21.5 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025
Home Blog Page 7886

Enver Hasani mund të tërhiqet nga gjykimi i rastit Mustafa?!

0

Enver Hasani-GjKKKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosvës, Enver Hasani mund të mos përfshihet si Gjyqtar në rastin e vlerësimit të kërkesës së PDK-së, nëse Isa Mustafa është zgjedhur në mënyrë të ligjshme si kryetar i Kuvendit. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, janë dy arsye kryesore përse Enver Hasanit i është sugjeruar nga qarqe diplomatike në Prishtinë që të mos marrë pjesë në rastin Mustafa, për shkak të konfliktit të interesit që mund të ketë.

Dy arsye pse Hasani mund të mos jetë pjesë në rastin Mustafa

Rasti i parë mësohet të jetë përfshirja e tij në disa raste të shkeljeve ligjore, për të cilat pat raportuar e përditshmja “Koha Ditore”. Këto raportime rreth Enver Hasanit, i kishte fshehur Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, gjë që ka bërë që të ngritën dyshime për neutralitetin që mund ta ketë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në rastin e zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Pas publikimit të këtyre fakteve nga një e përditshme kosovare, ku Kryetari i instancës më të lartë Gjyqësore në vend dyshohet se është përfshirë në veprime të paligjshme, qarqet ndërkombëtare me ndikim në Prishtinë i kanë sugjeruar atij që të mos jetë pjesë e panelit për rastin Mustafa, për shkak të interferimeve që mund të ketë në rast. Pra, në një farë forme, Hasanit mund t’i ketë “ndihmuar” dikush nga pushteti që Ismet Kabashi ta fsheh lëndën e tij”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Dhe arsyeja e dytë, se përse Enver Hasanit i është sugjeruar të mos jetë pjesë e rastit Mustafa ka të bëjë me Komentarin e publikuar para disa kohësh nga vetë ai.

“Edhe çështja e publikimit të Komentarit mund të shihet si një lloj konflikti interesi. Mirëpo, arsyeja kryesore ka të bëjë siç e thash më lartë me dyshimin e përfshirjes së Hasanit në shkelje ligjore dhe fshehjen e rastit nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë ky burim.

Megjithatë, i njejti ka theksuar se është në dorën e Enver Hasanit se a do të jetë apo jo pjesë e rastit. E sigurtë është që atij i është përcjellur ky mesazh.

Gazeta Blic ka provuar që të bisedojë me Enver Hasanin për këtë temë mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Para pak ditësh Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim që ta pezullojë Isa Mustafën në krye të Kuvendit deri në verdiktin përfundimtar, pas kërkesës që e kishte bërë PDK-ja për të vlerësuar ligjshmërinë e zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit.

Çfarë do të bëhet me Kadri Kryeziun?

Përndryshe pos Enver Hasanit, edhe anëtari tjetër i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu nuk do të marrë pjesë në rastin Mustafa. Kjo është bërë e ditur qysh në njoftimin për vendimin e parë për Rastin Mustafa ku thuhet se Kryeziu nuk do jetë as në këtë lëndë pjesmarrës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani pas raportimit të mediave për pjesëmarrjen e Kadri Kryeziut në fushatën elektorale të PDK-së kishte premtuar se do të ndërmerren masa ndaj Kryeziut, por deri më sot nuk është ndërmarrë as një masë pos faktit që ai s’mori pjesë në vendimin për Pyetjet e Presidentes si dhe tashti në Rastin PDK vs. Kuvendi i Kosovës.

Thaçi: 25 korriku shoi ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës

0

Thaçi-25korrikKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka kujtuar aksionin e 25 korrikut të vitit 2011, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se 25 korriku 2011 shënon shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Tre vite më parë, më 25 korrik 2011 u zhvillua aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjakë. Kjo ditë është ditë e bashkimit territorial të Kosovës”, ka thënë Thaçi, teksa ka përkujtuar edhe rënien e policit Enver Zymberi.

“Në këtë operacion fisnik, ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, heroi ynë Enver Zymberi. Ky operacion i dha fund status quo-së së mbretërimit të paligjshmërisë e pasigurisë në veri dhe nisi procesin e ri-integrimit të asaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës.

Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe vepra e tij e lavdishme do të shërbej si simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka thënë Thaçi.

Gjenerali Philip Breedlove të mërkurën në Kosovë

0

Gjenerali Philip BreedloveGjenerali Philip Breedlove, Komandant Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR) të mërkurën do të jetë në Kosovë.

Ai do të vizitojë KFOR-in dhe pritet të mbaj edhe konferencë për media në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës të mërkurën më 30 korrik, në ora 16:00.

Nëse vendos ta drejtojë seancën, sërish do t’i respektojë rregullat

0

Brovina-RugovaDeputetja më e vjetër, Flora Brovina nuk e ka vendosur nëse do ta drejtojë sërish seancën e Kuvendit, nëse Gjykata Kushtetuese vendos që të përsëritet seanca konstituive. Brovina thotë se ndihet e fyer nga 82 deputetët që vendosën për zëvendësimin e saj me deputeten e listës Srpska, Millka Vulliq. Nëse vendos ta drejtojë seancën, Brovina thotë se do t’i respektojë sërish rregullat dhe do ta ushtrojë autoritetin e saj.

Deputetja Flora Brovina nuk është shumë e sigurtë nëse do ta drejtojë sërish seancën konstituive nëse Gjykata Kushtetuese vendos që të përsëritet seanca për zgjedhjen e organeve të Kuvendit. Ajo është deputetja më e vjetër dhe i takon ta udhëheq seancën, por thotë se po mendon nëse do ta drejtojë ose jo.

“Të mendoj, të shohim njëherë se si do të rrjedh, sepse aty është bërë një kërkesë e grupit të madh e të shohim sa është e vlefshme sa jo”, tha Brovina për Radio Kosovën.

Brovina tregon arsyen pse heziton ta udhëheq sërish seancën.

“Ndihem shumë e ofenduar nga 82 deputetët dhe vendimi i tyre”, tha ajo.

Deputetët e bllokut LDK-AAK-Nisma të mbështetur edhe nga Vetëvendosje dhe deputetët e pakicave, pas mbylljes së seancës konstituive më 17 korrik, për shkak të mungesës së kuorumit përmes një mocioni e zëvendësuan Brovinën me deputetët e listës Srpska Millka Vulliq. Flora Brovina thotë se kjo e ka lënduar shumë.

“Një lëndim të tillë veç armiku ka mundur të ma bëjë. Edhe kur jam burgosur nuk jam ndjerë më keq”, tha ajo.

Ndërkohë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten tha se nëse sërish ka situatë të njëjtë në Kuvend, blloku LDK-AAK-Nisma do të veprojnë njësoj si në seancën e 17 korrikut.

“Në rast se situata e Flora Brovinës, për të cilën kam respekt, përsëritet në etapat tjera, do t’ia gjejmë zgjidhjen”, tha Haradinaj.

Por, Flora Brovina thotë se nëse do ta udhëheq seancën e ardhshme, do ta ushtrojë autoritetin e saj, e jo siç ndodhi në seancën e kaluar, kur as Sekretaria nuk i bindej për pauzë.

Edhe Sekretaria do të jetë e bindur në urdhrat e mia, e jo si herën e kaluar, të më anashkalojë dhe mos të më dëgjojë kur të jap pauzë të bëhet pauzë, por të qëndrojë aty”, tha Brovina.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina edhe në mandatin e kaluar e kishte udhëhequr seancën konstituive dhe thotë se nuk i mungon përvoja në këtë drejtim. Ajo thekson se asnjëherë nuk ka qenë e njëanshme, por e ka mbrojtur Kushtetutën dhe Rregulloren e punës, nga ata që sipas saj, e kishin shkelur Rregulloren kur e kishin bërë rendin e ditës.

Gashi: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje

0

ArbenGashi-LDKDeputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk e konsideron si opsion shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, ngase sipas tij, mbart me vete një potencial të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve.

E për t’i ikur ngjarjeve të dhunshme ai pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese t’i hap rrugë formimit sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.

“Së pari, duhet ta presim vendimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi bazën këtij vendimi pastaj të merren vendimet e duhura. Mendoj se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje sepse ka potencial jashtëzakonisht të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve. Potencialisht do të kishim një grup potencial dhune që është PDK dhe këto palët tjerat pastaj normalisht që do të reagonin me elemente të forcës dhe kjo mendoj se do të ishte shumë e rrezikshme për vendin”, ka thënë Gashi për Politiko.net.

Ai ka thënë se në situatën në të cilën jemi zgjidhja më e mirë është zgjidhja kushtetuese dhe juridike dhe formimi sa më shpejt i institucioneve.

Ndryshe, sa i përket negociatave të koalicionit LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosje!-n, Gashi thotë se kjo e fundit duhet të shihet si partner strategjik nga partia e tij, por jo me çdo kusht.

“E konsideroj partner strategjik po duhet parë edhe sjelljen dhe koston politike. Unë gjithmonë e kam konsideruar Vetëvendosjen partner strategjik, edhe në kohën kur të gjithë e konsideronin si armik. Por, duhet të jemi të kujdesshëm me ambiciet politike dhe mënyrën sesi sillet Vetëvendosja dhe të tjerët”, është shprehur Gashi.

U certifikuan 32 kandidatë që kaluan jurisprudencën

0

Certifikohen per jurisprudencëJanë certifikuar 32 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në afatin e qershorit të këtij viti.

Me këtë rast, ministri në largim i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se provimi i Jurisprudencës është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe se kandidatët që kanë dhënë këtë provim i kanë hapur dyert vetës që të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, sistem në të cilin bëjnë pjesë gjykatat, prokuroritë, avokatura etj.

“Provimi i Jurisprudencës është një punë e cila ju detyron të merreni vetëm me drejtësi. Kjo nënkupton që duhet të merreni me gjyqësi, prokurori, avokati si dhe çështje tjera që do ti ndihmonin drejtësisë në Kosovë. Ju ftojë që njohurit e reja, zhvillimet e reja në drejtësi t’i përcillni dhe t’i implementoni ato. Bashkëngjitja e njerëzve në këtë sistem, besoj që do të jetë një sukses edhe më i madh për të ardhëm e sistemit tonë të drejtësisë”, tha Kuçi.

Për rëndësinë e provimit të Jurisprudencës, ka folur edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetar i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani.

Sipas Hasanit, dhënia e provimit të Jurisprudencës ofron kandidatët një hap me afër inkuadrimit në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Shtetaset shqiptare: Policët na dhunuan dhe na trajtojnë si lavire

0

Luljeta Telalli-e dhunuarLuljeta Telalli, shtetasja shqiptare që u arrestua para 10-të ditëve në vendkalimin kufitar Qafë Thënë thotë për “Lajm” se ka 10-të ditë që shkojnë dhe paraqiten tek policia e Strugës për çdo ditë në ora 10-të, ndërsa policët tallen me to. Policja kufitare që duhet të dëshmojë nuk shkon në Gjykatë, ndërsa Ambasada e Shqipërisë hesht.

Policia e Maqedonisë sillet me shtetaset e Shqipërisë në mënyrë kafshërore, ndërsa Ambasada e Shqipërisë në Shkup hesht.

Luljeta dhe Viola Telalli ka 10-të ditë që kanë mbet në Strugë dhe po të mos ishin qytetarët struganë që I kanë ofruar vend për fjetje dhe ushqim, nënë e bijë do të mbeteshin në mes të katër rrugëve.

“Ne jemi qytetare të thjeshta që vetëm donim të vinim deri në Shkup për të marrë vizë tek Ambasada e Holandës, ndërsa këta në trajtojnë si lavire”, thotë në një bisedë telefonike për “Lajm”, Luljeta Telalli.

Ajo sqaron se ka 10-të ditë që shkojnë dhe paraqiten tek policia e Strugës për çdo ditë në ora 10-të, ndërsa policja që duhet të dëshmojë në gjykatë për ngjarjen e që ndodhi më 15 korrik në ora 02 -2 e 30 e natës, nuk shkon për të dhënë dëshmi.

“Kemi kërkuar ndihmë nga Ambasada e Shqipërisë, por ata nuk na kanë ofruar asnjë lloj ndihme. Është paraqitur im shoq nga Shqipëria, është paraqitur dhëndri nga Holanda, por asgjë. Sot ia kanë hapur telefonin djalit tim dhe i kanë thënë se na kanë ofruar ndihmë për të shkuar tek Qendra e migracionit në Shkup, por gjoja ne nuk kemi pranuar. Nuk është e vërtetë, ne askush, përveç qytetarëve të Strugës nuk na ka ofruar ndihmë”, thotë ajo. Luljeta sqaron se policia është sjellë në mënyrë kafshërore me atë dhe bijën e saj dhe jo vetëm që i kanë dhunuar fizikisht, por edhe psiqikisht, i kanë sharë dhe ofenduar me fjalë të rënda, njëjtë sikur ato të jenë kriminele, e jo qytetare të thjeshta që vetëm kanë dash të vijnë në Shkup.

Luljeta dhe Viola Telalli më 15 korrik në ora 02 të natës me autobusin e linjës kanë dash të hyjnë në Maqedoni. Pasi kanë kaluar doganën shqiptare, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, ata janë ndalur në doganën maqedonase, ku dhe i kanë thënë që të kthehen mbrapsht.

Ajo për “Lajm” tregon me hollësi gjithçka që ka ndodhur atë natë. “Në doganën e Maqedonisë, polici I mblodhi të gjitha pasaportat. Kur i sollën mungonte pasaporta e vajzës sime, Violës. I thanë që Viola të paraqitet atje. Viola shkoi dhe meqë u vonua, dola edhe unë nga autobusi dhe shkova atje. Ata thanë se Viola duhet të kthehet mbrapsht. I thamë pse, ne kemi biletë kthyese, kemi dhe aplikimin që kemi bërë të ambasada e Holandës dhe na janë paraqitur në telefon që në ora 9 të shkojmë atje. Jo thanë ata, duhet të keni me vete edhe thirrjen që ju ka bërë ambasada. Pastaj policja mori pasaportën time dhe e futi në sistem dhe më tha po ju qenkeni nënë e bijë. Po i thashë unë, ç’të keqe ka që një nënë të shoqëroj vajzën e saj. Epo mirë tha ajo, vajza do të shkojë, ti do të kthehesh mbrapsht. Unë i thash jo, si mundet një nënë të mbetet në mes të natës këtu dhe ia tërhoqa pasaportën time. Në momentin që e tërhoqa pasaportën u rrëzua kompjuteri. Unë i thash më falni, por pas kësaj erdhën dy policë dhe na tërhoqën zvarrë dhe na çuan në një dhomë ku dhe e mbyllën derën. Vajza ime i telefonoi të atit dhe i tregoi se çfarë ka ndodh. Në ato moment, policja ia merr telefonin vajzës sime dhe e kap për fyti dhe duke e tërhequr zvarrë e dërgon atë në një dhomë të errët, ku ia vë prangat dhe e rreh me shqelma e grushte. Pastaj erdhën edhe dy policë të tjerë meshkuj, të cilët më kanë marrë mua zvarrë dhe më kanë dërguar tek dhoma ku ishte ime bijë. Njëri prej tyre më kanë qëlluar në fytyrë me shuplakë”, rrëfen ajo.

Të nesërmen në mëngjes ata i kanë nxjerrë para gjykatësit hetues, ku si përkthyes ka qenë njëri nga policët që i ka dhunuar ata. “Unë nuk e di se çfarë ka thënë dhe shkruar ai”, thotë Luljeta, duke shtuar se më pas ata I kanë thënë se duhet ti çojnë në burgun e Ohrit. “Unë kundërshtova, I thash pse duhet të na çoni në burg, kur ne jo vetëm që nuk kemi bërë asgjë, por jemi dhunuar. Meqë kishim edhe plagë të dhunës fizike që kishin ushtruar policët ndaj nesh, të cilat vëreheshin mirë, ata pastaj vendosën që të mos na çojnë në burg, por të na lënë në mes të rrugëve të Strugës. Na thanë se për çdo ditë në ora 10-të duhet të paraqiteni në polici. Ne shkojmë për çdo ditë në polici, ndërsa policët tallen me ne”, thotë ajo e irrituar. Tani më u mbushën plot 10-të ditë që nënë e bijë kanë mbet në Strugë dhe presin policen e kufirit që të japë dëshmi në gjykatë.

Luljeta thotë se policia është për ti mbrojtur qytetarët dhe jo për ti keqtrajtuar dhe ofenduar ata. “Kur ishim tek gjykatësi hetues unë dëgjova një police që po fliste shqip në telefon dhe i thash pse silleni kështu me ne, ne nuk kemi bërë asgjë, e ajo më tha: Shumë mirë ua bëjnë juve nënave shqiptare kur i shoqëroni vajzat për të bërë prostitucion”, thotë ajo.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dy shtetaset shqiptare me inicialet L.T, 44 vjeç dhe V.T, 27 vjeç kanë përfunduar me kallëzim penal, pasi kanë fyer dhe fizikisht kanë tentuar të sulmojnë policët, por edhe kanë shtyrë dhunshëm pajisjet në sportelet kufitare. Sipas MPB-së, dy shtetaseve u është thënë se nuk kanë para të mjaftueshme për të qëndruar në Maqedoni dhe se nuk kanë dhënë të dhëna të hollësishme për qëllimin e udhëtimit të tyre.

Luljeta dhe Viola Telalli asnjëherë nuk kanë qëndruar gjatë në Maqedoni, përveç udhëtimeve transite që kanë pas.

Bum klikimesh për ‘selfie-n’ e parë të mbretëreshës

0

Mbreteresha anglise-selfieSot mania e fotove “selfie” ka pushtuar botën, ku çdo grupmoshë ka në celularin e tij ose të postuar në rrjetet e shumta sociale nga një të tillë.

Një “selfie” nga Mbretëresha Elizabeth II, tashmë ka marrë me mijëra klikime, pasi ajo është realizuar nga dy vajza, të cilat ishin në kohën dhe vendin e duhur.

Gjithçka nuk ka qënë një rastësi, ndonëse mretëresha e ndodhur para kameras, vetëm ka buzëqeshur. Mbretëresha Elizabeth II është përfshirë në një “selfie” të një lojtareje australiane të hokejit. Jayde Taylor bëri një “selfie” me shoqen e saj Brooke Peris, në qendrën e hokejit në Glasgou, ndërsa pas tyre gjendej mbretëresha britanike.

“Aaaahhh, fotografia e mbretëreshës na bombardoi “selfien”, ka shkruar Jayde në rrjetet sociale.

‘DokuFest’ shpall programin e edicionit të XIII-të

0

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefDokuFest ka shpallur sot programin e plotë të filmave që do të shfaqen në festivalin e vitit 2014, i cili do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren, Kosovë. Të zgjedhura nga një numër rekord i 2.400 aplikimeve, festivali do të prezantoj 237 filma nga 56 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale të kuruara.

DokuFest hapet me EVERYDAY REBELLION dhe mbyllet me shfaqjen e 20 FEET FROM STARDOM.

SHBA është shteti në fokus këtë vit dhe do të prezantohet me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasik si Harlan County USA nga Barbara Kopple, Hoop Dreams nga Steve James dheHearts and Minds nga Peter Davis. Një numër i filmëbërësve, producentëve dhe profesionistëve të filmit pritet të jenë të pranishëm në festival, në mesin e tyre kameramani Richard Pierce dhe Lynzee Klingman që është njëri ndër editorët e Hearts and Minds, Christian Frei, regjisor i filmit Sleepless in New York, Marilyn Ness, producent i 1971 dhe E-TEAM si dhe shumë të tjerë, nga rajoni dhe nga jashtë.

Festivali do t’i bëjë homazh filmëbërësit austriak Michael Glawogger i cili vdiq në fillim të këtij viti, duke shfaqur tre filmat nga triologjia e tij e Globalizmit. Një shiqim gjithpërfshirës në skenën e filmit eksperimental austriak do të prezantohet përmes programit special Austrian Experiments. Filma për muzikë, teknologji dhe konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme, çështjet e mjedisit dhe të drejtat e njeriut janë poashtu pjesë e programit.

“Këtë vit DokuFest është plot me filma të cilët na tregojnë që asnjë art tjetër nuk është në gjendje të na bëjë të qajmë, të na gëzojë, të na dërgoj në vende horror dhe të na bëjë të çohemi dhe të dëshirojmë ta ndryshojmë botën në të cilën jetojmë, të gjitha në të njejtën kohë.”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest. “Nga filmëbërës në ngritje e deri te mjeshtërit e filmit kemi kënaqësinë të prezantojmë një përzgjedhje të shquar të filmave në këtë edicion”.

Sipas organizatorëve kategoritë e festivalit janë ndarë në: gara e dokumentarëve të Ballkanit, ajo ndërkombëtare, e dokumentarëve të mjedisit, për të drejtat e njeriut, e filmave të shkurtër, dhe ajo ndërkombëtare. Ndërkaq janë përfshirë edhe një numër i kategorive në kuadër të programit special. /PrizrenPress.com/

Shpallet gara kryesore për Venice Film Festival

0

20140725091240562600Festivali nis me datë 27 gusht ndërsa deri më 6 shtator në festival shfaqen 55 projekte filmike nga e mbarë bota. Janë 20 filma në konkurencën ndërkombëtare, prej të cilëve vetëm një është premierë ndërkombëtare ndërsa pjesa tjetër shfaqen për herë të parë.

Lars Von Trier sjell versionin e dytë të zgjatur të “Nymphomaniac”, dhe sivjet nuk është në garë për shpërblimet më prestigjioze të festivalit.

Do të hapet me filmin “Birdman” të regjisorit Alejandro Gonzalez Inarritu edicioni i 71-të i festivalit më të vjetër në botë të filmit, atij të Venecias. Festivali nis me datë 27 gusht ndërsa deri më 6 shtator në festival shfaqen 55 projekte filmike nga e mbarë bota.

Janë 20 filma në konkurencën ndërkombëtare, prej të cilëve vetëm një është premierë ndërkombëtare ndërsa pjesa tjetër shfaqen për herë të parë. Lars Von Trier sjell versionin e dytë të zgjatur të “Nymphomaniac”, dhe sivjet nuk është në garë për shpërblimet më prestigjioze të festivalit. Kjo është lista e filmave në garën kryesore:
“Three Hearts” (Benoit Jacquot)
“Le Rancon De Glory” (Xavier Beauvois)
“Le dernier coup de marteau” (Alix Delaporte)
“Loin des hommes” (David Oelhoffen)
“Birdman” (Alejandro Gonzalez Inarritu)
“99 Homes” (Ramin Bahrani)
“The Good Kill” (Andrew Niccol)
“Manglehorn” (David Gordon Green)
“Pasolini” (Abel Ferrera)
“Il giovane favoloso” (Mario Martone)
“Anime nere” (Francesco Munzi)
“Hungry Hearts” (Saverio Costanzo)
“The Cut” (Fatih Akin)
“A Pigeon Sat On A Branch Reflecting On Existence” (Roy Andersson)
“The Look Of Silence” (Joshua Oppenheimer)
“The Postman’s White Nights” (Andrej Konchalovsky)
“Fires On The Plain” (Shinya Tsukamoto)
“Red Amnesia” (Wang Xioshuai)
“Tales” (Rakhshan Bani-Eternad)
“Sivas” (Kaan Mujdeci)
Juria e festivalit sivjet vjen me emrat Ann Hui, aktorja izraelite Moran Atias, aktori suedez Pernilla August, shkrimtari David Chase, Roberto Minervini dhe Alin Tasciyan.
Festivalin do ta mbyllë filmi “The Golden Era” nga regjisori Ann Hui. Vitin e kaluar, në Venedik u shfaqën filmat “Gravity” dhe “Philomena”, të cilët më pas patën sukses në çmimet Oscar. / KultPlus.com