësishëm të tij, shkruan Tribuna.
Nëse këto kushte i pranon Vetëvendosje, atëherë blloku i treshes LDK, AAK dhe Nisma do të jetë në gjendje të nënshkruaj marrëveshje të koalicionit qeverisës edhe me Vetëvendosjen kanë thënë këto burime…

Bashkatdhetarët e konsiderojnë plaçkë sigurimin e automjeteve

0

prishtinaFerki Abiti po priste në mesditën e së dielës në parkingun përskaj pikës kufitare në Merdar. Herë bisedonte me familjarët e tij që po rrinin brenda furgonit e herë me shoferin e veturës tjetër që ishte parkuar para tij, shkruan sot Koha Ditore.

Pritja këtu nuk po e bezdiste aspak, ani pse këtë po e bënte për rreth gjysmë ore. Atë nuk po e pengonte as vapa që po mbretëronte këtë të diel në Merdar.

Për Ferkiun kjo ishte vetëm një ndalje për të pushuar paksa nga rruga që e kishte bërë që nga dita e shtunë kur ishte nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë. Nuk i dukej se po humbte kohë, pasi këtë herë nuk i kishte përjetuar pritjet e gjata sikur herëve të tjera në këtë kufi. Pritje thotë se kishte pasur vetëm në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

“Jemi nisë dje në orën 13:30 nga Lajpcigu i Gjermanisë. Kallaballëk ka pasur në Suboticë, prej orës 24:30 kemi prit deri në 04:00 për të hyrë në Serbi. E këtu (në Merdar), kemi kaluar shumë mirë. Nuk kemi pritur as 10 minuta”, ka thënë Ferki Abiti, i cili qe 6-7 vjet shfrytëzon këtë rrugë për të shkuar në familjen e tij në Vushtrri.

“Për Kroaci kam udhëtuar përpara, po andej edhe më larg edhe rruga më e keqe. Por edhe këndej tjera vjet ka pasur raste që kam qëlluar në kolona të gjata, ku edhe na ka ra me rit më shumë… Përpara lypshin pare edhe në Kroaci edhe në Serbi”

BE: Thaçi ta pranojë që tjetërkush e ka shumicën në Parlament

0

Thaci-misioni i ri14Diplomatët e BE-së kanë filluar të shqetësohen me insistimin me çdo kusht të PDK-së që ata të mbeten në pushtet ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe këtë sjellje e shohin si të dëmshme për interesat afatmesme dhe afatgjatë të Kosovës.

Kështu i kanë thënë “Kohës Ditore” disa diplomatë të lartë të vendeve anëtare të BE-së, duke përsëritur se zyrtarisht BE-ja ka vendosur të mos përzihet dhe t’ua lërë në dorë vetë kosovarëve që ta gjejnë rrugëdaljen nga kjo situatë.

“Nuk e di a është mirë për Kosovën apo keq kur pakkujt në BE i intereson se çfarë po ndodh atje. Disa vende nuk duan të përzihen, disave nuk u intereson fare. Ka në botë dhe në vetë BE-në aq shumë probleme saqë pakkush ka kohë dhe energji të merret me lojërat politike të Kosovës”, i ka thënë gazetës një diplomat i BE, i cili e ndjek mirë situatën në Kosovë.

Diplomatët e BE-së vazhdojnë të insistojnë se nuk do të përzihen në „çështjet e brendshme të Kosovës“ dhe se „u takon vetë strukturave politike të Kosovës t’i formojnë institucionet“. Por, tash pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, porosisin PDK-në se, me gjithë faktin se ajo doli e para në zgjedhje, dikush tjetër ka siguruar shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe se në Kuvend nuk mund të ekzistojnë dy shumica, por vetëm një.

“Në një moment Thaçi dhe PDK-ja duhet ta kuptojnë se, pa marrë parasysh a na pëlqen apo jo, ata nuk e kanë shumicën në Kuvend, por atë shumicë e ka siguruar dikush tjetër. E në botën demokratike pushtetin e ka ai që siguron shumicën në kuvend“, ka thënë një diplomat i BE-së, duke porositur edhe PDK-në që të mos i shikojë interesat e ngushta partiake, por interesat e Kosovës.

Kim Mehmeti: Në Maqedoni po zhduken gjurmët e shqiptarizmës

0

Kim mehmetiPublicisti dhe shkrimtari i mirënjohur Kim Mehmeti, vlerëson se në Maqedoni po zhduken gjurmët e shqiptarizmës.

Lidhur me protestat, ai thotë se ato bëhen si pasojë e keqqeverisjes së partive politike shqiptare dhe e bandave që i shoqërojnë këta parti.

Mehmeti shprehet se në Shkup e në të gjithë Maqedoninë po synohet të fshihen të gjitha gjurmët shqiptare, deri dhe figurat kombëtare shqiptare.

Ai nuk ka qenë i kënaqur sa duhet as nga reagimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

“Ne nuk presim nga Tirana e Prishtina të na mbajnë për dore si prindi fëmijën e vet të pagdhendur”, tha Mehmeti në një intervistë dhënë ditores Koha Jonë.

Kim Mehmeti shprehet më tej se Maqedonia ka ngritur një kurth për shqiptarët, i cili qëndron në faktin se ky shtet konsideron se po “rrezikohet nga nacionalizmi i brendshëm shqiptar”, një e vërtetë që, sipas tij, ekziston vetëm në kokën e Nikola Gruevskit.