23.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025
Home Blog Page 7928

Ngjarja e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves 7Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit do të mblidhen sot për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe të paqartë për shkak të interpretimeve të ndryshme që kanë dy kampet politike – PDK dhe Koalicioni Opozitar – për grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën e propozimit të Kryeparlamentarit.

Ngjarja nis në orën 10:00.

Nëse nuk do të ketë përplasje për shkak të ulëseve, se kush duhet të ulet në ballin qendror si grupi më i madh parlamentar – PDK që është fituese e zgjedhjeve apo LDK-AAK-Nisma që kanë formuar grupin e përbashkët parlamentar pas zgjedhjeve – atëherë “krisja” mund të ndodhë në Pikën e Tretë të Rendit të Ditës, e cila është futur në kundërshtim me Rregulloren e Punës.

Pika e Tretë, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, e cila ka përcaktuar rendin e ditës pa praninë e përfaqësuesve të PDK’së, parasheh “Njoftimin për formimin e grupeve parlamentare”.

Por, kjo pikë nuk parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe këtu pritet të vijë reagimi i PDK’së,shkruan politiko.net

Ashtu siç shkruan në Rregulloren e Punës dhe ashtu siç është vepruar në seancat e mëparshme të konstituimit të Kuvendit, Rendi i Ditës ka vetëm 3 pika:

– Komisionin për verifikimin e mandateve / kuorumit

– Betimin e Deputetëve

– Zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit

PDK nuk ka dalë ende zyrtarisht me emrin e Kandidatit të tyre për Kryeparlamentar, ndërsa Koalicioni Opozitar LDK-AAK-Nisma kanë Isa Mustafën si Kandidat të tyre për këtë post.

Mundësinë e konflikteve fizike, për shkak të ulëseve, e kanë mohuar liderët e të dyja blloqeve politike, të bindur se deputetët do të tregojnë maturi.

Megjithatë, deputetët nisen drejt seancës, pa idenë se si mund të shkojë ajo.

Nëse seanca bllokohet, ose nëse cilido bllok arrin ta zgjedhë Kryeparlamentarin – në mënyrën e tij – atëherë e vetmja zgjidhje që parashihet është që gjithçka të përfundojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Vëllai i ministrit Buja pranon kryerjen e veprës penale

0

RameBuja-ministri arsimitLutfi Buja e ka pranuar të mërkurën para gjyqtares së procedurës paraprake, Alltëne Murseli, se ka kryer vepër penale, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi këtë bazë ajo ia ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin e policisë në Lypjan dy herë në javë.

Gjyqtarja Murseli ka vendosur bazuar në kërkesën e prokurores Besa Krajku, e cila kishte kërkuar paraburgim për të vëllanë e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Lutfiu është arrestuar të hënën në mbrëmje, pasi ka shtënë me kallashnikov në nisjen e dasmës për dy djemtë e ministrit Buja.

Gazeta ka mësuar se dasma do të mbahet të enjten, derisa të shtënat me AK 47 kanë ndodhur në nisje të gazmendit familjar./koha ditore/

Bisedimet politike i drejton Haradinaj, ato teknike Vetëvendosje

0

blloku opozitarSiç merr vesh KTV-ja, në bazë të marrëveshjes së re, bisedimet politike do të udhëhiqen nga Ramush Haradinaj si Kryeministër, ndërsa, bisedimet teknike do të udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i parë që do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Partitë e koalicionit do ta formojnë grupin e përbashkët koordinues të bisedimeve me Serbinë”, ka thënë ky burim.

Siç ka raportuar më herët Koha.net, koalicioni LDK-AAK-Nisma ka pranuar kushtet e Vetëvendosjes, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje.

“Kanë mbetur vetëm disa detaje të cilat do t’i shikojë Vetëvendosje. Nesër në mëngjes, në orën 8:30 ose 9:00, do të ketë edhe një takim mes liderëve, të cilët para seancës do të dalin me një komunikatë ose konferencë për shtyp të përbashkët”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti. /KTV/Koha/

Arrihet marrëveshja me VV – nesër do të votohet Isa Mustafa për kryeparlamemtar

0

takimi-i-aak-ldk-nismaDeputetët e Vetëvendosjes do të votojnë Isa Mustafën për kryetar të Kyvendit në seancën e nesërme konstituive.

Burime të Gazetës Express thonë se marrëveshja është arritur gjatë takimit të zhvilluar në orët e vona në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Marrëveshja do të zyrtarizohet ditën e nesërme derisa mbetet për të diskutuar edhe për qeverisjen.

Ekskluzive: Ja skenari i seancës së sotme parlamentare (Dokument)

0

kuvendi zbrazenDitën e nesërme mbahet seanca konstituive e legjislaturës së V-të të Kuvendit të Kosovës dhe sipas rregullores, drejtohet nga Flora Brovina e PDK-së si deputetja më e vjetër për nga mosha. Ajo do të ndihmohet nga Teuta Rugova e LDK-së si deputetja më e re, raporton Express.

 

Kuvendi-skenar dokument1 Kuvendi-skenar dokument2 Kuvendi-skenar dokument3jpg Kuvendi-skenar dokument4jpg Kuvendi-skenar dokument5 Kuvendi-skenar dokument6 Kuvendi-skenar dokument7 Kuvendi-skenar dokument8 Kuvendi-skenar dokument9 Kuvendi-skenar dokument10

Krasniqi: Librat i digjnin fashistët, por pa UÇK-në rrugët çonin vetëm në Beograd

0

JakupKrasniqi-shkruanIsh kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e ka kritikuar djegien e librit të publicistit Veton Surroi sot në Ferizaj nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se një libri të keq mund t’i përgjigjesh me një libër të mirë, por asesi ta djegësh atë, pasi kështu veprohej vetëm në Gjermaninë Fashiste.

Ja postimi i plotë në Facebook i Krasniqit:

PËRGJIGJJA NDAJ LIBRIT TË KEQ, VETËM LIBRI I MIRË

Djegia e librit të Veton Suroit, “Këmbët e gjarprit” pa marrë parasysh arsyet që çuan të ky akt aspak i mirë, është asociimi më i keq i mundshëm për Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e demokratike. Ndaj librit me të cilin mund t’i kesh 1001 arsye që mos të pajtohesh, ka vetëm një mundësi veprimi, ti përgjigjesh më libër të mirë dhe të argumentuar mirë e kurrsesi duke e bërë lajm djegien e tij. Mendimi i lirë, fjala e lirë e as shprehja e lirë, nuk mund të zhbëhen më forcën si argument. Djegia e librit, kudo që ajo ndodhë asocijon në turrën e druve të mesjetës si dhe në djegien e librave në Gjermanin Fashiste apo në vendet e tjera ku mungojnë vlerat demokratike.

Ekzistimi apo mos ekzistimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund as të konfirmohet e as të mohohet me një libër publicistik i kujtdo qoftë ai libër. Ekzistimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë këtyre 15/16 viteve e kanë konfirmuar dhjetëra e ndoshta qindra autorë të profileve të ndryshme të Botës perëndimore prej atyre të nivelit më të lartë të profilit politik, si zonja Albright e J. Fischer , të profilit të lartë ushtarak si Gjeneral W. Clark dhe të profileve të ndryshme shkencore e publicistike të nivelit të lartë, qoftë kur shkruajnë mirë apo në mënyrë denigruese, të gjithë e pranojnë rolin dhe ndikimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ngjarjet e fund shekullin XX. Pra mohimi i Ushtrisë Çlirimtare është më shumë se një përpjekje sizifiane. Mohimi nuk e nderon as autorin e librit në fjalë.

Sigurisht që edhe autori i librit: “Këmbët e gjarprit” e dinë se pa UCK-në, të gjitha rrugët e çonin vetëm në Beogradin e Millosheviqit jo në Prishtinën, Kryeqytetin e Kosovës së lirë!

Në Rezallë gjenden pjesë kockore të mbetjeve mortore

0

Rezalle-Skenderaj-mbetje mortoreGjatë vazhdimit të gërmimeve, në lokacionin e shënjuar në fshatin Rrezallë të Komunës së Skenderajt, ekspertët nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore sot kanë hasur në pjesë kockore, me origjinë njerëzore, që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë

Mbetjet mortore janë gjetur pikërisht në lokacionin ku ishin të groposur kufomat e viktimave civile, nga fshati Rrezallë dhe fshatrat tjera përreth, pas ekzekutimit me 5 prill 1999 nga forcat ushtarake-policore serbe. Ata ishin zhvarrosur pas tri jave, për t’u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit.

Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në mbylljen e plotë të këtij rasti.

Thaçi fton deputetët që nesër të tregojnë urtësi dhe pjekuri

0

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, thotë se PDK do ta përmbushë misionin e saj përballë qytetarëve që ua kanë besuar votën. Ai pret që nesër në seancën e Kuvendit, spektri politik “të reflektojë” dhe “ti kryejë të gjitha obligimet kushtetuese.

“Është moment i veçantë për të gjithë ne pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet, prej më të mirave të organizuara ndonjëherë pas luftës, me fitues të qartë, të pastër, fitues me PDK-në dhe koalicionin e saj.Nesër pres që do të jetë seancë e rregullt, me një simbolikë të veçantë, thellimin e demokracisë” , ka thënë Thaçi për RTK-në.

“Me një urtësi dhe pjekuri, pres nga gjithë spektri politik që t’i kryejmë të gjitha obligimet tona kushtetuese. PDK është fituese bindëse e zgjedhjeve të 8 qershorit. Do ta implementojmë në tërësi vullnetin e qytetarëve, edhe për kryeparlamentarin edhe për vizionin tonë që kemi prezantuar para qytetarëve”, ka thënë ai.

“Nuk dëshiroj të hyj në çështje teknike, ajo që është me rëndësi është se duhet të respektohet legjitimiteti në atë që ka folur vetë qytetari.Duhet të kemi sjellje duke respektuar vullnetin e qytetarëve”, ka thënë veç tjerash Thaçi.

Geti dhe Tuna, sonte lançojnë hitin e radhës

0

Geti dhe Tuna-MMVMë në fund, pas shumë ditëve premtime të dhënë nga Tuna dhe Geti, sot do të lançohet kënga më e re e tyre.

Mediat rozë prej ditësh e kanë sjellë në fokus, ndërsa xhirimet janë kryer jashtë.

29 vjeçarja po bën gati terrenin për lançimin e projektit të saj të madh, i cili vjen ne bashkëpunim me Getoar Selimin.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Geti në Twitter, duke shkruar se kënga del sonte.

“Sot del kanga mas iftarit … Tuna feat Ghetto Geasy – MMV #babastars #2014 — Getoar Selimi (@GhettoGeasy)”, ka shkruar Geti.

Bilall Sherifi: Nuk do ta lejojmë kapjen e seancës

0

Bilall SherifiBilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka reaguar pas deklaratave të PDK’së, të cilët kanë thënë se nuk do të punojnë në bazë të agjendës së kryesisë së vjetër.

Sherifi ka deklaruar për mediat se anashkalimi i agjendës së përcaktuar nga kryesia do të përbënte kapje të seancës dhe se blloku paszgjedhor nuk do ta pranonte një gjë të tillë, raporton Express.

Përveç Sherifit, në lidhje me deklaratat e PDK’së kanë reaguar edhe zyrtarë të AAK’së, të cilët kanë thënë se në qoftë se i jepet PDK’së e drejta për nominimin e kryeparlamentarit, atëherë ky subjekt politik do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.