Isufi: Nuk ka ngërç politik, e kemi shumicën që mund ta krijojë Qeverinë

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, thotë se nuk parashohin zgjedhje të reja. Sipas tij, në atë drejtim mund të çojnë vetëm ata që duan kaos dhe tentojnë të krijojnë anarki në Kosovë.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, nuk parasheh që Kosova të futet në një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor, pavarësisht situatës së krijuar pas seancës konstituive të 17 korrikut.

Në një prononcim për Politiko.net, ai ka thënë se pret krijimin e institucioneve të reja në bazë të Kushtetutës dhe votës së lirë të qytetarëve.

“Nuk parashohim asnjë precedent të tillë. Parashohim zhvillim të institucioneve të Kosovës në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me votën e lirë të qytetarëve”.

“Ata që e duan kaosin dhe tentojnë të krijojnë anarki në Kosovë, duke e destabilizuar sistemin politik të Kosovës, mund ta çojnë në drejtim të tillë”.

“Megjithatë, konsiderojmë se ka shumë vende ku partia e dytë, e tretë, kanë themeluar Qeverinë e tyre nëse kanë mundur të arrijnë votat. Prandaj, e njëjta gjë është në Kosovë. Merrni shembuj në botë dhe do ta shihni që demokracia zhvillohet atëherë që kur i jepet mundësia që vota shumicë të vendosë”.

Ahmet Isufi, i cili nuk ka arritur të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për ta fituar edhe një mandat si deputet, konsideron se Kosova nuk është në ngërç politik, pasi tanimë veç është zgjedhur Kryetari i Kuvendit.

“Ne konsiderojmë se nuk ka ngërç politik, përderisa kemi të bëjmë me një Parlament i cili me shumicë votash ka zgjedhur Kryetarin dhe po ashtu ka mundësi ta krijojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Duhet të bëhen zhvillimet e duhura sa më shpejt nga Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve të reja”, ka deklaruar Ahmet Isufi.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit