24.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7943

Haziri: Llogarisim në mbështetjen e Vetëvendosjes

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri thotë se procesi zgjedhor i 8 qershorit ishte më i mirë se zgjedhjet e vitit 2010 por se më i dobët se në zgjedhjet lokale.

Ai thotë se me koalicionin pas-zgjedhor të opozitës, është kthyer shpresa.

Haziri në “Zona B” në Klan Kosova tha se beson në mbështetjen e VV’së për koalicionin e opozitës.

“Unë jam i prirë me ia shtu plusin tjetër të Vetëvendosjes definitivisht”, tha Haziri.

Nesër përfundon numërimi i votave me kusht

0

Rinumerimi-kutiteQendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) nesër pritet të numërojë të gjitha votat me kusht, dhe pastaj të fillojë me rinumërimin e 439 kutive, për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e fundit. Këtë e ka konfirmuar edhe Koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj, duke thënë se do të duhen edhe disa ditë që të përfundoj rinumërimi.

“Nesër pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe pastaj do të fillohet edhe rinumërimi i 439 kutive, nga të cilat 18 kuti kanë pasur problem me formularët për partitë, derisa 421 të tjerat kanë pasur problem me formularët e kandidatëve”, tha Ahmetaj për Indeksonline.

Ai më tej shpjegoi procesin e rinumërimit të këtyre votave, duke thënë se “një kuti e votimit merr të paktën 4 orë për tu numëruar dhe për këtë do të punohet në 20 tavolina me nga dy ndërrime, prej orës 8:00 deri në orë 22:00”.

Kurti: Do të formojmë një qeveri emergjente dyvjeçare

0

AlbinKurti1205

(E plotësuar) Deklarimet e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në emisionin Rubikon në KTV-së japin sinjale se kjo parti do të jetë në qeveri me partitë e bllokut opozitar.

Kurt tha se janë marrë vesh që së bashku me tri partitë e bllokut opozitar të formojnë një qeveri emergjente me mandat dyvjeçar.

Kurti tha se qysh të hënën, një ditë pas zgjedhjeve, kanë hasur në gatishmërinë e tri subjekteve të tjera opozitare që të bashkohen për të pamundësuar krijimin e qeverisë nga koalicioni i bashkuar me PDK-në.

“Takimet me udhëheqësit e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s kanë ndodhur të martën dhe pas këtij takimi tri subjektet politike dolën me marrëveshje. Jemi marrë vesh që të krijojmë një qeveri emergjente për një mandat dy vjeçar”, tha Kurti, duke thënë se këto tri subjekte politike, (LDK, AAK dhe NISMA), janë ngutur pak me ndarjen e posteve.

 

Kurti: Nuk jemi ftuar në bisedat për ndarjen e posteve

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se ishte VV ajo e cila kishte marrë iniciativën për të bashkuar opozitën kundër PDK-së. Por ai tha se të njëjtin mendim e kishin gjetur edhe në LDK, AAK dhe NISMA.

Ai tha se nuk kanë marrë pjesë në bisedat për ndarjet e posteve pasi mendojnë se fllimisht duhet bashkuar programet.

“Nuk jemi ftuar në bisedat për ndarjen e posteve”, tha Kurti në “Rubikon” të KTV-së.

“Mbase janë nxituar”, por ishte njësoj si “gabim në hapa”, tha Kurti.

Ndërkohë ai kritikuar liderin e PDK-së Hashim Thaçi për të cilin tha se e ka “kapur” shtetin.

Por VV, thotë Kurti ende qëndron pas kërkesave për dialog me kushte.

Mustafa e Limaj i vazhdojnë konsultimet për koalicionin e opozitës

0

Mustafa LimajLideri i LDK-së Isa Mustafa është takuar me kryetarin e NISMA për Kosovën Fatmir Limaj. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Mustafa tha se me Limajn biseduan për proceset aktuale.

Ndërkohë, Mustafa ka treguar se marrëveshja në mes të LDK-së, AAK-së dhe NISMA është mirëpritur nga Kryesia e LDK-së.

“Sot kishim një takim të radhës së Kryesisë së LDK-së, në të cilin trajtuam ecuritë pas arritjes së Marrëveshjes ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s. Kryesia mbështeti plotësisht veprimet, të cilat po ndërmerren për ta jetësuar marrëveshjen dhe për t’i siguruar vendit një qeverisje të mirë nga këto subjekte në të ardhmen. Do ta thellojmë partneritetin me miqtë tanë për të quar përpara proceset e integrimeve në BE dhe për të ndërtuar marrëdhënie të miqësisë së mirë si dhe do të zhvillojmë projekte ekonomike, të cilat do të sigurojnë stabilitet të vendit dhe mirëqenie për qytetarët tanë. Sot u takova edhe me z. Fatmir Limaj dhe biseduam për proceset aktuale”, shkruan Mustafa. /PrizrenPress.com/

Ka filluar dezinfektimi i stallave në fshatrat e Malishevës

0

malisheve-Dezinfektimi i stallaveNë kuadër të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “krime kongo” (EHKK), sot në fshatrat e Komunës së Malishevës, ka filluar dezinfektimi dhe derratizimi i stallave, si njëra prej masave parandaluese, për mbrojtje nga thumbimi i rriqrave dhe prekja nga virusi i etheve hemorragjike.

Dezinfektimi i stallave, sipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, po bëhet në bashkëpunim me Agjencionin e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), ndërsa këtë fushatë është duke e kryer kompania “Ala-Co”.

Dezinfektimi i stallave ka filluar sot në fshatin Shkozë dhe do të vazhdoj në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Maloku: Mospublikimi i rezultateve përfundimtare, shumë e dyshimt

0

Fadil Maloku14-18Ish-anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku, ka komentuar zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e quajtur të paarsyeshëm mospublikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Maloku ka thënë se KQZ s’do të jetë asnjëherë funksionale përderisa aty do të jenë 40 përqind e anëtarëve nga pakicat.

“KOMISIONI QENDROR ZGJEDHOR I KOSOVES (KQZ) Zvarritja tejmase, e paarsyeshme, e pakuptueshme e dosido edhe shumë e dyshimt(!)e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-s, vetëm sa e ridëshmon qëndrimin tim të kahmotshëm se; 1. Ky institucion është shumë i politizuar, dhe si i tillë është e pashmangshme që të mos bëhet pre e vendimeve politike! 2. Ky institucion, kurr s’ mund të bëhet fleksibil dhe funksional me 40% minoritete (marionetë)! 3. Ky institucion duhet të akomodohet konform me dinamiken e proceseve dhe zhvillimeve të kohes”, ka shkruar Maloku në llogarin e tij në Facebook.

Elina Duni, të shtunën koncert në Prishtinë

0

Elina Duni koncertElina Duni do të prezantohet me koncert të hapur në Prishtinë për këtë paraqitje të saj është mësuar edhe nga posteri tashmë i publikuar.

Këngëtarja e njohur shqiptare Elina Duni do të prezantohet me këngët nga albumi i saj i fundit “Muza e Zezë”, e cila do të jetë e përcjell edhe nga këngëtari tjetër shqiptar, Vlashent Sata.

Koncerti do të mbahet te Sheshi i Nënës Terezë në Prishtinë, më 21 qershor, dhe ky koncert është mbështetur nga Ambasada Franceze, Komuna e Prishtinës dhe Alliance Française.

Shala: Kryesia e LDK-së diskutoi për marrëveshjen e koalicionit

0

Kujtim Shala-ldkAnëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, nuk është biseduar për rezultatet e kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Shala ka thënë se në takimin e sotëm të kryesisë është biseduar për ecurinë e punës së koalicionit – marrëveshjes në mes tri partive politike për ta ndërtuar qeverinë ( LDK, AAK, NISMA).

Ndërsa, sa i përket pakënaqësive të kandidatëve për deputet të LDK-së, me numrin e votave të fituara, Shala ka thënë se” rezultatet e publikuara deri më tani, të kandidatëve për deputet, janë preliminare”.

“Për ne të vlefshme janë rezultatet të cilat i shpall Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas përfaqësuesit tonë në KQZ, rezultatet e publikuara nëpër media, për kandidatët për deputet, përfshijnë vetëm 70 për qind të kutive të numëruara”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Ndryshe, sot në media është raportuar, se në mbledhjen e kryesisë së LDK-së është diskutuar dhe janë shprehur pakënaqësi, për rezultatin dhe votat e deputetëve të kësaj partie.

Sipas raportimeve të mediave, në këtë takim janë shfaqur pakënaqësi të shumta me rezultatin e LDK-së, në zgjedhje, me votat e kandidatëve e po ashtu edhe me marrëveshjen e shpejtë me AAK-në dhe Nismën.

AKR: Kemi fituar 10 për qind, kërkojmë rinumërim

0

Kosove-Kutite e votimeveAleanca Kosova e Re e cilëson të pashmangshëm rinumërimin e votave në të gjitha kutitë e votimit, të dala nga procesi zgjedhor i 8 qershorit. Këtë kërkesë a AKR e mbështet në pretendimin se “pothuajse në të gjitha kutitë e votimit, rezultati zgjedhorë është manipuluar”.

Sipas AKR-së, fakti i manipulimit të procesit zgjedhor pranohet edhe zyrtarisht nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që deri më tani ka vendosur që rreth 500 kuti votimi, t’i dërgojë në rinumrim.

“Ndërkohë që pritet që edhe qindra kuti të tjera votimi, që pritet të auditohen, të kthehen në rinumërim duke iu ofruar kështu gjysmës së vendvotimeve ne rinumërim, që tregojnë haptas se është manipuluar vullneti i votuesve”, thuhet në kumtesën e AKR-së.

“Siç shihet nga të dhënat paraprake zyrtare, është Aleanca Kosova e Re, ajo që është dëmtuar më së shumti nga ky proces i parregullt i numërimit të votave.

Sipas të dhënave të dala nga auditimi i kutive të dyshimta të votimit, AKR del të jetë parti që ka marr rreth 10 për qind të votave dhe jo më pak se 5 për qind sa thuhet në rezultatet preliminare të bazuar në të dhënat e manipuluara nga komisionerët e papërgjegjshëm, thotë AKR.

Me këtë rast AKR, që deri më tani në çdo kuti të audituar ka pas të paktën 10 për qind të votave, shpreh shqetësimet e saj lidhur me mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votimit, që ka rezultuar me keqpërdorim të vullnetit të votuesve, respektivisht votës së subjektit politik Aleanca Kosova e Re.

Andaj AKR edhe një herë kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre”.

Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë thotë se do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet në KVV, “të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve, nga të cilat shihet se votat e AKR-së u janë bartu subjekteve të tjera politike”.

“Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme.

Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet në tërësi vullneti i secilit votues, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR, duke ndërmarr kështu të gjitha masat ligjore, që vota e qytetarëve të besuar për AKR-në të mos manipulohet”, thuhet në kumtesën e AKR-së.

“Afire Love” në krye të klasifikimeve, këngëtari i’a dedikon gjyshit

0

Sheeran-kengetar“Afire Love” është një këngë e cila ka prekur shumë njerëz, pasi është shkruar nga vetë këngëtari, në një ditë të veçantë. Sheeran ka bërë me dije se këtë këngë e kishte përfunduar së shkruari, gjatë funeralit të gjyshit të tij.

Ai kishte një lidhje të veçantë me gjyshin, ndaj vendosi ti dedikonte një këngë. Në shumë komente, dëgjuesit kanë thënë se kanë qarë ndërsa e kanë dëgjuar, e në të njëjtën kohë nuk kanë kursyer fjalët e mira.

“Afire Love” është në vendin e parë në top listën e Shteteve të Bashkuara, në shitjet përmes iTunes