18 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
Home Blog Page 7883

S’ka lista sekrete për arrestimin e 3000 serbëve në Kosovë

0

EULEX-pjestartZëdhënësi i misionit të BE-së në Kosovë Miguel Carvalo de Faria ka hedhur poshtë si krejtësisht të pabazuar spekulimet se në Kosovë ekzistojnë lista sekrete dhe aktakuza për rreth 3000 serbë që do të arrestohen nga EULEX-i.

“Këta janë zëra që shpiken kryesisht në veri, por ata thjesht nuk janë të vërtetë”, ka deklaruar Faria në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.

Duke përsëritur se nuk ka kurrfarë listash sekrete, ai ka thënë se po zhvillohen procedura ndaj serbëve që eventualisht kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e vitit 2011,transmeton Koha.net, porse, ka shtuar, se pa u zhvilluar të gjitha hetimet nuk mund të japë ndonjë detaj.

I pyetur rreth paralajmërimit të serbëve të Zubin Potoku se do të ndërprenë bashkëpunimin me EULEX-in nëse serbëve të arrestuar nuk iu lejohet mbrojtja në liri, Faria është përgjigjur: “Është dëshpërues fakti se sa herë që fillon ndonjë procedurë gjyqësore, dalin kërcënimet se do të ndërpritet bashkëpunimi me EULEX-in”.

Selmanaj: Kushtetuesja të nxjerr vendimin sa më shpejt

0

DritonSelmanaj-KDIDriton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk sheh krizë të thellë politike por thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të nxjerr vendim shpejt e jo të pres deri në fund të afateve kohore.

“Ne kemi një lloj ngërçi, them i cili më shumë do të ngjasonte me një test të rëndësishëm të demokracisë, në fakt do të tregoj edhe për nivelin e pjekurisë politike, të cilin e kemi ne si shoqni, dhe në çfarë stadi kemi mbrri, të emancipimit politik, sepse herëdo-kurë ne me situata të tilla do të ballafaqoheshim, sepse disa nga dispozitat kushtetuese kanë pasur nevojë për qartësim”, tha Selmanaj për KTV.

SHBA ftojnë për iftar kryegjyshin e Bektashianëve

0

Dedebaba Edmond BrahimajUdhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore bektashiane, Dedebaba Edmond Brahimaj, ka ardhur prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ftuar për herë të dytë në një iftar të organizuar për liderë fetarë myslimanë nga e gjithë bota nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, raporton RTK.

Kryegjyshi Baba Mondi duke folur për marrëdhëniet në mes bektashinjve shqiptarë dhe SHBA-ve thotë se ato kanë një histori të gjatë që para luftës së Dytë Botërore, nga vitet e 20-ta dhe ato janë të shkëlqyera.

Baba Mondi thotë se qendra botërore Bektashiane ishte me seli në Tiranë që nga viti 1929 deri më 1967 kur zyrtarisht u shuan të gjitha fetë në Shqipëri. Sot ajo është ringjallur dhe bektashizmi ekziston në 31 shtete të botës ndërsa bektashianët shqiptarë vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si selinë e kryegjyshatës botërore të bektashinjve.

Baba Mondi thotë se rreth 45/% e myslimanëve shqiptarë në Shqipëri janë bektashianë, por regjistrimi i fundit i qeverisë shqiptare i ka paraqitur shumë më pak dhe i ka dëmtuar. ’Ai thotë se në pyetësorin e regjistrimit figuronte vetëm pyetja ‘je i krishter apo mysliman,’ por nuk pyetej cilit komunitet i takon.’

Si duhet të jetë një besimtar, dhe çfarë ofron Bektashizmi që nuk e gjen tek një fe tjetër? “Ne nuk i detyrojmë njerëzit të falen pesë herë në ditë, ose të shtunën e të dielën. Tek ne njerëzit vijnë kur e ndjejnë,” thotë ai.

Një karakteristikë që dallon bektashianët nga ‘myslimanët e tjerë’ është se ata bëjnë lutje të përbashkëta, burra dhe gra në një faltore dhe nuk e mbulojnë gruan, thotë Baba Mondi. “Gruan nuk e ruan fesi dhe mbulesa, por karakteri i saj.” Lutjet e bektashinjve janë në gjuhën shqipe dhe në qendër të këtyre lutjeve eshtë kombi dhe preosperiteti i tij. Moto e bektashinjve është ‘Pa atdhe s’ka fe.’

Kosova e Shqipëria në ‘Montreal World Film Festival’

0

Film shqiptarShqipëria do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Montreal, me dy prodhime filmike. Filmat që janë përzgjedhur për të garuar në seksionet e këtij festivali janë të metrazhit të gjatë artistik.

Pas premierës që kanë pasur në Shqipëri do të jenë në garën zyrtare të filmave që konkurrojnë nga shumë shtete të botës.

Filmi shqiptar “Amsterdam Express” me regji nga Fatmir Koçi, është përzgjedhur në seksionin “Focus On World Cinema”, të “Montreal World Film Festival”, i cili zhvillohet 21 gusht – 1 shtator 2014, ndërkaq që filmi shqiptar “Amaneti” me regji nga Namik Ajazi, është përzgjedhur në garën e madhe “World Competition” të “Montreal World Film Festival”.

Ky festival, i cili zhvillohet nën vëmendjen e shumë producentëve, kineastëve, skenaristëve, aktorëve dhe emrave të tjerë të kinemasë është i cilësuar si një festival i Kategorisë A, dhe një nga dhjetë festivalet më të mira në botë.

Nga Kosova bëhet e ditur se filmi “Heroi” i regjisorit kosovar Luan Kryeziu është bërë filmi i parë me prodhim shqiptar të Kosovës, që është përzgjedhur të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të filmit që i takon kategorisë A, “Montreal World Film Festival”.

Por nëse deri më tani ky festival është parë si një nga mundësitë më të mira dhe për bashkëpunime, eksperienca në fushën e kinemasë, distribuime, etj, ajo që pritet është se me çfarë vlerësimi do të dalë kinemaja shqiptare nga ky festival.

Të dy filmat, “Amsterdam Express” dhe “Amaneti” janë në financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe të bashkëprodhimeve të huaja.

I prodhuar nga kompania “Iliria Film”, “Heroi” ka pasur premierën në Prishtinë në muajin shkurt.

Filmi “Heroi” i takon metrazhit të gjatë dhe paraqet jetën e një ushtari të UÇK-së, e cila pas kthimit të tij në shtëpi rëndohet me vështirësi financiare dhe emocionale.

Pse u takua Enver Hasani me Bajram Rexhepin e PDK-së?!

0

Enver Hasani-Bajram RexhepiKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, sot është takuar në Mitrovicë me anëtarin e Kryesisë së PDK-së dhe njëherësh ministrin në detyrë të Ministrisë së Brendshme, Bajram Rexhepin.

Në këtë takim, siç raporton Veriu.info, kanë qenë ta pranishëm edhe disa figura të PDK-së nga Mitrovica, si dhe drejtori i Akademisë të Kosovës për Siguri Publike, Ismajl Smakiqi, i cili në kohën kur Bajram Rexhepi ishte kryetar i Mitrovicës ishte nënkryetar i kësaj Komune.

Burimi i portalit Veriu ka treguar se takimi është zhvilluar sot rreth orës 11:00 në restorantin Okarina në Mitrovicë.

“Fillimisht aty ka shkuar Enver Hasani, pastaj doktor Adem Nura me disa eksponentë të PDK-së të Mitrovicës. Më pastaj aty ka ardhur Bajram Rexhepi nga hyrja dytësore e lokalit. Bajram Rexhepi ka nejt shumë pak dhe ka zhvilluar një bisedë aspak miqësore me Enver Hasanin. Pas shkuarjes Bajram Rexhepit, Enver Hasani ka vazhduar bisedën me Ismajl Smakiqin dhe Adem Nurën. Mirëpo, u doke që Enveri po i kundërshton shumë”, thotë burimi.

“Krejt biseda është zhvilluar për çështjen e Kryetarit të Kuvendit”, thotë burimi.

Kujtojmë se PDK e ka dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kontestohet zgjedhja e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja pastaj ka marrë një masë të përkohshme, duke e pezulluar Mustafën nga kjo detyrë, deri në marrjen e vendimit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, shumë herë në media është quajtur si person i afërt me PDK-në.

Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe opinionistët e kanë kritikuar veprimin e tij të fundit për pezullimin e Mustafës, për shkak të shpejtësisë së marrjes së vendimit, duke pasur parasysh se kjo gjykatë ende nuk ka marrë një vendim për anëtarin e saj Kadri Kryeziun, i cili në fushatën e fundit zgjedhore ka marrë pjesë në një tubim të PDK-së, gjë që ndalohet për gjykatësit e Kushtetueses.

Skandaloze: Bytyc paguante seksin me para

0

Mehmet-bytyc1Drejtori i Ekonomisë dhe Financave të Prizrenit, Mehmet Bytyc, nuk e kishte problem çështjen financiare për t’i kënaqur epshet e tij seksuale. Ai dyshohet se ka paguar me para ‘kohën seksuale’ me të miturën.

Për këtë dyshim, Bytyc ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria tha se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.

“Ky rast është hetuar që një kohë nga Policia e Kosovës, pasi që një vajzë e arrestuar ka treguar për rastet e paguara seksuale”, tha Sadria për “PrizrenPress”.

Sipas tij, gjatë hetimeve ka rezultuar që edhe Bytyc ka qenë pjesë e këtyre “pazareve”.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që e arrestuara femër kishte treguar që i dyshuari është në një lidhje më të miturën. Pas hetimeve, ka rezultuar edhe arrestimi”, tregon Sadria.

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për Mehmet Bytycin. Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Financave./PrizrenPress.com/

NSA-ja ka përgjuar Berishën e Thaçin, zbulohen 76 emrat

0

Thaçi dhe berishaNë listën e gjatë të përgjimeve të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA janë përfshirë edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës në detyrë Hashim Thaçi dhe shumë liderë të tjerë të Ballkanit e të botës.

Biblioteka dixhitale “Kriptom”, e cila merret me zbulimin e dokumenteve sekrete, ka publikuar një listë përgjimesh të Agjensisë, sipas së cilës në vitin 2009, janë përgjuar ish-kryeministri Sali Berisha, kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti serb, Boris Tadiç.

Revista shkruan se dokumenti me emrat e 122 liderëve botërorë të përgjuar është hartuar nga ish-oficeri i NSA-së, Edward Snowden.

Një muaj më herët, një artikull i “Washingon Post” publikoi listën me 193 vendet e përgjuara nga NSA-ja, në të cilën bënte pjesë edhe Shqipëria.

Njëherësh, revista gjermane “Der Spiegel” ka njoftuar se NSA-ja ka zhvilluar një sistem kompjuterik për përpunimin e sinjaleve të inteligjencës koduar (NYMROD), I aftë për të përpunuar miliona raporte, përmes përzgjedhjes së informacioneve për subjektet e synuara, nga të dhënat telefonike, kompjuterike dhe faksi.

Në listën e politikanëve të përgjuar bëjnë pjesë edhe kryeministri i Bosnjë-Herzegovinës, Nexhat Brankoviç dhe presidenti i atëhershëm kroat, Stipe Mesiç. Po ashtu, në listë ndodhen kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti sirian Bashar al-Assad, ish-kryeministrja e ukrainase, Julia Timoshenko, liderët rusë Vladimir Putin e Dimitri Medvedev, greku Kostas Karamanlis, francezi, Nicolas Sarkozi, Raul Castro i Kubës dhe ai i Afganistanit, Hamid Karzai. Pjesë e spiunimit kanë qenë edhe ish-presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez dhe Felipe Calderon dhe zyrtari belg Herman Van Rompuy.

Deri tani janë publikuar 76 emra, por njoftohet se deri në fund të korrikut do të publikohet lista e plotë me të gjithë emrat që janë vënë në shënjestër të shërbimit inteligjent amerikan. /Shekulli/

Lista e plotë e liderëve të përgjuar

Bharrat Jagdeo – Guajanë

Binge wa Mutharika – Malave

Boris Tadic – Serbi

Choummaly Sayasone Shiavong – Laos

Cristina Fernandez de Kirchner – Argjentinë

Daniel Ortega – Nikaragua

Dmitry Medvedev – Rusi

Donald Tsang – Hong Kong

Ellen Johnson-Sirleaf – Liberi

Ehud Olmert – Izrael

Evo Morales – Bolivi

Felipe Calderon – Meksikë

Fernando Lugo – Paraguaj

Fouad Siniora – Liban

Gloria Macapagal-Arroyo – Filipine

Gurbanguly Berdimuhamedow – Turkmenistan

Hamid Karzai – Afganistan

Hashim Thaci – Kosovë

Hassanal Bolkiah – Brunei

Herman Van Rompuy – Belgjikë

Hosni Mubarak – Egjipt

Hu Jintao – Kinë

Hugo Chavez – Venezuelë

Hun Sen – Kamboxhia

Ilham Aliyev – Azerbaixhan

Islam Kamirov – Uzbekistan

Ismail Omar Guellah – Xhibuti

Johanna Sigurdardottir – Islandë

Jose Ramos-Horta – Timori Lindor

Jose Zapatero – Spanjë

Joseph Kabila – Republika Demokratike e Kongos

Kgalema Motlanthe – Afrika Jugore

Kim Jong-Il – Korea Veriore

Konstantinos Karamanlis – Greqia

Kurmanbek Bakiyev – Kirgistani

Laurent Gbagbo – Bregu i Fildishtë

Lee Myung-bak – Korea e Jugut

Luiz Inacio Lula Da Silva – Brazil

Ma Ying-jeou – Taivan

Mahinda Rajapaksa – Sri Lanka

Mahmoud Ahmedinejad – Iran

Manmohan Singh – Indi

Manuel Zelaya – Honduras

Martin Torrijos – Panama

Mauricio Funes – El Salvador

Meles Zenawi – Etiopi

Michelle Bachelet – Kili

Mikheil Saakashvili – Gjeorgji

Muammar Qaddafi – Libi

Mwai Kibaki – Kenia

Nedzad Brankovic – Bosnja-Hercegovina

Nicolas Sarkozy – Franca

Nong Duc Manh – Vietnam

Nouri al-Malaki – Irak

Nursultan Nazarbayev – Kazakistan

Omar al-Bashir – Sudan

Oscar Arias – Kosta Rika

Paul Kagame – Ruanda

Prachanda – Nepal

Rafael Correa – Ekuador

Raul Castro – Kuba

Recep Tayyip Erdogan – Turqi

Rene Preval – Haiti

Robert Mugabe – Zimbabve

Sali Berisha – Shqipëri

Sheik Hasina Wajed – Bangladesh

Silvio Berlusconi – Itali

Stjepan Mesic – Kroaci

Susilo Bambang Yudhoyono – Indonezi

Tabare Vazquez – Uruguaj

Taro Aso – Japoni

Than Shwe – Mianmar

Umaru Yar’Adua – Nigeri

Vladimir Putin – Rusi

Yousaf Raza Gillani – Pakistan

Yoweri Museveni – Ugandë

Isufi: Nuk ka ngërç politik, e kemi shumicën që mund ta krijojë Qeverinë

0

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, thotë se nuk parashohin zgjedhje të reja. Sipas tij, në atë drejtim mund të çojnë vetëm ata që duan kaos dhe tentojnë të krijojnë anarki në Kosovë.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, nuk parasheh që Kosova të futet në një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor, pavarësisht situatës së krijuar pas seancës konstituive të 17 korrikut.

Në një prononcim për Politiko.net, ai ka thënë se pret krijimin e institucioneve të reja në bazë të Kushtetutës dhe votës së lirë të qytetarëve.

“Nuk parashohim asnjë precedent të tillë. Parashohim zhvillim të institucioneve të Kosovës në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me votën e lirë të qytetarëve”.

“Ata që e duan kaosin dhe tentojnë të krijojnë anarki në Kosovë, duke e destabilizuar sistemin politik të Kosovës, mund ta çojnë në drejtim të tillë”.

“Megjithatë, konsiderojmë se ka shumë vende ku partia e dytë, e tretë, kanë themeluar Qeverinë e tyre nëse kanë mundur të arrijnë votat. Prandaj, e njëjta gjë është në Kosovë. Merrni shembuj në botë dhe do ta shihni që demokracia zhvillohet atëherë që kur i jepet mundësia që vota shumicë të vendosë”.

Ahmet Isufi, i cili nuk ka arritur të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për ta fituar edhe një mandat si deputet, konsideron se Kosova nuk është në ngërç politik, pasi tanimë veç është zgjedhur Kryetari i Kuvendit.

“Ne konsiderojmë se nuk ka ngërç politik, përderisa kemi të bëjmë me një Parlament i cili me shumicë votash ka zgjedhur Kryetarin dhe po ashtu ka mundësi ta krijojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Duhet të bëhen zhvillimet e duhura sa më shpejt nga Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja”, ka deklaruar Ahmet Isufi.

Thaçi uron Festën e Fitër Bajramit

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Në urim thuhet:

I nderuari z. Tërnava,

Të nderuar qytetarë të Kosovës të besimit islam,

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim të gjithë besimtarëve të besimit islamë të Kosovës t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit. Fitër Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimi, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame. Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë. Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme. Urojmë qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend te paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze. Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, uroj edhe njëherë të gjithë besimtarët islamë me rastin e Festës së madhe të Fitër Bajramit, duke iu dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe unitet në familjet e tyre.

Bleona Qereti përmallohet për Ganiun

0

Bleona-Ganiu14-26Bleona Qereti pas ndarjes me tashmë ish burrin e saj, Gani Bardha, duket se tashmë ka filluar ta ndjejë mungesën e tij.

Ajo e ka postuar një fotografi të marr nga Ganiu i cili po ashtu e kishte postuar të njëjtën foto, në të cilën Bleona shkruan “Për hir të kohëve të vjetra”.