18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Williamson së pari takon Jahjagen, pritet takimi me Thaçin

thaci Williamson

(E plotësuar) Prokurori i posaçëm i cili po heton pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty, Clint Williamson, është takuar sot në mëngjes me presidenten Atifete Jahjaga.

Ai gjatë ditës pritet të takohet edhe me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, i cili përmendet edhe në raportin e senatorit Marty. Madje, Thaçi është ndër njerëzit kryesor që dyshohet për trafikim me organe sipas ish- senatorit zviceran, shkruan gazeta Blic.

Është interesant të thuhet që në faqen zyrtare të njoftimeve në sajtin e Kryeminstrit Thaçi ku edhe bëhen njoftimet zyrtare për itinerarin e Qeverisë, është paralajmëruar takimi me Admiralin Amerikan Fergusson si dhe Ministrin e Jashtëm të Togos… por jo edhe koha dhe vendi i takimit me Williamson.

 

Sot Thaçi pret prokurorin Williamson

Kryeministri në largim do të pret një mysafir shumë të veçantë, e më e veçantë se vetë ai është tema për të cilën do të flasin. Ditët e fundit, që nga konstituimi i Kuvendit, kryeministri në detyrë, ka qëndruar i heshtur.
Duket se po përgatitet mirë, për atë që e pret të hënën.

Pikërisht kjo pasi që mysafiri i tij nuk është nga të thjeshtët, është pikërisht Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson.

Thaçi duket të jetë i shqetësuar shumë nga kjo vizitë dhe nga biseda që do të zhvillojnë ata të dy. Gazeta “Bota sot”, ka shkruar ditë më parë se, së paku pesë figura të mëdha publiku mund të arrestohen në javët e ardhshme, madje pa përfunduar ky muaj. Akuzat janë nga më të ndryshmet për krimet që do të trajtohen nga Gjykata Speciale e Kosovës, që do të jetë një formë tribunali apo derivat i atij të Hagës.

Sipas burimeve të “Bota sot” edhe liderët partiakë dhe sidomos z. Hashim Thaçi tashmë ka marrë shenja të qarta nga miqtë ndërkombëtare që stuhia që pritet të ngjajë në Kosovë do t’i paraprijë një sprove të bashkësisë ndërkombëtare që “më në fund në Kosovë të nisë të vendoset rendi dhe ligji”.

Kosova do të tronditet nga aktakuzat që do të ngritën për krime lufte, korrupsion dhe krim të organizuar në fund të këtij muaji dhe gjatë Gushtit. Kjo do ngjajë bazuar në hetimet e Prokurorit Williamson dhe për shkakun që nga shtatori EULEX-i do të fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore.

Më Shumë

UEFA dënon Shqipërinë një muaj pas Europianit

Një muaj pas ndeshjes së fundit të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, UEFA ka mbyllur hetimet për kuqezinjtë, duke dënuar Federatën me gjobë dhe...

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Lajmet e Fundit