23.3 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025
Home Blog Page 7887

Traileri i filmit “50 shades of Grey”

0

50shadesofgrey2Më në fund është prezantuar edhe traileri i një ndër filmave më të shumëpritur të sezonit të ardhshëm kinematografik, “50 shades of Grey”. Filmi pritet të dalë në sallat e kinemave më 14 shkurt të vitit 2015 në Ditën e Shën Valentinit.

Traileri na jep një aromë të imazheve të nxehta të Mr. Grey (Jamie Dornan) që duket se nuk do t’i zhgënjejë fansat. Disa ditë më parë në mënyrë surprizë, Beyonce kishte publikuar në Instagram 2-3 imazhi pikante të “50 shades of Grey”. Por tashmë trajleri zyrtar ka dalë shoqëruar nga hiti i divës së muzikës “Crazy in love”, por në një version të ri.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të kolanës së librave të shkrimtares angleze E. L. James, u vendos që të realizohej dhe një film me regjisor Sam Taylor-Johnson. Protagonistët e filmit janë Mr. Grey (Jamie Dornan) dhe Anstasia (Dakota Johnson) që sipas një kontrate pranon lojërat seksuale të miliardierit joshës (Mr. Grey). Në kastin e aktorëve edhe Eloise Mumford, Luke Grimes, Victor Rasuk dhe Jennifer Ehle.

Afërdita ia prezanton nënës të dashurin çek

0

3 Aferdita Dreshaj 31Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj, duket se e ka hedhur tërësisht pas krahëve historinë e saj me këngëtarin Shpat Kasapi. 

Në çdo postim të saj në rrjetet sociale Dreshaj duket mjaft e lumtur në krah të të dashurit çek, Jakub Kindl. Madje, së fundi ajo e ka prezantuar të dashurin e ri tek mamaja e saj dhe fotot i ka postuar menjëherë në “Instagram”.

Të menjëhershme kanë qenë edhe komentet e fansave të këngëtares duke e uruar çiftin, por kishte edhe të atillë, të cilët e fyenin modelen shqiptare të pasarelave botërore.  

Sehiret i prishi prokurori Williamson!

0

Agim MuhaxheriShkruan: Agim Muhaxheri

Teza e Dick Marty-it për “trafikim të organeve” bie në ujë. Prokurori Williamson mund të ngrit aktakuzë ndaj “gjashtë apo dhjetë” ish pjesëtarëve të UÇK-së, t’i akuzojë për krime të luftës. Papagajtë serbë e hedhin “topin”, e zënë në gojë Ramush Haradinajn dhe të tjerët. Haradinaj, siç dihet ka hyrë në “rëntgenin” e Tribunalit të Hagës dhe është liruar për të gjitha akuzat. Prokurorët dhe gjykatësit e dinë parimin juridik “Ne bis in idem” që i bie: Jo dy herë për të njëjtën çështje

Prokurori special Clint Williamson i prishi sehiret, zbavitjet e zviceranit, zotëri Dick Marty për “trafikimin e organeve” që ua veshi pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në raportin e tij, në mënyrë eksplicite përgënjeshtroi akuzën e Marty-it.
Nuk ka dëshmi se gjatë luftës është bërë trafikim i organeve në Kosovë. Hedhen poshtë pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty se një gjë e tillë ka ndodhur. Këtij tipi s’i ka mbetur gjë tjetër pos t’i fshijë duart për murrizi.

Prokurori Williamson ia prishi sehiret Dick Martyt, mikut të serbëve dhe rusëve, të cilin të tjerët e njohin si ekzibicionist që përtyp çamçakëzin, person i prirur për “aferat e mëdha”.
Lajmi për heqjen e “mishit të egër”, është një dush i ftohtë për krerët e Beogradit, të cilët kanë shpresuar se do t’ia dalin me këtë propagandë që i doli boja.

Teza e Dick Martyt për “trafikim të organeve” bie në ujë. Kjo akuzë nuk është më në “rendin e ditës” për prokurorin Williamson. Siç është paralajmeruar mund të ngritet aktakuzë, jo për trafikim të organeve, po për krime të luftës ndaj “gjashtë apo dhjetë” ish – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurorët s’flasin me shifra të sakta. Lënë hapsirë. Ndoshta, kjo është një “defekt profesional”, të cilin e herrin në procedurat e tyre, por edhe në sallat e gjykimeve, ku operojnë publikisht. Prokurorët kanë kujdes të mos i dalin “trenit përpara”, në mënyrë që të mos bëhen përrallë, të mos komprometojnë shtetin.

Arbitrit që ndajnë drejtësinë e kanë parasysh thënien latine “Daho mihi facta, dabo tebi ius” (Mi jep faktet, ta ndajë drejtësinë). Kështu i drejtohej gjykatësi prokurorit në Romën e lashtë. Kështu i drejtohet edhe sot në gjyqet demokratike, pra edhe në gjyqësinë e Kosovës.
Jo vetëm Marty, por edhe ithtarët e tij që i kanë halë në sy shqiptarët mund të shohin ëndrra. Të shohësh ëndrra është një e drejtë natyrore, e “garantuar” edhe me konventat ndërkombëtare. Të shohësh ëndrra nuk është akt i ndalueshëm. Shohin njerëzit ëndrra dhe kurrgjë kërkujt. Në botën e qytetëruar, nëse ndokush sajon akuza me vellon politike dhe ato përgënjeshtrohen në gjyq bartë përgjegjësi. Një nga përgjegjësitë është se fluturon nga posti që ka dhe ndaj tij mund të merren edhe masa të tjera ligjore.

Duhet ta di zotëri Dick Marty se ka përfunduar koha e Alfred Drajfusit, inskenimet e proceseve nga serbët dhe si vëllezërit e tyre. Shtetet normale për shpifjen, siç është kjo e Martyt, ndërmarrin masat ligjore. Shtetasit të vet i japin “kartonin e kuq”, nuk e lejojnë që ai të kryejë funksion publik jo vetëm në shtet, por edhe jashtë shtetit.

Ra në ujë edhe libri “Gjahu”, i publikuar më 2008-ën, i ish- kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Pontes. Kjo autore, tërthorazi, në një mënyrë ishte si ideologe për iniciativën, ofensivën e ndërmarrë të Martyt. Papagajtë serbë, gazetat “Danas” e “Kurir” i fryejnë zjarrit, e bëjnë propagandën e tyre. Le ta bëjnë, tjetër punë nuk kanë. “Topin” ia hedhin krerëve të UÇK-së, e përmendin Ramush Haradinajn dhe të tjerët. Informatën e tyre e titullojnë “Moguća optužnica protiv Haradinaja (Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt).

Këto gazeta bëjnë të ditur se kanë cituar burimet e Brukselit se “ekipi i Williamsonit ka gjetur prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës kundër ‘gjashtë deri në dhjetë’ të ish – pjesëtarëve të UÇK-së për krime të luftës ndaj civilëve serbë”. Përmendet Liqeni i Radoniqit.
Një gjë dihet. Haradinaj, ka hyrë në “rëntgenin” e Tribunalit të Hagës dhe çështja e tij është “res judicakata”. Ai është liruar për të gjitha akuzat.

Shtypi serb i grah propagandës, operon më fjalë të mëdha, frazeologjizma. Krijon imazh të keq për Kosovën. Pikësynim kanë kriminalizimin, kompromitimin e ushtrisë sonë çlirimtare. Andaj, nuk është befasi kjo çfarë bëjnë.

Prokurori Clint Williamson nuk është i marrë të bie në grackat e papagajve dhe sharlatanëve serbë. Jo vetëm ky prokuror, por edhe të tjerët, aktakuzat i ngritin në bazë të fakteve dhe provave juridike.

Aktakuzat mund të jenë edhe pamflete politike, por kur ato zhveshen, u dalin partallat dalin të jenë qesharake, karikaturë e kohës. Kur “kirurgët” e procesit, prokurorët kapen “in flagranti”, të gjendur në siklet, ngrisin flamurin e bardhë, dorëzohen. Në kësi rastesh heqin dorë nga akuza. Nëse këmbëngulin, nuk heqin dorë nga akuza, përkundër asaj se nuk kanë prova, gjykatësit i kanë “gërshërët në dorë”, këta “presin dhe masin”, i heqin pikat e zeza, e ndajnë drejtësinë. I lirojnë nga akuza “pacientët” e prokurorit. Gjykatësit shpallin aktgjykimet liruese.

Deri sa i është bërë gjyq Haradinajt në Hagë shumë fjalë është bërë për Liqenin e Radoniqit. Prokurorët dhe gjykatësit e dinë se çdo të thotë parimi juridik “Ne bis in idem” (Jo dy herë për të njëjtën çështje).

Prokurorët dhe gjykatësit nuk janë budallenj, e dinë se çdo të thotë parimi “ne bis in idem”. Gjykata nuk është pazar i specave dhe patëllxhanëve, këtu matet drejtësia, vlerësohet në bazë të provave e fakteve juridike.

Po s’pate prova e fakte juridike prokurorit i thonë: Bjeri fyellit.
Kush mund të jenë ish- pjesëtarët e UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës ?
Prokurori Williamson ia qiti puplat ish-prokurorit zviceran, senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Pezullimi i Mustafës nuk zgjidh krizën

0

Isa Mustafa LDKPezullimi i postit të kryetarit të Kuvendit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pritet të prodhoj disa efekte qofshin ato politike apo juridike. Me këtë Masë të Përkohshme pezullimi, jo vetëm kryetari por edhe Kuvendi është suspenduar nga çfarëdo veprimi para vendimit final të Kushtetueses, shkruan Tribuna.

Një efekt tjetër do të jetë edhe suspendimi i shpenzimit të afatit kushtetues të Kuvendit, çka e shpëton tash për tash vendin nga zgjedhjet e parakohshme.

Por, një gjendje e tillë e pezullimit me automatizëm i pamundëson edhe presidentes Atifete Jahjaga, edhe pse nuk i referohet drejtpërdrejt asaj, që të nominoj mandatarin për krijimin e qeverisë, pasi që Kuvendi nuk do të jetë funksional.

Si pasojë, Kosova do të vazhdojë të mbetet pa qeveri të re deri në vjeshtë duke u udhëhequr nga një qeveri në largim, e cila në këso rrethana nuk do të duhej të kishte kompetenca të plota.

“Ezeli” pushime luksoze me aktoren.

0

ezeliAktori turk Kenan İmirzalıoÄŸlu duket më i dashuruar se kurrë. Ai sipas mediave roze ne Turqi po vazhdon pushimet me të dashurën e tij, Berrak Tüzünataç.

Dy aktoret u takuan në xhirimet e serialit Ezel, ku ajo u paraqit në rolin e Bades dhe per disa seri luajti rolin e te dashures se Ezelit.

Ata janë parë së bashku në Bodrum në një hotel luksoz.

Kush e thërret mbledhjen e Kuvendit të Kosovës?

0

Kuvendi i Kosoves 7Pas vendimit ë fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më të cilin u pezullua ushtrimi i detyrës së kryetarit të Kuvendit dhe i Kryesisë së Kuvendit, një gjendje “anarkie” mbretëron në Kuvendin e Kosovës.

Në fakt, sipas letërkëmbimit të Gjykatës Kushtetuese, “shefi” i Kuvendit të Kosovës është Ismet Krasniqi, sekretar i përhershëm i Kuvendit të Kosovës.

Kjo për faktin se Gjykata i është drejtuar Ismet Krasniqit për bashkëpunim me këtë Gjykatë duke anashkaluar kryetarin dhe kryesinë e zgjedhur të Kuvendit më 17 shkurt.

Por gjykata me këtë vendim në mënyrë të tërthortë ka shfuqizuar edhe Kryesinë e vjetër të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë ka përfunduar edhe mundësia e mbledhjes së Kryesisë së vjetër dhe përcaktimi i datës së mbledhjes së Kryesisë dhe rendi i ditë së seancës së Kuvendit.

Nëse Gjykata e kthen gjendjen në pikën zero atëherë mbetet që datën e seancës së re ta caktojë Presidentja e vendit, siç ka vepruar herën e parë.

Ismet Krasniqi ,sekretar i Kuvendit të Kosovës, i kontaktuar nga “Botapress”, ka thënë se pa marrë një vendim tjetër të Kuvendit të Kosovës nuk mund të merret asnjë veprim tjetër për konstituimin apo vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Edhe Selatin Kllokoqi nga organizata D4D tha se është një situatë e re e krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ndoshta deputeti më i vjetër, ndoshta kryesia e vjetër apo edhe Presidentja. Krejt varet se çfarë përmbajtje do të ketë vendimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kllokoqi për “Botapress”.

Situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vazhdon të mbetet e paqartë.

Mbase qartësia e kësaj situate do të bëhet e ditur deri në vendimin tjetër. Shpresojmë se ky vendim “sqarues” do të bëhet i ditur para datës 18 shtator, siç ka bërë të ditur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të fundit për vendosjen e masave të përkohshme në Kuvendin e Kosovës.

Pajaziti: Me zgjedhjet e reja humbin LDK-AAK-Nisma

0

ZenunPajazitiAnëtari kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, ka hedhur poshtë pretendimet e koalicionit LDK-AAK-Nisma se vullneti politik i deputetëve është me i rëndësishëm se çdo gjë.

Ai ka thënë se interesat e qetarëve të Kosovës janë me të larat se çdo vullnet tjetër politik
Pajaziti u ka bërë thirrje liderëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma t’i lënë anash interesat personale dhe të reflektojnë ndaj interesave të qytetarëve.

Ai ka thënë se nëse vazhdon kjo bllokadë nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“ Nëse vazhdon bllokada e tillë, atëherë ata do ta kenë përgjegjësinë për gjithçka që mund të zhvillohet, pse jo edhe për zgjedhjet e reja, të cilat janë kategori kushtetuese”, ka thënë Pajaziti./Epoka e Re/.

Vendimi i Kushtetueses nga 10 deri 15 gusht

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese, pritet ta shpallë vendimin për seancën konstituive të 17 korrikut nga data 10 deri më 15 gusht, shkruan në numrin e sotëm gazeta ”Kosova Sot”.

Kështu në mesin e muajit gusht, do të definohet qartë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke zgjidhur kështu nyjën e konstituimit të legjislaturës së re, pas pezullimit të vendimeve të seancës së 17 korrikut pas vendosjes së Masës së Përkohshme nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ndaj vendimit të kontestuar të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë.

Sipas ekspertëve kushtetues, dhënia e përgjigjes së saktë mbi bazën kushtetuese se kush dhe kur konsiderohet grup më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës dhe cili është momenti i formimit të ligjshëm të atij grupi, do të hapë rrugën e qartë për tejkalimin e ngërçit në konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Pazaret me postin e Kryeprokurorit të Shtetit

0

IsmetKabashi-kryeprokuroriIsmet Kabashi ka pirë kafen e mëngjesit të enjten me Enver Hasanin. Kryeprokurori në largim i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese kanë diskutuar për mundësinë që Kabashi të vazhdojë punën si kryeprokuror deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ani se ai, më 5 gusht pensionohet, ka mësuar “Koha Ditore”.

Kabashi, i shkarkuar me vendim të Këshillit Prokurorial, të premten e kaluar, për shkak të pensionimit, pasi ka dështuar që si ushtruese të detyrës ta vinte Laura Pulën, është duke provuar që vetë të mbetet në pozitën e deritashme. Për këtë mundësi është konsultuar me Hasanin nga i cili ka kërkuar interpretim nëse mund ta ushtrojë këtë detyrë, ndonëse Ligji i punës e ndalon një gjë të tillë.

Hasani dhe Kabashi është zbuluar se kanë lidhje interesi njëri me tjetrin. Kabashi është munduar t’ia fsheh hetimet penale Hasanit, derisa ka të punësuar vajzën në Gjykatën Kushtetuese në një proces të dyshimtë. Hasani dhe Kabashi që vijnë nga rajoni i Mitrovicës janë vetëm dy prej atyre që gjithë sistemin e drejtësisë e kanë në dorë.

Borchardt: EULEX ndihmon në hetimet për akuzat e Dick Martyt

0

BerndBorchardt-EULEXShefi i EULEX’it në Kosovë, Bernd Borchardt, ka thënë se sa u përket hetimeve për “peshqit e mëdhenj”, gjithçka ka të bëjë me provat, pasiqë sipas tij, ai si shef i misionit, asnjëherë nuk i ka thënë askujt që të mos e arrestoj dikë. Sa u përket hetimeve për akuzat e Dick Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime.

“Unë kurrë nuk i kam thënë askutj: mos e hetoni këtë person. Kjo do të më vriste nëse ndodhë kështu. Do të ishte fundi i karrierës time. Nuk dua të bëj kurrë diçka të tillë. Gjithçka ka të bëjë me provat” ka thënë ai.

“Hetimi i krimeve të luftës, është njëjtë detyrë e jona si hetimi i korrupsionit apo hetime të tjera”, ka thënë ai.

Sa u përket hetimeve për akuzat e Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime dhe këtë rol e ka vazhdimisht për Task –Forcën që merret me këto hetime.

“Ne mbështesim Task-Forcën për hetimet për raportin e Martyt, por ata bëjnë intervistat ndaras nga ne”m ka thënë ai.

Bernd Borchardt, ka thënë se pavarësisht se sa do të jetë në numër prezenca e misionit të EULEX’it në Kosovë, qasja e tij do të jetë e njëjtë.

“1/3 e ndërkombëtarëve do të shkojnë në shtëpi. Gjithësesi, misioni do ta ketë qëllimin e njëjtë, mbështetje e të gjitha etnive pa ndërhyrje politike”, ka thënë ai në emisionin “Interaktiv” të KTV’së, citon Express.

Ai ka thënë se EULX’i do të vazhdojë gjithashtu punën në të gjithë sektorët ashtu si ka vazhduar deri tani.

Ai ka thënë se do të vazhdojë mbështetja e EULEX’it për të gjitha institucionet në Kosovë.