28 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 7889

Prizren: Tenton të deponojë 200 euro të falsifikuara në bankë

0

200 euroNjë person ka tentuar të deponojë 200 euro të falsifikuar në një bankë të Prizrenit. Sipas policisë i dyshuari është është i gjinisë mashkullore.

“Policia është lajmëruar nga përgjegjësit e bankës se një person ka tentuar që të deponojë një monedhë të falsifikuar në vlerë prej 200 ero”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Një femër nga Turjaka e Malishevës, bie nga kati i dytë i shtëpisë

0

Vrasje ne ShqiperiNjë person i gjinisë femërore ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë në fshatin Turjakë të Malishervës.

Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“ Një femër ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që sipas familjarëve ka rënë aksidentalisht nga kati I dytë I shtëpisë”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Pas Kuçit edhe Bajrami mohon opsionin e kryeparlamentarit

0

arsim bajrami(E plotësuar) Pas zëvendëskrzeministrit në detyrë, Hajredin Kuçi edhe anëtari i PDK-së, Arsim Bajrami e ka mohuar opsionin e tij për kryeparlamentar të ardhshëm të vendit, raporton rtk.

 

Arsim Bajrami, kandidati i PDK-së për Kryeparlamentar?

Partia Demokratike e Kosovës edhepse zyrtarisht nuk e ka caktuar kandidatin e saj për kryeparlamentar, nga burime brenda kësaj partie, Gazeta Blic ka mësuar se ai do të jetë Arsim Bajrami.

“Kandidati më i mundshëm është nënkryetari i partisë, Arsim Bajrami”, ka thënë ky burim. Sipas këtij burimi, më herët si kandidati më i mundshëm i PDK-së për kryetar Kuvendi ishte Hajredin Kuçi, mirëpo, tani është Arsim Bajrami.

Ndërkaq, vetë Hajredin Kuçi i ka thënë Gazetës Blic se ai nuk do të jetë i propozuari i PDK-së për kryetar Kuvendi. “Unë nuk do të jem i propozuari i partisë për kryetar të Kuvendit”, ka thënë nënkryetari tjetër i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Ndryshe, derisa PDK insiston se atyre u takon e drejta për të propozuar emrin për kryeparlamentar, ngase siç po thonë zyrtarët e saj janë grupi më i madh parlamentar, koalicioni LDK- AAK- Nisma në anën tjetër, sipas vendimit të Kryesisë së kaluar të Kuvendit janë grupi më i madh parlamentar me 47 deputetë.

 

Thaci-PDK14-16Sërish mblidhet Kryesia e PDK-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sërish do të mbajë mbledhje në orën 17:00 në selinë e partisë.

Një anëtar i Kryesisë së PDK-së, në kushte anonimiteti i ka thënë “Epokës së re” se në këtë mbledhje do të diskutohet për emrin e kryeparlamenarit nga kjo parti dhe emrin e një nënkryetari.

Ky anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se nga kjo mbledhje do të dal edhe emri i shefit të grupit parlamentar të kësaj partie.

Prizren: Të dyshuarit për fajde lirohen nga paraburgimi, iu caktohet masa e arrestit shtëpiak

0

arrestimi 2Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve, Palë Morina, Engjëll Thaqi, Nue Karrica, Fadil Selimi, Fatmir Selimi të gjithë nga Prizreni të caktohet masa e arrestit shtëpiak në bazë të akuzës, detyrim në bashkëkryerje, fajdeja, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Të pandehurve iu caktua masa e arrestit shtëpiak prej 1 muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit me 14.07.2014 dhe do të zgjasë deri me datën 14.08.2014, gjatë së cilës kohë pritet që të pandehurit të dalin në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.

“P.Morina, E.Thaqi, N.Karrica, F.Selimi, F.Selimi u arrestuan më datën 14.07.2014, në ora 09:00. Të pandehurit u akuzuan për shkelje të Kodit Penal. Duke marrë parasysh peshën e veprave penale, rrezikshmërinë e veprave penale lidhur me veprimet e të pandehurve të cilët kanë përdorur kanosje, ndërsa nga kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prizren del se nuk ka prova të cilat arsyetojnë se në çfarë forme është kanosur personi i dëmtuar, është potencuar se duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit I.K., mirëpo nga shkresat e lëndës del se i dëmtuari nuk është i gjendjes së rëndë financiare sepse ai është biznesmen, dhe me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren nuk janë bashkangjitur fakte prova të cilat e arsyetojnë veprimet e kanosjes së të pandehurve ndaj të dëmtuarit, që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tij. Që nga viti 2010 deri më 14.07.2014, prej tij i kanë marrë shuma të hollave mbi 150.000,00 euro, po ashtu në të njëjtën kohë të dëmtuarit i kanë shkaktuar humbje financiare mbi 25.00, euro duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcional të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, gjithashtu të pandehurit E.Thaqi dhe F.Selimi kanë mbajtur në pronësi armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm.Dënimet e parapara me ligj për veprat e lartcekura penale për të cilat të pandehurit dyshohet se i kanë kryer, në shkelje të Nenit 340 par.2 të KP-së, të neni 343 par.3 lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe të nenit 374 par.1 të KP-së, Gjykata iu cakton masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Begaj e Tahiri, ju bëjnë thirrje malishevasve ta nënshkruajnë peticionin

0

Begaj dhe TahiriKryetar i Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, dhe së bashku ju kanë bërë thirrje malishevasve, që ta nënshkruajnë peticionin me të cilin po kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë ngjarje, ishin të pranishme edhe femrat anëtare të Asamblesë Komunale të Malishevës, deputetja e sapozgjedhur në Kuvendin e Kosovës, znj. Shukrie Bytyçi dhe gratë aktiviste të organizatave të ndryshme joqeveritare që veprojnë në Malishevë.

“Jemi të nderuara dhe të fuqizuara nga pritja e kryetarit të komunës dhe me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e Malishevës dhe rrethinës, që ta nënshkruajnë peticionin. Mendoj se nuk ka nevojë të flitet për peshën e kësaj iniciative. Çështja e dhunimit të grave gjatë luftës, është një tragjedi e të gjithë kombit tonë. Por ajo që ne kërkojmë tash është drejtësia ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës. Përmes drejtësisë ndërkombëtare kërkojmë që kryesit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara, me këtë rast ne ju japim mbështetje zonjave tona dhe që jemi me ato”, tha në deklarimin e saj, zv/kryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.

“Malisheva ju ka bashkëngjitë këtij nënshkrimit të këtij peticioni. Besoj se është shumë i nevojshëm dhe unë i inkurajoj të gjitha ato nëna e motra që kanë pasur pasoja dhe dëshiroj që drejtësia ndërkombëtare ta thotë fjalën e vet dhe ajo që ju ka ndodh atyre, në fakt na ka ndodh të gjithë neve shqiptarëve dhe ato duhet të jenë krenare, pasi nuk është asgjë e turpshme. Ato duhet të jenë krenare, pasi të gjithë ato janë meritore për lirinë e Kosovës. Ne do t bëjmë maksimumin që përkrahje të jetë sa më e madhe për këtë peticion”, ka thënë mes tjerash, në deklarimin e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. /PrizrenPress.com/

Edhe një muaj paraburgim të pandehurëve nga Dragashi dhe Prizreni

0

Prizren-Qendra paraburgimitGjyqtarja e procedurës paraprake e Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurëve Bajram Aliu nga Dragashi, Rufat Destani nga Dragashi, Kemal Celina nga Prizreni, Zenel Halimi nga Dragashi të mbahen në paraburgim në bazë të akuzës, krimi i organizuar, kontrabandimi me migrantë, falsifikimi i dokumenteve.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim prej 1 muajve, i cili për të pandehurit Bajram Aliu, Rufat Destani dhe Kemal Celina do të llogaritet prej datës 14.07.2014 dhe do të zgjasë deri me datën 14.08.2014, ndërsa për të pandehurin Zenel Halimi paraburgimi do të llogaritet prej datës 15.07.2014 dhe do të zgjasë deri më datën 15.08.2014, gjatë së cilës kohë pritet që të pandehurit të dalin në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.

“B.Aliu, R.Destani, K.Celina arrestuan më datën 14.07.2014, Z.Halimi u arrestua me datën 15.07.2014. Të pandehurit u akuzuan për shkelje të Kodit Penal, duke marrë parasysh rrezikun e arratisjes, dënimet e parapara me ligj për veprat e lartcekura penale për të cilat të pandehurit dyshohen se i kanë kryer, në shkelje të Nenit 283 par.2 lidhur me par.1 të KP-së , të neni 170 par.6 lidhur me par 1 të KP-së dhe të nenit 398 par.1 të KP-së, Gjykata iu cakton paraburgim prej 1 muaji”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Ja çfarë dhurate ka marrë Aferdita nga i dashuri

0

Aferdita me te dashurin2Aferdita Dreshaj ka surprizuar fansat e saj në Instagram teksa ka postuar një foto ku duket afër një makinë të shtrenjtë të bardhë me një fjongo të kuqe.

Bukuroshja ka treguar se kjo është një dhuratë e të dashurit të saj Jakub Kindl.

“My Birthday present!! what a surprise! Thank you to my amazing baby,, that never stops making me smile!”, ka shkruar ajo në foto.

Aferdita me te dashurin1

Lidhja që theu rekordet në rrjetet sociale, tallet Bleona me Sinanin

0

Bleona Qereti - Sinan Hoxha1Pas shakasë së bërë nga Bleona Qereti në lidhje me Sinan Hoxhën, se kishte gjetur princin e kaltër, ka reaguar edhe ky i fundit.

Me mjaft humor, këngëtari ka përcjellë një status në Instagram, ndërsa fansat kane sjellë komente dashamirëse, e në të njëjtën kohë shumë ofendime.

“Po një shaka bëmë o gazetarë. Bleon zemër, tani që po e mendoj s’do ishte keq për mu se e bukur yll, pare ke pafunnnn, shpi në mes të Beverly Hills”, shkruan ai me plot humor.

Holanda bashkëpërgjegjëse për 300 të vdekur në Srebrenicë

0

Varrezet ne SrebreniceGjykata holandeze bën shtetin holandez bashkëpërgjegjës për vdekjen e burrave myslimanë më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari.

Deri më tani qeveria holandeze e kishte refuzuar çdo lloj përgjegjësie për masakrën duke përdorur argumentin se trupat holandeze ishin helmetkaltër. pra nën udhëheqjen e OKB-së. Por në procesin gjyqësor për masakrën e Srebenicës gjykata holandeze e kundërshton këtë qëndrim. Në vendimin e së mërkurës gjykata civile e Hagës ka bërë përgjegjëse shtetin holandez për vdekjen e 300 burrave myslimanë në masakrën e Srebrenicës. Gjykatësja Larissa Elwin në fjalën e saj të mërkurën në Hagë tha se shteti holandez është bashkëpërgjegjës për vdekjen e myslimanëve më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari. Akuzën në një gjykatë holandeze e kishte ngritur shoqata “Nënat e Srebrenicës”, së cilës i janë bashkuar të afërm të viktimave të masakrës gjatë Luftës së Bosnjes.

Argumenti i helmetkaltërve holandezë: Armatimi i keq

Gjatë luftës së Bosnjes, njësitë serbe kishin sulmuar në korrik të vitit 1995 zonën e mbrojtur ndërkombëtare të Srebrenicës duke vrarë brenda pak ditësh 8000 burra myslimanë. Trupat e helmetkaltërve holandezë i kishin dorëzuar si postet vëzhguese ashtu edhe barrikadat pa asnjë rezistencë tek njësitë serbe të drejtuara nga gjenerali Ratko Mladic, thuhet në raportin e atëhershëm të Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave të tyre, ushtarët helmetkaltër kanë qenë të armatosur keq në kohën që milicët serbë po i afroheshin enklavës.

Që në shtatorin e vitit të kaluar drejtësia holandeze kishte bërë përgjegjës shtetin holandez për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë. Gjykata e Kasacionit në Hagë konfirmoi kështu edhe një vendim të mëparshëm, sipas të cilit helmetkaltërit holandezë të ngarkuar me mbrojtjen e enklavës së Bosnjes lindore, nuk duhet t’i kishin dorëzuar myslimanët në duart e serbëve. Masakra e Srebrenicës konsidohret masakra më e rëndë në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë botërore dhe është cilëuar si gjenocid./DW/

Izraeli sulmon sërish Gazën

0

Gaza14Izraeli rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, një ditë pas shpalljes së armëpushimit që dështoi.

Sulmet në Rripin e Gazës vranë të paktën shtatë palestinezë në orët e para të së mërkurës, thanë zyrtarët e shëndetësisë së Gazës, transmeton Zhurnal. Ata njoftuan se janë shkatërruar shtëpi, ndër to edhe të një lideri politik të të Hamasit .

Konflikti që ka filluar në javën e dytë mori një pikë kthese të martën, pasi Hamas kishte sfiduar thirrjet arabe dhe perëndimore për armëpushim.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se kishte dërguar mesazhe paralajmëruese për banorët në veri të Rripit të Gazës për tu evakuuar nga shtëpitë e tyre. Megjithatë, këto paralajmërime janë qesharake, pasi ata kishin më pak se 59 sekonda për të ikur para se të hidheshin raketat. Deri tani, numri i viktimave ka shkuar në 206, ndërsa numri i të plagosurve nga agresioni izraelit është mbi 1300.