25.9 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7909

Tung nga Katie Holmes

0

KatieKanë kaluar pesë vjet që kur aktorja Katie Holmes pozoi për revistën Glamour. Këtë herë ajo është rikthyer bindshëm, pasi ka pozuar gjysmë e zhveshur.

35 vjeçarja ka rrëmbyer kopertinën e kësaj reviste duke ekspozuar linjat e saj, por edhe duke folur për jetën private, dy vjet pas ndarjes nga bashkëshorti Tom Cruise.

Ajo ka pozuar e veshur vetëm me xhinse, ndërsa gjinjtë i mbulonte me duar, ashtu sikundër në një tjetër ka pozuar me një këmishë xhins, ku ekspozohej një dekolte bujare.
Trupi i saj duket në perfeksion dhe tejet elegant, ashtu si pamja e saj e freskët dhe me një tualet fare të lehtë.

Aktorja ka pranuar se qysh nga momenti i ndarjes me Tom, nuk ka pasur asnjë mashkull në jetën e saj, duke deklaruar se i është përkushtuar vajzës së saj Suri.

Kryeparlamentari mund të shkojë në Kushtetuese

0

KuvendiKosoves5-27Regjistrimi i Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili pritet të fillojë sot dhe të përfundojë të premten, nuk ka qenë ndonjëherë temë në skenën politike të vendit.
Është kryer si procedurë e thjeshtë teknike dhe opinioni nuk ka dëgjuar për ekzistimin e formularëve që ata duhet t’i plotësojnë.

Madje, ata nuk janë për publikun, sepse përmbajnë të dhëna personale të deputetëve.
Por, zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit, me Marrëveshjen e Koalicionit Opozitar, sipas së cilës LDK-AAK-Nisma synojnë qeverisjen e vendit, duke e lënë në opozitë partinë fituese, PDK’në, pritet ta sjellin një situatë të re – kur Kuvendi do të mund ta shohë veten të bllokuar qysh në seancën konstituive, më 17 korrik.

Posti i Kryeparlamentarit nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur.

Me PDK’në të bindur se ky post i takon asaj, si parti që ka shumicën parlamentare, në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe me Koalicionin Opozitar, këmbëngulës se ka të drejtë ta formojë grupin e përbashkët parlamentar, e rrjedhimisht edhe ta zgjedhë Isa Mustafën Kryeparlamentar, seanca konstituive do të jetë një show i vërtetë.

Nëse në ndërkohë nuk do të ketë ndonjë zhvillim tjetër politik, ose nuk do të ketë ndonjë kompromis, atëherë Enver Hasani do të ketë sërish punë.

Në rast të bllokimit të Kuvendit, kur asnjëra palë s’do të arrijë të votojë fare për Kryeparlamentarin, si çelës i zgjidhjes së ngërçit mund të vijë sërish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nëse vendi hyn në krizë institucionale, ajo mund të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me atë se kujt i takon e drejta për ta propozuar Kryeparlamentarin.
Për ta ndërmarrë këtë hap, Jahjaga mund të mbështetet, përveç në faktin se është përgjegjësi e saj thirrja e mbledhjes konstituive të Kuvendit, edhe në Nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës, Pikën 2, ku ndodhet fjalia e famshme: Presidenti i Republikës së Kosovës garanton funksionimin kushtetues të institucioneve.

Tashmë është krijuar edhe precedenti kur në Gjykatën Kushtetuese dërgohen pyetje për sqarim edhe në mungesë të veprimit/vendimit të ndodhur. Një herë ka ndodhur me Qeverinë e Kosovës, kur ka kërkuar interpretim për imunitetin e deputetëve, ndërsa së fundi edhe me Presidenten lidhur me Mandatarin për formimin e Qeverisë.

Në rastin tjetër, kur qoftë PDK, qoftë Koalicioni Opozitar, arrin ta votojë dhe zgjedhë Kryeparlamentarin, sërish çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, me nënshkrimet e 10 ose më shumë deputetëve, për ta interpretuar ligjshmërinë e vendimit./politiko.net/

SHBA-të dhe Kina zotohen për përmirësim të marrëdhënieve

0

obama ne kinShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë zotuar se do ta përmirësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe në çështje të sigurisë në hapje të “Dialogut Strategjik dhe Ekonomik” të këtij viti në Peking.

Gjatë fjalimit hapës, presidenti kinez, Xi Jinping, ka nënvizuar nevojën e evitimit të konfrontimit në mes të dy vendeve.

Prej Vashingtonit, presidenti amerikan, Barack Obama, përmes një deklarate ka përgëzuar për 35 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kinës dhe SHBA-ve dhe ka përsëritur premtimin që ja ka bërë presidentit kinez vitin e kaluar që të krijoj një “model të ri” të bashkëpunimit të superfuqive.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Sekretari i Thesarit, Jack Lew, ndërsa aty përfshihet edhe shefja e Rezervave Federale, Janet Yellen.

Vashingtoni shpreson që të sigurojë koordinim të afërt me Kinën sa i përket ndryshimeve klimatike, dhe fundin e spiunimit kibernetik industrial kinez ndaj kompanive amerikane.

Vashingtoni gjithashtu shpreson edhe në rregulla më strikte në qeverisjen e pretendimeve territoriale në detërat e kontestuara aziatike.

Vllasi: Ka rrezik të shkohet në zgjedhje të reja

0

Azem-VllasiNjohësi i proceseve politike, Azem Vllasi , ka vlerësuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk intervenojnë ndërkombëtarët për t’u gjetur një formulë më e mirë.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të mund të ketë qeverinë e re deri në vjeshtë, pasi politikanët nuk e kanë shqetësim funksionimin e vendit, por pozicionimin në luftën për pushtet.

Vllasi ka parashikuar se qysh në seancës e parë të Kuvendit pritet të ketë probleme lidhur me postin e kryeparlamentarit./Epoka e re/.

Konstatohen shkelje të Kushtetutës nga KPK-ja dhe Ismet Kabashi

0

Enver HasaniKëshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Ismet Kabashi, është konstatuar se muajin e kaluar ua ka shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë dy prokurorëve kosovarë – Shyqyri Sylës dhe Laura Pulës.

Kabashi nuk e ka marrë këtë përgjegjësi duke u arsyetuar se vendimi ka qenë kolegjial. Në Kolegjin e Kushtetueses ka qenë pjesëmarrës edhe Enver Hasani, ani se dy tenderë të dhënë në kohën kur ishte rektor janë duke u hetuar.

Muaj më parë në Kushtetuese është punësuar vajza e Ismet Kabashit… /Koha ditore/

Mendimi kërkon idealin e presidentit Rugova

0

mendim RugovaDjali i madh i presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugova flet për herë të parë në një intervistë për zhvillimet politike në vend.

Në rrëfimin e tij, Mendimi flet për idealin që ka pasur shoqëria kosovare për Republikën e saj, ideal që ka humbur pas lufte.

Ai kërkon që përpjekja për ta bërë Kosovën ashtu siç e ka dashur presidenti dhe të flijuarit e tjerë të mos ndalet.

Rugova në këtë intervistë që botohet në numrin e nesërm të gazetës Tribuna jep mesazhet e tij për politikën e stome dhe ndan kujtime nga jeta si djali i madh i presidentit të parë të shtetit.

Pse gjatë verës tradhtohet më shumë

0

cifti ne detLargimi nga rutina, rritja e dëshirës seksuale me rritjen e temperaturave apo thjesht rastësia janë disa nga arsyet që çojnë partnerët në tradhti. Një gjë është tashmë e faktuar në verë tradhtohet më shumë.

Largësia- Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë. Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.

Kriza në çift- Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menuja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.
Gjatë verës rritet dëshira- Është e provuar shkencërisht se gjatë verës rritet dëshira seksuale. Gjatë kësaj stine për sytë e mashkullit femra duket më sensuale, ndërsa nga ana e tyre femrat i përdorin hiret për të joshur meshkujt.

Tradhti rastësore- Shpesh ndodh tek ata persona që i bëjnë pushimet larg partnerëve, ku nga një natë në tjetrën e lënë veten të lirë dhe rrëmbehen nga pasioni. Kjo ndodh kryesisht kur pushimet janë vetmitare.

Umberto Eco: Humbja e privacisë

0

Umberto EcoNjë prej problemeve të kohës sonë, që (po të nisesh nga çfarë thotë shtypi) ka obsesionuar nga pak të gjithë, është ai i të ashtuquajturës privaci, apo përkthyer disi trashë, mund t’i themi privatësia. E përkufizuar me shumë përzemërsi, nënkupton që çdokush ka të drejtë të jetojë jetën e vet dhe të bëjë punët e tij, pa lejuar që të tjerët, sidomos agjencitë, të marrin vesh detajet tua.

Dhe ekzistojnë institucione që synojnë t’u garantojnë të gjithëve privatësinë (por fjalën privaci mbajeni në mendje, ndryshe nuk na marrin seriozisht). Për këtë arsye, këto institucione shqetësohen se mos përmes kartave tona të kreditit dikush mund ta dijë se çfarë kemi blerë, në cilin hotel kemi zënë dhomë dhe ku kemi ngrënë darkë. Për të mos folur pastaj për përgjimet telefonike, sado që janë të domosdoshme në ndjekjen e kriminelëve dhe keqbërësve; deri aty sa së fundi Vodafone lëshoi alarmin për mundësinë që agjentë më shumë ose më pak sekretë të çdo vendi, të marrin vesh se kë telefonojmë dhe çfarë i themi.

Duket pra, se privatësia është një e mirë që çdokush dëshiron ta mbrojë me çdo kusht, për të mos jetuar në një univers prej Vëllai të Madh (ai i vërteti, i Oruellit) ku një sy universal mund të përgjojë gjithçka bëjmë, e madje mendojmë.

Por pyetja është: Vërtet e ka kaq merak njeriu i sotëm privatësinë? Një herë e një kohë, kërcënimi ndaj privatësisë ishte thashethemi, dhe frika prej këtij të fundit nënkuptonte një atentat ndaj reputacionit tonë publik, dhe nxjerrja në mejdan e rrobave të pista të shtëpisë që, ashtu siç e do zakoni dhe tradita, duhen larë brenda familjes. Por, mbase për faj të së ashtuquajturës shoqëri e lëngshme, aty ku gjithkush e sheh veten në një krizë identiteti e vlerash, e nuk di më se nga duhet të shkojë e të kërkojë për pika referimi përmes të cilave të gjejë veten, mënyra e vetme për të marrë një njohje shoqërore është ajo e të shfaqurit, e të dukurit me çdo kusht.

Kësisoj, zonja apo zonjusha që tregton vetveten (e që një herë vaktit kërkonte ta mbante të fshehur ndaj prindërve apo të afërmve veprimtarinë e saj) sot, duke e titulluar zanatin e saj ndoshta edhe shoqëruese, apo eskortë, e pranon gjithë lezet rolin e vet publik, pa ngurruar edhe të shfaqet në televizion. Bashkëshortët që njëherë e një kohë i mbanin fortësisht të mbyllura brenda familjes sherret dhe përplasjet me njëri-tjetrin, sot marrin pjesë në emisione plehra (trash) për të recituar daç rolin e shkelësit të kurorës bashkëshortore, daç atë të brinjarit, mes duartrokitjeve të audiencës. Pasagjeri ngjitur me ne në autobuzë, urbane e trena, flet në telefon me zë të lartë çfarë mendon për kunatën apo se çfarë veprimi duhet të bëjë në bankë; të hetuarit e çdo skandali, në vend që të tërhiqen në ndonjë fshat derisa historia të qetësohet e të harrohet, shtojnë dukshëm shfaqjet e tyre mediatike, me buzët vesh më vesh, sepse është më mirë të jesh një hajdut i mirënjohur, sesa një i ndershëm i injoruar nga të gjithë.

Së fundi në gazetën La Repubblica u botua një artikull i Zygmunt Baumanit, ku zbulohet sesi “rrjetet sociale”, që përpfaqësojnë instrumente të vëzhgimit të mendimeve dhe emocioneve të të tjerëve, po përdoren e shfrytëzohen nga pushtete të ndryshme me qëllim kontrollimin; por nga ana tjetër, falë pjesëmarrjes entuziaste të kujtdo që hyn në këto rrjete, Baumani flet për “një shoqëri rrëfimtare që promovon ekspozimin publik të vetes, si një mënyrë për të dëshmuar sa më shpejt dhe me efikasitet, ekzistencën e vet shoqërore”. Me fjalë të tjera, për herë të parë në historinë e njerëzimit, të përgjuarit bashkëpunojnë me përgjuesit për të lehtësuar punën e këtyre të fundit, dhe marrin kënaqësi nga kjo punë, sepse “dikush i sheh” teksa ekzistojnë, dhe pak rëndësi ka nëse gjallojnë në këtë botë si kriminelë apo si defiçentë.

Por ama është e vërtetë edhe tjetra, që pasi dikush arrin të dijë gjithçka për gjithkënd, dhe kur “të gjithë” të identifikohen me totalin e banorëve të këtij planeti, atëherë tepria e informacionit nuk mund të ofrojë veçse konfuzion, rrëmujë, zhurmë dhe… heshtje. Por ky është një shqetësim për spiunët, ndërsa për të spiunuarit nuk ka problem që për ta dhe sekretet e tyre më intime, të dinë të paktën miqtë dhe të afërmit, mundësisht edhe armiqtë, sepse kjo është mënyra e vetme që ata të ndihen gjallë dhe pjesë aktive e trupës shoqërore.

Atëherë pra, përse merakosemi kaq shumë për privatësinë? Nuk i plas askujt për asgjë. Për të ekzistuar, rëndësi ka që të dukesh.

Bardhyl Mahmuti: Maqedonia është shndërruar në “burg të përjetshëm” për shqiptarët

0

Bardhyl_mahmuti3Bardhyl Mahmuti nga Bashkimit Demokratik Shqiptar është shprehur se populli maqedonas nuk e ka ndërprerë asnjëherë luftën kundër popullit shqiptar dhe këtë gjë po e bën përmes pushtetit.

Duke folur për “Monstra”, Mahmuti nënvizon se ajo është vazhdë e një diktature të re në Maqedoni, e sundimit të diktaturës raciste, nacionaliste, separatiste dhe irredentiste.

Ai thotë se nën akuzën e “fondamentalizmit” dhe “terrorizmit”, shqiptarët janë vrarë, torturuar dhe burgosur.

“Në Bit Pazar, në Ladorishtë, në Gostivar, në Sopot, në Vaksincë, në Brodec, në Nerez, në Shkup, në Tetovë dhe shumë “Pavione” të «Burgut Maqedoni», shqiptarët, autokton të këtij shteti, janë shndërruar në popullin më të diskriminuar dhe më të varfër të Evropës. Sikurse të burgosurit e Idrizovës, shqiptarët në «Burgun Maqedoni» janë të shtrënguar të jenë të uritur si ata që bëjnë greve urie! Shqiptarët në «Burgun Maqedoni» vriten, plagosen, rrihen, keqtrajtohen, poshtërohen edhe pse mund të ketë ministra e zëvendësministra të përkatësisë shqiptare, shefa policie e policë të përkatësisë shqiptare…! “, thotë ndër të tjera Bardhyl Mahmuti.

Ai shprehet se ky është një rast ky faktori shqiptar në Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri duhet të jetë në kohezion total për të dëshmuar kapacitete të koordinimit në interes të kësaj pjese të popullit shqiptar që përjeton terrorin shtetëror!

Mahmuti vlerëson se me shqiptarët e Maqedonisë po luhet një tjetër tragjedi në mes të Evropës.

Ndërron jetë ish-presidenti Eduard Shevarnadze

0

shevarnadze-320x245Eduard Shevarnadze, ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe ish-ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik në kohën kur në pushtet ishte Mihail Gorbaçov, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 86-vjeçare. Agjenci të ndryshme lajmesh nga Rusia dhe Europa, e konfirmuan dje lajmin duke iu referuar burimeve nga Tbilisi, kryeqyteti gjeorgjian. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga familja dhe nga zyra e tij e shtypit. I emëruar në krye të diplomacisë sovjetike në vitin 1985, Shevarnadze ishte njëri ndër protagonistët më të spikatur të programit të reformave “Glasnost i Perestrojka” brenda hapësirës ish-sovjetike, që paradoksalisht solli edhe vetë fundin e sistemit. Me shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, ai dha dorëheqjen nga postet publike në vitin 1990, për t’u angazhuar më pas në atdheun e tij të lindjes, Gjeorgji, të cilën e udhëhoqi përgjatë periudhës 1995-2003, si President. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë i pari që ka shprehur menjëherë “ngushëllimet më të thella për familjarët dhe për të gjithë popullin e Gjeorgjisë”.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur disa reagime edhe nga politikanë e personalitete, ku bie në sy sidomos vlerësimi që kanë bërë qytetarët e politikanët gjermanë, për shkak të rolit të tij të spikatur në ribashkimin gjerman.

Sidoqoftë, Shevarnadze do të mbahet mend edhe për rrëzimin që iu bë në vitin 2003, gjatë atij që u cilësua si revolucioni gjeorgjian, që e shënjoi atë në memorien historike si një udhëheqës që në vendin e tij kishte bërë të lulëzonte korrupsioni dhe destabiliteti ekonomik. Gjithashtu, ai akuzohej nga qarqet opozitare se mbante lidhje të forta me Moskën, pavarësisht se afrimi i Gjeorgjisë me strukturat euroatlantike mban pashmangshmërisht edhe vulën e Eduard Shevarnadzes.