13.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025
Home Blog Page 7882

Festivali i Jazz-it në Shkodër, pjesëmarrës grupe nga e gjithë bota

0

Tirana Jazz and World Music FestivalPër dy netë u zhvillua në Shkodër “International Jazz festival” me pjesëmarrjen e grupeve të njohura nga vendet e ndryshme të botës.

Elena Zorba drejtore e Kulturës pranë Bashkisë Shkodër shprehet se Shkodra Jazz Festival është një mundësi që ofrohet si pjesë e aktiviteteve kulturore që organizon Bashkia e Shkodrës, transmeton oranews.

Në mbrëmjen e parë kanë performuar rryma të ndryshme Jazz-i. I pari që u ngjit në skenë ishte muzikanti nga Izraeli Tal Kravitz i cili solli muziken nga e gjithë bota, duke kënduar edhe këngë shqiptare.

Ndërsa grupi gjermano-palestinez Lebideria performoj muzikë jazz një përzierje e motiveve europian me ato orientale.

Giorgio Armani, një burrë, një markë

0

Giorgio ArmaniArmani është mjeshtër i kostumeve me stil. Ai gjithmonë është konsideruar si perfeksionist, që u përmbahet kontureve të qarta, preçize dhe ngjyrave klasike. Që me koleksionin e parë në vitin 1974 ai skicoi veshje të rehatshme dhe njëkohësisht elegante. Ai qysh atëherë e nxorri jashtë përdorimit kostumin e ngrirë. Edhe për verën 2015 ai sërish trajton temën e tij të preferuar. (në fotografi).

Lojë me klishetë

Në 1975 Armani krijoi koleksionin e tij të parë për gra duke ndjekur në të stilin e tij të modës për burrat. Këto krijime i përshtateshin në mënyrë perfekte frymës së kohës, sepse ato e prishën siluetën tipike të modës së burrave dhe grave. Kostumet e burrave nuk kishin astar dhe as vata. Ndërsa prerjet disi mashkullore të veshjeve për modën e gruas simbolizonin forcë.

Në 1966 i riu Armani u njoh në Milano me shokun e tij të jetës Sergio Galeotti. Arkitekti ishte ai që e inkurajoi krijuesin e modës për të hapur studion e tij në Milano. Në vitin 1975 ata themeluan shtëpinë e modës Giorgio Armani. Pas vdekjes së Galeottit në vitin 1985 Armani mori edhe pjesën e tij prej 50% të aksioneve të firmës duke u bërë që nga ajo kohë menaxheri i vetëm i kësaj marke.

Ndërkohë Armani është stilisti më i suksesshëm i Italisë. Lista Forbes e rendit atë në vendin e pestë ndër italianët më të pasur. Pasuria private e tij llogaritet të jetë mbi 7 miliardë euro. Ai është pronari i vetëm i më shumë se 2000 dyqaneve dhe 13 fabrikave të vetat. Ai është përgjegjës për më shumë se 5000 punonjës.

Fillimet e Giorgio Armanit ishin modeste. Ai lindi në vitin 1934 në qytetin provincial Piacenza pranë Milanos. Ai rrjedh nga një familje e thjeshtë. Edhe sot e kësaj dite ai qëndron i tërhequr dhe pothuajse nuk shfaqet në skenën e modës. Veçoria e tij është pulovri prej kashmiri në ngjyrë blu dhe pantallonat e thjeshta prej fanellate – që i mban veshur edhe gjatë sfilatave të modës.

Nga Milano në Hollywood

Krijuesi i modës qysh nga fëmijëria është një tifoz i filmit. Shumë shpejt ai e kuptoi, se Hollywood-i ofron një sfond perfekt për reklamën dhe hapi atje si i pari stilist një filial. Në 1980 ai skicoi kostumet për filmin “American Gigolo” me Richard Gere. Edhe për filmin “The Wolf of Wall Street” (2013) me Leonardo DiCaprio krijuesi i modës ka ideuar disa kostume.

Armani ideon veshje jo vetëm për artistë, por edhe për sportistë. Në Lojërat Olimpike 2012 në Londër ekipi italian mbante jo vetëm flamurin kombëtar, por edhe veshjet Armani. Për sezonin e ardhshëm të Bundesligës Armani do të prodhojë veshjet sipas masës për ekipin e Klubit të Futbollit Bajern i Mynihut.

Armani ofertën e tij qysh në vitet 1980 e zgjeroi edhe me parfume. Ndërkohë perandoria e tij përfshin madje edhe disa hotele – si ky në fotografi në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai. Edhe kafe, çokollata, reçel si dhe një veturë e ideuar për Mercedes Benz kanë dalë prej shtëpisë së tij. “Emporio Armani” – siç quhet marka – është status.

Pa grinë s’mund të kuptohet moda e Giorgio Armanit. Prefrencën e tij për këtë ngjyrë ai e ka shpjeguar njëherë në një intervistë duke theksuar, se Milano qyteti i tij është një qytet gri, në të cilin nuk mund të jesh „një Flamingo shumëngjyrësh”. Kaq qenësore është kjo ngjyrë për stilistin, sa që tashmë ka një gri të posaçme Armani – të ashtuquajtuarën “greige”, një kombinim i grisë me bezhën.

Modë që i mbijeton kohës

Armani nuk është tërhequr në kullën e fildishtë: Ai është një ndër të parët stilistë të modës, që i largoi nga pasarelat modelet me një indeks të ulët të BMI-së (Body Mass Index). Ndonëse edhe moda e tij vazhdimisht ndryshon, ai thekson, se gjithmonë orientohet sipas nevojave të njerëzve dhe jo sipas koncepteve.

Vrasja e trefishtë në Korçë, një tragjedi që mund të parandalohej

0

vrasja trefish ne korcThuajse të gjithë e kanë ditur, por të gjithë e kanë nënvlerësuar dhe nuk bënë asgjë që të shmangej masakra në familjen Fiqi në periferi të Korçës.
Edmond Fiqi ka lënë të vrarë në krevatin bashkëshortor Albinën dhe djalin që nuk kishte mbushur ende një vjeç, dhe për të cilin kishte gëzuar aq shumë kur kishte lindur, pas disa shtatzënive të shkuara keq, me aborte të pavullnetshme të 40-vjeçares.

Në grindjet e tre ditëve të qëndrimit në Shqipëri, për motive xhelozie, Edmondi arrinte deri aty sa të dyshonte dhe akuzonte Albinën edhe për atësinë e fëmijës së tyre.

Fill pas krimit, Edmond Fiqi ka dalë nga dhoma në korridor dhe pasi ka zbritur shkallët për t’u larguar, nuk ka mundur të shkojë më shumë se pragu i portës, ku ka drejtuar armën drejt kokës dhe është vetëvrarë.

Familjet e Edmondit dhe Albinës, të cilët i kanë patur të ngrira marrëdhëniet për shkak të debateve të çiftit, tragjedia i ka ndarë përfundimisht. Albina dhe foshnja do prehen në Durrës, ndërsa Edmondi pranë varrezave të familjes në Korçë.

Sipas policisë kjo është tragjedia e dytë e ngjashme e ndodhur në familjen Fiqi. Në vitin 2001, vëllai i tij Alfredi ka vrarë gjyshin, vjehrrin dhe veten. /Shqiptarja/

PDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Fitër Bajram

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren,ka uruar të gjithë besimtarët islam festën e Fitër Bajramit.

“Dega e PDK-së në Prizren uron që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore”, thuhet në urimin e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit.

“Në festën e Fitër Bajramit duhet t’i gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tone”/PrizrenPress.com/

Muja uron besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Festa e Bajramit, le të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët, familjen dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë”, thuhet në urimin e Mujës.

“Uroj që kjo festë fetare, të na shërbejë në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë, të rrugëtojë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja”./PrizrenPress.com/

Franca tri ditë zi kombëtare për pasagjerët e avionit algjerian

0

flamuri i francesFranca shpalli sot tre ditë zi kombëtare pas aksidentit ajror të avionit të kompanisë ”Air Algerie”, në të cilin u vranë 118 njerëz në bord, përfshirë 54 francezë.

Duke filluar nga e hëna, për tri ditë, të gjitha ndërtesat publike në Francë do të mbajnë flamujt në gjysmë shtize. Sot, familjet e 54 udhëtarëve francezë që humbën jetën, janë pritur nga presidenti Francois Hollande dhe ministri i Jashtëm Laurent Fabius.

Ndërkohë, në vendin e aksidentit në veri të Malit, 100 kilometra nga Gao, ekspertët e OKB-së kanë gjetur kutinë e dytë të zezë të MD-83 ”Air Algerie”.

Victoria Beckham, 13 unaza martese me vlerë 4 milionë paund

0

Victoria BeckhamKëngëtarja e “Spice Girl”, tashmë stiliste duket se ka ndërruar 13 unaza në 15 vjet martese me bashkëshortin David Beckham. Ekspertët vlerësuan koleksionin e saj të diamantëve, safirëve, smeraldëve që shkon në rreth 4 milionë paund.

Në dy muajt e fundit ajo është shfaqur me dy unaza diamanti të ndyshme. Kur David e propozoi Victorian në vitin 1998 ai i dhuroi një unazë diamanti me një formë të zgjatur e rrethuar nga ar, rreth 65 mijë paund.

Në vitin 2002 u shfaq me një unazë tjetër, po kësaj radhe jo shumë të shtrenjtë, “vetëm” 5000 paund. Më pas, në Uimbëlldon kishte zgjedhur një unazë diamanti ngjyrë të verdhë i rrethuar me ar: 100.000 paund.

Dhe një vit më vonë, një ndër unazat e saj të preferuara me një prerje katrore me gurë smeraldi e rrethuar me diamantë: 500.000 paund. Më e shtrenjta mendohet të jetë një unazë diamanti me formë zemre që duket se ka kushtuar 1 milionë paund.

Koleksioni i saj është vlerësuar nga “Daily Mail” dhe argjendari Steve Bennett. Ai tha se: “Nuk kam njohur kurrë një grua që të ndryshojë unazat e martesës kaq shpesh. Victoria preferon ta shohë unazën si çfarëdolloj aksesori tjetër të fashionit”.

LDK do ta udhëheqë qeverinë

0

LutfiHaziri5-30Lufti Haziri ka një interpretim ndryshe për qeverisjen LDK-AAK-Nisma. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, që po shihet edhe si kandidat për ta udhëhequr LDK-në, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna, se ndonëse Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër, qeverisjen e ardhshme “de facto” atë do ta udhëheqë LDK, pasi që është shumica.

Në pjesën e parë të intervistës Haziri ka folur edhe për raportet me ShIK-un dhe Hashim Thaçin, të cilit ka thënë se LDK nuk ia ka marrë inati, por po ndërton me të dhe PDK-në raporte të blloqeve politike.

Haziri ka shtuar se qeverisja LDK-AAN-Nisma pa VV-në nuk do ta kishte fuqinë që i
Duhet.

Tribuna: Si e shihni masën e pezullimit nga Gjykata kushtetuese?

Haziri: Masa e Gjykatës Kushtetuese, vije pas kërkesës që kryesia e PDK-së, në emër të grupit parlamentar ka bërë në gjykatën. Gjykata e merr një vendim zakonisht të masës së përkohshme në raport me shqyrtimin e objektit. Është konstatuar se ka objekt për shqyrtim dhe definitivisht masa është pritur. Në mënyre indirekte mund të them që masa është nxjerrë për shkak të kërkesës së presidentes. Presidentja në një deklaratë publike ka bërë të qartë se ajo do të ushtrojë detyrën e vetë kushtetuese në raport me nominimet për kryeministër pasi Gjykata ta sjellë një vendim.

Tribuna: Kur pritni që gjykata të dalë me një aktvendim?

Haziri: Gjykata duhet të dalë më një vendim i cili i jep përgjigje të gjitha kërkesave që grupi parlamentar i PDK-së, i ka parashtruar. Pyetjet duhet të kenë përgjigje të sakta të qarta dhe krejt natyra e dërgimit të lëndës është me qenë sa më e qartë, sepse në terminologji kemi dykuptimësinë, interpretime të dyfishta, komentime duke përfshirë edhe komentarin si pjesë e saj. Një vendim i Gjykatës është i domosdoshëm në ketë rast….

Zaho i famshëm

0

edi rama me bebeKanë qenë me miliona ata që kanë parë foton e postuar në Twitter nga Edi Rama dhe po të shumtë në numër kanë qenë ata që kanë uruar dhe komentuar të sapolindurin, duke na kujtuar pak princin Georg , nga familja mbretërore angleze. Me siguri i njëjti fat do ta ndjekë edhe të voglin e familjes kryeministrore shqiptare.

Nuk e dimë çfarë reagimi ka bërë kryeministri pasi ka parë fytyrën e të voglit të porsalindur, por ikona me buzëqeshje e postuar në rrjetin social Twitter bashkë me fjalinë njoftuese se bashkëshortja Linda, solli në jetë djalin e tyre Zahon, shoqëruar me një dorë të vockël ku lexohej qartë byzylyku me mbiemrin Rama, sikur zbulon ca nota nga lumturia e tij që u bë baba për herë të dytë.

E njëjta lumturi ndoshta si para nëntë muajve, kur mori vesh nga Linda se prisnin të bëheshin prindërit e një fëmijë, aq sa nga entuziazmi bëri një gjest si kur shënohet një trepikësh në basketboll, ca instinkte që nuk i ikin kurrë, nga koha kur e ushtronte këtë sport. Ashtu siç i ka edhe instinktet e prindërimit, të fituara që prej lindjes së djalit të tij të madh, Gregorit, 24 vjet të shkuar, nga ish-bashkëshortja Matilda Makoçi.

Sigurisht që këtë lajm, për ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar menjëherë Zaho, nuk mund ta mbanin për vete, siç preferuan të bënin me shtatzëninë, ku lajmin e ndanë vetëm me një grusht të besuar miqsh dhe familjarësh për ta shijuar në intimitet pritjen e ëmbël. Por nuk zgjati shumë derisa nisi të marrë formë orteku i thashethemnajës në qytet derisa çifti Edi dhe Linda Rama u detyruan ta pohonin botërisht se prisnin një fëmijë.

Fëmijë të cilit, veçse kishin konfirmimin nga ekipi mjekësor se gëzonte shëndet dhe rritej normalisht gjatë tremujorëve, nuk kishin preferuar t’ia dinin gjininë.
Ndoshta lumturia e ditës së djeshme është shoqëruar edhe me surprizën e këndshme, kur mjekët i kanë zbuluar gjininë kur ia kanë dhënë në krahë mamasë.

Mjekë që nuk ishin shqiptarë, pasi kryeministri dhe bashkëshortja kanë zgjedhur një klinikë të huaj për të bërë lindjen cezariane të bebit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e spitalit obstetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni”, mjekja e njohur Rubena Moisiu , e cila bashkë me stafin mjekësor të maternitetit e ka ndjekur mamanë e re, për nëntë muaj radhazi. Moisiu gjithashtu ka konfirmuar se i porsalinduri dhe mamaja gëzojnë shëndet të plotë dhe se ndërhyrja cezariane ka qenë vendim i mjekëve.

Nuk e dimë nëse ka pasur komplikacione apo ka qenë dëshirë e çiftit për ta sjellë në jetë beben që lind me statusin “djali i kryeministrit” , por edhe ky detaj i ka lënë vend reagimeve dhe hamendësimeve nga më të larmishmet, ashtu si edhe origjina e emrit Zaho.

Nuk ka vonuar shumë nga ora 1: 53 e mëngjesit të datës 25 korrik që të gëlonin komentet mbi faktin pse kryeministri nuk i besoi shëndetësisë shqiptare dhe pse kishte zgjedhur një emër të huaj, pasi emri Zaho nuk u tingëllonte aspak shqiptar.
Brenda orëve u ngritën hipoteza se emri kishte origjinë hebraike – derivat i emrit Zaharia –të tjerë thoshin se është emri i gjyshit nga ana e së ëmës së Ramës, Anetës, por versioni zyrtar është se ishte një emër i zgjedhur prej prindërve të të porsalindurit, që nuk kanë dashur të japin informacione apo shpjegime të mëtejshme rreth kësaj zgjedhjeje.
Ndoshta para katër vitesh kur Linda Basha dhe Edi Rama lidhën kurorë, më 25 tetor, askush nuk do e mendonte se ata të dy, në një moshë të pjekur ( Rama sapo i ka mbushur 50, ndërsa Linda 49 vjeç) do të vendosnin të sillnin në jetë një fëmijë- duke i pasur secili nga një nga martesat e mëparshme. Edhe Linda ka një vajzë 24 vjeç, Rean nga bashkëshorti i parë, Thanas Xhillari.
Por, me sa është shprehur në media Linda- në ato daljet e pakta publike- ky fëmijë dëshirohej shumë nga të dy. Një fëmijë që do u sjellë edhe njëherë nga e para emocionet e prindërimit, rritjen, netët pa gjumë, të qarat, ushqyerjen, ndërresat… ndërsa Zahoja i vogël do të gëzojë statusin e fëmijës së famshëm, i cili ka ngjallur kureshtinë e qytetarëve që qeverisen nga i ati dhe ka mbushur faqe gazetash me lajme që prej ditës së parë që lindi, duke na kujtuar pak princin George , nga familja mbretërore angleze. Me siguri i njëjti fat do të ndjekë edhe të voglin e familjes kryeministrore shqiptare…
Edi

Linda Rama: Nuk lodhem kurrë së bëri mëmësinë

Bashkëshortja e kryeministrit në një rrëfim për shtatzëninë dhe reagimin e Ramës në momentin që mësoi se prisnin një fëmijë… e pyetur nëse është e gatshme të bëjë edhe njëherë nënën, ajo përgjigjet se nuk lodhet asnjëherë duke bërë mëmësinë.

Unë e kam dëgjuar këtë , që ju e keni mundur tundimin për të marrë vesh nëse është djalë apo vajzë. Pse kjo zgjedhje?

Po të ishte e mundur të kuptohej që në fillim nëse bebi ishte vajzë apo djalë, mund ta kishim parë. Zakonisht nuk identifikohet që në momentin e parë që merret vesh si lajm. Edi ka qenë ai që e përcaktoi këtë vullnet, mua më pëlqeu dhe iu bashkova. Mbase dhe për arsyen që ka shumë gjëra që para ’90 që na pëlqejnë. Edhe kjo është nga gjërat e bukura, kur fëmija lindte, ishte një surprizë e shtuar për të ditur nëse është djalë apo vajzë.

Shtatzëni, ishte një gjë e kërkuar me insistim?

Do të thosha një gjë e dëshiruar. Nuk është vullneti ynë për të përcaktuar këto gjëra, ne kishim vetëm dëshirën për të pasur një fëmijë. Gjithmonë unë kam besuar se është një vullnet edhe më i madh se kaq që kjo dëshirë të bëhet realitet. Të jem e sinqertë e kemi dëshiruar gjithmonë me Edin të kemi një fëmijë dhe kemi qenë jashtëzakonisht të lumtur në momentin që e morëm vesh që kishte ndodhur.

Si ishte situata kur u mor vesh nga ju?

Në fillim e mora vesh unë e para, sepse shkova të diagnostikohesha, se që në momentet e para e kuptova që nuk ishte diçka e zakonshme. Pa menduar që kishte ndodhur kjo gjë. Thellë brenda vetes sime dhe e mendoja, por kisha shumë frikë ta mendoja, sepse kisha frikë se do zhgënjehesha. E pashë gjithmonë thjesht për të bërë një konsultë me mjekun. Isha unë që e mora vesh e para, por nuk e ndava me Edin, sepse nuk isha në gjendje. Në momentin e parë që ishim bashkë në shtëpi, ja thashë me shumë kujdes. Sepse e ndieja që ishte një lajm i madh. Do ta kujtoj gjithë jetën time kur e ndava lajmin me Edin, sepse Edi u hutua dhe bëri një veprim siç bëjnë sportistët kur bëjnë 3 pikëshin në koshin e basketbollit, më pëlqeu shumë. E kishte një gjë të dalë nga brenda tij.

Fëmija juaj do të ketë fëmijëri më të bukur se tuajën?
Shpresoj shumë! Kam një lloj shqetësimi brenda vetes, se si do të jetë lidhja e fëmijës, mos të jetë lidhja me botën virtuale të mjeteve të kompjuterizuara. E kam përgatitur veten që të kem mundësi t’i mëshoj mënyrës tradicionale të rritjes së fëmijës, deri në një moshë të caktuar.

A jeni 100% e gatshme të bëni nënën?

Po, nuk lodhet njeriu duke bërë mëmësinë asnjëherë.

Po babai është i gatshëm për të ribërë babain?
Besoj se po! Edhe Edi është i gatshëm dhe në këtë betejë që them, edhe Edi e beson rritjen tradicionale të rritjes së fëmijës.
Ky fëmijë do të jetë i lumtur sepse do të ketë prindër fantastikë?
Ne kemi dy fëmijë të cilët janë të mrekullueshëm, Rean dhe Gregun, kemi një familje të bukur dhe besoj se kjo është një arsye e madhe që ky fëmijë të jetë në një mjedis shumë të mirë.
(Mapo)

Treshja e humbi durimin

0

ramushi, limaj  mustafa

Treshes LDK-AAK-Nisma i ka humbur durimi. Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt nuk po u pritet që ta marrin pushtetin. Ata nuk po mund ta presin as vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili pritet të sqarojë mënyrën e zgjedhjes se kryekuvendarit.

Treshja tani ka filluar edhe të ‘kërcënojë’. Ata po e kritikojnë Gjykatën Kushtetuese se po përdor standarde të dyfishta në çështjen e kryeparlamentarit, ndërsa presidenten Atifete Jahjaga e kanë kritikuar për qëndrim inferior ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Kështu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova po duket “shtet pa shtet:”.

Ai ka kritikuar presidenten Atifete Jahjaga se po lejon që të rrezikohet demokracia dhe e ardhmja e vendit. “Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet kushtetues, as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush duhet ta merr përgjegjësinë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook,shkruan tribuna.

Mustafa. E bashkëpartneri i Mustafës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese se po përdor standarde të dyfishta pas vendimit për pezullim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.