24.1 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 7929

Përfundon takimi, Kurti: I paraqitëm me shkrim kërkesat për Qeverinë e re

0

Kurti-Haradinaj-Mustafa

(E plotësuar) Ka përfunduar takimi mes LDK-së, AAK-së, dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas takimit, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, para gazetarëve ka thënë qe Vetëvendosje i ka paraqitur me shkrim kërkesat e tyre që lidhen me ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, raporton Express.

Ai nuk tha që janë marr vesh për diçka në këtë takim. Liderët tjerë ende nuk janë prononcuar.

 

Në këto momente: Takohen Mustafa, Haradinaj dhe Kurti

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i Lëvizjës Vetëvendosje, në këto momente janë duke zhvilluar një takim, raporton Gazeta Blic.

Bëhet e ditur se ata sapo kanë filluar takimin dhe do të bisedojnë për formimin e qeverisë, thellimi i konsensusit mes LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes si dhe koordinimin e hapave të tjerë për bashkëpunim mes këtyre forcave politike.

Populli “luajti mirë” në Prizren

0

Prizren ura e guritZgjedhjet e 8 qershorit, qenë në favor të fytyrave të reja në Prizren. Në disa raste, kjo tregoi se kandidatët janë më të rëndësishëm se akronimet e partive, pasi ata kanë bërë të ndryshojnë bastionet tradicionale, sikur ndodhi në Has.

“Populli luajti mirë”. Ky konstatim dëgjohet shpesh, në komentet për zgjedhjet e fundit qendrore në Prizren. “Befasi” kryesore mund të konsiderohet rënia kaq e madhe e ish-kryetarit të komunës, Eqrem Kryeziut, që është radhitur i shtati për nga numri i votave në listën e subjektit të tij në Prizren, afërsisht 1.700 sosh.

Përkundër kësaj, Hatim Baxhaku, një kirurg i cili pat konkurruar edhe më 2010, kësaj radhe ka marrë më shumë se dyfishin e votave të Kryeziut, që njëherësh është kryetar i degës së LDK-së, e që për një kohë ka qenë ndër figurat kryesore të këtij subjekti.

Befasi është edhe dështimi i afaristit Irfan Fusha, përkundër që gjatë fushatës, krahasuar më tjerët, ai ka pasur përkrahjen më të madhe nga shefi i PDK-së Hashim Thaçi, i cili shpesh është parë në krah të Fushës dhe Edita Tahirit. Pa mandat mbeti edhe ish deputeti Behar Selimi.

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2010, kur dha vetëm 4 deputetë shqiptarë, kësaj radhe duket se prizrenasit “i hapën sytë”, duke dyfishuar numrin e tyre.

Numri më i madh i deputetëve është nga PDK: Nezir Çoçaj, Nait Hasani, Lulejta Veselaj-Gutaj dhe Edita Tahiri. AAK nuk ka asnjë prizrenas në legjislativ.

Përkundër që është partia e dytë, LDK-ja dha vetëm një deputet, Baxhakun që konsiderohet përfaqësues edhe për rajonin e Sharrit (ish Dragashit), prej nga është me origjinë.

Ndonëse subjekti më i ri, Nisma për Kosovën dha dy deputetë, Zafir Berishën dhe Albulena Balajn, që përbëjnë dyfishin e numrit të LDK-së si partia më e vjetër, në skenën politike.

Gjasat për të qenë pjesë e Parlamentit i ka edhe kandidati nga “Vetëvendosja”, Mytaher Kaskuka, i cili ka qenë prizrenasi më lartë i ranguar në listat e partive.

Femra më e votuar në Prizren është Lulejta Veselaj-Gutaj, e cila ka marrë vota më shumë se Edita Tahiri. Ajo, për herë të parë në skenën politike doli në zgjedhjet komunale të vitit 2013, ndërsa siguroi ulëse në Kuvendin e Komunës.

Nga meshkujt numrin më të madh të votave e ka marrë Nezir Çoçaj. Kandidimi i tij, në momentin e fundit, pas insistimit të degës së PDK-së në Has doli të jetë hap i qëlluar, pasi për herë të parë, ai bëri që të ‘thyhet’ Hasi si bastion tradicional i LDK-së.

Çoçaj për rival në vendlindje pati bashkëvendësin Haziz Hodaj (LDK), i cili edhe katër vjet më parë pretendoi Parlamentin. Kësaj radhe, për herë të parë nga paslufta PDK në shumicën e fshatrave të Hasit doli fituese ndaj LDK-së.

Nga të vjetrit fituan vetëm Nait Hasani dhe Zafir Berisha, që ka qenë edhe në mandatin 2008-2010.

Përpjekja për t’iu rikthyer edhe një herë Parlamentit, pjesë e të cilit ishte në Legjislaturën e parë të vitit 2001-2004, nga PDK, kësaj radhe nuk “i shkrepi” as gjinekologut të njohur Sejdullah Hoxha, që tashmë garoi te Nisma.

Lajçi: Shqiptarët u bënë myslimanë për të mbijetuar

0

20140619090228798646Shqiptarët e pranuan islamin si fe pas boshnjakëve, por më herët sesa disa popuj të tjerë në Evropë.

Për historianin Lulëzim Lajçi, hulumtimet në disiplina të ndryshme nxjerrin në pah se arsyet e pranimit të islamit nga shqiptarët janë të natyrës politike, sociologjike, etnokulturore, filo¬zofike, fetare, gjuhësore, letrare, arsimore, artistike juridike. Me anë të kumtesës së tij “Islamizimi i popullsisë shqiptare gjatë sundimit osman”, Lajçi në sesionin e historisë me temën “Shqiptarët dhe Perandoria Osmane”, në ditën e tretë të “Javës së albanologjisë”, ka thënë se kalimi i shqiptarëve në islam ishte alternativë e mbijetesës.

“Fillimet e islamit institucional osman në trevat shqipfolëse i hetojmë në periudhën e vasalitetit osman mbi principatat shqiptare, në vitet ‘80 të shekullit XIV”, ka thënë sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. IAP-i për tri ditë ka qenë nikoqir i më se 100 studiuesve në konferencën shkencore që ka mbyllur punimet të mërkurën pasdite. Sipas Lajçit, në mënyrë masive shqiptarët nisën ta pranonin islamin në fillim të viteve ’90 të shekullit XIV, kur u themeluan institucionet e para islame në qendrën administrative dhe kulturore të Darda¬nisë Antike në Shkup. Për të, në atë kohë shqip¬tarët i ishin nënshtruar sundimit me dhunë të shtetit serb të Nemanjiqëve, dhe ky pushtet despotik i përdori shqiptarët vetëm për t’i shfrytëzuar në pikëpamje të ndryshme.

“Pra, në këtë shtet u krijua një antagonizëm i madh politik, fetar, etnik dhe kulturor në mes të popujve të nënshtruar. E shqiptarët, në mënyrë të veçantë, ishin të shfrytëzuar”, ka thënë ai. Sipas tij, duke u bazuar në këtë fakt shqiptarët ishin shumë të pakënaqur me gjendjen e tyre dhe prisnin rastin e parë për t’u çliruar nga kjo gjendje.
“Prandaj është e vërtetë se kalimi i shqiptarëve në islam pati për pasojë shkëputjen e ndikimit të mëtutjeshëm të kishës serbe e largimin nga ortodoksia skizmatike dhe njëherësh duke pranuar islamin, ata fituan hapësirë politike që të vinin në pah përkatësinë e tyre shqiptare”, ka thënë Lajçi. Për ta mbështetur studimin e tij, ai ka cituar edhe Jahja Bej Dukagjinin.

“Rasa shqiptare është rasa ime e ndritshme. Të parët e mi kanë qenë princa të Dukagjinit. E gjithë familja ime jeton nga shpa¬ta…”, ka cituar ai shkrimin e Jahja Bej Dukagjinit në shekullin XVI. Por vetë Lajçi e kundërshton tezën se vendosja e sundimit osman dhe përhapja e islamizmit në trevat ballkanike, për shqiptarët ishte shpëtim nga sllavizmi. Ndër arsyet e kundërshtimit ai ka përmendur faktin se pozita e shqiptarëve dhe e serbëve brenda Pera¬ndo¬risë Osmane, edhe pse jo plotësisht e barabartë, ishte e përafërt, pastaj ka thënë se shqiptarët e qyteteve të Kosovës hynë në kuadër të sanxhaqeve pothuajse etnikisht shqiptare. E fakt tjetër për këtë ka edhe të dhënat se me ardhjen e Perandorisë Osmane në Ballkan tashmë nuk ekzistonte një shtet i fortë serb si në kohën e Dushanit, dhe se përqindja e serbëve në qytetet e Kosovës ishte e parëndësishme.

“Por është e vërtetë se periudha dyshekullore e inkui¬zicionit të shtetit serb, e cila me çdo kusht luftonte t`ua impononte shqiptarëve ortodoksinë serbe, reflektoi në ftohjen e shqiptarëve nga ortodoksia për¬gjithësisht”, ka thënë ai. Për të arsyet bazë të konvertimit të shqiptarëve ishin rezistenca pothuajse njëshekullore e shqiptarëve kundër Perando¬risë Osmane, dhe veç¬anërisht epoka e Skënderbeut dhe mbrojtjet e kështjellave të fundit shqiptare. Përveç kësaj, ai thotë se arsye të tjera janë edhe refleksionet psikologjike tek populli shqiptar, nënshtrimi i plotë i të gjitha trevave shqiptare nga Perandoria Osmane, si dhe shpërngulja e shqiptarëve në Itali.

“Në islamizimin e popullsisë shqiptare ndikuan dhe vepruan edhe faktorë të tjerë socialë – politikë, si dhe masat shtypëse ekonomike dhe politike dhe sidomos politika e veçantë që ndoqi pushteti osman për ta thyer përfundimisht luftën çlirimtare të popullit shqiptar nëpërmjet islamizimit të tij”, ka thënë Lajçi. Për këtë ai ka thënë se pranimin e islamit te shqiptarët duhet parë si alternativë të mbijetesës. Sipas tij, konkluzioni se shqiptarët kaluan në islam për t`i shpëtuar sllavizmit është i paqëndrueshëm, siç është i paqëndrueshme edhe ajo se shqiptarët u konvertuan në këtë fe për shkak se ishte më liberale dhe më moderne.

“Kjo është e papranueshme nga fakti se edhe në ditët e sotme, pra në shekullin XXI, kur mënyra e të menduarit në përgjithësi dhe kur është fjala për fenë në veçanti, dallon shumë. Pakkush e ndërmerr një hap të tillë për t`u konvertuar në katolik, protestant, evangjelist”, ka shtuar ai. Ndërsa historiani turk, Mustafa Küçük, në kumtesën e tij “Duke iu referuar dokumenteve të arkivave osmane: serbët në mënyrë anarkike sulmuan shqiptarët para luftërave ballkanike”, ka folur për qëllimet serbe që shqiptarët të vriten ndërmjet vete. Sipas tij, në shpalosjen e 600 dokumenteve në arkivin osman ka gjetur se serbët në këtë periudhë kanë furnizuar shqiptarët me armë, që këta të fundit të luftonin me njëri-tjetrin.

“Ndërsa shtypi serb shkruante rrejshëm se shqiptarët janë armatosur për të sulmuar popullin e tyre të krishterë”, ka thënë Küçük.
Në ditën e tretë të “Javës së albanologjisë”, ku në dy seanca pune është diskutuar për shqiptarët në relacion me Perandorinë Osmane, ndër studiuesit që janë paraqitur me kumtesat e tyre janë edhe historiani Memli Krasniqi me kumtesën “Kundërthëniet sociale në Sanxhakun e Shkupit në gjysmën e parë të shekullit XIX”, Naser Ferri me kumtesën “Kujdesi joadekuat ndaj trashëgimisë kulturore të periudhës së sundimit osman” e Pëllumb Xhufi me kumtesën “Turq që luftojnë kundër turqve: Kryengritjet e myslimanëve shqiptarë në shekullin XVII-XVIII” .

Ky i fundit ka thënë se titullin e kumtesës e ka shkëputur nga një relacion nga Himara e mitropolitit të Durrësit, Simeon Lascari, në mars të vitin 1661. Sipas Xhufit, Lascari, mes të tjerash, kishte folur edhe për fshatrat Dukat e Progonat, ku banorët e këtyre vendeve në këtë kohë ishin ngritur kundër Portës së Lartë.
“Dukati është një fshat me një mijë banorë, të cilët janë kryengritës turq. Aty ndodhet edhe fshati Progonat, që bën gjithsej dy mijë banorë edhe ata janë turq që luftojnë kundër turqve”, ka cituar ai Lascarin. Sipas Xhufit, relacioni i Lascarit meriton një analizë të kujdesshme.

“Përcaktimi ‘turk’ që u bëhet aty banorëve të fshatrave Dukat e Progonat, nuk nënkupton qenien etnike të tyre, por thjesht atë fetare. Cilësori ‘turk’, aty vlen për ‘mysliman’”, ka shpjeguar ai. Në edicionin e pestë të “Javës..”, që ka filluar të hënën, 100 studiues kanë paraqitur kumtesat e tyre në dhjetë seanca pune, ku përveç historisë është diskutuar për letërsi me temën “Periodiku letrar shqiptar”, në etnologji me temën “Etnologjia dhe antropologjia shqiptare-gjendja dhe sfidat”, në gjuhësi me temën “Shqipja e sotme në hapësirat mbarëshqipfolëse-gjendja dhe perspektivat, si dhe për folklor në temën “Folklori dhe teknologjia e komunikimit: raporte pranuese e kundërshtuese”.

Korriku, muaji i Genës

0

GenaKëngëtari i njohur shqiptar Gena Lito i cili tashmë radhitet ndër emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore së shpejti për publikun vet do të vijë me shumë risi. Kështu të paktën ka bërë të ditur menaxheri i tij Enis Fetahu, për gazetën Tribuna.

Fetahu ka treguar se Gena në fillim të muajit korrik për publikun do të sjellë befasi të njëpasnjëshme. “Gena veçse i ka përfunduar dy këngë të reja me videoklipe. Ka punuar shumë për këto këngë dhe vërtet janë duke dalë shumë bukur. Besoj që kah fillimi i muajit korrik do të lansohen risitë nga Gena. Shpresoj që edhe nga publiku do të priten mirë. ”, ka thënë Enisi në fillim të bisedës.

Thaçi: Veprim i turpshëm rivendosja e barrikadës

0

Thaci14-17aKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e tij të thellë lidhur më veprimin e turpshëm të rivendosjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër, dje, gjatë orëve të pasdites.

“Si kryeministër i vendit, dje paradite, mirëprita largimin e barrikadës në mënyrë vullnetare nga qytetarët e komunitetit serb, duke shpresuar se ajo ishte një shenjë e pjekurisë qytetare. Fatkeqësisht, u deshën vetëm pak orë që unë dhe qytetarët e Kosovës të zhgënjehemi përsëri me aktin e turpshëm të rivendosjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër. Kjo lojë e turpshme dhe e rrezikshme, por mbi të gjitha antiligjore është e papranueshme për vlerat e shoqërisë dhe shtetit tonë demokratik. Ata që janë përgjegjës për këto veprime antiligjore, do të përballën me ligjin herët apo vonë. Liria e lëvizjes është e drejtë fondamentale dhe ajo nuk mund të cenohet nga askush. Prandaj, iu bëj thirrje udhëheqësve lokalë të komunitetit serbë që të tregohen të arsyeshëm dhe ta heqin këtë barrikadë. Turpi që paraqet kjo barrikadë nuk mund të fshihet nga lulet e vendosura në vend të gabuar. Ai turp largohet vetëm kur të largohet barrikada dhe ura të jetë e lirë për qarkullimi”, thuhet në deklaratën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Mustafa: Ne vendosim për qeverisjen e vendit

0

Isa Mustafa LDK“Formimi i koalicioneve gjithherë është i varur nga gatishmëria e partnerëve për kompromise. Sepse, koalicionet konsiderohen, para së gjithash, si kompromise pa humbës dhe fitues, me qëllim që të gjithë të jenë të kënaqur:, ka shkruar kru i LDK-së Isa Mustafa në Facebook.
Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Miq të nderuar,

Demokracia përfaqësuese niset nga shumica parlamentare e cila mund ta themelojë qeverinë. Por rezultat i sistemit proporcional të zgjedhjeve në nëntëdhjetë për qind të rasteve janë qeveritë e koalicionit.

Koalicionet në teori përbëjnë organizatat dhe individët të cilët bashkohen me resurset dhe dijet e tyre për ta rritur forcën me qëllim të arritjes sa më të suksesshme të qëllimeve të tyre. Në këtë rast kemi të bëjmë me efekt të sinegjisë. Sepse, mund të maksimizohet qeverisja, mandatet, resoret në qeveri, duke u mobilizuar një numër më i madh i qytetarëve përmes promovimit të diversitetit dhe solidaritetit nëpërmjet grupeve të ndryshme apo të ngjashme.

Për koalicionet është me rëndësi, se ato si formë e organizimit kanë (a) qëllim të përbashkët, (b) udhëheqje të përbashkët dhe (c) marrje të përbashkët të vendimeve. Mënyra e rregullimit dhe harmonizimit të këtyre tre çështjeve varet nga fuqia e votës së akterëve në koalicion, nga homogjeniteti programor, por para së gjithash nga përcaktimi I qartë i rregullave dhe implementimi i përpiktë i tyre.

Formimi i koalicioneve gjithherë është i varur nga gatishmëria e partnerëve për kompromise. Sepse, koalicionet konsiderohen, para së gjithash, si kompromise pa humbës dhe fitues, me qëllim që të gjithë të jenë të kënaqur.

Partitë politike përmes koalicioneve kontribuojnë në formimin e vullnetit politik të qytetarëve dhe kujdesen për interesat e tyre. Një teori thotë: Nëse ke për qëllim të fitosh atëherë nuk guxon të humbësh. Është e qartë se koalicionet formohen sipas rezultateve të njohura të zgjedhjeve të fundit, por marrëveshjet bëhen në bazë të rezultateve që synohen të arrihen për zgjedhjet e ardhshme.

Prandaj, duhet të jetë e qartë se në rastin e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, koalicioni pas zgjedhor është ai i cili vendos se kush do ta qeverisë vendin. Ky është standard i ri të cilin e ndërtuam dhe i cili do të na qoj që në të ardhmen që koalicionet ti bëjmë para zgjedhjeve, sepse në situatën tonë, kur njëzetë vende nga njëqindenjëzetë në Parlament janë të garantuara, asnjë parti shqiptare si e vetme apo me disa parti të vogla nuk mund të del fituese.

Limaj përgënjeshtron: Kurrë më me PDK-në

0

Limaj me  thaqinNISMA mund t’i bashkohet PDK-së në qeverisje, raportuan dje disa media në Kosovë. Por kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj i cili është në koalicion me LDK-në dhe AAK-në, ka demantuar gjithçka përmes agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.

Sipas Limajt “nëse jeni në rrjedha ne jemi duke punuar dhe intensifikuar aktivitetet të koalicionit tonë të unitetit me zotin Mustafa dhe zotin Haradinaj, për të qeverisur vendin tonë, për avancimin e proceseve, për një vend stabil ku do të funksiononte shteti juridik me synime proevropiane”.

“Ne e kemi kryer muhabetin me Hashim Thaçin dhe partinë e tij PDK-në.

Tek ne më nuk ka kthim mbrapa. Ashtu siç nuk ka kthim mbrapa të situatës së Kosovës para vitit 1999, po ashtu nuk do të ketë kthim mbrapa as të situatës në Kosovë pas 9 qershorit te vitit 2014, kur NISMA, LDK dhe AAK lidhin marrëveshjen për aleancën e re te unitetit, e cila do te sjell qeverisje stabile”, ka pohuar ndër të tjera Limaj duke i quajtur spekulime të disa portaleve satelite të Thaçit, gjoja se do t’i afrohet apo bashkohet PDK-së.

AKR-së i duhen vetëm edhe 1 mijë vota të kaloj pragun

0

AKR-new logoLajmi i fundit tani vije nga QNR (Qendra e Numërimit të Votave) ku po numëron më shumë se 35 mijë vota.

Deri më tani janë numëruar pak më shumë se 20 mijë dhe mësohet se AKR ka marr një numër të konsiderueshëm të tyre.

Sipas burimeve tona brenda QNR-së, thuhet se partisë së Behgjet Pacollit
i duhen vetëm edhe 1 mijë vota nga më shumë se 10 mijë që kanë mbetur të numërohen për të kaluar pragun.

Zyrtarë të AKR-së, kanë thënë se janë optimist se një gjë e tillë mund të ndodh deri në numërimin e fundit të këtyre votave.

Ndërkohë sot presidenti Pacolli është takuar me kryeministrin Thaçi ku kanë diskutuar për disa minuta mes tyre.

A ishte gjithçka rastësi apo diçka me të vërtet është duke u zier këtu, kjo mbetet të shihet vetëm në ditët në vijim./Zeri/

Gërmime edhe në dy lokacione në Rashkë, dyshohet për rreth 400 trupa

0

zhvarrim ne rashkeJanë edhe dy vende në afërsi të lokacionit ku janë duke u zhvilluar gërmimet në Rudnicë të Rashkës, ku pritet të zhvillohen gërmime, pas përfundimit të atyre që tani janë duke u bërë në lokacionin parësor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave që ka pala kosovare, në të tri lokacionet mund të jenë të varrosur rreth 400 shqiptarë, ndërkohë shifra që kanë thënë se është konfirmuar nga autoritetet serbe është rreth 300.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se deri më tani në Rudnicë të Rashkës kanë gjetur 45 trupa relativisht të kompletuar mirë, derisa kanë nxjerrë edhe 87 mbetje mortore që nuk janë kompletuar. Ai ka thënë se identifikimi i personave të gjetur në këtë varrezë masive do të fillojë të bëhet këtë ose javën tjetër.

S’i bashkohemi koalicionit të hakmarrjes

0

Kusari-Lila10-1Zëvendëspresidentja e AKR’së, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur koalicion të hakmarrjes krijimin e bllokut opozitar LDK-AAK-NISMA, i mbështetur edhe nga Vetëvendosja.

Ajo ka thënë se është e pamundur që AKR t’i bashkohet këtij koalicioni pasi kjo parti nuk qeveris me logjikën e hakmarrjes dhe revanshit.

“Në këtë formën e bllokut opozitar, sic është krijuar tani, mendoj se është e pamundur një gjë e tillë, për shkak të qasjes dhe formës se si e kanë bërë. AKR nuk qeveris në parim të hidhërimit ose të revanshit. Pra, mënura se si është krijuar ky bllok opozitar, është më shumë formë hakmarrje dhe nuk është formë se si qeveris AKR”, ka thënë ajo për gazetën Epoka e Re.