10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Holanda bashkëpërgjegjëse për 300 të vdekur në Srebrenicë

Varrezet ne SrebreniceGjykata holandeze bën shtetin holandez bashkëpërgjegjës për vdekjen e burrave myslimanë më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari.

Deri më tani qeveria holandeze e kishte refuzuar çdo lloj përgjegjësie për masakrën duke përdorur argumentin se trupat holandeze ishin helmetkaltër. pra nën udhëheqjen e OKB-së. Por në procesin gjyqësor për masakrën e Srebenicës gjykata holandeze e kundërshton këtë qëndrim. Në vendimin e së mërkurës gjykata civile e Hagës ka bërë përgjegjëse shtetin holandez për vdekjen e 300 burrave myslimanë në masakrën e Srebrenicës. Gjykatësja Larissa Elwin në fjalën e saj të mërkurën në Hagë tha se shteti holandez është bashkëpërgjegjës për vdekjen e myslimanëve më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari. Akuzën në një gjykatë holandeze e kishte ngritur shoqata “Nënat e Srebrenicës”, së cilës i janë bashkuar të afërm të viktimave të masakrës gjatë Luftës së Bosnjes.

Argumenti i helmetkaltërve holandezë: Armatimi i keq

Gjatë luftës së Bosnjes, njësitë serbe kishin sulmuar në korrik të vitit 1995 zonën e mbrojtur ndërkombëtare të Srebrenicës duke vrarë brenda pak ditësh 8000 burra myslimanë. Trupat e helmetkaltërve holandezë i kishin dorëzuar si postet vëzhguese ashtu edhe barrikadat pa asnjë rezistencë tek njësitë serbe të drejtuara nga gjenerali Ratko Mladic, thuhet në raportin e atëhershëm të Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave të tyre, ushtarët helmetkaltër kanë qenë të armatosur keq në kohën që milicët serbë po i afroheshin enklavës.

Që në shtatorin e vitit të kaluar drejtësia holandeze kishte bërë përgjegjës shtetin holandez për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë. Gjykata e Kasacionit në Hagë konfirmoi kështu edhe një vendim të mëparshëm, sipas të cilit helmetkaltërit holandezë të ngarkuar me mbrojtjen e enklavës së Bosnjes lindore, nuk duhet t’i kishin dorëzuar myslimanët në duart e serbëve. Masakra e Srebrenicës konsidohret masakra më e rëndë në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë botërore dhe është cilëuar si gjenocid./DW/

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit