8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Begaj e Tahiri, ju bëjnë thirrje malishevasve ta nënshkruajnë peticionin

Begaj dhe TahiriKryetar i Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, dhe së bashku ju kanë bërë thirrje malishevasve, që ta nënshkruajnë peticionin me të cilin po kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë ngjarje, ishin të pranishme edhe femrat anëtare të Asamblesë Komunale të Malishevës, deputetja e sapozgjedhur në Kuvendin e Kosovës, znj. Shukrie Bytyçi dhe gratë aktiviste të organizatave të ndryshme joqeveritare që veprojnë në Malishevë.

“Jemi të nderuara dhe të fuqizuara nga pritja e kryetarit të komunës dhe me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e Malishevës dhe rrethinës, që ta nënshkruajnë peticionin. Mendoj se nuk ka nevojë të flitet për peshën e kësaj iniciative. Çështja e dhunimit të grave gjatë luftës, është një tragjedi e të gjithë kombit tonë. Por ajo që ne kërkojmë tash është drejtësia ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës. Përmes drejtësisë ndërkombëtare kërkojmë që kryesit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara, me këtë rast ne ju japim mbështetje zonjave tona dhe që jemi me ato”, tha në deklarimin e saj, zv/kryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.

“Malisheva ju ka bashkëngjitë këtij nënshkrimit të këtij peticioni. Besoj se është shumë i nevojshëm dhe unë i inkurajoj të gjitha ato nëna e motra që kanë pasur pasoja dhe dëshiroj që drejtësia ndërkombëtare ta thotë fjalën e vet dhe ajo që ju ka ndodh atyre, në fakt na ka ndodh të gjithë neve shqiptarëve dhe ato duhet të jenë krenare, pasi nuk është asgjë e turpshme. Ato duhet të jenë krenare, pasi të gjithë ato janë meritore për lirinë e Kosovës. Ne do t bëjmë maksimumin që përkrahje të jetë sa më e madhe për këtë peticion”, ka thënë mes tjerash, në deklarimin e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit