18 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 7930

Maloku: Mospublikimi i rezultateve përfundimtare, shumë e dyshimt

0

Fadil Maloku14-18Ish-anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku, ka komentuar zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e quajtur të paarsyeshëm mospublikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Maloku ka thënë se KQZ s’do të jetë asnjëherë funksionale përderisa aty do të jenë 40 përqind e anëtarëve nga pakicat.

“KOMISIONI QENDROR ZGJEDHOR I KOSOVES (KQZ) Zvarritja tejmase, e paarsyeshme, e pakuptueshme e dosido edhe shumë e dyshimt(!)e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-s, vetëm sa e ridëshmon qëndrimin tim të kahmotshëm se; 1. Ky institucion është shumë i politizuar, dhe si i tillë është e pashmangshme që të mos bëhet pre e vendimeve politike! 2. Ky institucion, kurr s’ mund të bëhet fleksibil dhe funksional me 40% minoritete (marionetë)! 3. Ky institucion duhet të akomodohet konform me dinamiken e proceseve dhe zhvillimeve të kohes”, ka shkruar Maloku në llogarin e tij në Facebook.

Elina Duni, të shtunën koncert në Prishtinë

0

Elina Duni koncertElina Duni do të prezantohet me koncert të hapur në Prishtinë për këtë paraqitje të saj është mësuar edhe nga posteri tashmë i publikuar.

Këngëtarja e njohur shqiptare Elina Duni do të prezantohet me këngët nga albumi i saj i fundit “Muza e Zezë”, e cila do të jetë e përcjell edhe nga këngëtari tjetër shqiptar, Vlashent Sata.

Koncerti do të mbahet te Sheshi i Nënës Terezë në Prishtinë, më 21 qershor, dhe ky koncert është mbështetur nga Ambasada Franceze, Komuna e Prishtinës dhe Alliance Française.

Shala: Kryesia e LDK-së diskutoi për marrëveshjen e koalicionit

0

Kujtim Shala-ldkAnëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, nuk është biseduar për rezultatet e kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Shala ka thënë se në takimin e sotëm të kryesisë është biseduar për ecurinë e punës së koalicionit – marrëveshjes në mes tri partive politike për ta ndërtuar qeverinë ( LDK, AAK, NISMA).

Ndërsa, sa i përket pakënaqësive të kandidatëve për deputet të LDK-së, me numrin e votave të fituara, Shala ka thënë se” rezultatet e publikuara deri më tani, të kandidatëve për deputet, janë preliminare”.

“Për ne të vlefshme janë rezultatet të cilat i shpall Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas përfaqësuesit tonë në KQZ, rezultatet e publikuara nëpër media, për kandidatët për deputet, përfshijnë vetëm 70 për qind të kutive të numëruara”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Ndryshe, sot në media është raportuar, se në mbledhjen e kryesisë së LDK-së është diskutuar dhe janë shprehur pakënaqësi, për rezultatin dhe votat e deputetëve të kësaj partie.

Sipas raportimeve të mediave, në këtë takim janë shfaqur pakënaqësi të shumta me rezultatin e LDK-së, në zgjedhje, me votat e kandidatëve e po ashtu edhe me marrëveshjen e shpejtë me AAK-në dhe Nismën.

AKR: Kemi fituar 10 për qind, kërkojmë rinumërim

0

Kosove-Kutite e votimeveAleanca Kosova e Re e cilëson të pashmangshëm rinumërimin e votave në të gjitha kutitë e votimit, të dala nga procesi zgjedhor i 8 qershorit. Këtë kërkesë a AKR e mbështet në pretendimin se “pothuajse në të gjitha kutitë e votimit, rezultati zgjedhorë është manipuluar”.

Sipas AKR-së, fakti i manipulimit të procesit zgjedhor pranohet edhe zyrtarisht nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që deri më tani ka vendosur që rreth 500 kuti votimi, t’i dërgojë në rinumrim.

“Ndërkohë që pritet që edhe qindra kuti të tjera votimi, që pritet të auditohen, të kthehen në rinumërim duke iu ofruar kështu gjysmës së vendvotimeve ne rinumërim, që tregojnë haptas se është manipuluar vullneti i votuesve”, thuhet në kumtesën e AKR-së.

“Siç shihet nga të dhënat paraprake zyrtare, është Aleanca Kosova e Re, ajo që është dëmtuar më së shumti nga ky proces i parregullt i numërimit të votave.

Sipas të dhënave të dala nga auditimi i kutive të dyshimta të votimit, AKR del të jetë parti që ka marr rreth 10 për qind të votave dhe jo më pak se 5 për qind sa thuhet në rezultatet preliminare të bazuar në të dhënat e manipuluara nga komisionerët e papërgjegjshëm, thotë AKR.

Me këtë rast AKR, që deri më tani në çdo kuti të audituar ka pas të paktën 10 për qind të votave, shpreh shqetësimet e saj lidhur me mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votimit, që ka rezultuar me keqpërdorim të vullnetit të votuesve, respektivisht votës së subjektit politik Aleanca Kosova e Re.

Andaj AKR edhe një herë kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre”.

Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë thotë se do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet në KVV, “të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve, nga të cilat shihet se votat e AKR-së u janë bartu subjekteve të tjera politike”.

“Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme.

Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet në tërësi vullneti i secilit votues, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR, duke ndërmarr kështu të gjitha masat ligjore, që vota e qytetarëve të besuar për AKR-në të mos manipulohet”, thuhet në kumtesën e AKR-së.

“Afire Love” në krye të klasifikimeve, këngëtari i’a dedikon gjyshit

0

Sheeran-kengetar“Afire Love” është një këngë e cila ka prekur shumë njerëz, pasi është shkruar nga vetë këngëtari, në një ditë të veçantë. Sheeran ka bërë me dije se këtë këngë e kishte përfunduar së shkruari, gjatë funeralit të gjyshit të tij.

Ai kishte një lidhje të veçantë me gjyshin, ndaj vendosi ti dedikonte një këngë. Në shumë komente, dëgjuesit kanë thënë se kanë qarë ndërsa e kanë dëgjuar, e në të njëjtën kohë nuk kanë kursyer fjalët e mira.

“Afire Love” është në vendin e parë në top listën e Shteteve të Bashkuara, në shitjet përmes iTunes

Gazetarja më seksi në Botëror

0

ines7Ajo është bionde, e famshme, seksi. Është 36 vjeçare dhe është gazetarja meksikane më e bukur dhe seksi e Botërorit 2014.

Ashtu siç ndodhi në vitin 2010 me Sara Carbonera, e kurorëzuar më joshësja ndër gazetaret sportive në Afrikën e Jugut, sot të gjithë gazetat sportive flasin për Ines Sainz, kronisten e televizionit meksikan Azteca.

Disa vite më parë ajo refuzoi të pozonte nudo për Playboy dhe që atëherë format e saj kanë bërë për vete telespektatorët.

Nga fusha e futbollit ku ajo bën zakonisht kronikat, është shpallur më seksi e Brazilit dhe në rrjetet sociale Ines ka 900 mijë fansa, të cilët admirojnë intervistat e saj ekskluzive me Cristiano Ronaldo, Pele e shumë të tjerë.

Ajo e cilëson veten të dashuruar me sportin, familjen e saj, Meksikën dhe pozat e saj me Selecao, ndezin tifozët.

Kapet në flagrancë hajni i xhepave

0

xhepiLulëzim Beha nga Prishtina është kapur në flagrancë duke vjedhur në tregun e veturave në Prizren. Zëdhënësi I PK-së, Hazir Berisha se Beha është kapur nga dëshmitarët.

“Dje,rreth orës 10:10 minuta, në Tregun e Veturave në Prizren ka ndodhur një vjedhje xhepi”.

“Pas hetimeve fillestare merret vesh se i dyshuari Lulzim Beha nga Prishtina është kapur në flagrancë nga dëshmitarë të çastit përderisa po ia vidhte nga xhepi kuletën një qytetari, i cili ndodhej në ambientet e tregut të veturave”, njoftoi Berisha.

“Ndalimin e tij fillimisht e ka bërë një polic në rroba civile për t’ia dorëzuar më pas patrullës policore”.

“Hetues policorë nga stacioni policor në Prizren thonë se i dyshuari është i njohur për policinë, sepse emri i tij përfshihet në 41 raste të ndryshme, kryesisht vjedhje të rënda”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor ndërsa kuleta i është kthyer pronarit”/PrizrenPress.com/

Shembet rruga Prizren – Prevallë, qarkullimi me vështirësi

0

Rruga Prizren – PrevalleReshjet e dendura të shiut që kanë rënë pa ndërprerë këto ditë, kanë nxjerrë jashtë qarkullimit magjstralen Prizren – Prevallë. Banorët e kësaj zone, shprehen të shqetësuar për gjendjen e kësaj rruge. Ata thonë se kjo rrugë është e rrezikshme në çdo stinë.

“Apelohet tek të gjithë vozitësit për kujdes, pasi ky aks rrugorë paraqet rrezikshmërinë më të madhe nga të gjitha rrugët në Kosovë”, tha Ferit Tafallari, menaxher rajonal i rrugëve në Ministrisë së Infrastrukturës, transmeton RTK.

Ai bën të ditur se qarkullimi rrugorë në këtë magjistrale, po zhvillohet me vështirësi. Me sanimin e dëmeve po merret “Drini Kompani”, ndërsa për ti lënë hapsisë eskavatorëve, automjete po lëvizin me pushime për rreth një orë.

Tafallari thotë se, kjo gjendje e qarkullimit rrugorë do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, deri sa të hapet një korsi e përkoheshme e rrugës, e më pas do të punohet në murbajtëse. Gjatë vikendit, kjo rrugë do të jetë funksionale, por Tafallari bën apel për kujdes tek të gjithë udhëtarët.

Jakup Krasniqi pyet se meritë e kujt është rikthimi i barrikadës në Veri

0

Jakup Krasniqi14-12Kryetari në largim i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pyetur se e kujt është merita për rikthimin e barrikadës mbi lumin Ibër të Mitrovicës.

Këtë reagim, Krasniqi e ka bërë pasi disa prej politikanëve të Kosovës u ngutën duke ia lënë vetës meritat për largimin e barrikadës në Veri të Mitrovicës.

Ndërkohë, barrikada është zëvendësuar me dheun mbi të cilën po mbillen pisha.

“Tani e kujt është merita? U hoqë barikada- vrapuan ta merrnin meritën, edhe pse merita ishte e takimit Merkel-Vucic. Tani barikada u rikthye në vendin e saj, merita e kujt është?”, ka pyetur Krasniqi.

DokuFest thërret vullnetarët

0

Volunteers-600x400-600x330DokuFest ka hapur sot thirrjen për vullnetarë për edicionin e 13-të festivalit, i cili do të mbahet më 16-24 gusht në Prizren.

“Vullnetarët e DokuFest do të ndihmojnë në menaxhimin e kinemave, në qendrën e Press dhe Media, në mikëpritjen e mysafirëve dhe evente, në DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe Doku TV.

Aplikacioni është i hapur deri më 20 korrik 2014 ndërsa mund të aplikojnë personat mbi moshën 16 vjeçare”, njofton zyrtarja për marrëdhënie me publikun pranë Dokufest, Nita Deda. /PrizrenPress.com/